Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
BASHKIMI DHE RËNDËSIA E TIJ FETARE E SHOQËRORE

Vëllezër besimtarë! Një nga mirësitë e mëdha të fesë islame është edhe bashkimi i njerëzve dhe largimi nga ndarja e përçarja. Thirrjet e saj për afrim me njëri-tjetrin, për vëllazëri, për ndihmë e solidaritet material e moral me njëri-tjetrin janë aq të fuqishme saqë e bëjnë Islamin të jetë i pakrahasueshëm në këtë aspekt. Duke na e kujtuar këtë rol të fesë, Allahu i madhëruar thotë: ﴿وَأَلَّفَ بَيْنَ قُلُوبِهِمْ لَوْ أَنفَقْتَ مَا فِي الأَرْضِ جَمِيعًا مَّا أَلَّفَتْ بَيْنَ قُلُوبِهِمْ وَلَكِنَّ اللّهَ أَلَّفَ بَيْنَهُمْ إِنَّهُ عَزِيزٌ حَكِيمٌ﴾ “Dhe Ai është që bashkoi zemrat e tyre. Edhe sikur ta shpenzoje gjithë atë që është në tokë, nuk do të mund t’i bashkoje zemrat e tyre, por All-llahu bëri bashkimin e tyre, pse Ai është i gjithëfuqishëm, i urtë.” [Enfalë: 63] Sot, në hytben e kësaj xhumaje, do të flasim për bashkimin fetar dhe rëndësinë nga ana fetare dhe shoqërore. Vëllezër myslimanë! Në Kur’an, Allahuxh.sh., na urdhëron që të bashkohemi e të mos përçahemi, sepse bashkimi është imazhi më i qartë i të qenit njeri me vlera dhe virtyte. ﴿ وَاعْتَصِمُوا بِحَبْلِ اللَّهِ جَمِيعًا وَلا تَفَرَّقُوا وَاذْكُرُوا نِعْمَتَ اللَّهِ عَلَيْكُمْ إِذْ كُنْتُمْ أَعْدَاءً فَأَلَّفَ بَيْنَ قُلُوبِكُمْ فَأَصْبَحْتُمْ بِنِعْمَتِهِ إِخْوَانًا ﴾ “Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur’anin) e Allahut, e mos u përçani! Përkujtojeni dhuntinë e Allahut ndaj jush, kur ju (para se ta pranonit fenë islame) ishit të armiqësuar, e Ai bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntitë e Tij u bëtë vëllezër…” [Al Imran: 103] Kur’ani po na tregon për mision e tij bashkues dhe se si ai ka arritur që nga njerëz të hasmëruar, pra njerëz që i janë nënshtruar smirës, egos, inatit, mërisë, të nxjerrë njerëz që fenë e shohin si bosht rreth të cilit duhet bashkuar, si vlerë me të cilën duhet mburrur dhe të cilës duhet detyruar. Nga këtu, përçarja në emër të fesë, është e refuzuar në Kur’an. ﴿ إِنَّ الَّذِينَ فَرَّقُوا دِينَهُمْ وَكَانُوا شِيَعًا لَّسْتَ مِنْهُمْ فِي شَيْءٍ ۚ إِنَّمَا أَمْرُهُمْ إِلَى اللَّـهِ ثُمَّ يُنَبِّئُهُم بِمَا كَانُوا يَفْعَلُونَ ﴾ “Me të vërtetë, ti s’ke asgjë me ata që e përndajnë fenë e tyre dhe shndërrohen në grupe….” [En’amë: 159] Kjo për shkak se, historikisht, sa herë popujt janë përçarë, janë shuar. Dijetari i madh mysliman dhe komentuesi më i njohur i Kur’anit, Ibën Abbasi duke komentuar ajetin e mësipërm (Al Imran: 103) ka thënë: O besimdrejtë, mbaju xhematit dhe mos u ndajë sepse popujt e kaluar u shkatërruan për shkak të përçarjes. Janë shkatërruar sepse kanë kundërshtuar thirrjen e Allahut për të qenë bashkë. Begaviu, një komentues si njohur i Kur’anit, thotë se Allahu xh.sh., ka dërguar secilin Pejgamber me mision për t’i bashkuar njerëzit dhe për ta luftuar përçarjen. Pejgamberi ynë, Muhammedi ﷺ, duke na treguar për rëndësinë që ka bashkimi, atë e klasifikon si një nga tre gjëra që Allahu i do prej nesh, duke e sjellë me këtë rast paralel me adhurimin për Zotin: “Allahu i do tek ju tre gjëra: e do që ta adhuroni dhe të mos i bëni shok, të bashkoheni rreth fesë së Tij, dhe të mos përçaheni…” Nga këtu, kundërshtimi dhe urrejtja konsiderohen si gjëra që rrezikojnë potencialisht fenë. Pejgamberi ﷺ na porosit: “Keni kujdes nga urrejtja sepse ajo është rrojëse; nuk po them ua rruan kokën, por ua rruan fenë.” Xhematlinj të respektuar! Bashkimi është kala që nuk mposhtet. Është arma më e fuqishme përballë armikut. Allahu na mëson në Kur’an që të mos përçahemi, ndryshe jemi pre e lehtë për të tjerët. ﴿ وَلَا تَنَازَعُوا فَتَفْشَلُوا وَتَذْهَبَ رِيحُكُمْ ﴾ “…mos u përçani mes vete e të dobësoheni e ta humbni fuqinë…” [Enfalë: 46] Figurativisht, përçarja i mundëson armikut ta merr kalanë nga brenda. Ka me dhjetëra e dhjetëra shembuj se si përçarja ka dëmtuar jo vetëm përçarësit por popujt mbarë. Për këtë shkak, feja na mëson që, në rast të proceseve të mëdha, të heqim dorë edhe nga të drejta tona, vetëm e vetëm që të ruhet uniteti. Do tua marr një shembull nga historia islame. Pejgamberi ﷺ, duke folur për nipin, Hasanin r.a., ka thënë: “Ky biri im është zotëri dhe me gjasë Allahu nëpërmjet tij do t’i pajtojë dy grupe të mëdha të muslimanëve.” Pas vdekjes së Pejgamberit ﷺ, në shtetin islam ndodhën mospajtime, veçmas në kohën e Uthmanit dhe Aliut r.a. Këta dy të fundit u vranë. Hasani, djali i Aliut r.a., u zgjodh halife, por në shtet kishte mospajtime. Nga frika se mund të derdhej gjak i madh ndërmjet myslimanëve, ai hoqi dorë nga pushteti në favor të Muaviut r.a. Pra, kishte të drejtë, ishte lider legjitim, por për të parandaluar gjakderdhjen, hoqi dorë nga pushteti. Në historinë islame ky vit ka hyrë si viti i bashkimit. Besimtarë të dashur! Nuk mund të gjejmë mesazhe më përmbyllëse të kësaj hytbeje dhe kësaj çështjeje se fjalët e Allahut dhe fjalët e të Dërguarit të Tij. Allahu xh.sh., thotë: وَتَعَاوَنُوا عَلَى الْبِرِّ وَالتَّقْوَى وَلَا تَعَاوَنُوا عَلَى الْإِثْمِ وَالْعُدْوَانِ “…Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara, e jo në mëkate e armiqësi…” [Maide: 2] Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Bashkimi është mëshirë, përçarja është ndëshkim!”


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013