Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
Hadithi 93: ETIKË E GJYKIMIT NDËRMJET NJERËZVE

 

Hadithi 93:

 

ETIKË E  GJYKIMIT NDËRMJET NJERËZVE

 

 

عن أبي بكرة رضي الله عنه قَالَ: سَمِعْتُ رَسُولَ اللَّهِ صلى الله عليه وسلم يَقُولُ: «لَا يَحْكُمْ أَحَدٌ بَيْنَ اثْنَيْنِ وَهُوَ غَضْبَانُ» مُتَّفَقٌ عَلَيْهِ.

 

Ebu Bekre (r.a.) transmeton: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke thënë: «Le të mos gjykojë askush ndërmjet dy palëve ndërsa është në gjendje hidhërimi.» Transmetim unanim.[1]

 

Ky hadith flet për disa gjëra:

         1.         I ndalohet gjykatësit të gjykojë ndërmjet dy palëve ndërsa është i hidhëruar, pavarësisht se a bëhet fjalë për vepër fetar apo jo. Ndalesa ka ardhur shkak i asaj se hidhërimi e çrregullon emocionalisht njeriun dhe për pasojë ai mund të merr vendime të ngutshme e të padrejta, ndryshe nga ajo që është i thirrur dhe duhet ta ketë qëllim, pra e vërteta dhe e drejta.   

         2.         Njeriu duhet të bëjë përpjekje për t’i siguruar gjërat që ia largojnë hidhërimin apo i lehtësojnë atë, si: përvetësimi i moralit të durimit, butësisë, vendosmërisë, maturisë, gatishmërisë për të dëgjuar deri në fund palët e hasmëruara, etj. Këto do ta shkarkonin shumë nga hidhërimi.

         3.         Referuar shpjegimit të ofruar për ndalimin e gjykimit nën presionin e hidhërimit mund të nxjerrim si konstatim se çdo gjë që e pengon njeriun nga njohja e së vërtetës dhe synimi i saj, gjykohet sikur hidhërimi, si p.sh: pikëllimi dhe mërzia e madhe, etja dhe uria, çrregullimi fiziologjik, apo gjëra tjera që e ngarkojnë njeriun sa hidhërimi ose edhe më shumë.   

         4.         Ndalimi i marrjes së një vendimi nën presionin e hidhërimit dhe gjërave të ngjashme nuk është qëllim në vete. Ajo që synohet prapa kësaj është që gjykatësi nuk duhet të merr vendim pa mos i patur më parë të qarta, fillimisht normën e përgjithshme fetare, pastaj detajet që kanë të bëjnë me rastin adekuat, dhe në fund mënyrën e aplikimit të normës fetare.

Pra, për të nxjerr një vendim, gjykatësi ka nevojë për tre gjëra:   

1)     Njohuria për format dhe mënyrat fetare që feja ka vënë për të zgjidhur kontestet dhe për gjykuar ndërmjet njerëzve.

2)     Ta perceptojë drejtë dhe qartë çështjen për të cilën janë hasmëruar palët, duke i dhënë mundësinë secilës nga palët që të ofrojë versionin e vet, respektivisht provat dhe dëshmitë që posedojnë.

Nëse i ka plotësuar këto y parakushte, atëherë ai ka nevojë edhe për dijen apo njohurinë përkitazi me:

3)     Mënyrën e aplikimit dhe futjes së saj në kuadër të dispozitave fetare (pra nxjerrjes së një norme fetare adekuate).

Teknikisht, nëse plotësohen këto tre kushte dhe synohet drejtësia, gjykatësi do të merr vendimin e drejtë, ndryshe, nëse i ikën ndonjëra prej tyre, do të gabojë dhe vendimi i marrë nuk do të jetë i drejtë.  

Allahu e di më së miri!
Shejh AbduRrahman Sa'di



[1] Transmetojnë Buhariu në Sahih, nr. 7158, dhe Muslimi në Sahih, nr. 1717.


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013