“…asnjë gjeth nuk bie, pa e ditur Ai…” [En’amë: 59]
Nëse është puna kështu me gjethet atëherë si qëndron puna me këtë mirësi që e ke në zemër? Me këtë dashuri që e bart në zemër për njerëzit? Me këtë gëzim për suksesin e të gjithëve sikur të ishte suksesi yt? Me këtë dhimbje për dhimbjen e të tjerëve sikur të ishte dhimbja jote?
Miku im,
Allahu nuk na shikon nga jashtë por nga brenda andaj ndreqe këtë pjesën ku Allahu të shikon!
Pejgamberi Muhamed ﷺ ka thënë:
“Vërtetë, në turp është një copë mishi, nëse është e shëndoshë ajo, i tërë trupi është i shëndoshë, e nëse është e sëmurë ajo, i tërë trupi është i sëmurë. Ajo është zemra.”




