Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
VARFËRIA SI PROBLEMATIKË SHQETËSUESE NË VAZHDIMËSI NË KOSOVË

Hyrje
Varfëria është fati (i hidhur) që shoqërinë njerëzore e ka shoqëruar në të gjitha etapat e saj, dhe si rrjedhojë, edhe pikëpamjet dhe mënyrat për luftimin e saj, si dukuri, kanë qenë të ndryshme. Për shkak të koncepteve të gabuara, vizioneve të paqarta, korrupsionit dhe shkaqeve tjera, shtresat e varfra janë revoltuar shpesh çka për pasojë kanë patur dëme të mëdha për shoqërinë.
Edhe Kosova dhe populli i saj varfërinë e patën fat të pandarë gjeneratë pas gjenerate, problematikë kjo që do të shtjellohet në këtë ese. Më konkretisht, do të sqarojmë varfërinë si botëkuptim së pari, e më pas do të bëjmë fjalë për nivelin e varfërisë në Kosovë, varfërinë absolute, shkaqet dhe pasojat e varfërisë, dhe të gjitha këto në kuadër të tre kapitujve përkatës, ndërsa përmbylljen e esesë do ta bëjmë me disa rekomandime për luftimin e kësaj problematike shoqërore.
I. Varfëria në Kosovë
1. Definicioni i varfërisë
Varfëria është “Problem shoqëror shumëdimensional që është objekt studimi i sociologjisë, psikologjisë, ekonomisë, antropologjisë, mjekësisë sociale, etj.” Varfëria është përkufizuar si “gjendje e njerëzve të cilëve iu mungojnë mjetet për plotësimin e nevojave elementare.”
Varfëria lindi me shoqërinë njerëzore dhe rrugëtoi me të përgjatë gjithë historisë së saj. Varfëria nuk ndërron; ndërrojnë definicionet dhe raportet e shoqërisë karshi saj. Dhe nga këtu, definicioni i varfërisë nuk është statik; ai sa vjen e zgjerohet për shkak të shtimit të kërkesave të jetës dhe pamjaftueshmërisë së mjeteve materiale për jetesë .
2. Varfëria në Kosovë
Kosova në të kaluarën, për shkak të politikave hegjemoniste të pushtetit të atëhershëm jugosllav, siç konstaton edhe Banka Botërore, ishte vendi më i pazhvilluar në RSFJ. Edhe pas luftës së fundit (1998-1999), Kosova ishte në gjendje të mjerueshme, madje llogaritej si vendi më i varfër në Evropë . Shikuar në rrethanat që ndodhej, pra ishe një shtet që sapo kishte dalë nga lufta dhe se sfidat ishin jo vetëm të rimëkëmbjes ekonomike, nëse mund të thuhet kështu ngase ne nuk kishim ekonomi të zhvilluar, mund të thuhet se ishte normale, por të vazhdohet edhe për një dekadë të tërë në atë gjendje, kjo është e papranuar. Varfëria në Kosovë, siç raportoi Banka Botërore në vitin 2009, krahasuar me vitin 2007, shënoi rënie nga 45% në 34% por që në vitet vijuese 2010-2011 u rrit kjo përqindje për shkak te shtrenjëtimeve të artikujve bazë ushqimorë –bukës me theks të veçantë . Në periudhën janar 2010 – janar 2011 çmimet janë rritur 7,4% . Kosova, nëse kësaj mund t’i thuhet sukses, nuk është vendi më i varfër në Evrope, ani pse është nder më të varfrat, por fatkeqësisht vazhdon të kryesojë listën për Ballkanin perëndimor .
II. Varfëria absolute
1. Përkufizimi i varfërisë absolute
Varfëria absolute ka të bëjë me mungesën e kërkesave bazë për ruajtjen e ekzistencës fizike e të shëndetshme, ushqim e strehim (mungesa e ujit të pijshëm, e kulmit mbi kokë) .
Varfëria absolute përfshin nevojat themelore njerëzore dhe matet në kuadër të mjeteve për mbajtjen e shëndetit dhe aftësive trupore. Shumica e matësve të varfërisë absolute orvaten të vërtetojnë kualitetin dhe kuantitetin e ushqimit, veshjes dhe banimit, e që konsiderohen si të domosdoshëm për jete të shëndetshme.
Varfëria absolute zakonisht matet ashtu qe përcaktohet çmimi i të mirave themelore për jetë dhe se ky kufi i varfërisë tërhiqet me ndihmën e këtij çmimi duke e definuar si të varfër atë të ardhurat e të cilit nuk arrijnë këtë kufi.
Drenowski dhe Scoti kanë bërë një përshkrim të këtyre gjërave elementare, mungesa e të cilave nënkupton prezencën e varfërisë absolute:
• Mungesa e ushqimeve me kalori,
• Mungesa e banimit ne përputhje me numrin e anëtarëve të familjes,
• Nevoje themelore është konsideruar edhe shëndeti me kualitetin e shërbimeve shëndetësore dhe me vdekshmërinë e fëmijëve,
• Edhe nevojat kulturore, si arsimi, siguria, koha e lirë dhe dëfrimi, konsiderohen nevoja themelore, mungesa e të cilave aludon në varfërinë absolute.
2. Varfëria absolute në Kosovë
Statistikat e varfërisë absolute janë vërtet shqetësuese. Ata që jetojnë me 1.02€ në ditë , në periudhën e pasluftës (2001) në këtë kategori ishin 12%-i i popullit , përqindje kjo që nuk ka ndërruar as në vitin 2009 . Kjo përqindje nuk dallon shumë ndërmjet vendeve urbane (13%) dhe rurale (12%).
Kosova vathon të jetë ndër vendet më të prekura me këtë nivel të varfërisë. Sipas statistikave të organizatës Çohu, në vitin 2006, varfëria absolute, në kuptim të jetës ditore me më pak 1.86€, ne rajon ishte kështu:
Serbi dhe Mal të Zi: 10%
Bullgari: 13%
Maqedoni: 21.4%
Shqipëri: 25%
Kosovë: 50%

Ndërsa varfëria ekstreme , në kuptim të jetës ditore me më pak se 0.93€ ishte:
Serbi dhe Mal të Zi: 2.5%
Maqedoni: 2.8%
Shqipëri: 3.5%
Kosovë : 18%

3. Të prekurit nga kjo shkallë varfërie
Të prekurit nga varfëria, madje edhe kjo absolutja, janë të të gjitha grupmoshave dhe etniteteve. Ka shumë shqiptarë, por ka edhe serbë dhe të tjerë, ndërsa si përqindje, ndoshta më të prekurit janë komunitetet rom, shkali dhe egjiptas . Ndërsa prej grupmoshave, më të prekurit janë:
• Rinia ,
• Fëmijët. UNICEF-i thotë se një në dy fëmijë në Kosovë janë të prekur nga varfëria .
4. Shkaqet
Ndër shkaqet më kryesore që shkaktojnë varfërinë (e te gjitha niveleve) do të veçonim:
a. Papunësia , ku vetëm pas luftës diku rreth 70% të popullit ishin të papunësuar. Kjo përqindje, për fat të keq, me sa duket nuk ka ndërruar vetëm në raport me rininë. Në Kosovë, siç do të shohim pak më poshtë, rinia (deri në 35 vjet) janë rreth 70% të popullsisë së përgjithshme, dhe prej tyre një numër i madh janë të papunë.
b. Korrupsioni, në kuptim të gjerë e të ngushtë. Ajo që mendoj se ia vlen të nënvizohet këtu është një fakt që indirekt mund të ketë lidhje me korrupsionin në kuptim të gjerë. Nëse arsimimi merret si mënyrë e luftimit të varfërisë, në Kosovë kjo nuk ka sens, për shkak të nepotizmit dhe lidhjeve familjare. Është tmerr që 11% nga totali i të varfërve janë të arsimuar .
c. Mungesa e sundimit të ligjit dhe kontrollit shtetëror. Kjo ka të bëjë direkt me ngritjen e çmimeve . P.sh. tash (maj 2011) në tërë botë çmimet e naftës janë ulur ndërsa në Kosovë vathojnë të jenë ato që kanë qenë ndonëse me një lirim më pak se simbolik.
d. Luksi. Sipas ESK-se , shqiptarët më së shumti shpenzojnë për duhan, raki dhe veshje ndërsa shumë më pak për arsim dhe shëndetësi, e që d.t.th. se investimi në të ardhmen (arsimim) është diç e huaj për ta.
5. Pasojat e varfërisë absolute
Varfëria prodhon efekte negative, në të shumtën e rasteve barrë mbi barrë për vet qeverinë neglizhente. Ndër pasojat më të theksuara veçojmë:
a. Lypsarët . Komuniteti rom dhe ashkali që konsiderohen ndër më të prekurit fitojnë para aq sa as nevojat ditore nuk mund t’i përmbushin kështu që detyrohen që të lypin fëmijët e tyre në rrugë.
b. Migracioni. Në kohën kur liberalizim të vizave kërkohet dhe riatdhesimi i shumë emigrantëve, në Kosovë, si pasojë e varfërisë ndodhë e kundërta, madje me pasoja edhe fatale, siç ishte rasti me emigrantët ilegalë ne lumin Tisa në vitin 2009 .
c. Tensionet ndërshtresore , ngase varfëria duhet të shpërthejë. Si rezultat kemi krimet, trafikimet, e madje në raste të caktuara edhe trafikimet ‘jo të dhunshme’, siç është puna me gratë që nuk kanë mbështetje materiale askund e që për të jetuar ushtrojnë prostitucion, e madje edhe shndërrohen në trafikante .
III. Luftimi i dukurës së varfërisë
Deshëm apo jo, barra e kësaj problematike rëndon, në radhë të parë, mbi supet e pushtetit, që mjerisht vazhdon të jetë i pavëmendshëm karshi kësaj dukurie. Luftimi është përkufizuar në pika që për një dekadë të tërë kanë rezultuar të paefektshme, apo zhgënjyese për popullin. BBC në shqip kishte raportuar rastin e familjes Pacolli që ishte duke jetuar në kushte shumë të rënda me kryefamiljar të sëmurë, e që ishte vizituar nga përgjegjësit komunale por që kurrë nuk ishte ndërmarrë diç që do të përmirësonte jetën e tyre . Po kështu, si politikë e gabuar e qeverisë eshte që kapacitetin e fuqisë punëtore me të ciën disponon Kosova nuk e ka vënë në funksion, ose nuk kanë punuar në drejtim të krijimit të kushteve për t’i vënë në funksion ata. Në Kosovë rreth 70% e rinise prej 16-24 janë të papunë , në kohën që rinia (-35 vjeç) përbën 70% të popullsisë . Paramendoni sikur këtë pasuri ta kishte ndonjë shtet i zhvilluar!
Tash për tash, duket se ata që mundohen ta ulin përqindjen e kësaj shkalle varfërie janë disa qytetarë, brenda dhe jashtë vendit, e që nga vullneti ndihmojnë në forma të ndryshme.
Përfundim
Përfundimin e kësaj eseje do të preferoja ta bëjë me disa rekomandime përkitazi me luftimin e varfërisë, e të cilat, si përmbledhje i solli Prof. Dr. Nagip Skenderi në një artikull të tij në telegrafi.com. Këto rekomandime janë siç vijon:
 hartimi i politikave adekuate sociale që kanë të bëjnë me këto kategori të familjeve;
 ndryshimi i ligjit mbi skemën e ndihmës sociale, sepse çështja e trashëgimisë së pronës në Kosovë paraqet një problem në vete;
 asistenca sociale për këto familje të rritet në shumën e të ardhurave minimale e të punësuarve në Kosovë;
 këtyre familjeve mos t’u ndërpritet ndihma sociale nëse nuk arrihet një ndryshim faktik i gjendjes së tyre ekonomike e sociale;
 të bëhet përmirësimi i kushteve elementare të banimit për këto familje
 të shkohet në hartimin e politikave të atilla makroekonomike qeveritare që shkojnë në drejtim të përmirësimit të politikave ekonomike, sidomos në punëzënie;
 të forcohen mekanizmat dhe instrumentet politike për realizimin e objektivave makroekonomike, posaçërisht përmirësimi i politikave fiskale, politikave monetare, politikave të të ardhurave dhe politikave të marrëdhënieve ekonomike me jashtë;
 të subvencionohen përmes formave të ndryshme të këtyre politikave prodhuesit e ekonomive bujqësore, blegtorale, arsimore, shëndetësore, turistike, prodhuese, shërbyese dhe veprimtarive tjera, që bëjnë gjenerimin e vendeve të reja të punës, duke u dhënë një përparësi absolute në punëzënie familjeve të dëshmorëve, invalidëve të luftës, viktimave civile të luftës, rasteve sociale dhe kategorive të varfra të popullatës;
 ndërmarrjet dhe kompanitë tjera që punësojnë numër të konsiderueshëm të të papunëve të favorizohen dhe subvencionohen në mënyra të rregullta ligjore përmes instrumenteve politike dhe mekanizmave tjerë institucionalë;
 të hartohet një legjislacion favorizues për investimet e brendshme dhe ato të drejtpërdrejta nga jashtë, në mënyrë që sa më shumë investitorë të sjellin investimet në vendin tonë ku do të gjenerohen vende të reja pune;
 të organizohen kurse trajnimi për anëtarët e këtyre familjeve në mënyrë që të socializohen ata në jetë normale;
 të vendoset një bashkëpunim më i ngushtë jo vetëm ndërministror, por edhe me ekspert dhe njohës tjerë të politikave sociale, në këtë drejtim .


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013