Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
LUTJE E PËRGJITHSHME

 Hadithi 89:
 
LUTJE E PËRGJITHSHME
 
 
 
عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ مَسْعُودٍ رضي الله عنه: أنَّ النَّبِيَّ صلى الله عليه وسلم كَانَ يَدْعُو، فَيَقُولُ: «اللَّهمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ الْهُدَى والتقى، والعفاف والغنى.» رواه مسلم
 
 
Abdullah bin Mes’udi (r.a.) transmeton se Lajmëtari (alejhiselam) lutej e thoshte: «O Allahu im, të lus për udhëzim, devotshmëri, dëlirësi dhe pasuri!» Transmeton Muslimi.[1]
 
 
 
Kjo lutje është ndër më përmbledhëset dhe më të dobishmet sepse përmbledhë gjëra më të mira të fesë dhe dynjasë:
 
  1. [udhëzimi] është dija e dobishme ndërsa [devotshmëria] është vepra e mirë dhe braktisja e gjërave që feja i ka ndaluar. Kjo ngase feja ndahet në aspektin teorik, në të cilin përfshihen dijet e dobishme dhe të vërteta, dhe aspektin praktik, ku përfshihet përfillja e urdhëresave dhe shmangia nga ndalesat, që me një fjalë quhen devotshmëri.
  2. [dëlirësia (të qenit  pastër, i panjollosur, i papërlyer, i ndershëm) dhe pasuria] nënkuptojnë pavarësimin nga njerëzit, duke mos e lidhur zemrën për askujt prej tyre, përkundrazi, duke u shfaqur i pasur me furnizimin dhe mirësitë e Zotit, i kënaqur me atë që të është dhënë dhe shpirtërisht i bindur se ajo të mjafton. Kështu arrihen lumturia e kësaj bote dhe qetësia shpirtërore ose besimtari me këto tipare e realizon atë që feja e quan ‘jetë e mirë.’ 
 
Së këndejmi, kujt i janë dhënë udhëzimi, devotshmëria, nderi dhe pasuria, atij i është dhënë lumturia e të dy botëve dhe i tilli ka realizuar ëndrrat më të mëdha që mund të realizohen! I tilli ka fituar çdo të mirë dhe i ka shpëtuar çdo të keqeje!
 
Allahu e di më së miri!
 
 
[1] Ekstrakti i këtij hadithi është përshkruar në shpjegimin e hadithit nr. 33.
 


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013