Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
DITËT E DHUL HIXHES NË KOHË PANDEMIE

Jemi në ditët më të mira të vitit. Dhjetët ditët e para të muajit dhul hixhe konsiderohen ditët më të mira të vitit. Allahu xh.sh., është betuar në këto ditë, duke aluduar kështu në vlerën e tyre.

﴿وَالْفَجْرِ، وَلَيَالٍ عَشْرٍ﴾

Pasha agimin! 2. Pasha dhjetë netët!” (el-Fexhr, 1-2)

Pejgamberi a.s., ka thënë:

«ما من أيَّامٍ العملُ الصَّالحُ فيهنَّ أحبُّ إلى اللهِ من هذه الأيَّامِ العشرِ . فقالوا : يا رسولَ اللهِ ، ولا الجهادُ في سبيلِ اللهِ ؟ ، فقال رسولُ اللهِ ﷺ : ولا الجهادُ في سبيلِ اللهِ إلَّا رجلٌ خرج بنفسِه ومالِه فلم يرجِعْ من ذلك بشيءٍ»

Nuk ka ditë ku punët e mira janë më të dashura tek Allahu sesa këto ditë, dhjetë ditët e Dhul Hixhxhes, i thanë: As xhihadi, o i Dërguari i Allahut? Tha: As xhihadi, pos atij i cili ka dalë vetë dhe me pasurinë e tij në rrugë të Allahut dhe nuk është kthyer me gjë.” (Transmeton Buhariu)

Këto ditë janë të këtilla për shkak të disa karakteristikave që Allahu xh.sh., ua ka dhënë, si:

-         në to është Dita e Arafatit

-         janë ditë në të cilat kryhet haxhillëku

-         ditë në të cilat theret kurbani

Këtu qëndron arsyeja pse besimtarë nga e gjitha bota mësyjnë vendet e shenjta në këto ditë. Duan që të fitojnë sa më shumë shpërblime.

Por, si t’ia bëjmë këtë vit, që u pamundësua shkuarja në vendet e shenjta për shkak të pandemisë?

A e zbeh kjo gjendje vlerën e këtij muaji dhe këtyre ditëve?

A privohemi ne si besimtarë nga mëshira dhe falja e Allahut xh.sh., për shkak të pamundësisë së qëndrimit në Arafat, kryerjes së haxhit, therjes së kurbanit?

Ibën Rexhebi, një prej dijetarëve të njohur, ka ofruar një përgjigje në formë të këshillës, e cila është dhe temë e kësaj hutbeje.

 

Kush nuk ka mundur të qëndrojë në Arafat

le të qëndrojë në kufijtë e Allahut që e njeh

Kush nuk ka mundur ta kalojë natën në Muzdelife

le ta kalojë në adhurim për Allahun që ta afrojë dhe pranë ta ketë

Kush nuk mund ta ther kurbanin në Mina

le ta ther epshin e tij, që të arrijë qëllimet

Kush nuk mund të arrijë në Qabe, për shkak se e ka larg

le ta synojë Allahun, të Cilin më afër se damarin e qafës e ka![1]

 

Rëndësia e këtyre këshillave qëndron në faktin se ato fenë e nxjerrin nga formalitet në rregulla dhe parime, të cilat na shërbejnë çdoherë, në çdo vend dhe kohë.

1)     Esenca e devotshmërisë

Pamundësia për të qëndruar në Arafat, në atë vend ku zbret mëshira e Allahut, nuk duhet të nënkuptojë lirinë për të vepruar çfarëdo. Kjo për arsye se devotshmëria nuk përcaktohet sipas qëndrimit në vende por sipas parimeve. Pejgamberi a.s., ka ofruar një parim se si të jemi të devotshëm dhe adhurues të sinqertë, ka thënë:

«اتقِ المحارِمَ تكنْ أعْبَدَ الناسِ»

Ruaju nga haramet, je adhuruesi më i madh!”[2]

 Ruajtja nga haramet e ka rëndësinë e vet pasi që konsiderohet prej veprave që dijetarët e klasifikojnë si lutje me vepër. Ka lutje që i themi verbalisht dhe të tjera tekstualisht. Bërja e veprave të mira është prej llojit që përmendëm dhe që ka rëndësi të madhe sepse tregon gjendjen tonë të vërtetë. Për këtë shkak, Allahu për ata që i largohen harameve, ka paraparë zgjidhje.

﴿وَمَن يَتَّقِ اللَّـهَ يَجْعَل لَّهُ مَخْرَجًا ﴿٢﴾ وَيَرْزُقْهُ مِنْ حَيْثُ لَا يَحْتَسِبُ ۚ﴾

“...e kush iu përmbahet dispozitave të Allahut, atij Ai i hap rrugë, (2) dhe e furnizon atë prej nga nuk kujton fare...” [Kur’ani: Talak: 2-3]

Pastaj, pamundësia për të qëndruar në Arafat nuk na privon nga shpërblimi i agjërimit të kësaj dite. Pejgamberi a.s., ka thënë:

»صيام يوم عرفة، أحتسب على الله أن يكفر السنة التي قبله، والسـنة التي بعده»

Llogaris në Allahun se agjërimi i Ditës së Arafatit i fal mëkatet e vitit para dhe pas saj. [3]

 

2)     Adhurimi dhe rëndësia e tij (sexhdeja)

Qëndrimi në pika të caktuara gjatë kryerjes së ritualeve të haxhillëkut ka rëndësinë e vete dhe në faljen e mëkateve. Pamundësia për të qenë në Muzdelife, nuk na pengon që të jemi pranë Allahut. Në sexhde e kemi Allahun më afër se në Muzdelife. Pejgamberi a.s., ka thënë:  

» أَقْرَبُ ما يَكونُ العَبْدُ مِن رَبِّهِ، وهو ساجِدٌ، فأكْثِرُوا الدُّعاءَ»

Besimtari më së afërmi Allahut është duke qenë në sexhde, andaj shpeshtojeni duanë! [4]

 

3)     Shmangia nga rrugët që çojnë në lajthitje

Therja e kurbanit është më shumë se simbolikë. Është një ritual me mësime të shumta. Allahu xh.sh., na ka treguar se është devotshmëria jonë ajo që shkon tek Allahu, jo mishi dhe gjaku i kurbanit (Kur’ani: Haxh: 37). Andaj ajo që duhet të veprojmë është që duke e therur kurbanin, ta therim edhe epshin, ta heqim qafe atë që na shmang nga Allahu. Të jemi tërësisht të Allahut, ashtu siç Ai na mëson në Kur’an:

﴿ قُلْ إِنَّ صَلاَتِي وَنُسُكِي وَمَحْيَايَ وَمَمَاتِي لِلّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ﴾

Thuaj: “Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për Allahun, Zotin e botëve.” [Kur’ani: En’amë: 162]

Kjo është esenca e porosisë së Ibën Rexhebit.

 

4)     Lutja dhe përgjërimi

Nëse disa gjëra fizikisht na ndajnë, si qëndrimi tani në Qabe, atëherë të kujtojmë se afërsia jonë me Allahun nuk diktohet detyrimisht vetëm nga vende të caktuara. E përmendëm sexhden më parë dhe lutjen në të. Duaja është mjeti që na lidh drejtpërdrejt me Allahun xh.sh.

﴿وَإِذَا سَأَلَكَ عِبَادِي عَنِّي فَإِنِّي قَرِيبٌ أُجِيبُ دَعْوَةَ الدَّاعِ إِذَا دَعَانِ فَلْيَسْتَجِيبُوا لِي وَلْيُؤْمِنُوا بِي لَعَلَّهُمْ يَرْشُدُونَ﴾

Kur robërit e Mi (besimtarë) të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë jam afër, i përgjigjem lutjeve të lutësit, kur ai më lutet Mua. Prandaj, le t’i përgjigjen thirrjes Sime dhe le të më besojnë Mua, për të qenë në rrugë të drejtë.” [Kur’ani: Bekare: 186]

Nëse duaja është e këtillë, atëherë njeriu që e lëshon këtë mundësi konsiderohet më i dobëti. Muhammedi a.s., ka thënë:

»أعجَزُ النَّاسِ من عجزَ عَنِ الدُّعاءِ«

Më i dobëti në mesin e njerëzve është ai që nuk mund të bëjë dua...![5]

 

Përmbledhje

Nëse duam të jemi afër Allahut dhe ta gëzojmë mëshirën dhe faljen e Tij çdoherë, atëherë le të kujtojmë se këtë mund ta arrijmë nëpërmjet katër gjërave:

1)     Devotshmëria

2)     Adhurimi

3)     Shmangia nga epshet, dhe

4)     Lutja.



[1] Ibën Rexheb el-Hanbelij, Letaif el-mearif, (Damask: Dar Ibn Kethir, 1999), f. 499.

[2] Hadithin e shënon Tirmidhiu në Sunen, ndërsa Albani në Essilsiletu essahihah, nr. 930, e konsideron hadith hasen.

[3] Hadithin e shënon Imam Muslimi.

[4] Hadithin e shënon Imam Muslimi.

[5] Hadith autentik. Shih: Sahih el-xhami, 1044.


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013