Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
KËSHILLA E URTËSI NGA FUDAJL IJADI

KËSHILLA E URTËSI NGA FUDAJL IJADI

Burimi: Sijer a’lam en-nubela, 8/442

 

Sot, mbi faqen e dheut, nuk ka mbet më i mirë se Fudajli.
Abdullah bin Mubareku 

 

  1. Nuk ka zbukurim më të mirë për njerëzit se zbukurimi me sinqeritet dhe kërkim të hallallit.
  2. Kush ia ka frikën Allahut, nuk e dëmton asgjë. Kush nuk ia ka frikën Allahut, nuk i bën dobi asgjë. 
  3. Frika e robit ndaj Zotit duhet të jetë në proporcion me njohjen e tij për Të. Asketizmi në dynja duhet të jetë në proporcion me dëshirën për ahiret. 
  4. Kush vepron sipas asaj që di, Allahu do ta bekojë edhe për mësimin e asaj që nuk e di. 
  5. Besimin do ta përsosësh atëherë kur fesë i jep përparësi para dynjasë. 
  6. Ta braktisësh një vepër për njerëz është rija (syefaqësi) ndërsa të bësh vepra për hatër të tyre është shirk (idhujtari). 
  7. E djeshmja është shembull, e tanishmja është punë, e nesërmja është shpresë. 
  8. Për aq sa zvogëlohet mëkati në syrin tënd, rritet tek Allahu, dhe, për aq sa rritet në syrin tënd, zvogëlohet tek Allahu. 
  9. Frika, për robin e shëndoshë, është më me vlerë se shpresa. Kjo e fundit bëhet më me vlerë vetëm kur t’i vijë vdekja robit. Fudajl Ijadi
  10. Imam Dhehebiu duke e shpjeguar këtë thënie thotë: Kjo mbështetet në thënien pejgamberike: “Askush të mos vdes ndryshe vetëm se duke ndarë mendim të mirë për (duke shpresuar në) Zotin.”  
  11. Sikur të kisha vetëm një lutje të pranuar, do ta ruaja për prijësin sepse, nëse prijësi është i drejtuar, është edhe populli. 
  12. Besimtari lakmon por nuk ka zili. Lakmia (gibtah – në kuptim që ta kesh edhe ti një të mirë që e ka dikush) është pjesë e besimit, ndërsa zilia (hasedi) pjesë e hipokrizisë. 
  13. Kush vepron sipas asaj që di, nuk ka nevojë për atë që nuk di. (Në fakt) Kush vepron sipas asaj që di, Allahu do ta bekojë për ta mësuar edhe atë që nuk di.  
  14. Pasha Krenarinë e Tij, edhe po të më fuste në xhehenem, prapë nuk do ta humbi shpresën se do të më dërgojë në Xhennet! 
  15. Devotshmëria (ver’i) është në braktisjen e ndalesave; adhurimi është në kryerjen e farzeve; modestia është në nënshtrimin ndaj të vërtetës.  
  16. Zemrave tuaja iu është pezulluar shijimi i ëmbëlsisë së imanit derisa ta braktisin luksin e dynjasë – të bëhen zahidë. 
  17. Sa shumë do të doja që të përhapej lajmi për vdekjen time në mesin e njerëzve e të mos përmendesha më. 
  18. Pjesë e moralit të Pejgamberëve (alejhimuselam) kanë qenë mirësjellja, maturia dhe namazi i natës. 
  19. Mjafton Allahu si i Dashur, Kur’ani si shoqërues, vdekja si këshillë, droja nga Zoti si dije dhe vetëmashtrimi me vepra si injorancë. 
  20. Dy cilësi e bëjnë zemrën të vrazhdë: ushqimi i tepërt dhe fjalët e shumta. 

 


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013