Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
Indeks i problemeve kosovare

Ngecja në zhvillimin dhe integrimin e vendit ndonjëherë, padrejtësisht, i është faturuar edhe fesë. Fakti se Kosova ka përqindjen më të madhe fetare të një komuniteti me një përkatësi të vetme, siç janë myslimanët, ka qenë dhe vazhdon të mbetet shqetësues, dhe jo vetëm për politikanët. Kjo çështje, kohëve të fundit, është problematizuar tejmase. Me të kanë filluar të merren edhe historianët dhe intelektualët. E tëra është vetëm për t’i hedhë hi syve të popullit dhe për të mbuluar dështimet politike apo edhe për të shfryrë mllefin ideologjik. Problemi i integrimit të Kosovës nuk është feja. Atëherë:
Ku qëndron problemi?
Kush i ka fajet?
Kush po na lë mbrapa?
Kujt ia pamë sherrin?
Përse nuk po na do Perëndimi?
Këto pyetje janë të nxjerra nga kontekstet e përgjigjeve të politikanëve dhe intelektualëve për fenë dhe përkatësinë islame si pengesë dhe barrierë, të cilat, realiteti kosovar i demanton fuqishëm. Shkaku pse nuk na do Perëndimi nuk është feja. Fesë nuk ia kemi pa sherrin dhe ajo nuk na ka lënë mbara. Feja nuk i ka fajet. Atëherë, ku qëndron problemi?
I.
Korrupsioni
Një pasqyrë përmbledhëse e problemeve politikanët dhe intelektualët afetarë do t’i nxirrte si pengesën e vërtetë dhe barrierën kryesore para integrimit të vendit. Janë korrupsioni dhe shkeljet e tyre të njëpasnjëshme që kanë lënë vendin mbrapa. Në Kosovë ku varfëria ngulfat shoqërinë, politika dhe pozitat të ofrojnë lukse. Janë hiç më pak se 800 zyrtarë që kanë dy paga derisa të tjerë, ose “supermenët” siç do t’i quante kryetari i Kuvendit të Kosovës[1], realizojnë edhe më shumë, tri, katra e edhe pesë paga në muaj. Dhe krejt kjo ndodhë në kohën kur edhe Presidenti i SHBA-ve, për shkak të solidarizimit me popull, heq dorë nga një pjesë e pagës së tij. Në fakt, të dhënat flasin se në Kosovë disa politikanë janë bërë milionerë.
Në Kosovë nuk investohet nga të huajt për shkak të korrupsionit. Austriaku Gerald Wiflingseder është shprehur mjaft i zhgënjyer me funksionimin e disa nga institucioneve kosovare. “Kam punuar edhe në vendet afrikane, ku korrupsioni është në lartësinë më të madhe në botë, por nuk e kam pasur kaq të vështirë sa në Kosovë, për të bërë biznes”, ka thënë ai[2].
Njohës të çështjeve ekonomike theksojnë se investitorët po hezitojnë të investojnë për shkak të nivelit të lartë të korrupsionit dhe mos luftimit të kësaj dukurie nga autoritetet kompetente[3]. Kërkimi i mitos nga investitorë potencialë ndërkombëtarë, mund të jetë njëra nga arsyet që këta të fundit të vijnë në Kosovë, por të largohen pa investuar asgjë, vlerësojnë njohës të çështjeve ekonomike dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Prishtinë[4].
Këtë element e kanë vërejtur edhe mediet perëndimore. “Süddeutsche Zeitung” në shkrimin “Jashtë kontrollit” tematizon problemin e korrupsionit në Kosovë. “Kosova është pas Shqipërisë vendi më i korruptuar në Evropë”, shkruan gazeta duke iu referuar të dhënave të Transparency International[5].
Perspektiva e vendit nuk është duke u shuar nga feja. Nuk ka qenë feja shkak pse në Kosovë për 12 vite janë regjistruar 731 vetëvrasje dhe 2485 tentim-vetëvrasje[6], por kanë qenë të bëmat e politikës. Për shkak të zhgënjimit dhe humbjes së shpresës për një të ardhme më të mirë këta njerëz kanë sakrifikuar edhe me gjënë më të çmueshme që kanë, jetën.
Po kështu, feja nuk është shkak pse të rinjtë gjithnjë e më shuam duan të ikin nga Kosova. Sociologu Shemsi Reçica vlerëson se pasojat nga mos perspektiva e të rinjve janë të dukshme që tani, për faktin se pjesa më e madhe e të rinjve, sipas tij, janë të zhgënjyer me mungesën e vendeve të punës, e cila reflekton drejtë për drejtë në shkollimin e tyre.
Kjo gjë, siç nënvizon sociologu Fadil Maloku, mund të sjellë pasoja shumë dimensionale në të ardhmen.
Fajin për këtë e ka politika, e cila “…me mjaft mjeshtri është duke e zhvendosur vëmendjen e të rinjve nga problemet sociale, problemet ekonomike, problemet e papunësisë dhe të varfërisë, duke i zhvendosur ato në një rrafsh tjetër, do me thënë, politik, e që në një mënyrë vijnë si kërcënime, gjoja se veriu, Mitrovica, Serbia, negociatat e kështu me radhë.”[7]
Për këto shkaqe, janë politikanët atyre që duhet drejtuar gishti për fajin pse Kosova sot është në mesin e 25 vendeve më të varfra në botë[8].
II.
Siguria
Nuk është feja ajo që rrezikon sigurinë e shoqërisë kosovare, por janë pikërisht organet e rendit. Në Kosovë janë mbi 500 policë nën hetime, dikush për marrje ryshfeti, dikush për vjedhje e dikush edhe për kontrabandë[9].
Në Kosovë, fesë nuk mund t’i vishet akuza e trafikimit me njerëz. Në këtë vit, sipas dëshmive, në Kosovë gjendja vetëm sa është përkeqësuar. Zëdhënësja në Policinë e Kosovës, Sabrije Kamberi, deklaron se kategoria më e prekur e viktimave është ajo e moshës mes 14 e 17 vjeçare, e deri tek ato të moshës 50 vjeçe, që janë të përfshira si viktima. “Në bazë të statistikave që ne i posedojmë, këtë vit është rritur dukshëm numri i identifikimit të viktimave të trafikimit, si dhe numri i atyre që janë arrestuar, si dhe dukshëm është rritur numri i operacioneve që janë zhvilluar nga autoritetet e rendit. Në periudhën janar-qershor të vitit 2012, janë zhvilluar 359 operacione, në tërë territorin e Kosovën, 110 kontrolle parandaluese, janë arrestuar 130 persona të dyshuar që janë marrë me këtë veprimtari”, bën të ditur Kamberi për Radion Evropa e Lirë[10].
III.
Diskriminimi
Feja nuk është ajo që diskriminon. Në Kosovë komunitetet kanë ndasi të mëdha. Në kohën kur komuniteti serb përkëdhelet dhe trajtohet sikur të kishte qenë viktimë, komunitetet tjera, si ai rom, diskriminohen skajshmërisht[11].
IV.
Shkelja e ligjit
Janë pikërisht politikanët ata që shkelin ligjin. Janë ata që abuzojnë me djersën e popullit, dhe këtë duke filluar nga zyrtarët më të lartë[12].
Kështu, thëniet se Kosovën e ka penguar feja në integrim, janë vetëm pallavra, gjepura dhe marrëzi.
 
[1] http://gazetaexpress.com/?cid=1,15,109153
[2]http://www.telegrafi.com/ekonomi/korrupsionin-ne-kosove-e-krahasojne-me-afriken-46-14280.html
[3] http://www.evropaelire.org/content/article/24889464.html
[4] http://www.botasot.info/kosova/219926/harac-per-investim/
[5]http://www.dw.de/shtypi-gjerman-p%C3%ABr-korrupsionin-n%C3%AB-kosov%C3%AB-dhe-ndryshimin-e-q%C3%ABndrimit-t%C3%AB-beogradit-ndaj-kosov%C3%ABs/a-16667785
[6] http://orainfo.com/?FaqeID=10&LajmID=15212
[7] http://www.kohaditore.com/?page=1,13,142826
[8] http://www.botasot.info/lajme/212291/njezetepese-vendet-me-te-varfra-ne-bote/
[9] http://orainfo.com/?FaqeID=10&LajmID=15197
[10] http://www.evropaelire.org/content/article/24643918.html
[11] http://www.botasot.info/lajme/218916/komunitetet-rome-ne-varferi-ekstreme/
[12]http://www.botasot.info/lajme/213621/gjysma-e-kryetareve-te-komunave-pdk-iste-probleme-me-ligjin/;http://www.botasot.info/kosova/216709/deda-nje-e-katerta-e-deputeteve-hetohen-per-korrupsion/; http://www.botasot.info/lajme/211333/fol-shkelje-ligjore-ne-74-tendere/ ; http://www.gazetajnk.com/?cid=1,1018,2529;
 


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013