Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
Qartësi mbi Profetin Muhammed ﷺ

DYSHIMI I:

DËSHIRA E TEPRUAR SENSUALE E PROFETIT ï·º MUHAMMED DHE USHTRIMI I POLIGAMISË NGA ANA E TIJ

 Adil Shiddi

Ahmed bin Uthman  Mezjed

Disa egoistë, në tendencat e tyre për ta përbaltur figurën e pastë të profetit Muhammed ï·º, kanë thënë se kinse ai paskësh qenë epsharak dhe i dhënë pas grave. Mbështetje për këtë kanë marrë faktin që Profeti ï·º ka aplikuar poligaminë dhe se është martuar me Aishen (r.a.),[1] një vajzë në të nëntat e jetës së saj.

 

[E VËRTETA RRETH USHTRIMIT TË POLIGAMISË NGA ANA E PROFETIT MUHAMMED ï·º][2]

Natyrisht, kjo nuk është e vërteta. Profeti Muhammed ï·º nuk ka qenë epsharak. Ai ka qenë njeri si gjithë të tjerët, vetëm se ka qenë dhe profet. Kjo nënkupton se ai edhe është martuar, siç janë martuar të tjerët dhe ka ushtruar poligaminë siç kanë bërë edhe të tjerët, madje nga vetë radhët e Profetëve (a.s.).[3] Me të as nuk ka filluar kjo traditë dhe as nuk është anuluar. Po deshëm dëshmi për këtë, atëherë të lexojmë në Dhiatën e Vjetër se si p.sh. Sulejmani (a.s.) i kishte martuar më shumë se njëqind gra. 

Në anën tjetër, nëse shfletojmë biografinë e hershme të Profetit Muhammed ï·º, atëherë kur nuk ka qenë i martuar, do të gjejmë një djalosh të ndershëm e të përmbajtur, në ndërkohë që ne, pas martesës, e gjejmë të ketë filluar me ushtrimin e poligamisë vetëm pas moshës pesëdhjetë vjeçare. Ai u martua në moshën njëzetepesë vjeçare me Hatixhen (r.a.), e cila ishte në të dyzetat e saj dhe, për më tepër, ishte grua e vejë. Ai jetoi me të edhe për dy dekada e gjysmë duke mos u martuar me asnjë grua tjetër derisa ajo vdiq.

Pas vdekjes së zonjës Hatixhe (r.a.), Profeti Muhammed ï·º u martua me një grua tjetër, Seude bint Zem’ah (r.a.), e cila ishte moshatare e tij. Me të migroi në Medinë dhe, e vërtetë, në vitet e mbetura të jetës së tij, ai martoi edhe disa gra tjera, por jo i nxitur nga epshi. Nëse marrim parasysh këto elemente:

-          Ndershmërinë,

-          Martesën me vetëm një grua sa ka qenë gjallë Hatixheja (r.a.), dhe

-          Martesën me gra të tjera pas moshës pesëdhjetëvjeçare kur epshi më nuk vlon sikur në rini,

...atëherë nga ngelë të shikojmë në:

 

[URTËSITË E USHTRIMIT TË POLIGAMISË NGA ANA E PROFETIT MUHAMMED ï·º][4]

1) 

[Martesa politike][5]

Duke qenë se jeta është e shkurtër dhe se mision kryesor kishte kumtimin e kësaj feje dhe forcimin e themeleve të saja, atëherë, Profeti Muhammed ï·º, për ta arritur një gjë të tillë aplikoi, përveç tjerash, edhe atë që njihej si traditë jo vetëm në gadishullin arab por edhe në botën mbarë, martesën politike, e cila i jepte fund shumë armiqësive. Sa martesa qe bërë dhe sa miqësia qe lidhur ndërmjet princërve dhe mbretërve me qëllim që t’i jepej fund një lufte ose të lidhej një marrëveshje paqe. Në këto raste roli i martesës ishte si një lloj ndërmjetësi por edhe garantuesi i këtyre marrëveshjeve.   

Se këto martesa kanë pasur këtë karakter flet ndoshta më së miri fakti se askush nga armiqtë e kohës së tij nuk e akuzoi për to dhe nuk gjeti argument në to për ta njollosur personalitetin e tij ï·º.

Shembull tjetër i këtij lloji të martesës është martesa me Ummu Habiben (r.a.), vajzën e Ebu Sufjanit (r.a.), e cila kishte migruar në Habesh (Etiopi). Megjithëqë nuk e kishte parë që kur kishte migruar me të shoqin në Etiopi, Profeti ï·º ishte në dijeni se ajo kishte pranuar Islamin pa miratimin e të atit, që atë botë ishte lider i idhujtarëve. Po kështu ishte në dijeni se Ummu Habibe (r.a.), pavarësisht faktit që i shoqi kishte braktisur Islamin, ajo vazhdonte të qëndronte në Islam. Kështu, për t’ia përfituar zemrën të atit të saj dhe për ta nxitur që të hyjë në Islam, ai qe martuar me të.

Me këtë motiv qenë realizuar edhe martesat me vajzën e liderit të çifutëve, Safijjen (r.a.), Xhuvjrijen (r.a.), të bijën e Harithit, kryeplakut të fisit beni mustalak. Si dëshmi konkrete për këtë të fundit, pas martesës së Profetit ï·º me Xhuvejrijen (r.a.), muslimanët, në shenjë nderimi ndaj Profetit Muhammed ï·º, liruan të gjithë robërit e luftës, duke i trajtuar tashmë si miq të tij. Vet babai dhe familja e ngushtë dhe e gjerë e Xhuvejrijes (r.a.) pranuan Islamin.

2) 

[Forcimi i lidhjeve shoqërore nëpërmjet miqësisë]

Përforcimin e themeleve politike të shtetit Profeti Muhammed ï·º e shihte edhe nëpërmjet përforcimit të marrëdhënieve me burrat më të mëdhenj të shtetit të tij, për të cilët ishte në dijeni nga qielli (shpallja hyjnore) se do ta pasonin pas vdekjes së tij. Dëshmi për këtë mund të marrim hadithit e shumta në të cilat flet për ta, i nxit njerëzit t’iu binden dhe t’i respektojnë, si fjala bie hadithi: «Mbahuni për traditës sime dhe traditës së prijësve të udhëzuar e të drejtë!»[6]

Profeti ï·º konsideronte se martesa do t’i jepte një përmasë tjetër, të re dhe pozitive, përforcimit të raporteve me shokët e tij dhe të përafrimit. Me këtë motiv realizoi martesat me Aishen, të bijën e Ebu Bekrit, dhe Hafsanë, të bijën e Omerit (r.a.). Po kështu, me këtë motiv, ua dha vajzat e tij Uthmanit dhe Aliut (r.a.).

Ja, kështu Profeti ï·º nëpërmjet miqësisë forcoi lidhjet  shoqërore me shtresën më të lartë të Sahabeve dhe më të vyeshmen në kumtimin e fesë.

3) 

[Martesat në shërbim të përcjelljes së traditës profetike]

Martesat luajtën rol të madh në përcjelljen e traditës së tij ï·º. Grave të tij ï·º iu detyrohemi për përcjelljen e një pjese të madhe të Sunnetit tek ne. Se sa e rëndësishme është kjo mund të mësojmë nëse marrim parasysh pozitën e Profetit ï·º dhe Sunnetit nga njëra anë dhe afërsinë e grave të tij me të nga ana tjetër. Nga kjo pozitë, ato kanë përcjellë çdo gjë që kanë parë dhe dëgjuar nga Profeti ï·º, duke mundësuar kështu bartjen e një pjese të madhe të Sunnetit tek ne. Sipas kalkulimeve të bëra, gratë e Profetit ï·º kanë transmetuar afër 3000 hadithe, prej të cilave vetëm Aishja ka transmetuar 2210 hadithe në ndërkohë që Ummu Seleme ka transmetuar 368 hadithe ndërsa gratë tjera (r.a.) kanë transmetuar nga 1-67 hadithe. Pastaj, ato kanë jetuar goxha gjatë pas vdekjes së Profetit ï·º, që nënkupton se kanë përcjellë detaje të shumta të jetës së tij tek ne.   

4) 

[Martesat nuk e kanë penguar nga angazhimi publik]

Pavarësisht numrit të martesave, ato nuk e kanë penguar Profetin ï·º aspak nga angazhimi i tij publik. Asnjëherë martesa nuk ka ndikuar që ai të vonohet në faljen e namazit, të mos merr pjesë në luftë, të mos ndajë drejtësi ndërmjet njerëzve, të mos ligjërojë, të mos thërret njerëzit në fe, të mos vizitojë ndonjë të sëmurë, të mos merr pjesë në përcjelljen e xhenazes së ndonjërit prej besimtarëve, etj.    

5) 

[Martesa iu ndalua përgjithmonë]

Allahu i Madhëruar ia ndaloi martesën përgjithmonë. Në Kur’an qëndron: “Prej tash – nuk të lejohen gratë (që t’i marrësh për bashkëshorte), as të marrësh tjetër grua në vend të tyre, e sikur madje edhe të të magjeps bukuria e tyre, pos skllaveve. E, Allahu është mbikëqyrës për çdo gjë.” [Ahzabë: 52]  Duke shpjeguar këtë ajet, Ibn Abbasi (r.a.) thotë: ‘Profetit ï·º iu ndalua martesa me gra të tjera jashtë atyre që kishte.’[7]

6) 

[Martohej me urdhër të Zotit]

Profeti ï·º nuk martohej me vetiniciativë. Martohej me urdhër të Zotit, për urtësi që ne mund t’i dimë ose jo. Duke qenë se kjo është punë besimi, atëherë ajo duhet të pranohet pa ndonjë kundërshtim. 

7) 

[Martesat nuk ishin imazh luksi]

Martesa me më shumë gra nuk ishte imazh luksi, përkundrazi. Profeti ï·º bënte jetë modeste, të thjeshtë dhe të varfër me to. Njëra prej grave, Aisheja (r.a.) i kishte kërkuar furnizim shtesë ose diç nga gjërat materiale. Profeti ï·º u izolua prej tyre një muaj duke iu dhënë mundësi të zgjidhnin ndërmjet durimit të jetës së vështirë materiale me të ose ndarjes dhe pajtimit me atë që do t’iu jepte.[8]

Këtë na e tregon Allahu në Kur’an: “O Pejgamber! Thuaju grave tuaja: “Nëse e dëshironi jetën e kësaj bote dhe shkëlqimin e saj, ejani (vendosni), unë do t’ju japë vlerën (e shkurorëzimit) dhe do t’ju lëshoj në mënyrë të bukur (njerëzishme).” [Ahzabë: 28]

8) 

[Historikisht është dëshmuar se martesat nuk kanë pasur qëllime epsharake]

Ndryshe nga shpifjet qëllimkëqija të orientalistëve, ne, përgjatë studimit të Sires – biografisë profetike,  mësojmë se martesat e Profetit ï·º  asnjëherë nuk janë bërë të shtyra nga motive epshi. Abbas Akkadi, duke komentuar këto akuzat e paqena të orientalistëve për kinse qëllimet epsharake të martesave të Profetit ï·º, thotë: “Na kanë thënë disa orientalistë: Vetë shifra prej nëntë grash është dëshmi e kësaj dhënie të tepruar seksuale. Po mirë, përse atëherë nuk po e akuzoni edhe Jezusin (Isanë a.s.) për shpërfillës të ndjenjës seksuale sepse ai kurrë nuk u martua? Së këndejmi nuk duhet akuzuar as Muhammedin për shthurje vetëm pse martoi nëntë gra!”[9]

Kjo ishte përgjigja për pjesën e parë të dyshimit (ushtrimin e poligamisë), ndërsa për pjesën e dytë të saj, respektivisht martesën me Aishen (r.a.), do të mësojmë në vijim:

 

[E VËRTETA PËRKITAZI ME MARTESËN E PROFETIT MUHAMMED ï·º ME AISHEN (r.a.)]

1)       

[Dorën e Aishes (r.a.) e kishin kërkuar edhe më parë]

Kur Profeti Muhammed ï·º e fejoi Aishen (r.a.), ajo ishte në moshën e martesës. Këtë e dëshmon fakti se ai nuk ishte i pari që kishte kërkuar dorën e saj. Para tij, dorën e Aeshes e kishte kërkuar edhe Xhubejr b. Mut’im b. Adij (r.a.). Së këndejmi, nuk ka vend për akuzë ndaj Profetit ï·º pse fejoi Aishen (r.a.) dhe u martua me të në moshë të re.

2)       

[Martesa ndodhi me iniciativë të tjetërkujt]

Martesa me Asihen (r.a.) qe bërë me propozimin e Haule bint Hakim, në mënyrë që Profeti ï·º të përforconte lidhjet me njeriun më të dashur për të, Ebu Bekrin (r.a.). kjo paraqet dëshmi shtesë se zonja Aishe (r.a.) ka qenë në moshën e martesës.

3)       

[E vërtetë është ajo që dëshmojnë armiqtë]

Po të ishte diç që do ta përbalte personalitetin e Profetit ï·º, atëherë me shpalljen e saj kurejshët, që nuk linin pusi pa i ngritë, do ta merrnin si mundësi dhe shans të artë, por fakti që nuk e kanë bërë, është dëshmi se nuk ka paraqitur vepër të dënuar penalisht dhe as moralisht.   

4)       

[Traditë e njohur ndër arabë]

Aisheja (r.a.) nuk ka qenë vajza e parë që është martuar me dikë në moshë të babait të saj. P.sh. ditën kur u martua gjyshi i Profetit ï·º, Abdul Muttalibi, me Haleh-n, kushërirën e Aminës, nënës së Profetit ï·º, po atë ditë qe martua edhe i ati i Profetit ï·º, Abdullahu, me Aminën, e cila ishte në moshën e Haleh-s. Pastaj, Omeri qe martuar me vajzën e Aliut (r.a.), edhe pse diferenca në moshë ndërmjet tyre ishte si diferenca ndërmjet Profetit ï·º dhe Aishes (r.a.). Kështu veproi edhe Talha bin Ubejdullah (r.a.) me Ummu Kulthumin, vajzën e Ebu Bekrit (r.a.). Në fakt, shembuj të kësaj natyre janë shumë.

5)       

[Pjekuria e hershme seksuale në zonat e ngrohta]

Në zonat e ngrohta, pjekuria seksuale e femrave ndodhë më herët se që ndodhë në zona të ftohta.

6)       

[Koncepti ndryshe për fëmijërinë]

Para se të gjykojmë për këtë rast, duhet të kemi parasysh se koncepti për fëmijërinë atëbotë ndryshon rrënjësisht nga koncepti ynë. Në kohët e mëhershme fëmijëve iu ngarkoheshin detyra me përgjegjësi. P.sh. Usame b. Zejdi (r.a.), edhe pse ishte 17 vjeçar, qe emëruar komandant i një ushtrie të madhe, ushtarë të së cilës ishin edhe emra të mëdhenj sahabesh. Zejd b. Thabiti (r.a.), edhe pse 13 vjeçar, ishte prej atyre që qenë angazhuar për ta shkruar Kur’anin. Kështu ka vazhduar edhe në kohët në vijim, si p.sh. me Muhammed b. Kasimin, Muhammed çliruesin (Sulltan Mehmet Fatihun), etj, gjëra këto që na ftojnë të rishikojmë botëkuptimin për fëmijërinë në të kaluarën.

7)       

[Aisheja (r.a.) një vajzë ndryshe]

Kapaciteti intelektual i Aishes (r.a.) nuk ishte kapacitet i një fëmije. Ajo ishte një lloj adrese dhe reference bazë për dijen profetike. Ebu Musa Esh’ariu (r.a.) duke folur për të, thotë: “Neve, shokëve të Profetit ï·º, nuk ndodhte të kishim ndonjë paqartësi rreth ndonjë hadithi e ta pyesnim Aishen e të mos merrnim përgjigje prej saj.”[10]



[1] Lexohet ‘radijAllahu anhu/anha/anhuma/anhum’ dhe ka kuptimin ‘Allahu qoftë i kënaqur me të/ta.’ Thuhet pas përmendjes së emrave të shokëve të Profetit ï·º - Sahabeve.

[2] Nëntitulli është vënë nga përkthyesi.

[3] Lexohet ‘alejhiselam / alejhim selam’ dhe ka kuptimin ‘Paqja qoftë mbi të/ta’ Thuhet pas përmendjes së emrave të ndonjërit prej Profetëve.

[4] Nëntitulli është vënë nga përkthyesi ndërsa është shkëputur nga fjalia e fundit e tekstit në origjinal.

[5] Të gjithë nëntitujt janë vënë nga përkthyesi.

[6] Sunen Ebi Davud (4607); Sunen Tirmidhi (2676); Sunen Ibn Maxhe (42); Musned El Imam Ahmed (17184).

[7] Taberiu, Xhamiu-l-bejan, 20/297. Kjo nënkupton se edhe po t’i shkurorëzonte të gjitha gratë apo t’i vdisnin, atij më nuk i lejohej të merrte asnjë grua tjetër. Përkthyesi.

[8] Taberiu, Xhamiu-l-bejan, 20/251.

[9] Abkarijjetu Muhammed, fq. 156.

[10] Tirmidhiu (3883), Zerkeshiu, El-ixhabetu li-iradi ma istedreketuhu Aishe ala es-Sahabe, fq. 58.


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013