Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
ÇELËSI I SUKSESIT NË DHJETË NETËT E FUNDIT TË RAMAZANIT

Gjërat, parimisht, vlerësohen sipas përmbylljes dhe shpërblimi për punën arrihet vetëm nëse e mbaron atë. Ose thënë më saktë, fitorja arrihet vetëm nëse vullneti dhe forca ruhen për në fund. Sa më afër fundit, aq më shumë mund duhet të japim, ngjashëm me një atlet që kur ta sheh vijën e finishit, jep çdo gjë nga vetja që të fitojë. Ajo që e prisnim që nga nata e parë e Ramazanit, Nata e Kadrit, tani është më afër se kurrë më parë, por, është lënë sekrete, siç lihen disa vepra madhështore, që të angazhohemi në çdo çast të këtyre dhjetë netëve për të evituar kështu humbjen e saj. Që tani po të them, mos u merr me shenja të kësaj nate, sepse mund ta humbasësh. Kur ta kuptosh shenjën, nata mund të ketë ikur. Mos harro, që nga sonte Nata e Kadrit mund të jetë në çdo natë. Sa i pafat do të ishte ai atlet që do të hiqte dorë nga gara kur vija e finishit duket më shumë se kurdo më parë. Asnjëherë nuk kemi qenë më pranë thesareve të Zotit se tani. Sa i privuar do të ishte ai besimtar që, tani kur në çdo moment mund të gjejë thesarin e mëshirës dhe faljes, do të hiqte dorë nga kërkimi. I privuar do të ishte edhe ai që mendon se në këtë pjesën e fundit të garës duhet vetëm në fund fare të nxitojë më shumë. I Dërguari i Allahut, paqja qoftë mbi të!, në dhjetëshin e fundit angazhohej më shumë se në ditët tjera. Këtë rrugë nuk e përshkonte vetëm. Ishte bashkë edhe me familjen. Kështu fitues nuk është vetëm individi por familja mbarë. O Allah, Ti je Falës, e do faljen, më fal mua, familjen time, popullin tim dhe mbarë myslimanët!


VIDEOS / YOUTUBE
Tre gjera per jete te lumtur Tri mekatet qe rrezikojne besimin Qe te na duan Allahu dhe i Derguari i Tij Tri aminet
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013