Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
PËRGJEGJËSIA INDIVIDUALE DHE KOLEKTIVE NË EDUKIMIN E FËMIJËVE

HYRJE Edukimi i fëmijëve është bërë një temë e cila duhet trajtohet me prioritet për arsye të shumta. Jo thjesht përgjegjësia që kemi individualisht si prindër por edhe si shoqëri. Fenomenet negative në mesin e fëmijëve janë duke u shtuar dita-ditës dhe në qoftë se ne nuk organizohemi në nivel shoqëror për t’i luftuar ato, atëherë të gjithë ne, në një ose formë tjetër, do t’i vuajmë pasojat e tyre, për shkak të shpërfilljes së përgjegjësisë. Së këndejmi, hutbeja që do ta mbajmë sot vjen me mesazhin për tu kujdesur për edukimin e fëmijëve tanë, si një “marsh” kundër këtyre fenomeneve që po prekin fëmijët tanë, por edhe me thirrjen për institucionet tona që të bashkërendojmë forcat për të shpëtuar fëmijët tanë nga dukuritë negative. FËMIJËT STOLI E KËSAJ JETE Dashuria për fëmijët është natyrshmëri tek njeriu. Secili njeri dëshiron të ketë fëmijë. Fëmijët janë gëzim dhe kënaqësi, janë stoli e jetës së kësaj bote (Kur’ani: Kehf, 46). Kjo ka bërë që edhe të Dërguarit e Allahut (paqja qoftë mbi ta!) të shfaqin dëshirë e dashuri për fëmijët. Pejgamberi Zekerija a.s., qe lutur: ﴿ وَزَكَرِيَّا إِذْ نَادَىٰ رَبَّهُ رَبِّ لَا تَذَرْنِي فَرْدًا وَأَنتَ خَيْرُ الْوَارِثِينَ ﴾‏ “(Përkujto) Edhe Zekirijanë kur e luti Zotin e vet: "Zoti im, mos më lë të vetmuar se Ti je më i miri trashëgues (pas çdokujt).” [Kur’ani: Enbija, 89] EDUKIMI I FËMIJËVE KËRKESË DHE DETYRIM HYJNOR Por, feja, krahas kësaj, ka kërkuar që fëmijët të jenë edhe përgjegjësi. Nëse fëmijët janë dhuratë, atëherë përkujdesja për këtë dhuratë është detyrë e secilit prind. Kjo edhe për shkak të rolit të pazëvendësueshëm që ka prindi në edukimin e fëmijës së vet. Roli i prindit, siç na mëson Pejgamberi Muhammed a.s., është vendimtar në përcaktimin e rrugës së fëmijës se çfarë rruge do ta trasojë . Pra, konstruktin moral të fëmijëve e dizajnojnë prindërit. Bazuar në këtë, Kur’ani na urdhëron që të kujdesemi për familjen: ﴿ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا قُوا أَنفُسَكُمْ وَأَهْلِيكُمْ نَارًا وَقُودُهَا النَّاسُ وَالْحِجَارَةُ ﴾‏ “O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët...” [Kur’ani: Tahrim, 6] Këtë përgjegjësi në edukimin e fëmijëve na e kujton edhe Pejgamberi Muhammed a.s., i cili thotë: “Të gjithë ju jeni kujdestarë dhe të gjithë ju do të përgjigjeni për ata që kanë qenë në përgjegjësinë tuaj.” [Hadithin e shënojnë Buhariu dhe Muslimi] Disa dijetarë, duke dashur të na kujtojnë obligimin e madh që kemi ndaj edukimit të fëmijëve, kanë thënë se Allahu do ta pyes në Ditën e Kiametit prindin për fëmijën para se ta pyes fëmijën për prindin. BASHKËPUNIMI NDËRINSTITUCIONAL PËR EDUKIMIN E FËMIJËVE Edukimi i fëmijëve nuk është thjesht përgjegjësi e prindërve. Është përgjegjësi edhe e shoqërisë, respektivisht institucioneve tona edukativo-arsimore. Fakti se kaq shumë dukuri negative ka kohëve të fundit në mesin e fëmijëve duhet të na alarmojë të gjithëve, duhet të na vë në lëvizje të gjithëve, duhet të na bëjë bashkë që të gjejmë zgjidhjet më të mira për këto dhe problemet e ngjashme që për bazë kanë edukimin. E kemi thënë sa e sa herë dhe nuk do të reshtim së thëni se zgjidhja më e mirë është edukimi fetar. Asgjë nuk mund ta zëvendësojë edukimin fetar ndërsa edukimi fetar i zëvendëson të gjitha. Çdo vonim në aprovimin e edukimit fetar në shkolla është me pasoja. Ndaj, le të jetë kjo një thirrje për institucionet tona qeverisëse që ta marrin në konsideratë futjen e lëndës fetare në shkolla. Le të jetë ky një marsh i yni kundër këtyre dukurive negative që po prekin fëmijët tanë!


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013