Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
KOSTOJA E PËRVOJËS

Pas një periudhe goxha të gjatë lundrimi, një anije pësoi defekte që, pronarëve, iu duk sikur do ta nxirrnin nga përdorimi. Kërkuan ndihmën e inxhinierëve të kompanisë për të rregulluar problemet me motorin por askush prej tyre nuk ia doli ta bënte këtë. Filluan të interesohen për ndonjë mjeshtër të zotin të anijeve. Dikush ua dha emrin e një mjeshtri të vjetër që kishte kaluar pjesën më të madhe të jetës në anije. E kontaktuan, i treguan për problemin e anijes dhe kërkuan që të vinte. Në port, me një çantë përplot me instrumente, erdhën një i moshuar që në sytë e pronarëve nuk dukej si mjeshtër që mund ta rregullonte problemin. E morën në anije dhe e dërguan në pjesën ku është i vendosur motori. Njeriu filloi ta kontrollonte çdo pjesë të motorit por pa ndërruar as edhe një fjalë të vetme me askënd. Kjo i bëri edhe më skeptikë pronarët e anijes dhe ua shoi shpresat se ai mund ta ndreqte anijen. Në fund, njeriu e nxori një çekan të vogël dhe në një pjesë të caktuar goditi dy tre herë dhe iu tha pronarëve: provoni ta ndizni motorin. E ndezën dhe motori filloi të punonte për mrekulli. Njeriu mblodhi mjetet dhe pa folur me askënd u largua.

Image result for ship

Pas një jave, pronarëve ua dërgoi një faturë, e cila ua ndali frymën. Kërkonte dhjetëmijë dollarë për shërbimin e bërë. Si mund të kërkonte një shumë kaq të madhe për një punë aq të vogël që kishte bërë?! Kërkuan tua dërgonte një faturë të detajuar me punët që kishte bërë. Ua dërgoi një faturë në të cilën shkruante:

·        2 dollarë për goditjet me çekan,

·        9998 dollarë për njohuritë se ku duhej goditur saktësisht me çekan.  

Angazhimi është shumë me rëndësi por dija se ku duhet shpenzuar energjinë është më me rëndësi.

 

Imazh: Sa lehtë është të jesh i mençur kur të ketë kaluar një kohë e gjatë.

 

 

Dr. Halid bin Salih el-Munif ‘Meuid mea el-hajat’, f. 47.


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013