ZAKONE PËR TA FORCUAR BESIMIN
Udhërrëfyes praktik për të qenë më afër me Zotin
1.
Fale namazin me kohë
Le të jetë namazi prioriteti ty, pavarësisht se sa i zënë je.
Falja e namazit me kohë e mban zemrën të lidhur me Zotin, sjell bereqet në jetë dhe e forcon besimin për tu ballafaquar me çdo sprovë.
2.
Kalo kohë më të madhe me Kuranin
Leximi i përditshëm i Kuranit e ndryshon zemrën për të mirë.
Lexo, mëso dhe reflekto. Ndriçoje jetën tënde me udhëzimin kuranor dhe jepi jetës gjallëri me fjalët e Zotit.
3.
Ji falënderues e mirënjohës çdo ditë
Ndaj kohë çdo ditë ta falënderosh Zotin për të mirat që të ka dhënë. Falënderimi i shton të mirat, e shton besimin dhe të bën ta shohësh mirësinë e Zotit në çdo situatë.
4.
Shoqëro vetëm të mirët
Rrethoje veten me shokë e miq që ta kujtojnë Zotin, që të nxisin për punë të mira, që të këshillojnë e motivojnë çdoherë për të qenë afër Zotit.
Shoqëria e mirë ndikon në shtimin e besimit dhe të ndihmon të qëndrosh në rrugën e drejtë.






