Kurdoherë që i jep përparësi namazit dhe e vë atë në plan të parë,
Allahu do të plotësojë dëshirat dhe sukseset tua, do ta mundësojë të pronësosh shtëpi e veturë; Allahu do ta mundësojë martesën dhe do ta garantojë të ardhmen.
Kurdoherë që e vonon namazin, Allahu do ta vonojë çdo hair dhe mirësi; Allahu do ta vonojë çdo sukses dhe nafakë për ty!
“E, ai që shmanget nga Libri Im, ai do të ketë jetë të vështirë dhe, Na në Ditën e Kiametit do ta ringjallim të verbër atë. (124) Ai do të thotë: “O Zoti im, përse më ringjalle të verbër, kur unë, me të vërtetë, kam pasur të parit më parë?”
Unë në Dynja kam parë?!
“(Allahu) i tha: “Kështu (ke bërë); të kanë ardhur argumentet Tona, e ti i ke harruar ato.”
E ke harruar namazin!
Nuk e ke falur me kohë namazin ose e ke lënë fare!
“Kështu edhe ti sot do të jesh i harruar.” [Kur'ani: Taha: 124-126]
Më ke harruar në dynja, po të harroj Unë ty sot.
Ti (tjetri që je falur) më ke kujtuar në dynja, sot po të kujtoj Unë ty!
Nëse e drejta e Zotit harrohet, çfarë tjetër mund të na kujtohet në dynja?!
Përktheu dhe përshtati:
Dr. Sedat Islami
https://www.youtube.com/shorts/c7V5OZWe7hM