Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
53 vjetori i vdekjes së Malkolm X

53 vjetori i vdekjes së Malkolm X
 
21 shkurt 1965: Vritet Malkolm X, një aktivist i palodhur i të drejtave të afrikano-amerikanëve
 
Malcolm X u lind në Nebraska më 19 maj, 1925. Në fëmijërinë e hershme, babain ia vrasin racistët e bardhë, sepse ishte anëtar i shoqatës për përmirësimin e jetës së afro-amerikanëve. Në moshën 17 vjeçare u lirua nga jetimorja. Pastaj u punësua në një tren pasagjerësh, si larës i enëve. Kur Malcolm fitoi para të mjaftueshme, ai u shpërngul në New York tek të afërmit. Në vitin 1952 u bashkua me Lëvizjen e Kombit Islam (Nation of Islam). Menjëherë pasi u bë anëtar i Kombit Islam ndryshoi mbiemrin në X. Këtë e bëri në nder të paraardhësve të tij të panjohur afrikan, të cilët u sollën në Amerikë si fuqi punëtore skllave. Pas kësaj, udhëtoi për në Haxh, në qytetin e shenjtë të muslimanëve në Mekë. Pas kthimit në SHBA hodhi poshtë idenë se të gjithë njerëzit e bardhë janë djaj dhe më vonë themeloi organizatën e quajtur Organizata e Unitetit Afro-Amerikan. Pas themelimit të organizatës Malcolm X ndërroi emrin në El-Haxh Malik El-Shabbazz. Malcolm u vra në vitin 1965 derisa po mbante një fjalim në New York. Malcolm X mbahet mend si udhëheqës në mesin e muslimanëve në SHBA në atë kohë, luftëtarë për të drejtat e njeriut dhe një nga afro-amerikanët më me ndikim. Ishte kritiku më i madh i Amerikës së "bardhë" dhe krimeve të tyre të kryera kundër amerikanëve me ngjyrë.
 
Pesë thënie nga Malcolm X
1. Jam për të vërtetën, pavarësisht kush e thotë atë. Jam për drejtësi, pavarësisht kush është për ose kundër.
2. Besoj në njerëzit dhe se të gjithë njerëzit duhet të respektohen si të tillë, pavarësisht ngjyrës.
3. E ardhmja u takon atyre që përgatiten për të sot.
4. Jam i bekuar të vizitoja Qytetin e Shenjtë të Mekës.
5. Islami i vërtetë më ka mësuar mua se akuzimi i përgjithshëm i të gjithë njerëzve të bardhë është gabim sikur që është gabim akuzimi i përgjithshëm kundër të zinjve.
 
 


VIDEOS / YOUTUBE
Edukimi seksual i femijeve Depresioni Lutja Perfitime nga istigfari
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013