Opens in a new tab

“Thirr në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshillë të mirë...” — Kur'an, Jusuf 12:108

Dëlirje, ETIKË, Hadithe • 18 Nov 2026

LARG GJËRAVE PËR TË CILAT DUHET TË KËRKOSH FALJE

Hoxhë Dr. Sedat Islami
Hoxhë Dr. Sedat IslamiDoktor i Shkencave Islame
LARG GJËRAVE PËR TË CILAT DUHET TË KËRKOSH FALJE

Profeti Muhamed ﷺ i tha:

Mos i mbaj sytë tek ajo që posedojnë njerëzit sepse kjo është pasuri, mos lakmo sepse lakmia është varfëri e pranishme, falu sikur falesh për herë të fundit, dhe largohu nga gjërat për të cilat duhet të kërkosh falje!

Meditoje thellë me zemrën, mendjen dhe shpirtin tënd: Largohu nga gjërat për të cilat duhet të kërkosh falje!

Ia ke vetes për borxh që të mos e përulësh e mos e nënçmosh.

Lëri lidhjet që, nëse zbulohen, do të bëjnë të pavlerë!

Shmange vonesën në orar të punës që të turpëron dhe të bën të kërkosh falje!

Mos shko në vendin ku nënvlerësohesh!

Nuk ke nevojë për shokët që të thërrasin në gjëra të turpshme.

Mos e thuaj fjalën që ta humb nderin dhe të bën të kërkosh falje!

Është mëkat të gjendesh në situata në të cilat pozita jote tek njerëzit do të bjerë ndjeshëm.

Kërkimfalja nuk ia ulë vlerën njeriut sepse, fundja, të gjithë jemi gabimtarë, por ji gjithmonë i madh në sytë e vetes sate para se të jesh i tillë në sytë e njerëzve!

Burimi: Resail min en-Nebij

Autor: Ed’hem Sherkavi

Përktheu:

Dr. Sedat Islami

https://www.youtube.com/shorts/tvMZHP8Q8UQ