Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
Varri si mjet edukimi

Në Holandë një universitet paskësh filluar një përvojë të re edukimi, hyrjen në një varr të hapur (https://indeksonline.net/universiteti-ne-holande-hap-varre-per-studentet-qe-te-reflektojne-mbi-jeten-dhe-vdekjen/). Kjo që studentët të reflektojnë. Një lloj shkëputje nga bota, pa telefona të mençur, pa asgjë, thjesht, student, dheu dhe qielli. Posa lexova këtë, më shkoi ndërmend praktika e disa dijetarëve myslimanë në të kaluarën dhe sot, të cilët kishin dhe kanë varre në ambientet e shtëpive të tyre, pikërisht për reflektim. Një prej tyre ishte Rebi b. Huthejmi. Ai kishte hapur një varr brenda shtëpisë së tij dhe sa herë që shpirti i anonte nga dynjaja apo vrazhdësohej, hynte në varr. Kur shihte errësirën dhe egërsinë e tij, thërriste me zë: “O Zoti im! Më kthe prapë në dynja!” E dëgjonte familja, kështu që shkonin dhe e nxirrnin prej aty. Një natë, hyri në varr dhe u mbulua me mbulesën e tij. Kur e trishtoi brendësia e tij thirri: “O Zoti im! Më kthe prapë në dynja!”, por nuk e dëgjoi askush. Pas një kohe bukur të gjatë e dëgjoi gruaja, e cila nxitoi dhe e nxori. Kur doli prej varrit, iu drejtua vetes: Puno, o Rebi, para se të thërrasësh “O Zoti im! Më kthe prapë në dynja!” e të mos përgjigjet askush! (Umnijjatu’l mevta, Dr. Muhamed ibënIbrahim En Neim, cituar sipas: Sedat Islami "Rebia Ibn Huthejm, një burrë që peshon sa malet (II)", https://sedatislami.wordpress.com/2018/06/22/rebia-ibn-huthejm-2/)


VIDEOS / YOUTUBE
Tre gjera per jete te lumtur Tri mekatet qe rrezikojne besimin Qe te na duan Allahu dhe i Derguari i Tij Tri aminet
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013