Ebu Hurejre [All-llahu qoftë i kënaqur me të], njihet me këtë nofkë, ndryshe emri i tij, sipas mendimit më të saktë, është AbduRrahman bin SaÄ¥r. Nofkën, që ka kuptimin ‘Babai i maces së vogël’, e kishte marrë kur ishte çoban i dhenve të familjes së tij ndërsa luante me një mace të vogël. E ka pranuar Islamin në vitin e shtatë sipas hixhretit për të mos iu ndarë kurrë Profetit [Lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të]. Ka transmetuar më së shumti hadithe nga Profeti [Lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të], gjithsej 5374 (pesëmijetreqindeshtatëdhjetekatër) hadithe. Në të gjallë të Profetit [Lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të] nuk merrej me asgjë tjetër përveç kërkimit të dijes, ndërsa pas vdekjes, përveç që transmetonte hadithet, ushtroi edhe disa detyra shtetërore, gjegjësisht ishte vali në Bahrejn e më vonë në Medinë, ku edhe gjen vdekjen në vitin 57 sipas hixhretit.
[Për jetën e Ebu Hurejres shih: Ibn Sa’d, Ebu Abdullah Muhammed bin Sa’d. (1990). Et-Tabekat el-kubra. Tahkik: Muhammed Abdul Kadir Ata. Bejrut: Dar el-kutub el-ilmijjeh. 2/276-277; El-Kurtubi, Jusuf bin Abdil-Lah. (1992). El-Istiab fi ma’rifeti-l-As’hab. Tahkik: Ali Muhammed El-Baxhavi. Bejrut: Dar el-xhil. 4/1768-1771; Edh-Dhehebi, Shemsuddin Ebu Abdullah Muhammed bin Ahmed bin Uthman bin Kajmaz. (1985) Sijeru a’lami-n-nubela. Tahkik: Grup hulumtuesish në krye me Shuajb Arnautin. Ed. 3. Bejrut: Muessesetu-rr-rrisale. 2/578-629; Ibn Haxher El-Askalani, Ebu-l-Fadl Ahmed bin Ali. (1415 h.) El-Isabetu fi temjizi-s-Sahabeh. Tahkik: Adil Ahmed Abdulmevxhud dhe Ali Muhammed Muavvad. Bejrut: Dar el-kutub el-ilmijje. 7/348-361.]