Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
Urtësi: UDHËHEQJA DHE ADMINISTRIMI

UDHËHEQJA DHE ADMINISTRIMI
 
Abdul Kerim bin Muhammed El-Maliki
 
 
 
1. Kur të humb amaneti, prite kiametin! E si ndodhë humbja e amanetit? Kur çështja t’i dorëzohet njeriut jo kompetent. [Muhammedi alejhiselam]
 
2. Kush jep urdhra me urtësi, pranon respektin me lumturi.
 
3. Shëmbëlltyra është udhëheqje.
 
4. Lideri udhëheq me shëmbëlltyrë, jo me forcë.
 
5. Udhëheqja e mirë sjell pasues të sinqertë.
 
6. I pamoralshmi nuk mund të udhëheq.
 
7.  Mjerë për popullin që i lë mënjanë të diturit e i vë në krye injorantët. [Muhammed Gazali]
 
8. Udhëheqja nuk është teori por sjellje dhe vepra. [Harold Geneen]
 
9. Nëse të gjithë bëhemi lider, atëherë kush do ta sill gurin e mullirit për miell?!
 
10. Në mungesë të kuajve, qenve iu kemi vënë shala.
 
11. Kur të shkapërderdhen delet, udhëhiqen nga dhia e zgjebosur.
 
12. Administrimi është funksioni me të cilin arrihet tek qëllimi i dëshiruar në mënyrën më të mirë, me shpenzimet minimale, në kohën e duhura dhe me mjetet e duhura e legjitime. [David Livingstone]
 
13. Administrimi është art që fokusohet në udhëzimin, koordinimin dhe mbikëqyrjen e një grupi njerëzish për të kryer një punë ose realizuar një qëllim. [William Wait]
 
14. Esenca e administrimit është të paralajmërosh për gjërat para se të ndodhin. [Henri Fayol]
 
15. Nëse menaxherit ia raporton problemin, ti je thjesht një raportues. Nëse ia përcjell problemin me një propozim, ti je këshilltar. E nëse ia sjell ndërsa e ke zgjidhur atë, atëherë ti je lider. [Stephen Covey]  
 
16. Lideri nuk i ofron vetes justifikime.
 
17. Administrimi është t’i kryesh gjërat siç duhet ndërsa lidershipi është të kryesh gjërat e duhura. [Peter Drucker]
 
18. Udhëheqja ose lidershipi është të bindësh njerëzit të bëjnë punën që nuk kanë mundësi për ta bërë. [Harry S. Truman]
 
19. Lideri i suksesshëm është ai që i vë rrethanat në funksion të kauzës së tij.
 
20. Lidershipi është arti i marrjes së vendimit.
 
21. Prijësi nuk duhet të hidhërohet sepse hidhërimi është çelësi i shpatës dhe pendimit. [Ahnef bin Kajsi] 
 
22. Administrimi është arti i arritjes së sukseseve të shumta me shpenzime e harxhime minimale të kohës, mundit, energjisë dhe parasë.  
 
23. Sa keq kur gjërat e rëndësishme ngelin në mëshirën e gjërave të parëndësishme. [Johann Wolfgang von Goethe]
 
24.  Suksesi i liderit është peng i korrektësisë dhe realizmit të tij, jo shtirjes.
 
25. Lideri i vërtetë shquhet për fleksibilitet.   
 
26. Më mirë ma jep një ushtri delesh të udhëhequra nga një luan se një ushtri luanësh të udhëhequra nga një dele. [N. Bonaparte]
 
27. Lidershipi është aftësia për të prodhuar liderë.
 
28. Shpërblimi për një punë të kryer nënkupton motiv dhe forcë për të kryer një punë tjetër.
 
29. Aftësia dhe kapaciteti i liderit maten me aftësinë dhe kapacitetin e ndihmësve të tij.
 
30. Njeriu i duhur në vendin e duhur.
 
31. Nëse dikujt prej myslimanëve i ngarkohet një detyrë ndërsa ai ia delegon të drejtat atij që nuk është kompetent në kohën kur ka kompetentë, atëherë ai e ka tradhtuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij! [Omeri r.a.][1]
 
32. Allahu ndalon me sulltan atë që nuk e ndalon me Kur’an[2]. [Uthmani r.a.]
 
33. Udhëheqja nuk është vetëm titull dhe as pozitë. Udhëheqja para së gjithash është përgjegjësi.
 
34. Peshku prishet në kokë.
 
 
 
 
===================================
 
[1] Në fakt, si thënie, është hadith profetik.
 
[2] Thënia flet për rëndësinë e ligjit dhe aplikimin e tij sepse jo gjithmonë ndërgjegjja i ndal njerëzit prej të këqijave dhe mëkateve. 


VIDEOS / YOUTUBE
Devotshmeria synim kryesor i agjerimit Vlera e kohes Monumente besimi ne agjerim Edukimi seksual i femijeve
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013