Erdhi një njeri tek Profeti Muhamed ﷺ ndërsa në dorë kishte një asht të kalbur. Ishte dekompozuar. E vendosi para vetes e pastaj e shtypi dhe e hodhi në ajër si pluhur. Pastaj ju drejtuar Profetit: O Muhamed, tani që unë e bëra hi e pluhur thua se Zoti yt mund ta ringjallë këtë?!
Profeti Muhamed ﷺ i tha: Po, dhe ty të ringjallë e të fut në xhehenem!
Allahu ﷻ shpalli për këtë njeri: “ A nuk sheh njeriu se si Ne e krijuam atë prej pikës së farës, e megjithatë ai bëhet kundërshtar i hapët?! 78. Ai na sjell shembull, duke harruar krijimin e vet dhe thotë: “Kush do t’i ngjallë eshtrat kur të kalben?”.” [Jasin: 77-78]
Ka thënë: “Kush do t’i ngjallë eshtrat kur të kalben?”
Thuaj atij o Muhamed:
Thuaj atij o Muhamed: “Thuaj: “Do t’i ngjallë Ai që i krijoi ato për herë të parë; Ai ka njohuri të plotë për çdo krijesë.” [Jasin: 79]
Hoxha Halid Rashid




