Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
TË VËRTETA PËRKITAZI ME VDEKJEN

TË VËRTETA PËRKITAZI ME VDEKJEN

Në ligjëratën e kaluar kemi folur për parapërgatitjen që duhet bërë besimtari për vdekjen. Por, është interesante dhe për keqardhje gjithsesi, se, ndonëse dihet që vdekja vjen, prapë njerëzit neglizhojnë përgatitjen për të. Kësisoj, për të mos lejuar që besimtarët të jenë viktima të neglizhencës, harrimit dhe mospërgatitjes për vdekjen,do t’i përmendim dhjetë të vërteta përkitazi me vdekjen, e që janë vërtetuar edhe nga shkenca. Besojmë se me lejen e Allahut do të jenë një motiv i fortë për tu përgatitur për këtë proces që është i pashmangshëm për secilin prej nesh.  

1) VDEKJA NUK SHTYHET

Në brendësi të çdo qelize të trupit tonë është ora biologjike, e cila funksionin sipas një programi perfekt. Ajo menaxhon me të gjitha proceset vitale, duke filluar nga lindja e deri në vdekje. Shkencëtarët kanë nënvizuar se ky program që gjendet në qeliza funksionon për mrekulli. Ai nuk i shmanget këtij rregulli kurrë. Madje, ai ka të paracaktuar edhe shifrën e rrahjeve, që nënkupton se nuk rrah as më shumë dhe as më pak. Pas rrahjes së fundit, vjen vdekja, e cila nuk shtyn as edhe për një çast. A nuk është për tu mahnitur nga bukuria e shpjegimit hyjnor në ajetin i cili na e përshkruan momentin e vdekjes:

فَإِذَا جَاءَ أَجَلُهُمْ لَا يَسْتَأْخِرُونَ سَاعَةً ۖ وَلَا يَسْتَقْدِمُونَ

...e kur të vijë afati i tyre, për asnjë moment nuk mund ta vonojnë as ta ngutin.“ (en-Nahl, 61)

2) VDEKJA ËSHTË E KRIJUAR

Pas studimeve të shumta dhe të gjata, shkencëtarë kanë vërtetuar se programi i vdekjes së qelizës është krijuar me vet qelizën. Shkencëtarët kanë vërtetuar se vdekja është e krijuar tamam sikur jeta, dhe, sikur të mos ekzistonte ajo, nuk do të ekzistonte as jeta. Këtë gjë, qartë dhe thuktë, e gjejmë në Kur’an. Allahu ka thënë:

الَّذِي خَلَقَ الْمَوْتَ وَالْحَيَاةَ لِيَبْلُوَكُمْ أَيُّكُمْ أَحْسَنُ عَمَلًا ۚ وَهُوَ الْعَزِيزُ الْغَفُورُ

Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t'ju provuar se cili prej jush është më vepërmirë. Ai është ngadhënjyesi, mëkatfalësi.“ (el-Mulk, 2)

3)  PLEQËRIA NUK KA SHËRIM

Shumica e dijetarëve vërtetojnë se pleqëria është mënyra më e mirë e përfundimit natyral të jetës. Çdo përpjekje për të zgjatur jetën jashtë kufijve të caktuar do të ketë pasoja, më e vogla e të cilave do të jetë kanceri. Shkencëtarët thonë: “Çdo përpjekje për të arritur përjetshmërinë, nënkupton veprim të kundërt me natyrën.” Se pleqëria nuk shërohet na ka mësuar edhe i Dërguari i Allahut. Imam Ahmedi transmeton se Muhammedi [alejhis salatu ves selam] ka thënë: “Kurohuni, o ju robër të Allahut, ngase Allahu nuk ka lënë sëmundje pa i caktuar edhe shërimin, më përjashtim të njërës: pleqërisë.”

4) VDEKJA ËSHTË PROCESI NATYRORE I MBARIMIT TË KRIJESAVE

Ekziston një program i caktuar të cilin Allahu e ka vënë në çdo qelizë të trupit dhe i cili është përgjegjës për zhvillimin e qelizës, ndarjen e saj dhe raportet me qelizat tjera. Kur shkencëtarët kanë provuar zgjatjen e jetës së qelizës, kanë vënë re se ajo është shndërruar në kanceroze dhe ka shpërthyer. Shkencëtarë janë bindur se vdekja është fundi natyral i të gjitha krijesave. Këtë e ka vërtetuar edhe Kur’ani. Allahu ka thënë:

أَيْنَمَا تَكُونُوا يُدْرِككُّمُ الْمَوْتُ وَلَوْ كُنتُمْ فِي بُرُوجٍ مُّشَيَّدَة

Kudo që të jeni vdekja do t'ju kapë, po edhe në qofshi në pallate të fortifikuara...” (en-Nisa, 78)

5) VDEKJA NUK MUND TË NDALET

Zgjatja e jetës së njeriut i ka shtyrë shkencëtarët që të merren edhe me shiritin gjenetik (DNA). Kanë bërë eksperimente me mizën, respektivisht zgjatjen e jetës së qelizave, por kanë parë se ato janë shndërruar në qeliza kanceroze. Jo vetëm që nuk e kanë ndalë vdekjen, porse e kanë vështirësuar edhe formën e ndodhjes së saj. Eksperimentet kanë dështuar edhe me qelizat e njeriut. Ato janë kthyer në qeliza vrasëse. Shkencëtarë janë dorëzuar para të vërtetës se vdekja nuk mund të ndalet. Allahu ka thënë:

كُلُّ نَفْسٍ ذَائِقَةُ الْمَوْتِ

Secili njeri do të shijojë vdekjen...“ (Ali Imran, 185)

6) VDEKJA SI PROVË E EKZISTIMIT TË ALLAHUT

Prej mëshirës së Allahut është se ka caktuar që vdekja të jetë fund i natyrshëm për çdo krijesë.

كُلُّ شَيْءٍ هَالِكٌ إِلَّا وَجْهَهُ ۚ لَهُ الْحُكْمُ وَإِلَيْهِ تُرْجَعُونَ

Çdo send zhduket e Ai jo. Vetëm Atij i takon gjykimi dhe te Ai do të ktheheni!“ (el-Kasas, 88)

Por, çfarë thotë shkenca moderne? Shkencëtarët thanë se jeta nuk është më shumë e rëndësishme se vdekja. Ata kanë vërtetuar se në çdo qelizë është ora biologjike përkatëse. Paramendoni një krijesë sikur njeriu që punon njëqindtrilion orë, kush është ai që organizon këtë punë dhe funksion, kush është ai që ruan ato nga defektet dhe parregullsitë, kush mbikëqyrë dhe menaxhon me to, kush pajis me fuqi për punë? A mund ta bëjë këtë ndonjë njeri?! Është Allahu Ai që e bënë këtë. “

Përfundim

Siç po vërejmë, vdekja është e pashmangshme. Atë nuk mund ta ndalë asgjë, andaj, derisa puna është kështu, le të përgatitemi për vdekjen. Le të punojmë për atë ditë, pas të cilës nuk ka kthim prapa!


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013