Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
PO QUMËSHTI KU MBETI?

PO QUMËSHTI KU MBETI?

 

Një lider, në përpjekje për ta luftuar thatësinë dhe urinë që kishin kapluar vendin, kërkoi diçka interesante nga qytetarët.

Do ta vendosi një enë të madhe në qendër të vendit ndërsa nga ju, secili veç e veç, kërkoj që të shkoni dhe ta derdhni nga një gotë qumësht.

Fshatarëve iu duk kërkesë e çuditshme por iu përgjigjën me të madhe. Në mbrëmje, kur errësira kishte mbuluar gjithçka, ata shkuan dhe derdhën gotat në enë.

Në mëngjes lideri shkoi tek ena por kur e hapi mbeti i shtangur. Çfarë të shihte. Ishte e tëra ujë. U çudit dhe me habi pyeti: Ku mbeti qumështi? Përse secili nga banorët kishte mbushur gotën me ujë e jo me qumësht?!

Përgjigja qëndron në mentalitetin sipas të cilit kanë vepruar ata. Secili prej tyre ka menduar në vete: Nëse unë e vë një gotë me ujë dhe në atë enë të madhe me qumësht nuk do të vërehet fare.

Kështu, duke menduar secili se vetëm ai është që kishte gotën me ujë e jo me qumësht, ena u mbush vetëm me ujë. Për pasojë, varfëria kaploi këtë vend dhe një pjesë e madhe e tyre vdiqën.

 

Imazh: Një djalosh i ri e pyeti një biznesmen për sekretin e suksesit të tij. Ai iu përgjigj: Durimi është sekreti i suksesit. Çdo gjë është e mundshme të kryhet nëse pajisesh me durim. Por –ndërhyri djaloshi- ka një gjë të vetme që nuk mund ta realizosh, sado që të kesh durim. Ujin nuk mund ta bartësh me sitë sado që të kesh durim. Edhe këtë mund ta bësh- ia ktheu biznesmeni dhe shtoi: vetëm se duhet të presësh derisa uji të bëhet akull.

 


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013