Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
Hytbeja e Fiter Bajramit 2022

HYTBEJA E FITËR BAJRAMIT 2022 Të dashur vëllezër besimtarë! Sot është ditë feste, gëzimi e falënderimi për shumë arsye, por mbi të gjitha: - për adhurimin njëmujor që e përmbyllëm me sukses, dhe - për mundësinë që, pas dy viteve të pandemisë, të takohemi përsëri bashkë, në ambiente të këtilla të veçanta për bajramet, për tu falur bashkë dhe për ta uruar njëri-tjetrin edhe fizikisht, ...andaj si të mos gëzohemi e të mos e falënderojmë Allahun për këto mirësi e begati, për mëshirën e bujarinë e Tij me ne. قُلْ بِفَضْلِ اللَّهِ وَبِرَحْمَتِهِ فَبِذَٰلِكَ فَلْيَفْرَحُوا هُوَ خَيْرٌ مِّمَّا يَجْمَعُونَ “Thuaj: “Me dhuntinë e Allahut dhe mëshirën e Tij – vetëm me këto le të gëzohen! Kjo është më mirë se ajo që grumbullojnë ata”.” [Junus: 58] Si të mos gëzohemi kur kjo është dita e shpërblimeve, dita e gëzimit të parë të agjëruesit. Pejgamberi Muhammed ﷺ na ka mësuar: لِلصَّائِمِ فَرْحَتَانِ: فَرْحَةٌ عِنْدَ فِطْرِهِ، وَفَرْحَةٌ عِنْدَ لِقَاءِ رَبِّهِ “…agjëruesi ka dy gëzime me të cilat gëzohet: kur të bëjë iftar , gëzohet, si dhe gëzohet me agjërimin e tij kur ta takojë Zotin e vet.” Andaj, le të jehojnë kjo hapësirë e ky ambient duke madhëruar Allahun: الله أكبر الله أكبر لا إله إلا الله، الله أكبر الله أكبر ولله الحمد Besimtarë të nderuar! Nëse pandemia na ka mësuar se sa të nevojshëm jemi për njëri-tjetrin, Fitër Bajrami vjen për ta ngritur këtë raport në nivel përsosurie. Ne nuk mund të jemi besimtarë shembullorë nëse tek të tjerët nuk shohim veten tonë, nëse të tjerët nuk janë pasqyrë ku ne e shikojmë veten tonë, nëse nuk interesohemi për gjendjen fizike e shpirtërore të njëri-tjetrit. A nuk kanë lënë boshllëk ata që para dy vitesh ishim me ne ndërsa sot nuk janë? A nuk na i kanë këputur zemrat ata me të cilët kemi festuar para dy viteve fizikisht ndërsa sot nuk janë në mesin tonë? Nëse kështu do të ndihemi për familjarë, farefis, miq e dashamirë pasi të kenë vdekur e të jenë ndarë nga ne, pse sot kur jemi gjallë të mos çmallemi me njëri-tjetrin, të mos e duam njëri-tjetrin, të mos e vizitojmë njëri-tjetrin?! Fitër Bajrami, si moment solemn i përmbylljes së shkollës së vlerave e virtyteve, vjen për të na rikujtuar se falja nuk është dobësi por virtyt, shmangia nga provokimet verbale e fizike nuk bëhet nga frika por nga nderi e vlerat, ndihma për të tjerët ofrohet duke e parë vetën më të nevojshëm për të dhënë e kontribuar se të tjerët për të marrë e përfituar. Prandaj, tani kur po e çelim këtë ditë festive me adhurim, është momenti t’ia kujtojmë prapë vetes sonë se shkolla që ndoqëm për një muaj të tërë synim kryesor kishte riformatizimin e raporteve tona, respektivisht kthimin e tyre në pikën fillestare, atë të ndërtimit mbi bazat e respektit, dashurisë, miqësisë e bashkëpunimit, atë të funksionimit si një trup i vetëm. Pejgamberi Muhammed ﷺ na ka mësuar se si duken myslimanët ideal: تَرَى المُؤْمِنِينَ في تَراحُمِهِمْ وتَوادِّهِمْ وتَعاطُفِهِمْ، كَمَثَلِ الجَسَدِ، إذا اشْتَكَى عُضْوًا تَداعَى له سائِرُ جَسَدِهِ بالسَّهَرِ والحُمَّى “Sa i përket mëshirës, dashurisë dhe mirësjelljes së ndërsjellë, besimtarët i sheh të ngjashëm me një trup, një gjymtyrë e të cilit nëse nuk do të ndihej mirë, i tërë trupi do të mbetej pa gjumë e me ethe.” (Hadithin e shënojnë Buhariu dhe Muslimi) Fitër Bajrami kërkon që festës t’i jepet mision: nga një moment dëfrimi e argëtimi, të shndërrohet në një mision vlerash e virtytesh. Ne nuk mund të jemi besimtarë të përkushtuar nëse nuk ua duam të tjerëve atë që duam për vete dhe nëse nuk e urrejmë për të tjerët atë që e urrejmë për veten tonë. Duke dashur njëri-tjetrin, na do Allahu. Nuk mund të jesh vëlla, fqinj, mik i mirë, e aq më pak besimtar i mirë, nëse sot nuk shkon ta urosh vëllain tënd, fqinjin tënd, mikun tënd. Nuk mund të jesh i mirësjellshëm me prindërit dhe aq më pak besimtar i mirë nëse sot para se ta urosh çdokënd tjetër nuk shkon tek prindërit, tua puthësh duart dhe ti puthësh në ballë e t’i urosh për këtë festë. Xhematlinj të nderuar! Sot jemi mbledhur për të festuar adhurimin tonë njëmujor. Asgjë nuk e gëzon shpirtin e besimtarit sikur adhurimi i suksesshëm. Por jo çdo gjë ka mbaron me adhurimin. Në fakt, çdo gjë tani sapo ka filluar. Fitër Bajrami është momenti i parë kur mësimet e Ramazanit fillojmë t’i aplikojmë në praktikën tonë jashtë Ramazanit. - Nëse agjërimi është njëmujor, adhurimi është tërë jetësor. Allahu i Lartmadhëruar na mëson: ﴿٩٨﴾‏ وَاعْبُدْ رَبَّكَ حَتَّىٰ يَأْتِيَكَ الْيَقِينُ ‎﴿٩٩﴾‏ “Adhuroje Zotin tënd përjetësisht!” [Kur’ani: Hixhër: 99] - Nëse në Ramazan kemi kultivuar sinqeritetin në raport me Zotin, tani duhet ta rikujtojmë atë si kusht për çdo vepër. Duhet t’ia kujtojmë vetes sonë se sinqeriteti i vërtetë nënkupton shkrirjen në fe, respektivisht synimin e Allahut dhe kënaqësisë së Tij në çdo vepër e punë që bëjmë, mu ashtu siç na mëson Allahu në Kur’an: ﴿‏ قُلْ إِنَّ صَلَاتِي وَنُسُكِي وَمَحْيَايَ وَمَمَاتِي لِلَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ ‎﴿١٦٢﴾‏ لَا شَرِيكَ لَهُ ‎﴿١٦٣﴾ “Thuaj: “Namazi im, kurbani im jeta dhe vdekja ime janë thjesht për Allahun, Zotin e botëve. (162) Ai nuk ka shok (nuk adhuroj tjetër)...!” [En’amë: 162-163] - Nëse në Ramazan kemi falur teravitë, sot duhet të vazhdojmë me faljen e namazit të natës, qoftë edhe vetëm nga dy rekate sepse, siç na mëson i dashuri ynë, Muhammedi ﷺ, namazi i natës është nderi i besimtarit. - Nëse në Ramazan atyre që na kanë provokuar fizikisht e verbalisht iu jemi përgjigjur: “Unë jam agjërues!”, tani mund t’iu përgjigjemi: “Unë jam besimtar!” - Nëse në Ramazan i kemi ndihmuar skamnorët, duhet ta dimë se lëmosha vazhdon të jetë argument i fetarisë sonë. Pra, edhe sot, nesër e përgjithmonë mund të vazhdosh të japësh lëmoshë sepse ajo, siç na ka mësuar i dashuri ynë, Muhammedi ﷺ, është argument i besimit tonë. Kush jep, dëshmohet se e do Allahun dhe fenë e Tij më shumë se pasurinë. - Nëse në Ramazan i kemi ndihmuar të tjerët ta vazhdojmë ta bëjmë këtë sepse premtimi i Allahut se do të jetë në ndihmë të robi sa të jetë robi në ndihmë të vëllait të vet vlen sot e përjetësisht. - Nëse në Ramazan kemi shkëmbyer vizita, të vazhdojmë sepse duke vizituar njëri-tjetrin për hir të Allahut fitojmë privilegjin e të qenit i përzgjedhur nga Allahu: “Ku janë ata që për hir Timin e kanë vizituar njëri-tjetrin?” do të thotë Allahu i Lartmadhëruar në Ditën e Llogarisë që të na nderojë për këto vizita. Vëllezër besimtarë! Nëse Ramazani mbaroi, Zoti është i gjallë dhe nuk mbaron kurrë. Nëse mbaroi agjërimi i obliguar, fillon agjërimi vullnetar, madje që nga nesër mund të fillojmë me agjërimin e gjashtë ditëve të cilat janë plotësuese në vlerë dhe shpërblim. “Kush e agjëron Ramazanin dhe e përcjell pastaj edhe me gjashtë ditë tjera është sikur ta ketë agjëruar tërë vitin!” – ka thënë Pejgamberi ynë, Muhammed ﷺ. Nëse stina e agjërimit të obliguar ka mbaruar, ne tani kur po festojmë po çelim një stinë tjetër të adhurimit, atë të haxhit. Pra po kalojmë nga një stinë adhurimi në tjetrën, nga një e mirë e Zotit në tjetrën, falënderuar qoftë Zoti ynë! Fare në fund, më lejoni që t’ju uroj për këtë festë të madhe: urime festa e Fitër Bajramit! Allahu na i pastë pranuar neve dhe juve të gjitha adhurimet, lutjet dhe veprat e mira! U takofshin prapë në ramazana e bajrama tjerë!


VIDEOS / YOUTUBE
Tre gjera per jete te lumtur Tri mekatet qe rrezikojne besimin Qe te na duan Allahu dhe i Derguari i Tij Tri aminet
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013