Aisheja ka qenë vajza e Ebu Bekrit dhe gruaja e të Dërguarit të Allahut [Lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të!]. Ka qenë e njohur për dijen e madhe të saj për çka konsultohej edhe nga Sahabet më të mëdhenj. Ata’ bin Ebi Rebahu ka thënë: Aisheja ka qenë më e ditura nga të gjithë...Ebu Berdeh citon të atin të ketë thënë: Nuk ndodhte të kishim ndonjë gjë të paqartë e ta gjenim përgjigje tek Aisheja. Imam Dhehebiu e ka cilësuar si gruan më të ditur të ummetit. Vlera e saj ndaj grave, figurativisht, nga Profeti është përshkruar si vlera e theridit (një lloj ushqimi ekskluziv) ndaj ushqimeve tjera. Ka vdekur në vitin 58 sipas hixhretit, në muajin Ramazan. Aisheja ka transmetuar gjithsej 2210 hadithe, prej të cilave Buhariu dhe Muslimi janë pajtuar për 174 sosh ndërsa janë veçuar me 54 hadithe Buhariu dhe 69 tjera Muslimi.
|