Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
Hadithi 14: ANGAZHIMI PËR MIRËQENIEN E NJERËZVE

عَنْ أَبِي مُوسَى رضي الله عنه “أَنَّ النبي صلّى الله عليه وسلم كان إِذَا أَتَاهُ سَائِلٌ أَوْ طَالِبُ حَاجَةٍ، قَالَ: « اشْفَعُوا فلتؤجروا، ويقضي الله على لسان رسوله ما شاء.» متفق عليه

Ebu Musa (r.a.) tregon se, kur Lajmëtarit n i vinte ndonjë lypës ose nevojtar, ai thoshte: «Ndërmjetësoni (tek unë për të) që të shpërbleheni, sepse Allahu (pavarësisht ndërmjetësimit juaj) nëpërmjet gjuhës së të Dërguarit të Vet do të caktojë çfarë të dojë!» Transmetim unanim.[1]

[Angazhohu për të mirën e njerëzve, pavarësisht rezultateve]

Ky hadith shërben si mësim për një rregull të rëndësishëm, i cili ka të bëjë me angazhimin e besimtarit për mirëqenien e njerëzve, pavarësisht se angazhimi i tij mund të konkretizohet tërësisht, pjesërisht ose edhe fare hiq. Shembull konkret kemi ndërmjetësimin për nevojtarët tek udhëheqësit (mbretër, kryetar, etj,), që jo rrallë hiqet dorë prej saj për shkak të supozimit se ndërmjetësimi nuk do të kryejë punë, duke e privuar, përveç nevojtarit, edhe veten nga të mirat e shumta të Allahut, në njërën anë, dhe nga ana tjetër nga një shërbim ndaj vëllait mysliman. Këtu qëndron arsyeja pse Lajmëtari n urdhëroi shokët që të ndërmjetësonin tek ai për nevojat e njerëzve, në mënyrë që t’iu përshpejtohej shpërblimi tek Allahu: «Ndërmjetësoni (tek unë për të) që të shpërbleheni…», sepse ndërmjetësimi qëllimmirë është i dashur dhe pranuar tek Allahu. Allahu thotë:

مَّن يَشْفَعْ شَفَاعَةً حَسَنَةً يَكُن لَّهُ نَصِيبٌ مِّنْهَا

“Kush ndërmjetëson për një çështje të mirë, do të ketë pjesë në shpërblimin e saj,…” [En Nisa: 85]

[Ndërmjetësimi me dobi të dyanshme për ndërmjetësuesin dhe të ndërmjetësuarin]

Ndërmjetësuesi i këtillë nuk është se realizon shpërblim të përshpejtuar vetëm për vete, por edhe për vëllain e tij e përshpejton një të mirë duke iu bërë kështu atij krah (ndihmëtar). Gjithashtu, ndërmjetësimi për vëllain mund jetë shkak -siç rëndom ndodhë- për ta përmbushur tërësisht ose pjesërisht atë që ke synuar prej tij. Kështu, angazhimi për mirëqenin e njerëzve, që besohet ose supozohet se mund të ndodhë, është:

e mirë e përshpejtuar për njeriun,
përsiatje për t’ia bërë shprehi nefsit ndihmën që duhet ofruar për të tjerët, dhe
një lloj parapërgatitje për ndërmjetësime tjera që besohet ose supozohet se mund të kenë sukses.

[Përfitime nga hadithi]

Angazhimi me çdo që largon pesimizmin dhe gjendjen dëshpëruese, sepse kërkesa dhe angazhimi janë adresë e shpresës dhe vetë shpresa për të arritur qëllimin. E kundërta (mos angazhimi për mirëqenien) nënkupton të kundërtën (pesimizmin).
Nxitja për t’i udhëzuar njerëzit në gjërat e mira dhe të dobishme
Ndërmjetësimi bëhet për gjërat që janë të detyruara për atë që ndërmjetësohet tek ai (mbretin, kryetarin…), sepse ata janë të obliguar që këto të drejta tua përmbushin njerëzve, madje edhe nëse nuk do të ndërmjetësohej fare. Në këtë rast, ndërmjetësimi është si një lloj përkujtimi për të çuar në vend këtë detyrë dhe obligim që kanë.
Mëshira e Lajmëtarit n dhe interesimi i tij për ithtarët dhe pasuesit që të realizojnë çdo të mirë të mundshme dhe të shpëtojnë nga çfarëdo e keqe dhe e lige. Kjo, krahas mijëra fakteve e dëshmive tjera, flet për butësinë, mëshirën dhe mirësjelljen e Lajmëtarit n me ne, sepse, e pranuam apo jo, çdo të mirë që e kemi, e kemi falë Zotit, së pari, pastaj mësimeve, udhëzimeve dhe këshillave të tij. Lajmëtari n kumtoi mesazhin, çoi në vend amanetin dhe e këshilloi ummetin.

[Dy llojet e caktimit të Allahut]

Nga pjesa e hadithit: «…sepse (pavarësisht ndërmjetësimit juaj) Allahu do të caktojë nëpërmjet gjuhës së të Dërguarit të Vet çfarë të dojë!» mësojmë se caktimi i Allahut është dy llojesh:

Kada kaderij ose përcaktim i përgjithshëm i cili përfshin të mirën dhe të keqen, respektin dhe kundërshtimin, veprat e mira dhe të këqija, atë që ka qenë dhe që do të jetë dhe çdo që gjë ka ndodhur në të kaluarën dhe do të ndodhë në të ardhmen.
Kada kaderij dinij ose përcaktim i reduktuar në vetëm atë që e do Allahu dhe i pëlqen.
Sigurisht, kjo që Lajmëtari n përmend në hadith, ka të bëjë me këtë llojin e dytë, sepse, Lajmëtari n është rob dhe i dërguar i Allahut, ka arritur gradat më të larta të adhurimit dhe ka çuar në vend misionin në mënyrën më të përsosur të mundshme, andaj fjalët, veprat, udhëzimi dhe morali i tij, që të gjitha, janë adhurim ndaj Allahut dhe të lidhura për kënaqësisë së Tij. Lajmëtari n nuk ka qenë prej atyre që kanë bërë vepra që nuk kanë pasur shpërblim a sevap të caktuar, e lëre më të ketë bërë vepra që nuk kanë qenë të urdhëruara. Kështu është puna me robin e dërguar prej Zotit, i cili e zgjodhi këtë gradë, që është më e larta, kur iu dha mundësia të zgjidhte ndërmjet të qenit i dërguar mbret apo të qenit rob i dërguar.[2]

[1] Transmetojnë Buhariu në Sahih, nr. 1432; 6028, dhe Muslimi në Sahih, nr. 2627.

[2] Autori aludon në hadithin ku Lajmëtari n thotë: “…Dua të jam rob dhe i dërguar (prej Zotit), jo mbret dhe i dërguar!” Pra, në shenjë modestie, ai zgjodhi të mos jetë mbret, edhe pse paralel me të ishte edhe pozita e Lajmëtarit. Për më shumë shih: Ibn Hibbani, nr. 6365; Imam Ahmedi, 2/231; Bezzari, 2462; Begaviu në Sherhu-s-Sunneh, 3/473; Albani në Essilsiletu essahihah, nr. 1002.


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013