Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
PËRKITAZI ME KEQTRAJTIMIN FIZIK TË ZONJËS NURA

PËRKITAZI ME KEQTRAJTIMIN FIZIK TË ZONJËS NURA Keqtrajtimi i të moshuarve nuk është rast por dukuri. Shkaqet që çojnë tek kjo dukuri janë nga më të ndryshmet, duke filluar nga zbehja e respektimit për prindërit si shkak kryesor, themelimi i qendrave për përkujdesje shëndetësore që kanë thjesht synime materiale, për të vazhduar më pas me rolin në zbehje gjithnjë e më shumë të shtetit në mbikëqyrje. Fenomenet trajtohen vetëm kur të plas ndonjë skandal, jo se ndërmerret ndonjë preventive paraprakisht. Kështu, në trajtimin e këtyre fenomeneve nuk duhet mjaftuar me një reagim, e aq më pak reagim vulgar. Dukuritë negative në shoqëri nuk lindin atypëraty. Ato janë fryt monstruoz i çoroditjes morale, shoqërore e institucionale të ngjizur kohë më parë në shoqëri. Prandaj, forma se si duhet trajtuar rasti i zonjës Nura dhe rasteve tjera kërkon më shumë se një reagim emocional. Kërkon reagim institucional. Shteti duhet të merret me këto fenomene në mënyrë permanente duke mos u mjaftuar vetëm me ndëshkimin e keqbërësve por edhe duke ndërtuar organizma për ngritjen e vetëdijes shoqërore për vlerat dhe virtytet. Nga perspektiva fetare, ne si mësues fetarë, do të mund të jepnim kontribut të madh. Fuqinë e elementeve shpirtërore në edukim nuk mund ta zëvendësojë asgjë. Ndërgjegjësimin që bën feja nuk mund ta bëjë askush dhe asgjë tjetër. Prandaj, mos injoroni kontributin që hoxhallarët mund të japin në luftimin e dukurive negative.


VIDEOS / YOUTUBE
Tre gjera per jete te lumtur Tri mekatet qe rrezikojne besimin Qe te na duan Allahu dhe i Derguari i Tij Tri aminet
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013