Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
HUTBEJA E DITËS NDËRKOMBËTARE TË AMBIENTIT

Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.

Vëllezër besimtarë!

Njeriu është pjesë e ambientit, dhe domosdo, sikur që ka të drejta në të, ka po kështu edhe përgjegjësi, por me theks të veçantë ndaj krijesave tjera. Kjo për hire të natyrës së tij, të cilën Allahu e veçoi nga krijesat tjera të tokës por jo për të por për mirëmbajtjen dhe udhëheqjen në këtë tokë. Thotë Allahu:

“(Përkujto Muhammed) Kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë po krijoj (po përcaktoj) në tokë një zëvendës!” Ata thanë: “A do të vëshë në te atë që bënë çrregullime dhe që derdh gjaqet, e ne të madhërojmë Ty me lavdërimin Tënd dhe plotësisht të adhurojmë!” Ai tha: “Unë di atë që ju nuk e dini!”. ([1])

“Pastaj juve ju bëmë zëvendësues pas tyre në Tokë për t’ju parë si do të veproni”. ([2])

Kësisoj, njeriu e mbikëqyr tokën dhe kujdeset për të për arsye se ai, së bashku me të, janë krijimtari të Allahut. Pastaj, që të dy, edhe njeriu por edhe ambienti (duke përfshirë tokën dhe gjëra tjera) e adhurojnë Allahun. Nga këtu, njeriut i është ndaluar çdo veprim që i sjell dëm jo vetëm atij por edhe ambientit, duke përfshirë, siç përmendëm, tokën, kafshët, bimët, pemët, ujin, etj. Thotë Allahu: “Mos bëni çrregullime në tokë pas rregullimit të saj…”. ([3])

Besimtarë të nderuar!

Islami si fe gjithëpërfshirë se edhe ambientit, faktor shumë me rëndësi për një jetë të shëndetshme, i ka dhënë vend të merituar. Para së gjithash, përkujdesjen për të e ka cilësuar shenjë besimi. Pejgamberi, alejhi’s selam duke rrëfyer për pemën e besimit thekson se: “Imani (besimi) është gjashtëdhjetë e disa apo shtatëdhjetë e disa degë: Më e vlefshme është fjala: “La ilahe il-lall-llah” (nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut), kurse më e ulëta është të larguarit nga rruga e asaj që i mundon kalimtarët. Edhe turpi është një degë e imanit”. ([4])

Ndonëse njeriu nga natyra është i prirë edhe për egoizëm dhe shpeshherë gjërat që nuk mund të përfitojë prej tyre drejtpërdrejtë i lëshon me qëllim, Islami pastron këtë ndërgjegje egoiste dhe duke ia bërë me dije se sikur që ti ke shfrytëzuar të mirat e atyre që ishin para teje po kështu edhe ti duhet t’i shërbesh gjeneratës së ardhme. “Mbollën e po hamë, mbjellim e do te hane”- duhet të jete motoja jonë. Pejgamberi, alejhi’s selam aq shumë i dha rëndësi kësaj saqë tha: “Nëse dikë prej jush e zë kiameti ndërsa në dorë ende ka ndonjë fidan (të hurmës apo diç tjetër) le të mos e lëshojë pa e mbjellë”. ([5])

Pastërtia është hap tjetër drejt ambientit të shëndoshë. Duke filluar nga gjërat  e imta e deri tek ato qenësore, Islami porosit njeriun të jetë i pastër. Pastrimi i rrobave, pastrimi turpit pjesërisht apo tërësisht, që janë si kushte për falje të namazit, pa dyshim se ndihmojnë në këtë drejtim. Mu për këtë, ujit, një elementi tjetër të rëndësishëm të ambientit, në Islam, i është kushtuar një rëndësi e veçantë. Allahu ia kujton njeriut se uji është burimi i jetës: “… dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo sendi; a nuk besojnë?”. ([6])

Dhe meqë uji është i tillë, atëherë u ndaluar rreptësisht keqpërdorimi i tij apo edhe harxhimi i tepërt qoftë edhe në gjëra të lejuara.

– Përmbajtja nga mllefi dhe urrejtja edhe gjatë luftërave. Siç dihet, luftërat shkatërrojnë më së shumti gjërat e pafajshme. Këto kritere nuk qenë aprovuar kurrë në traditën profetike dhe as të halifëve të drejtë pas tij. Kur Pejgamberi, alejhi’s selam i dërgonte ushtarët në ndonjë ekspeditë, atëherë i këshillonte: “Mos mbysni gra, as fëmijë, as foshnje dhe pleq të shtyrë në moshë. Po kështu, mos digjni hurmat, mos shkulni me rrënjë pemët dhe mos shkatërroni shtëpitë”.  ([7])

Xhematlinjë të nderuar!

Aspekti edukativ, që synon ndërgjegjësimin([8]) e njeriut për çdo gjë, është agjendë e përhershme e Islamit. Duke ia përkujtuar se toka është krijimtari e Allahut, dhe duke qenë se as ajo dhe asgjë tjetër që Allahu krijoi nuk është krijuar shkel e shko, atëherë atij i mbetet shfrytëzimi racional i saj. Allahu ka thënë: “Ne çdo send kemi krijuar me masë të caktuar”. ([9])

Mbështetur në këtë, atij i ndalohet keqpërdorimi i ambientit dhe dëmtimi i tij në çdo aspekt. Çdo pengesë, çfarëdo që të jetë, duhet eliminuar. Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:“Keni frikë nga dy mallkueset! E cilat janë ato? Ai që kryen nevojën në rrugë apo hije të njerëzve”. ([10])

Gjërat e dëmshme, që shkatërrojnë ambientin, duhen asgjësuar në mënyrat adekuate. Allahu i Madhëruar duke folur për tregimin e Kabilit dhe Habilit, respektivisht për tragjedinë e vrasjes se Habilit nga Kabili, i cili pas vrasjes se vëllait mbeti në konfuzion se çfarë të bënte me te, Allahu e mësoi në këtë forme: “All-llahu dërgoi një sorrë, e cila groponte në dhe, për t’i treguar atij se si ta mbulojë trupin e vëllait…”. ([11])

Kështu, plehrat, ujërat e zeza dhe çdo gjë tjetër që shqetëson njeriun, duhen larguar nga ambienti me format përkatëse.

Muslimanë të respektuar!

Ka thënë Pejgamberi, alejhi’s selam: “Allahu është i bukur dhe e do të bukurën…”. ([12])

Muslimani, duke mishëruar parimin hyjnor të mirësjelljes në çdo gjë, interesohet për gjelbërimin e vendit të tij, gjelbërim që krahas dobive shëndetësore, zbukuron edhe ambientin. Allahu ka thënë:“A nuk e sheh se All-llahu lëshon nga qielli ujë, e Ne nxjerrim me të fruta, ngjyra e të cilëve është e ndryshme, e edhe nëpër kodra ka vija të bardha e të kuqe ngjyrash të ndryshme, e ka edhe shumë të zeza. 28. Edhe nga njerëzit, nga gjallesat, nga kafshët po ashtu ka të ngjyrave të ndryshme. Po All-llahut ia kanë frikën nga robërit e Tij vetëm dijetarët, All-llahu është mbi gjithçka, është mëkatfalës”. ([13])

Pra, ruajeni ambientin tuaj që të keni jetë të shëndoshë dhe të shpërbleheni tek Allahu!


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013