Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
KËSHILLA E NJË TË URTI PËR NJË TË PIKËLLUAR

Rrëfehet se një njeri kishte probleme të mëdha, andaj, si shkak i tyre, kishte rënë në depresion. Duke qenë se nuk mund të gjente një zgjidhje për problemet, kishte vendosur ta këshillonte një të urtë, andaj kishte shkuar tek ai dhe i kishte thënë:
O njeri i mençur! Të kam ardhur për të të konsultuar për disa problem, prej të cilave nuk po mund të dal!
Atëherë, më lejo të të pyes diç! –ia ktheu njeriu i urtë.
A ke ardhur në këtë botë me këto probleme?! A ke lindur me to?! –e pyeti.
Jo –iu përgjigj ai.
Kur do të vdesësh, do t’i marrësh këto probleme me vete apo do t’i braktisësh në këtë botë? -e pyeti prapë.
Jo –ia ktheu ai.
Një punë, që nuk ka lindur bashkë me ty dhe as që do të të shoqërojë pasi ta braktisësh këtë botë, nuk meriton të ta shkaktojë tërë këtë stres. Bëhu durimtar në çështjet e kësaj bote, dhe, nëse dëshiron të realizosh ambiciet tua, atëherë shikimi yt le të fokusohet më shumë në qiell (botën tjetër) se sa në tokë (këtë botë).
Njeriu doli i gëzuar nga shtëpia e këtij të urti ndërsa përsëriste: Një punë që nuk ka lindur me ty dhe nuk vjen me ty pas vdekjes, nuk meriton tërë këtë shqetësim!
 
Përshtati: Sedat ISLAMI


VIDEOS / YOUTUBE
Devotshmeria synim kryesor i agjerimit Vlera e kohes Monumente besimi ne agjerim Edukimi seksual i femijeve
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013