Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
Urtësi dhe këshilla

Urtësi dhe këshilla

(https://sedatislami.files.wordpress.com/2020/07/utesi-july2020.pdf)

 

1.  94% e dështimeve ndodhin, jo pse njerëzit heqin dorë për ta realizuar një punë të caktuar, porse ata shpërfillin sistemin apo programin sipas të cilit duhet të kryhet ajo punë.

2. Ai që nuk lexon libra të mirë është baras me atë që nuk lexon fare.

3. Allahun xh.sh., dhe ahiretin mos i harro kurrë. Aliu r.a.

4. Atë që ke dëshirë ta kesh në ahiret, jepe sot. Atë që ke frikë ta kesh në ahiret, braktise sot. Seleme bin Dinar

5. Bindja se bota do të trajtojë me mirësjellje për shkak se ti je njeri i edukuar e i mirë i ngjason bindjes se luani nuk do të të hajë për shkak se ti je vegjetarian.

6. Çdo moment të stërvitjes e kam urryer por i kam thënë vetes: mos u dorëzo, lodhu tani pak që pjesën tjetër të jetës ta jetosh si hero. Muhammed Ali

7. Dëmin që një magjistar nuk mund ta bëjë për një vit, një bartës i fjalëve dhe gënjeshtar e bëjnë për një orë. [Jahja bin Kethiri, Behxhetu el-mexhalis, 1/403]

8. Dështimi është erëza e cila suksesit i jep shije.

9. Dështimi është shansi i vetëm që ta jep mundësinë përsëri të fillosh nga e para me më shumë përvojë e zgjuarsi. Henry Ford 

10. Diku në mes të dhimbjes fshihet diç që na gëzon andaj ji optimist!

11. Dikush i tha një urtari: Na e përshkruaj shpëtimin? Tha: Të të kalojë dita ndërsa nuk ke bërë asnjë mëkat!

12. Disa njerëz presin të ndodhë diç që të ndryshojnë ndërsa disa të tjerë ndryshojnë kur të goditen nga ndonjë gjë e dhimbshme apo kur të ndryshojnë rolet e tyre në jetë. Ndryshimi i vërtetë ndodhë vetëm atëherë kur të jetë rezultat i pjekurisë, meditimit, ngritjes së vetëdijes, vullnetit dhe ndjenjës së përgjegjësisë. Tarik Suvejdani

13. Distanca e largët nuk paraqet vështirësi. Vetëm hedhja e hapit të parë paraqet vështirësi.

14. Do të dëgjosh rrëfime të shumta për #lumturinë por mos harro atë do ta gjesh vetëm në #adhurimin për Zotin tënd!

15. Dy gjëra mos i përmend kurrë: mirësinë që ia ke bërë dikujt dhe të keqen që ta ka bërë dikush. Aliu r.a.

16. Dy gjëra shkaktojnë vrazhdësinë e zemrës: fjalët e tepërta dhe ushqimi i tepërt. [Fudajl b. Ijadi, Reudatu el-ukala, 68]

17. Dy gjërave mos ia ke frikën sepse janë në dorën e Allahut: rrizkut dhe vdekjes. Aliu r.a.

18. E ardhmja i përket atyre që përgatiten për të sot. Malkolm X

19. E pyetën një urtar: Cili është sekreti i buzëqeshjes sate? Turpërohem të shfaqi shenja brenga a mërzie ndërsa puna ime është në dorën e Allahut! – u përgjigj. 

20. Ëndrrat janë të vërteta, miqtë e mi! Vetëm dështimi për t’i realizuar ato është mashtrim. Toni Cade Bambara

21. Fillo nga ajo që është e domosdoshme, për të kaluar më pas tek ajo që është e mundshme, për të përfunduar kështu së realizuari atë që shihet e pamundur. 

22. Frikësimi dhe kërcënimi janë parim dominues në botën arabe (dhe jo vetëm sh.p.). Pushtetari ushtron kërcënimin në emër të ruajtjes së sistemit; kleri në emër të ruajtjes së fesë, intelektuali në emër të luftimit të prapambetjes. Të gjithë këta janë përgjegjës për vazhdimin e kësaj tiranie dhe shndërrimin e saj në kulturë dominuese në nivel pushtetarësh dhe popujsh. Dr. Xhemal AbduSettar

23. Gjuha është egërsirë që shqyen: nëse njeriu  e lidh, shpëton, ndryshe, nëse heq dorë prej (përkujdesej ndaj) saj, e kafshon. Gënjeshtari zbulohet nga gjuha e vet. [Ibn Hibbani, Reudatu el-ukala, 81]

24. Heronjtë nuk bëhen në salla fitnesi. Heronjtë bëhen nga diç që qëndron e zhytur thellë në brendësinë e tyre: vullneti, dashamirësia dhe vizioni. Muhammed Ali

25. Heshtja ndonjëherë vlerësohet me njëqind përgjigje. (përkthim)

26. I padobishëm nuk është vetëm ai që nuk punon fare por edhe ai që kryen një punë ndërsa ka mundësi ta kryejë një tjetër më të mirë. Sokrati

27. I suksesshëm është ai që ndërton kalanë e suksesshme nga gurët me të cilët e kanë gjuajtur armiqtë. David Brinkley

28. Ideja shkurtimisht: vendose një qëllim dhe mos hiq dorë derisa ta realizosh. Haule Kazvini

29. Jeta është thjesht një seri e problemeve të ndryshme dhe të pandalshme, por ajo që ka rëndësi është si ndikohemi ne prej tyre.

30. Jeta nuk na dhuron tërë atë që duam kështu që pajto me atë që Allahu ka caktuar për ty!

31. Jeta o do të jetë një aventurë e guximshme e nuk do të jetë asgjë.

32. Ji i vendosur për të arritur qëllimet, pavarësisht vështirësive!

33. Ji me Allahun që të jetë me ty!

34.  Jo çdo gjë që thuhet meriton vëmendje andaj perfeksionoje artin e shpërfilljes ndaj të parëndësishmes.

35.  Jo çdo gjë që thuhet meriton vëmendje. Disa gjëra thjesht shpërfilli.

36. Kam mësuar se mendja është sikur ara dhe se çdo ide që e përpunon për kohë të gjatë është sikur procesi i ujitjes. Ne nuk do të korrim tjetër pos ideve që kemi mbjellë, të mira apo të këqija qofshin. Kifah Fejjad

37. Kam mësuar se mendja i ngjan arës ndërsa idetë farërave. Atë që e mbjellim, e korrim. Kefah Fejjad

38. Ke besim në Allahun se Ai të ndihmon dhe përkrahë në çdo kohë!

39. Kurrë mos u përlajë me derrin në baltën e tij, që të dëfrehet ai dhe të fëlliqesh ti! (urtësi angleze)

40. Kush mund ta perfeksionojë durimin, mund ta perfeksionon çdo gjë tjetër. Andrew Carnegie

41. Kush nuk gjen guxim të mjaftueshëm për t’iu qasur rreziqeve, kurrë nuk do të arrijë asgjë në jetën e vet. Muhammed Ali 

42. Kush të garon në fe, garoje. Kush të garon në dynja, hidhja në qafë atë. Hasan Basriu

43. Le ta dëgjojnë përherë veprat tua zërin e qëllimit tënd më të lartë! Haule Kazvini

44. Mendjet e mëdha kanë qëllime, të tjerat kanë dëshira. Washington Irving

45. Mendoje të kaluarën dhe ëndërroje të ardhmen por (vetëm) të tashmen jetoje. Stiv Xhobs

46. Më me rëndësi se të lëvizësh përpara shpejtë është të lëvizësh në drejtimin e duhur. Tomas Edisoni

47. Mësohu që gjithnjë të ndërmarrësh iniciativa. Ji veprimi, jo kundërveprimi. Dale Carnegie

48. Mos e adhuro Allahun që të të jep, adhuroje që ta bësh të kënaqur, sepse, nëse e arrin kënaqësinë e Tij, begatitë e Tij ndaj teje do të jenë pafund!

49. Mos e ndërto #lumturinë tënde mbi mjerimin e të tjerëve dhe mos i bë padrejtësi askujt që të justifikosh gabimet tua. Ndërtoje lumturinë larg dëmtimit të të tjerëve. (përkthim)

50. Mos ia trego sekretin tënd askujt tjetër pos Allahut xh.sh., dhe vetes sate. Aliu r.a.

51. Mos ke frikë nga planet e njerëzve sepse e tëra që mund të bëjnë është ta realizojnë vullnetin e Zotit. Sharavi

52. Mos kërko që gjërat të jenë më të lehta por që ti të jesh më i kompletuar.

53. Mos shpreh keqardhje pse i ke trajtuar të tjerët mirë ndërsa ata të kanë trajtuar keq sepse, në fund të fundit, Allahu do të llogarit ty sipas nijetit që pasur dhe ata sipas nijeteve që kanë pasur. Muhammed Mutevli Sha’ravi 

54. Mos thuaj kam dështuar por thuaj ende nuk ia kam dalë!

55. Mos u bë pesimist, sado që të kesh vështirësi! Mbështetu në Atë që nuk vdes kurrë!

56. Mos u lidh për të kaluarës sepse po të ishte e mirë nuk do të ndahej.

57. Mos u mbështet shumë tek njerëzit sepse edhe hija jote në vende të errëta të braktisë. (fjalë arabe) 

58. Mund të jetosh pa shikim por jo edhe pa shpresë.

59. Mund të mos kesh mundësi të mbash nën kontrolle rrethanat por mendimet po. Mendimi pozitiv sjell veprimin pozitiv, ndërsa bashkë sjellin rezultate pozitive. Ibrahim Fekij

60. Mund të ndihesh i dëshpëruar nëse dështon por më keq shumë do të ndihesh nëse fare nuk provon. Beverly Sills

61. Mund të thuhet përgjithësisht se njeriu me suksesin më të madh në jetë është ai që posedon me informacionet më të mira.  Benjamin Disraeli

62. Ndryshimet modeste në rutinën tonë ditore mund të realizojnë suksese të mëdha në të ardhmen.

63. Në dynja përpiqu t'i kënaqësh vetëm dy veta: nënën dhe babanë. Aliu r.a.

64. Në fatkeqësi e vështirësi ngushëllohu me durim dhe namaz. Aliu r.a.

65. Nëse ai që ka baba ndihet i sigurt, si të mos ndihet besimtari që ka Allahun?! Sha'ravi

66. Nëse e sheh një të varfër në vendet islame, dije se ekziston një i pasur që ka vjedhur pasurinë e tij. Sha'ravi

67. Nëse ende nuk keni një qëllim, atëherë qëllimi juaj i parë le të jetë vendosja e një qëllimi. William Shakespeare

68. Nëse nuk ke asnjë kundërshtar a ziliqar, atëherë ti je dështak! Sha'ravi

69. Nëse nuk ke fituar vëmendjen e të tjerëve, dije se mesazhi yt nuk është përcjellë siç duhet.

70. Nëse nuk mund ta thuash të vërtetën, mos i duartrokit të keqes! Sha'ravi

71. Nëse nuk përpiqesh të bësh diç përtej asaj që e zotëron, atëherë ti nuk do të avancosh kurrë.

72. Nëse tek ti ekziston dëshira e vërtetë për të braktisur çfarëdo zakoni të keq, atëherë kjo nënkupton se ti je shëruar prej atij zakoni 51%. Teodor Rozvellt

73. Nga e sotmja merr mësim, nga e kaluara përvojë. Selman Audeh

74. Nuk e di sekretin e suksesit ndërsa atë të dështimit po; përpjekjen për t’i kënaqur të gjithë. Bill Cosby

75. Nuk ekziston ndonjë hap i vetëm gjigant që ka realizuar suksese. Jo, ekzistojnë shumë hapa të vegjël që të çojnë tek suksesi. Arthur Koestler

76. Nuk ka gjë më të dashur për shpirtin e besimtarit se kur sheh gruan deh fëmijët e vet të përkushtuar në fe. Muhammed bin Ka’b el-Kuredij, sipas: Tefsir el-Begavij, 2/99.

77. Nuk ka njeri të dobët. Ka vetëm njerëz që nuk janë të vetëdijshëm për kapacitetet e tyre. Leo Tolstoi

78. Nuk ka njeri të dobët. Ka vetëm njerëz që nuk janë të vetëdijshëm për kapacitetet e tyre. Leo Tolstoi

79. Nuk mund ta realizosh një gjë të madhe nëse nuk ushqen dashuri për të.

80. Njerëzit kanë më shumë nevojë për dije se për ushqim e pije, sepse, nëse gjatë ditës kemi nevojë një ose dy herë për ushqim, për dije kemi nevojë në çdo frymëmarrje. Imam Ahmedi

81. Njerëzit nuk dështojnë për mungesë kapacitetesh por për mungesë disipline.

82. Njeriu me vetëbesim thotë: kjo punë paksa e rëndë por e mundshme, ndërsa ai që vuan nga mungesa e vetëbesimit thotë: e mundur por duket e vështirë.  Thomas Carlyle

83. Njeriu pa qëllim sikur anija pa timon; nuk zgjat shumë e përplaset për shkëmbinjve.

84. Një natë, Hasan Basriu ndërsa lutej e përsëriste shpesh këtë dua: O Allah, fale atë që më ka bërë padrejtësi! Dikush që e dëgjoi duke e bërë duanë, e pyeti: Po lutesh për ata që të kanë bërë padrejtësi aq shumë saqë më bëre të dëshiroja të isha unë ai që të kam bërë padrejtësi! Si të mos lutem, kur Allahu thotë në Kur'an: "...e kush falë dhe pajton, shpërblimi i tij është te Allahu..." (Shura: 40)

85. Objektivat nuk janë të nevojshme thjesht për të na motivuar por edhe për të na mbajtur gjallë.

86. Optimizmi është arti të cilin e zotërojnë vetëm ata që kanë shumë besë në ndihmën e Allahut xh.sh. (përkthim)

87. Padrejtësia ndokund, është kërcënim ndaj drejtësisë gjithkund. Martin Luter King

88. Pas mbështetjes në Zot, nuk ka gjë që sjell suksesin më shumë se insistimi dhe këmbëngulja, sepse ato tejkalojnë çdo sfidë e pengesë.

89. Pavarësisht situatave, sfidave dhe faktorëve të jashtëm, ti duhet të kesh ndjesi pozitiviteti çdoherë. Ibrahim Fekij

90. Pengesat janë ato gjërat e frikshme që fillon t’i shikosh vetëm kur ta kesh larguar shikimin nga qëllimi yt. Henry Ford

91. Pengesë kryesore për realizimin e sukseseve tek shumë njerëz nuk janë sfidat që hasin në rrugë por hamendja dhe frika për t’ia filluar. Abdulkerim Bekkar 

92. Për të zbuluar kontinente të reja, fillimisht duhet ta bindësh veten se do të lundrosh në ujëra pa mos pasur mundësi ta shohësh bregdetin për kohë të gjatë.

93. Përvoja është ajo që fitohet atëherë kur nuk fitohet ajo që ke synuar.

94. Përvoja nuk është ajo që na ndodhë por ajo që ndërmerr njeriu kur t’i ndodhë diçka.

95. Po të përgojoja dikë, do ta përgojoja nënën time, sepse ajo meriton më së shumti sevapet e mia. Imam Shafiu

96. Pranoji sfidat që të përjetosh ekstazën e fitores. George S. Patton

97. Prapa çdo suksesi fshihen mijëra përpjekje të rëndomta të cilat nuk i sheh dhe vlerëson askush.

98. Problemet, në fakt, janë forca jote pozitive e cila fshehurazi përpiqet të ta mësojë një gjë të caktuar, andaj mos i injoro!

99. Punët e mëdha nuk kryhen me forcë por me përpjekje dhe insistim. Samuel Xhonson

100. Që të keni vepra të pastra, pastrojeni shpirtin më parë. Omer b. Abdul Aziz

101. Që të kesh sukses, dëshira për suksesin duhet ta mund frikën për dështimin.

102. Sekreti i ndryshimit fshihet në orientimin e kapacitetit tënd për të bërë një punë të re, jo për ta luftuar atë që ka kaluar. Dan Millman

103. Sekreti i suksesit fshihet në të qenit i pathyeshëm në qëllimin që ke. Benjamin Disraeli

104. Sekreti i suksesit qëndron në shfrytëzimin e dhimbjes dhe kënaqësisë në vend që të lejosh ato të të shfrytëzojnë ty. Tony Robbins

105. Sukseset e mëdha kanë nevojë për shumë duar. Ai që ka frikë lartësitë, do të jetojë përherë poshtë.

106. Suksesi nuk është rezultat i shmangies së çdo gabimi por rezultat i mos përsëritjes së një gabimi dy herë. Xhorxh Bernard Shou

107. Suksesi nuk kërkon shumë dituri; suksesit i duhet urtësia. Thomas Henry Huxley

108. Shanset janë të shumta por nuk qëndrojnë përgjithmonë para dyerve tona. Abdullah Shiti 

109. Shikoje jetën me optimizëm! Qarja dhe ankesat e shumta për problemet që na shfaqen në rrugë bëjnë që koha dhe angazhimi ynë intelektual të na shkojnë kot.

110. Shpeshtojeni lutjen: "O Allah, më fal mua dhe prindërit e mi!" sepse ajo përmbledh dy adhurime: kërkimin e faljes dhe mirësjelljen me prindërit. Sha'ravi

111. Shumë raste dështimi kanë qenë aq afër arritjes së suksesit sikur protagonistët e tyre të mos dorëzoheshin. Tomas Edison

112. Të këqijat e vjetra trajtoni me mirësi të reja sepse nuk ka gjë që e largon një të keqe të kaluar si një e mirë e tanishme. A nuk ka thënë Allahu xh.sh.: "...veprat e mira i shlyejnë veprat e këqija..." [Hud: 114] Hasan Basriu

113. Të suksesshmit shohin mundësitë, dështakët problemet.  

114. Truri është sikur muskujt: sa më shumë që e përdorë, aq më i fuqishëm bëhet.

115. Unë jam i vendosur për ta realizuar qëllimin tim; o do t’ia dal, o do t’ia dal, s’ka rrugë tjetër! Dale Carnegie

116. Vendosmëria është sekreti mbrapa çdo fitoreje e triumfi. Nelson Mendela

117. Vendosmëria për t’iu qasur vështirësive ndërton vetëbesimin dhe aftësinë për tu ngjitur edhe në majat më të larta.

118. Vetëm talenti nuk mjafton. Vazhdo dhe mos u ndal sepse në botë nuk diçka që mund ta zërë vendin e insistimit. Ray Kroc

119. Vija ndarëse ndërmjet të mundurës dhe pamundurës qëndron tek vendosmëria dhe këmbëngulësia e individit. Muhammed Ali

120. Vuhejb bin Virdi ka thënë: Nëse ke mundësi që në rrugën e Allahut të jesh gjithmonë i pari, bëje, mos hiq dorë! 


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013