Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
999. JAHJA EFENDI

999.

JAHJA EFENDI

(Yahya Efendi)

(999-1053 / 1590-1644)

(shejhulislam, poet)

 

Ka qenë i famshëm në kohën e vet dhe shumë poet e kanë lëvduar.’ (Zirekliu)

ÛžÛžÛž

Jahja Efendi rrjedh nga një familje me traditë fetare e shkencore. I ati, Zekerija bin Bajrami, kishte shërbyer po kështu në detyrën e Shejhulislamit ose Kryemyftiut në perandorinë osmane. Ka lindur dhe është rritur në Stamboll. Aty mori edhe dijet e para. Një ndër mësuesit e dalluar të tij ka qenë Abdul Xhebbar Zade Dervish Mehmed Efendi.

 

Jahja Efendi ka një veprimtari të shtrirë në dy rrafshe: në rrafshin akademik dhe atë politik/shtetëror. Në rrafshin akademik veçojmë postet që ka ushtruar dhe trashëgimin e shkruar të tij – veprat. Si poste akademike do të veçonim emërimin e tij në detyrën e mësimdhënësit në shkollat Hoxha Hajredin Efendi, Atik Ali Pasha, Haseki Sultan dhe Yskydar Atik Valide Sultan.

Ndërsa veprat e shkruara, ndonëse numerikisht nuk janë shumë, konsiderohen të vlefshme. Si vepra të tij do të veçonim veprat me karakter fetar dhe tjera me karakter letrar. Me karakter fetar është përmbledhja e fetvave të dhëna gjatë periudhës sa ka shërbyer si Shejhulislam. Kjo përmbledhje njihet si ‘Fetava Jahja’ dhe si vepër është e klasifikuar në mesin e veprave hanefite, drejtim juridik ky i aprovuar zyrtarisht nga perandoria osmane. Këto fetva njihen ndryshe edhe si ‘Fetvatë e njohura hanefite.’ Ndërsa me karakter letrar është përmbledhja e tij e poezive ‘Divani.’ Ka edhe vepra tjera.

Në poste shtetërore, mund të përmenden dy kryesoret: emërimin e tij në detyrën e gjykatësit (kadiut) në Haleb (Aleppo), Sham, Egjipt, Bursa, Edrene, Stamboll, dhe më pas atë të  Shejhulislamit, postit më të lartë në hierarkinë fetare në perandorinë osmane. Në këto detyra, Jahja efendi u emërua dhe shkarkua disa herë.

Figurën dhe veprën e Jahja Efendiut e kanë çmuar shumë dijetarë. Zirekliu, duke folur për biografinë e tij, thotë: ‘Ka qenë i famshëm në kohën e vet dhe shumë poet e kanë lëvduar.’ Katib Çelebiu e vlerëson si njeri me moral të lartë, modest dhe poet.

Vdekja e zuri duke qenë në pozitën e Shejhulislamit.

 

[Referenca:]

Grup autorësh, Islam Ansiklopedisi, (Istanbul: Türkiye Diyanet Vakfi, 2013), 43/ 245-246; Zirekliu, Hajruddin bin Mahmud, El A’lam, ed. 15, (Bejrut: Dar el ilm li-l-melajin, 2002), 8/145; Ibn Muhammed El Gazzi, Nexhmuddin Muhammed, El kevakib essaire bi a’jani el-mieti el-ashire, ver. Halil Mensur, (Bejrut: Dar el-kutub el-ilmijje, 1997), 3/137; Ibn El-Gazzi, Muhammed bin AbduRrahman, Divan el Islam, ver. Sejjid Kisrevi Hasen, (Bejrut: Dar el-kutub el-ilmijje, 1990), 4/396; Katin Çelebi, Sul-lem el-vusul ila tabekat el-fuhul, ver. Mahmud Abdul Kadir Arnaut, (Stamboll: Mektebet Ersika, 2006), 3/400.

 

 

 

 


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013