Opens in a new tab

“Thirr në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshillë të mirë...” — Kur'an, Jusuf 12:108

Besimi në Profetë • 09 Nov 2026

KOHËZGJATJA E SHTATZËNISË SË MERJEMES ME ISAIN (Paqja qoftë mbi të!)

Hoxhë Dr. Sedat Islami
Hoxhë Dr. Sedat IslamiDoktor i Shkencave Islame
KOHËZGJATJA E SHTATZËNISË SË MERJEMES ME ISAIN (Paqja qoftë mbi të!)

Pyetja: Sa ka qenë periudha e shtatzënisë së Merjemes me Isain (Paqja qoftë mbi të!)?

Përgjigja:

1.

Fillimisht, nuk ka tekst të drejtpërdrejt që e trajton këtë mesele. Nga këtu, dijetarët ndajnë disa mendime sa i përket kohëzgjatjes së shtatzënisë së Merjemes me Isain (Paqja qoftë mbi të!):

  • Xhumhuri (shumica e dijetarëve myslimanë) mendojnë se kohëzgjatja ka qenë normale, si e gjithë grave tjera, pra nëntë muaj. Tregimi, sipas Imam Kurtubiut, përcakton që ajo të ketë lindur pas nëntë muajve. Ky mendim merret si mendimi më i saktë.
  • Gjashtë, shtatë, tetë ose dymbëdhjetë muaj.
  • Tre orë: një orë ka ngelë me barrë, një orë është formësuar ndërsa në orën e tretë ka lindur.
  • Një çast. Ka mbetur me barrë dhe ka lindur aty për aty. Ky mendim i atribuohet Ibën Abbasit (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!), por, siç shënon Ibën Kethiri, është transmetim garib, pra i dobët. Ibën Kethiri e mbron mendimin se kohëzgjatja ka qenë normale.

2.

Pavarësisht faktit se ka lindur pa baba, Isai (Paqja qoftë mbi të!) ka qenë njeri, dhe nga kjo perspektivë, ai, nga momenti i frymëzimit e e deri në momentin e ngritjes në qiell, ka qenë si gjithë të tjerët. Këtë mendim e thotë Shenkiti. Interpretimet si ky që i mveshet Ibën Abbasit Allahu qoftë i kënaqur me të dy!)mund t’i japin tipare hyjnore Isait (Paqja qoftë mbi të!) andaj janë të pavlefshme.

3.

Çështje sikur kjo në akiden islame trajtohen si të padobishme, për shkak se, dija ose mos dija e tyre nuk prodhojnë asnjë efekt në forcimin apo dobësimin e besimit, andaj, në vend të angazhimit me to, të angazhohemi me gjëra që na e shtojnë besimin.

Allahu e di më së miri!

 

Referenca:

  1. https://islamqa.info/ar/45820
  2. https://fatwa.islamonline.net/2066