Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
Urtësi nga Ibën el-Xheuzi

Bazuar në: Essajdu eththemin min sajdi hatiri ibni el-xheui el-emin Ai që ëndërron shëndetin nuk çanë kokën për shijen e hidhur të barërave. [Thënia është përmendur në kontekst të ambicies dhe vullnetit të besimtarit. Me fjalë të tjera, ai që synon të arrijë diçka, sakrifikon për të.] Të gjitha mëkatet janë të këqija vetëm se disa janë më të këqija se të tjerat. Kam parë të shëndoshin të mos ia dijë vlerën shëndetit vetëm se kur të sëmuret. Po ta dinte shtirësi se zemrat e atyre para të cilëve po shtiret janë në dorën e Atij që po i bën mëkat, nuk do ta bënte.  [Shtirësi: ai që shtiret para njerëzve si i sinqertë ndërsa para Allahut është mëkatar.] Ndëshkimi më i madh është kur mëkatari ndëshkohet ndërsa nuk e vëren fare këtë. E më keq se kjo është kur gëzohet me atë që në fakt është ndëshkim, si gëzimi me pasurinë e fituar haram.    Shenjë e përsosmërisë intelektuale është ambicia e madhe. Ai që pajton me gjëra të pavlera, është i pavlerë. I mençuri është ai që shfrytëzon çdo moment për ta kryer detyrimet që ka, kështu që, nëse i vjen vdekja befas, e gjen të përgatitur, e nëse shpreson (në jetë më të gjatë), (nuk i zvarrit punët, përkundrazi) i shton të mirat. [Ky është shembulli i njeriut që nuk mashtrohet nga shpresa e rreme. Ai është i gatshëm çdoherë. Nëse shëndeti dhe kushtet e mira e bëjnë të shpresojë, atëherë ai nuk mashtrohet por i shton të mirat.]   Dy dijetarë që e duan ahiretin nuk mund të jenë të hasmëruar ndërmjet vete. Këtë e bëjnë ata që e duan dynjanë. I mençuri nuk duhet ta shpërdorojë pasurinë që ka por duhet ta ruajë që të mos e miklojë të padrejtin dhe të mos e lajkatojë injorantin. [Arsyeja pse nuk duhet shpërdoruar pasurinë, përveç tjerash, qëndron edhe në faktin se ndonjëherë nevoja mund të të shtyjë të shkosh tek ata që për kosto të ndihmës së tyre kërkojnë nderin dhe fenë tënde. Më qartë, kërkojnë të pajtosh me veprimet e tyre dhe sikur në këtë rastin tënd kërkojnë legjitimitet të mëkateve që bëjnë. Pra, përderisa ti po kërkon prej tyre, atëherë ata nuk janë të këqij. Në origjinal janë përdorur shprehjet el-mudarah (المدَاراة) dhe el-mudahene  (المداهنة), të cilat nënkuptojnë miklimin dhe lajkatimin. Dijetarët kanë thënë se e para përdoret në kuptim pozitiv ndërsa e dyta jo. E para, sipas Imam Kurtubiut, nënkupton të ofrosh dynjanë për hir të dynjasë ose fesë, ndërsa e dyta të kundërtën, ofrimin e fesë për dynja.] Paaftësi kulmore konsiderohet heqja dorë nga angazhimi dhe përkushtimi duke shikuar me zemër të thyer në të arriturat e të tjerëve. Njeriu më i vetëmashtruar është ai që nuk kursehet nga gjërat që Allahu xh.sh., i urren, e pastaj e lut Atë për gjërat që i do për vete! Mëkati i parë i ngjan kafshatës së parë, e cila nuk ta largon urinë por ta bën më të shijshëm ushqimin. Nuk ka fshikullim edukativ më të mirë se fshikullimi i vendosmërisë. [Në edukimin e nefsit vendosmëria për ndryshim pozitiv, për të përballuar mundimin në rrugën e angazhimit fetar, ka rëndësi jetike. Nëse mungon vendosmëria, asgjë nuk mund të jep efekt pozitiv.]    Mund ta kesh parë ndonjë gjë të dobishme por urtësia (e Allahut) nuk e ka cilësuar të tillë (andaj pajto me atë që ke!). Të marrësh shkaqet e të harrosh Shkaktarin (Allahun) është gabim. Këtë perceptim të gabuar e ndriçojnë vetëm fanarët e dijes. Injorimi i faktorit shpirtëror në realizimin e qëllimeve është gabim. Nëse çdo gjë varet nga Allahu, atëherë mos kërkimi i ndihmës dhe suksesit edhe prej Tij, është gabim. Ai që ecën në errësirë të injorancës apo në sokak të epshit pashmangshëm do ta humbasë rrugën. Izolimi është streha e frikacakut, veçmas në kohën kur e mira vdes ndërsa e keqja rron. Begatitë nuk përvetësohen duke i bërë mëkat Allahut!  Mos ndiq shembullin e bujkut që përton ta zgjat dorën në lumin afër arës së tij për ta ujitur bimën e pastaj çohet dhe lutet për shi! Nuk ka obligim fetar më të rëndë se durimi ndaj caktimit të Allahut xh.sh., dhe as më me vlerë se pajtimi me të. Standardi yt modest i jetesës nuk i përshtatet të gjithëve. Kështu që mos tento t’i shtysh njerëzit të jetojnë sipas mënyrës sate sepse jo të gjithë kanë mundësi për të. Shfletimi i fletëve të librit ka më shumë vlerë se namazi, agjërimi, haxhi dhe xhihadi fakultativ. Mbase lutja më e mirë për përmbushjen e nevojës është pranimi i mos angazhimit serioz në raport me Allahun!                 


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013