Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
RREZIKU I PËRHAPJES SË TË KËQIJAVE

Falënderimet i takojnë Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin për Muhammedin, familjen, shokët dhe te gjithë pasuesit e tij gjer në amshim!
Ka thënë Allahu i Madhëruar: ... prandaj, le të ruhen ata që kundërshtojnë rrugën e tij (të të dërguarit) se ata do t’i zë ndonjë telashe, ose do t’i godasë dënimi i idhët.” (Kur’ani, en-Nur, 63) Ka thënë Ibni Abbasi: …telashe-ja (fitneja) këtu e ka kuptimin e vrasjes – mbytjes; Atau mendon se për qëllim janë tërmetet dhe trishtimet derisa Xha’fer Ibn Muhammedi, alejhi’s selam mendon se për qëllim është udhëheqësi tiran që shtyp njerëzit. (Tefsir er-Rrazi, f. 3370.)
Të tjerë mendojnë se për qëllim është vulosja e zemrave me fatkeqësinë e kundërshtimit të Pejgamberit, alejhi’s selam. (Fet’hu-l-Kadir, 4/84.)
Që të gjitha këto domethënie mund të jenë pjesë e ajetit ngase vritet ai që vret, sprovohen me tërmete dhe trishtime, e mëkatet dhe kundërshtimi që Allahut të Madhëruar dhe të Dërguarit të Tij, Muhammedit, alejhi’s selam ia bëjnë mund të jenë shkak që për prijës të caktohet ndonjë tiran, i cili iu bën padrejtësi të mëdha dhe i dënon ashpër. Faktet konkrete nuk kanë nevojë për emërtime, shikoje gjendjen aktuale dhe i sheh të gjalla këto gjëra. Është thënë se ‘vulosja e zemrave’ është më e vështira, ngase i sheh disa njerëz që mendojnë se janë të mirë, se janë në të vërtetën por nuk e dinë se zemrat e tyre janë të vulosura, se zemrat e tyre janë të transformuara, se kanë shitur fenë pa e kuptuar fare…
Dijetarët thonë se transformimi i zemrave është më i rëndë se a i trupit. Ka thënë Ebu Hurejre: “Nuk do të ndodhë kiameti përderisa dy njerëz të mos nisen për të bërë amoralitet ndërsa njëri prej tyre të shndërrohet ne majmun ose derr dhe kjo të mos e pengojë tjetrin fare që ta kryejë mëkatin. Po kështu, nuk do të ndodhë kiameti edhe derisa dy njerëz të nisen për amoralitet ndërsa njëri prej tyre të fundoset në tokë e tjetri të mos ndalet pa e bërë amoralitetin.” (Igathetu-l-Lehefan, 1/266)
E kur ta kemi marrë vesh shkakun e këtyre fitneve dhe këtij kundërshtimi ndaj urdhrave të Allahut të Madhëruar dhe të Dërguarit të Tij, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, e krahas kësaj edhe heshtjen e pajustifikuar të njerëzve përballë këtyre dukurive negative, atëherë e kemi të lehtë të kuptojmë se kjo që na ndodhë është vetëm një pjesë e asaj që meritojmë të na ndodhë shkak i mëkateve tona.
Allahu i Madhëruar ka thënë: Për shkak të veprave (të këqija) të njerëzve, janë shfaqur në tokë e në det të zeza (bela, skamje, katastrofa, humbje e bereqetit etj.), e për ta përjetuar ata një pjesë të asaj të keqeje që e bënë, ashtu që të tërhiqen (nga të këqijat).” (Kur’ani, err-Rrum, 41)
Pra, tërë e keqja që ndodhë është shkak i mëkateve tona. Nga ajo që kaloi mund të kuptojmë se zgjidhja e problemit është në urdhërimin për të mirë dhe ndalimin nga e keqja, e kur kjo fe të përhapet, atëherë tradita (sunneti) do të dallohet nga risitë, hallalli nga harami, njerëzit do ta kuptojnë vaxhibin dhe sunnetin, mubahin dhe mekruhin, e rrjedhimisht do të kemi gjeneratë të ndërtuar mbi aprimin e mirësisë dhe e cila do të ketë rrugë të ndara me të keqen.
Ka thënë Pejgamberi, alejhi’s selam:
O Muhaxhirë! Kur do të goditeni me pesë gjëra -ndërsa unë kërkoj mbrojtje tek Allahu që të mos i arrini fare ato- (ngase do të ndodhin gjëra si në vijim):
- Nuk do të përhapet prostitucioni në ndonjë vend publikisht e të mos i sprovojë Allahu i Madhëruar me murtajë dhe sëmundje që të parët e tyre nuk kanë qenë ë dijeni fare për to;
- nuk do të bëjnë mashtrime në peshojë dhe kandar e të mos sprovohen me thatësi, furnizim të vështirë dhe agresivitet nga pushtetarët;
- nuk do të ndalojnë dhënien e Zekatit e të mos sprovohen me thatësi dhe po të mos ishin kafshët as edhe një pikë shiu nuk do të binte nga qielli;
- nuk ndodhë që ta thyejnë besën e Allahut dhe të Dërguarit të Tij e të mos i nënshtrojë ata para një armiku të tyre të huaj, që ua marrin disa gjëra që i kanë patur në dorë, dhe
- nuk ndodhë që të mos gjykojnë prijësit e tyre me librin e Allahut dhe të përzgjedhin nga ajo që është shpallur e që armiqësia të mos hidhet ndërmjet tyre!” (Transmeton Ibni Maxheh dhe të tjerë ndërsa Albani në Es-Sahihah, 106, e ka vlerësuar për hasen.)
I mençuri e di se ajo që i ndodhë myslimanëve është shkak i injorancës dhe braktisjes së parimeve fetare, e për çka në radhë të parë duhet të qortohen dijetarët. Shkak i kësaj neglizhence kemi gjenerata që nuk bëjnë mirë dhe nuk ndalojnë të keqe, kemi ekstremitet dhe radikalizëm, kemi kamatë, prostitucion, konsumimi të alkoolit, e shumë gjëra dhe dukuri tjera negative.


VIDEOS / YOUTUBE
Devotshmeria synim kryesor i agjerimit Vlera e kohes Monumente besimi ne agjerim Edukimi seksual i femijeve
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013