Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
KAFEJA PARA FILXHANËVE

Të diplomuarit e një universiteti, që kishin kohë të gjatë pa u parë e takuar, lanë një takim në shtëpinë e njërit prej profesorëve të tyre të vjetër. Kishin kaluar vite ndërsa ata tani kishin arritur suksese dhe pozita goxha të larta. Pas përshëndetjeve të ngrohta ndërmjet vete filluan të flasin për problemet me të cilat ballafaqohen, për presionin në punë dhe stresin e madh që po iu shkaktonte kjo. Profesori vetëm i dëgjonte dhe, pa bërë zë, u çua e shkoi në kuzhinë. Mori një ibrik me kafe dhe disa filxhanë të ndryshëm në lloje dhe dekorim. Në fakt, disa prej filxhanëve ishin të rrallë dhe shumë të shtrenjtë ndërsa disa ishin të thjesht, të tillë çfarë mund t’i gjesh edhe në shtëpinë më të varfër.

Urdhëroni, shërbehuni vetë!- iu tha profesori.

Të gjithë ngarendën për të marrë filxhanët më të mirë. Morën kafenë e pasi u ulën profesori iu drejtua: A e patë se si, krejt natyrshëm, ngarendët të merrni filxhanët më të bukur ndërsa latë të tjerët. Kjo është ajo që iu shkakton stres dhe mundim. Ju në fakt kishit nevojë për kafe e jo për filxhanë (të caktuar) por nxituat të merrnit filxhanët më të mirë duke iu ngelur sytë gjithnjë tek filxhani i tjetrit. Nëse, kushtimisht, kafeja është jeta atëherë gotat, në kuptim të postit, pasurisë, pozitës shoqërore, janë mjetet, të cilat nuk mund t’ia ndryshojnë shijen kafesë. Kjo ndodhë vetëm atëherë kur ju jepni shumë pas përzgjedhjes së filxhanëve dhe shikimit shpërqëndrues në filxhanët e të tjerëve, gjëra këto që bëjnë të duket sikur kafeja juaj ka shije të hidhur.
Image result for filxhanë kafe

Këshilla ime për ju është që të mos përkushtoheni pas filxhanëve në llogari të shijimit të kafesë. Po kështu, mos i gjykoni njerëzit kurrë nga jashtë, nga pamja dhe fiziku i tyre.

 

Shkrepje: Një i urtë paskësh thënë: Nuk mjafton vetëm të jesh në rrugën e drejtë por edhe të ecësh në të, ndryshe, po nuk lëvize, të tjerët të tejkalojnë.

 

 

Dr. Halid bin Salih el-Munif ‘Meuid mea el-hajat’, f. 46.


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013