Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
DITURIA DHE DEVOTSHMËRIA DHE RËNDËSIA E TYRE FETARE E EDUKATIVE

DITURIA DHE DEVOTSHMËRIA DHE RËNDËSIA E TYRE FETARE E EDUKATIVE Allahu xh.sh., thotë: ﴿ وَقُل رَّبِّ زِدْنِي عِلْمًا ‎﴿١١٤﴾‏ “...O Zoti im, shtoma dijeninë!” [Taha: 114] ﴿ وَتَزَوَّدُوا فَإِنَّ خَيْرَ الزَّادِ التَّقْوَىٰ ‎﴿١٩٧﴾‏ “...Pajisuni me gjërat që ju nevojiten për rrugë dhe dijeni se pajisja më e mirë është devotshmëria...” [Bekare: 197] Pejgamberi ﷺ ka thënë: اللَّهُمَّ إنِّي أسألُكَ عِلمًا نافعًا “Allahu im, të lus për dije të dobishme!...”   Të nderuar vëllezër besimtarë! Kur’ani është libri udhërrëfyes i njerëzimit në të cilin gjenden porositë dhe këshillat më me vlerë. ﴿ إِنَّ هَٰذَا الْقُرْآنَ يَهْدِي لِلَّتِي هِيَ أَقْوَمُ ﴿٩﴾‏ “Në të vërtetë, ky Kuran udhëzon drejt asaj që është më e mira...” [Isra: 9] Pra, mësimet e Kur’anit nuk janë thjesht të mira e të dobishme por më të mirat dhe më të dobishmet. Se është kështu do të mundohemi ta shpjegojmë nëpërmjet ilustrimit me një këshillë të veçantë, për ta parë madhështinë kur’anore. Në Kur’an jemi urdhëruar që të pajisemi e furnizohemi veçmas me dy gjëra: dituri dhe devotshmëri. Allahu xh.sh., thotë: ﴿ وَقُل رَّبِّ زِدْنِي عِلْمًا ‎﴿١١٤﴾‏ “...O Zoti im, shtoma dijeninë!” [Taha: 114] ﴿ وَتَزَوَّدُوا فَإِنَّ خَيْرَ الزَّادِ التَّقْوَىٰ ‎﴿١٩٧﴾‏ “...Pajisuni me gjërat që ju nevojiten për rrugë dhe dijeni se pajisja më e mirë është devotshmëria...” [Bekare: 197] - Përse janë veçuar këto dy gjëra: dituria dhe devotshmërie? - Përse nuk është mjaftuar me njërën? - Cila është rëndësia e tyre në kuptimin fetar dhe edukativ? Këto janë pyetjet që, me lejen e Allahut xh.sh., do të marrin përgjigje në këtë hutbe. Vëllezër të nderuar! Dituria është çelësi me të cilin është hapur Kur’ani, është kushti paraprak i besimit, është rruga nëpërmjet së cilës ne mund të arrijmë ta njohim më shumë Allahun xh.sh. Për këtë shkak, në Kur’an, diturisë i është kushtuar rëndësi e madhe. Allahu duke përmbledhur rëndësinë e saj, na ka treguar se i dituri nuk krahasohet me të paditurin. ﴿ قُلْ هَلْ يَسْتَوِي الَّذِينَ يَعْلَمُونَ وَالَّذِينَ لَا يَعْلَمُونَ ۗ إِنَّمَا يَتَذَكَّرُ أُولُو الْأَلْبَابِ ‎﴿٩﴾ “...Thuaj: “A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?! Vetëm mendarët i pranojnë këshillat!”.” [Zumer: 9] Por jo çdo dituri e ka këtë status, jo çdo dije i shërben qëllimit edukativ. Ka dije që nuk janë të dobishme. Pejgamberi Muhammed ﷺ lutej: »اللَّهُمَّ إنِّي أسألُكَ عِلمًا نافعًا « “Allahu im, të lus për dije të dobishme!...” Po kështu na urdhëronte: »سَلوا اللهَ عِلمًا نافعًا وتعَوَّذوا باللهِ مِن علمٍ لا ينفعُ« “Luteni Allahun për dije të dobishme dhe kërkoni mbrojtjen e Tij nga dija e padobishme!” Klasifikimi në dije të dobishme dhe të padobishme nuk bazohet domosdo vetëm tek përmbajtja e dijeve, por edhe tek efekti i tyre. Një dije mund të jetë e dobishme vetvetiu por pa ndonjë efekt. Një njeri mund të jetë shumë i dijshëm por aspak i edukuar. Pejgamberi ﷺ thoshte: » أخوفُ ما أخاف على أمّتي كلُّ منافقٍ عليمُ اللسانِ « “Më së shumti që kam frikë për ymetin tim është çdo hipokrit të ditur e llafazan.” Në kuptim të “عليم اللسان” - të ditur e llafazan është thënë: “posedon dije, të cilën me mjeshtëri e shpjegon, por që në zemër dhe vepra është i prishur. Ai ka besim fals. Njerëzit i mashtron vetëm falë oratorisë dhe elokuencës.” Xhematlinj të nderuar! Nëse e kemi parasysh këtë që shpjeguam, mund ta kuptojmë rëndësinë e urdhrit tjetër kur’anor, urdhrit për tu pajisur me devotshmëri. Dituria e vërtetë ose dituria e dobishme, siç e ka quajtur Pejgamberi ynë ﷺ, është ajo që reflekton, ajo që na bën më të mirë, më të edukuar, më të dobishëm për veten, familjen dhe të tjerët. Dituria e dobishme është ajo që na lidh më shumë me Allahun, na bën më të përulur, më të dëgjueshëm. Allahu xh.sh., dijetarët e vërtetë i përshkruar me këtë tipar: ‎﴿ إِنَّمَا يَخْشَى اللَّهَ مِنْ عِبَادِهِ الْعُلَمَاءُ ‎﴿٢٨﴾ “...Allahut i frikësohen vetëm dijetarët...” [Fatir: 28] Pra, vetëm dijetarët e vërtetë, që e njohin Allahun xh.sh., janë ata që janë të devotshëm, ndryshe, historikisht, siç dëshmon edhe Kur’ani, dijetarët janë fajtorët kryesore për shumë e shumë devijime, të cilat vazhdojnë të qarkullojnë dhe sot ani pse kanë kaluar mijëra vite që ata kanë vdekur. Për ta konkretizuar, dija e dobishme në radhë të parë është dija fetare e cila ta përshkuan rrugën për tek Allahu xh.sh., dija e cila të orienton drejt vlerave e virtyteve, dija e cila të mëson të jetosh në këtë botë me besim e nder dhe të shpëtosh në botën tjetër e të shpërblehesh me Xhenet. Është dija e shkrirë në edukatë dhe edukata e trupëzuar në dije. Kështu do të kemi një shoqëri ku respekti, drejtësia, bashkëpunimi, mëshira e solidariteti do të jenë nuancat që bëjnë portretin e saj.


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013