Ndoshta mund të duket si nëntitull paksa konfuz dhe jashtë kontekstit, megjithëkëtë, ai e ka vendin këtu. Referuar ajetit 10 nga kaptina Nur, disa kanë thënë se kinse në Kur’an paskësh gabime gjuhësore.
﴿ وَلَوْلَا فَضْلُ اللَّـهِ عَلَيْكُمْ وَرَحْمَتُهُ وَأَنَّ اللَّـهَ تَوَّابٌ حَكِيمٌ ﴾
“Sikur të mos ishin mirësia dhe mëshira e Allahut ndaj jush, si dhe fakti se Ai është Pranues i pendimit e i Urtë (dënimi i Tij do të shpejtonte)!” [En-Nur: 10]
Kanë thënë se në këtë ajet kemi foljen kushtëzuese por jo edhe përgjigjen e saj.
Kanë gabuar sepse nuk kanë arritur ta kuptojnë stilin e lartë kur’anor dhe domethëniet përplot urtësi e mësime të tij. Imam Taberiu duke e komentuar këtë ajet ka thënë: “Allahu po na thotë: Sikur Allahu të mos tregohej i mirë, i mëshirshëm dhe i butë me ju, për shkak të mëkateve që keni bërë, do t’iu shkatërronte. Allahu nuk përmendi përgjigjen për shkak se vetvetiu nënkuptohet.”
Në shenjë mëshire e butësie me robërit, Allahut nuk përmendi se çfarë pasojash do të kenë njerëzit nëse do të privoheshin prej mëshirës së Tij por tregoi se Ai i falë ata, ua pranon pendimin dhe se është i urtë e gjithëdijshëm. Pra, nuk bëhet fjalë dhe as që mund të bëhet për gabime. Është, thjesht, një mënyrë tjetër e forcimit të besimit, duke mos ia përmendur njeriut drejtpërdrejtë pasojat që mund t’i ketë nëse i shmanget rrugës së Allahut, në mënyrë që vet ai t’i meditojë ato. Këtë gjejmë dhe në këtë ajet:
﴿وَ لَوْلَا فَضْلُ اللَّهِ عَلَيْكُمْ وَ رَحْمَتُهُ وَ أَنَّ اللَّهَ رَءُوفٌ رَحِيمٌ﴾
“Sikur të mos ishin mirësia dhe mëshira e Allahut ndaj jush, si dhe fakti se Ai është i Butë e Mëshirues (dënimi i Tij do të shpejtonte)!” [En-Nur: 20]
Pra, meditimi rreth pasojave është lënë i hapur që secili t’i meditojë pasojat nga perspektiva e vet. Ndryshe, në ajete tjera janë nënvizuar pasojat e mungesës së mëshirës së Allahut ndaj nesh:
﴿فَلَوْلَا فَضْلُ اللَّهِ عَلَيْكُمْ وَ رَحْمَتُهُ لَكُنْتُمْ مِنَ الْخَاسِرِينَ﴾
“...sikur të mos ishte mirësia e Allahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, do të ishit të humbur.” [El-Bekare: 64]
Këto ajete, krahas këtyre urtësive, disponojnë edhe me potencial të mjaftueshëm për ta forcuar besimin dhe bindjen. Njeriu që mediton rreth asaj që mund ta godet nëse nuk ka mëshirën e Allahut, ai gjithsesi se do të ndihet i bekuar që ka këtë mëshirë dhe përkujdesje hyjnore, veçmas nëse ndalet dhe mediton rreth mirësive me të cilat është nderuar, si: shikimi, dëgjimi, të folurit, siguria, etj. Imagjino si do të ishte jeta sikur të vuanim nga mungesa e ndonjërës prej këtyre mirësive!
Besimi shtohet dhe pakësohet. Këtë na e ka konfirmuar Kur’ani në disa ajete:
﴿إِنَّمَا الْمُؤْمِنُونَ الَّذِينَ إِذَا ذُكِرَ اللَّهُ وَجِلَتْ قُلُوبُهُمْ وَ إِذَا تُلِيَتْ عَلَيْهِمْ آيَاتُهُ زَادَتْهُمْ إِيمَانًا وَ عَلَى رَبِّهِمْ يَتَوَكَّلُونَ﴾
“Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, zemrat e të cilëve, kur përmendet Allahu, fërgëllojnë dhe, kur u lexohen shpalljet e Tij, u forcohet besimi dhe vetëm te Zoti i tyre mbështeten.” [El-Enfalë: 2.]
﴿وَ إِذَا مَا أُنْزِلَتْ سُورَةٌ فَمِنْهُمْ مَنْ يَقُولُ أَيُّكُمْ زَادَتْهُ هَذِهِ إِيمَانًا فَأَمَّا الَّذِينَ آمَنُوا فَزَادَتْهُمْ إِيمَانًا وَ هُمْ يَسْتَبْشِرُونَ﴾
“Kur shpallet ndonjë sure, disa prej atyre (që kanë dyshim dhe hipokrizi) thonë: “Kujt prej jush do t’ia shtojë besimin kjo sure?” Përsa u përket besimtarëve, atyre (kjo sure) ua shton besimin dhe ata gëzohen.” [Et-Teube: 124.]
Referuar tekstualisht Kur’anit, edhe udhëzimi (si imazh i besimit) shtohet e pakësohet.
﴿وَ الَّذِينَ اهْتَدَوْا زَادَهُمْ هُدًى وَ آتَاهُمْ تَقْوَاهُمْ﴾
“Sa për ata që ndjekin rrugën e drejtë, Ai ua shton udhëzimin dhe u jep devotshmëri e vetëpërmbajtje.” [Muhammed: 17.]
Ajo që ka zbuluar shkenca tani, përputhet me ajetet kur’anore, duke rikonfirmuar kështu se Kur’ani nuk bie ndesh me shkencën!
Qoftë lavdëruar Allahu, Zoti i botëve!
AbduDaim Kehil
www.kaheel7.com/ar
Referenca:
Belief in God strengthened by imagining how life would be different, 17-3-2016, http://medicalxpress.com/news/2016-03-belief-god-life.html#nRlv
|