Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
KËSHTU VEPROJNË MILIONERËT

KËSHTU VEPROJNË MILIONERËT

 

Një milioner amerikan shkoi në një bankë në Nju Jork për të marrë një kredi në vlerë prej pesëmijë dollarësh. Dëshironte të udhëtonte jashtë vendit për punë private andaj i duhej një borxh. Agjenti i kredive në bankë kërkoi nga ai që të linte një peng. Biznesmeni e la veturën e tij të shtrenjtë, Rolls-Royce. Agjentit nuk i besohej. I kontrolloi dokumentet e veturës dhe pa se gjithçka ishte në rregull. Kështu, e pranoi veturën si peng. Drejtori i bankës u tall me biznesmenin. Po e lë peng një veturë që ka vlerën 250,000 dollarë për një kredi prej vetëm pesëmijë dollarëve. Zyrtari i bankës e mori çelësin dhe e dërgoi veturën në parkingun e bankës në katin e nëndheshëm.

Kur kaluan dy javë, biznesmeni u kthye, e pagoi kreditin dhe kamatën prej vetëm 15,41 dollarëve. U takua me drejtorin e bankës i cili e pyeti: Kemi shikuar në të dhënat dhe llogaritë tua bankare. Kemi gjetur se jeni milioner, më thuaj pse e more këtë kredi kaq të vogël? Biznesmeni iu përgjigj: Kisha punë private urgjente në Evropë. Nuk kisha ku ta lija veturën në një vend të sigurt. Mora kredi prej jush, jo për tjetër, por që të ma ruani veturën. E ti tani më thuaj ku mund të gjesh në tërë Nju Jorkun një vend që ta ruan veturën më sigurt se tek ju dhe atë për vetëm pesëmbëdhjetë dollarë?

 

Imazh: Njeriu i mërzitshëm është përshkruar si tip që flet kur duhet të hesht ose që të merr kohën ndërsa në këmbim nuk të dhuron asgjë që të disponon.

 

 

Dr. Halid bin Salih el-Munif ‘Meuid mea el-hajat’, f. 23.

 


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013