Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
ASHURA NDËRMJET SHIITËVE DHE SUNNITËVE

Muaji Muharrem, i pari në ranglistën e muajve lunar, përveç që, me dekret hyjnor, është cilësuar i shenjtë, ai, në gjirin e tij, ka edhe Ashura-në, një ditë me vlera e mësime të mëdha. Allahu, duke folur indirekt për këtë muaj ka thënë:
 
" إِنَّ عِدَّةَ الشُّهُورِ عِنْدَ اللَّهِ اثْنَا عَشَرَ شَهْرًا فِي كِتَابِ اللَّهِ يَوْمَ خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ مِنْهَا أَرْبَعَةٌ حُرُمٌ ذَلِكَ الدِّينُ الْقَيِّمُ فَلَا تَظْلِمُوا فِيهِنَّ أَنْفُسَكُمْ وَقَاتِلُوا الْمُشْرِكِينَ كَافَّةً كَمَا يُقَاتِلُونَكُمْ كَافَّةً وَاعْلَمُوا أَنَّ اللَّهَ مَعَ الْمُتَّقِينَ
 
Te All-llahu numri i muajve është dymbëdhjetë (sipas hënës), ashtu si është në librin e All-llahut prej ditës kur krijoi qiejt dhe tokën. Prej tyre katër janë të shenjtë. Kjo është fe e drejtë. Pra, mos e ngarkoni (me mëkat) veten tuaj në ata (katër muaj). Luftoni të gjithë idhujtarët pa dallim, siç ju luftojnë ata juve pa dallim, e dijeni se All-llahu është me ata që ruhen (të këqijave)". ([1])
 
Këta muaj të shenjtë janë: Muharremi, Rexhebi, Dhu'l Ka'deh dhe Dhu'l Hixh-xheh.
 
Se ky muaj është i një rëndësie të veçantë, tregojnë edhe thëniet e Muhammedit, alejhi’s selam. Ahmedi, Muslimi dhe Ebu Davudi transmetojnë se:
 
"سُئِلَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ أَيُّ الصَّلَاةِ أَفْضَلُ بَعْدَ الْمَكْتُوبَةِ قَالَ الصَّلَاةُ فِي جَوْفِ اللَّيْلِ قِيلَ أَيُّ الصِّيَامِ أَفْضَلُ بَعْدَ رَمَضَانَ قَالَ شَهْرُ اللَّهِ الَّذِي تَدْعُونَهُ الْمُحَرَّمَ
 
Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ishte pyetur: Cili namaz është më me vlere pas atyre të obliguarave?
 
Tha: Namazi i natës.
 
Cili agjërim është më i miri pas atij të Ramazanit?
 
Tha: Agjërimi në muajin e Allahut, të cilin e quani: Muharrem"([2]).
 
Ndërsa përkitazi me vlerën e Ditës së Ashura-së po kështu janë transmetuar thënie profetike. Agjërimi i kësaj dite ka qenë prej agjërimeve të para te ligjësuara në fenë tonë. Këtë e sqaron shumë mirë edhe Aisheja, nëna e besimtarëve, e cila transmeton:
 
"كَانَ يَوْمُ عَاشُورَاءَ يَوْمًا تَصُومُهُ قُرَيْشٌ فِي الْجَاهِلِيَّةِ وَكَانَ النَّبِيُّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَصُومُهُ فَلَمَّا قَدِمَ الْمَدِينَةَ صَامَهُ وَأَمَرَ بِصِيَامِهِ فَلَمَّا نَزَلَ رَمَضَانُ كَانَ مَنْ شَاءَ صَامَهُ وَمَنْ شَاءَ لَا يَصُومُهُ
 
Ashura ishte një dite, qe e agjëronin kurejshitët edhe para ardhjes se Islamit. Edhe Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam] e agjëronte por kur erdhi e Medine, përveç qe e agjëroi vete, i urdhëroi edhe te tjerët ta agjërojnë. Kur erdhi obligimi për Ramazan, atëherë çështja mbeti vullnetare: Kush dëshironte e agjëronte e kush donte e linte"([3]).
 
Agjërimi i kësaj dite me gjasë falë mëkatet e vitit të kaluar. Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:
 
" صِيَامُ يَوْمِ عَاشُورَاءَ إِنِّي أَحْتَسِبُ عَلَى اللَّهِ أَنْ يُكَفِّرَ السَّنَةَ الَّتِي قَبْلَهُ
 
Kam shpresa se agjërimi i Ditës së Ashures falë mëkatet e vitit të kaluar". ([4])
 
Botëkuptim i gabuar
 
Fjala “Ashura” në popull qarkullon si një emër ëmbëlsire e punuar (zier) nga gruri, që në realitet, nuk ka të bëjë asgjë me të. Fjala “Ashura” ka kuptimin e numrit dhjetë ngase është dita e dhjetë e këtij muaji. Në asnjë tekst fetar nuk është përmendur se kjo fjalë flet për ndonjë ëmbëlsirë, edhe pse si mit flitet se kur Nuhu, alejhi’s selam, pas tufanit, ndaloi me anijen e tij në një vend, tokë, dhe meqë nuk iu kishte mbetur ushqim, atëherë ai bëri një apel që çdokush që kishte sado pak grurë të mbetur, ta tubonte me të tjerët, dhe kështu ia arritën të gatuajnë një bukë ose ëmbëlsirë që më pas e ndanë bashkërisht. Ky tregim  është mit, siç e quajta më parë, ngase nuk ka asnjë dëshmi për saktësinë e tij([5]).
 
Hilet shiite
 
Ndonëse Ashura, fetarisht, është datë e përkujtimit të ngadhënjimit të së vërtetës mbi të kotën, ngadhënjimit të Musait, alejhi’s selam mbi Faraonin, ajo aspak nuk ka të bëjë me vrasjen e Husejnit, gjë e cila vetëm si koincidencë ka rastisur të ndodhë në këtë datë. Shiitët, të cilët shkelen parimet islame, këtë datë e shfrytëzojnë për të lansuar breshëri shpifjesh mbi sunnitët dhe parimet bazë të tyre. Mu për këtë, Ashura është një datë e keqinterpretuar nga shiitët ekstrem, dhe ne, nga gojët e lapsat e tyre, do t’ua përcjellim ato besëtytni e marrëzira që besojnë për të bindur dashamiret e të vërtetës se, përderisa mohohet baza, përkrahja e degës (çështjeve sekondare) është e kotë. Nuk di si mund të ndihet dhimbja për Husejnin, Allahu qoftë i kënaqur me të, kur ata me veprimet e tyre lëre me që hidhërojnë Husejnin, por hidhërojnë edhe Muhammedin, alejhi’s selam. Në vijim disa nga ritet dhe zakonet e tyre të gabuara përkitazi me këtë datë:
 
1. Imameti. Shiitët besojnë Imametin si një parim bazë të tyre, duke e radhitur Husejnin të tretin në listën prej 12 imamësh, dh, bazuar në këtë, ata në Ditën e Ashura-së vajtojnë për njërin prej imamëve të tyre.
 
Imametin e besojnë, në një mënyrë, si vazhdimësi të pejgamberllëkut, edhe pse një gjë të tillë nuk e deklarojnë tekstualisht. Ata pretendojnë se imameti është kusht i pestë i Islamit, duke radhitur kushtet në këtë forme: Namazi, zekati, agjërimi, haxhi dhe imameti. Sikur që pejgamberi kumtonte nga Allahu, po kështu edhe imami kumton prej Tij([6]).
 
Pra, qartazi shihet se bëhet fjalë pikërisht për një vazhdim të pejgamberllëkut vetëm se me emër tjetër. Ajo që vërtetë të bën të ndiesh keqardhje është se imameti vlerësohet mbi pejgamberinë. Homeini, në librin e tij “El-Hukumetu’l islamijjeh”, f. 52, thotë: Prej parimeve të domosdoshme të drejtimit tonë është se imami ka pozitë që as meleku i afërm dhe as profeti i dërguar (nebijjun mursel) nuk mund ta arrijë([7]).
 
Ky parim bie ndesh me Kur’anin, i cili botërisht, në haxhin lamtumirës, shpalli përmbylljen e shpalljes së tij prej qiellit. Allahu i Madhëruar ka thënë:
 
„الْيَوْمَ أَكْمَلْتُ لَكُمْ دِينَكُمْ وَأَتْمَمْتُ عَلَيْكُمْ نِعْمَتِي وَرَضِيتُ لَكُمُ الْإِسْلامَ دِيناً
 
... Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe... “. ([8])
 
Ajo që të bën për tu çuditur është se çifutët, armiq të të përbetuar të myslimanëve, kanë kuptuar Kur’anin dhe përfundimin e zbritjes së tij derisa këta, që shtiren si muslimanë, nuk e kanë kuptuar një gjë të tillë.
 
Një çifut i tha Omerit: O prijësi i besimtarëve, ju muslimanët e lexoni një ajet kur’anor që po të kishte zbritur tek ne do ta merrnim ditën e zbritjes si festë. Cili ajet është ai?- pyeti Omeri. Ajeti: “... Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe...”- u përgjigj çifuti. Ne e dimë atë ditë dhe vend në të cilin i ka zbritur ky ajet Pejgamberit, alejhi’s selam. Ishte duke qëndruar në Arafat në Ditën e Xhuma- tha Omeri“([9]).
 
2. Sharja dhe mallkimi i sahabeve. Përderisa muslimanët nëpërmjet kësaj dite shprehin lidhjen e pamohueshme të të gjithë pejgamberëve ndërmjet vete, ngase Muhammedi, alejhi’s selam ligjësoi agjërimin me arsyen se Musai, alejhi’s selam tek ai është më i afërm se tek çifutët, shiitët shfrytëzojnë rastin dhe shfryjnë tërë mllefin e tyre mbi sahabet më të mëdhenj. Ata Ebu Bekrin, njeriun që Muhammedi, alejhi’s selam e deshi më së shumti dhe konfirmoi për të besimin më të sinqertë([10]), e akuzojnë me kufër. Po kështu veprojnë edhe me Omerin([11]) dhe shumë sahabe. Jo vetëm kaq, shiitët madhërojnë edhe ata jobesimtarë, zjarrputist, të cilët kryen krime marramendëse ndaj muslimanëve. Më konkretisht, Ebu Lu’lue zjarrputistin, i cili e ka mbytur Omerin, Allahu qoftë i kënaqur me të, e madhërojnë, dhe në një qytet të Iranit ia kanë ndërtuar një teqe ndërsa mbi varr të tij figuron mbishkrimi: Vdekje për Ebu Bekrin, Omerin dhe Uthmanin!
 
Arsyeja e këtij veprimi, sipas asaj që arrita të gjej, qëndron në dy pika kryesore:
 
a) Ebu Bekri dhe Omeri janë “vjedhës” të pushtetit të Aliut, gjë që nuk përkon me të vërtetat tona. Ka thënë Ibni Omeri r.a: " Në kohen e Pejgamberit, alejhi’s selam, bënim vlerësimin e njerëzve. Së pari e zgjidhnim Ebu Bekrin pastaj Omeri bin Hattabin pastaj Uthman bin Affanin r.a". ([12])
 
b) Ata, me këtë gjest, duan ta mohojnë Muhammedin, alejhi’s selam por nëpërmjet një dredhie dhe taktike djallëzore. Këtë e kishte vërejtur shume mirë Imam Maliku dhe mu për këtë ka thënë: Ata njerëz deshën ta ofendojnë Muhammedin, alejhi’s selam por meqë nuk ia arritën qëllimit atëherë ata ofenduan dhe fyen shokët e Muhammedit, alejhi’s selam që të thuhet: Njeri i keq me shokë të këqij ngase po të kishte qenë i mire do të kishte shoqëri të mirë”([13]).
 
Një gjë të tille e vërtetojmë edhe nga vet fjalët e tyre. Homeini, lideri më famëkeq fetar në këtë kohë, shfrytëzon rastin që herë pas here ta akuzoj Muhammedin, alejhi’s selam. Në librin e tij Keshfu’l esrar, f. 155, thotë: Sikur Muhammedi ta kumtonte çështjen e imametit siç e ka urdhëruar Allahu dhe të derdhte energji në këtë aspekt, këto divergjenca që shohim në vendet islame nuk do të ndodhnin([14]).
 
Subhanallah! Ky i mjerë a kurrë nuk ka dëgjuar se Muhammedi, alejhi’s selam në Haxhin Lamtumirës ka proklamuar të kundërtën. Ai ka thënë: Unë ua kam lënë librin e Allahut në mesin tuaj. Vëni re! A ua kam kumtuar (fjalën e Allahut)? Po- u përgjigjën njerëzit. O Zoti im, dëshmo!...([15])
 
“Po” përgjigjemi ne dhe “Dëshmon” Allahu se Muhammedi, alejhi’s selam e ka kumtuar fenë në tërësi. Ai kumtonte ashtu siç e urdhëronte Allahu e jo ashtu siç iu teket mendjeve te prishura sikur asaj tëndes o i mjerë.
 
Me këtë, ata, krahas mëkateve tjera, kanë rënë në pabesim([16]).
 
3. Atmosfere pagane e zisë. Në këtë ditë, disa që vetëm emrin e kanë muslimanë, dalin nga shtëpitë e tyre dhe shkojnë në një vend të caktuar të cilin e quajnë Kerbela. Me vete kanë ushqime, flamuj, defa, tupanë, dhe, nga druri bëjnë një varr ose arkivol mbi faqe të tokës, duke bërë tavaf ashtu siç bëjnë muslimanët rreth Qabesë deri në mbrëmje me ç’rast ata varrosin atë arkivol([17]).
 
Sikur djalli qe ai që diktonte e shiitët shkruanin. Ata në këto rite bën vetëm atë qe është në kundërshtim të plotë me parimet e fesë së Muhammedit, alejhi’s selam. Prej devijimeve që djalli ua diktoi shiitëve rafidah në këtë ditë është edhe vajtimi për Husejnin dhe sharja e sahabeve me poezi e vjersha. Pas ditës së Ashures, respektivisht 40 ditë pas saj, ata organizojnë një “mini” festë, ku shtrojnë dreka dhe ftojnë njeri tjetrin([18]).
 
Vajtimi për të vdekurin nuk është parim islam. Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë:
 
“ليس منا من لطم الخدود وشق الجيوب ودعا بدعوى الجاهلية
 
Nuk është prej nesh ai qe godet veten ne fytyre, shqyen rrobat dhe vajton si te ishte jomusliman” ([19]).
 
“النائحة إذا لم تتب قبل موتها تقام يوم القيامة وعليها سربال من قطران ودرع من جرب
 
Vajtuesja nëse nuk pendohet para vdekjes, në Ditën e Gjykimit do të ketë rroba  prej katranit dhe këmishë prej xherebit (sëmundje e cila e kap trupin dhe e lë me pasoja) ” ([20]).
 
Përkundrazi, ata me këto veprime vetëm sa e dëmtojnë të vdekurin. Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë:
 
“الميت يعذب في قبره بما نيح عليه
 
I vdekuri ndëshkohet shkaku i vajtimit që bëhet për të”([21]).
 
Nuk mund të kaloj tutje pa ua përkujtuar këtyre, që veprojnë keq e mendojnë se bëjnë mirë, se Allahu ka thënë:
 
“أَفَمَن زُيِّنَ لَهُ سُوءُ عَمَلِهِ فَرَآهُ حَسَنًا فَإِنَّ اللَّهَ يُضِلُّ مَن يَشَاء وَيَهْدِي مَن يَشَاء فَلَا تَذْهَبْ نَفْسُكَ عَلَيْهِمْ حَسَرَاتٍ إِنَّ اللَّهَ عَلِيمٌ بِم
 
A atij që vepra e vet e keqe i është hijeshuar dhe e sheh si të mirë (a është i njëjtë me atë që i largohet asaj)? Në të vërtetë, All-llahu e largon nga e vërteta atë që do dhe Ai e udhëzon atë që do, andaj ti (Muhammed) mos shkatërro veten me dëshpërim për ta, All-llahu e di shumë mirë atë që bëjnë ata”. ([22])
 
“قُلْ هَلْ نُنَبِّئُكُمْ بِالْأَخْسَرِينَ أَعْمَالًا (103) الَّذِينَ ضَلَّ سَعْيُهُمْ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَهُمْ يَحْسَبُونَ أَنَّهُمْ يُحْسِنُونَ صُنْعًا
 
Thuaj: "A t'ju tregojmë për më të dëshpëruarit në veprat e tyre? 104. Ata janë veprimi i të cilëve u asgjësua në jetën e kësaj bote, e megjithatë ata mendojnë se janë kah bëjnë mirë”. ([23])
 
4. Kerbelaja vend më i mirë se sa Mekka ndërsa varri i Husejnit më i mirë se sa Qabeja. Ky është parim shiit te rafidat, dhe këtu qëndron sekreti i kryerjes së pelegrinazhit në atë vend. Ky parim dhe këto zakone bien ndesh drejtpërdrejtë me fjalët e Allahut dhe mësimet e Muhammedit, alejhi’s selam. Qabeja, shtëpi e Allahut([24]), e para e ndërtuar në tokë, vend ku adhurohet sinqerisht Allahu, nuk ka mundësi të krahasohet me varrin e Husejnit ku Allahut i bëhet shok. Pastaj Mekkeja, me betim profetik, ishte vend më i mirë në tokë dhe më i dashuri tek Allahu([25]), andaj nuk mund të bëhen krahasime mes saj dhe Kerbelasë, një vend që identifikohet me mëkate vjetore ndaj Allahut të Lartësuar. Përveç që janë paraparë shpërblime të mëdha për namaz në Qabe([26]), ajo është e ndërtuar nga Ibrahimi dhe Ismaili, alejhima’s selam([27]), janë bërë të shenjta prej Allahut dhe profetëve([28]) si dhe janë prej xhamive të rralla që, me qellim adhurimi për të fituar shpërblime më të mëdha, lejohet vizita e tyre([29]), gjëra që as për Kerbelanë por as për teqenë e Husejnit, një objekt i trilluar  nuk janë paraparë.
 
Tërë atyre shpifjeve e të pavërtetave që kanë lansuar përkitazi me vizitën e atyre vendeve dhe objekteve të improvizuara nga injoranca dhe mëria e tyre, iu përgjigjemi me një fjale të Allahut:
 
“وَلا تَقُولُوا لِمَا تَصِفُ أَلْسِنَتُكُمُ الْكَذِبَ هَذَا حَلالٌ وَهَذَا حَرَامٌ لِتَفْتَرُوا عَلَى اللَّهِ الْكَذِبَ إِنَّ الَّذِينَ يَفْتَرُونَ عَلَى اللَّهِ الْكَذِبَ لا يُفْلِحُونَ
 
Mos i thuani asaj rrenës së gjuhëve tuaja: "Kjo është hallall e kjo është haram" e të shpifni ndaj All-llahut rrenën. Vërtet, ata që shpifin rrenën ndaj All-llahut, nuk kanë shpëtim”. ([30])
 
Shpresa nuk shuhet kurrë
 
Edhe pse tërë këto fatkeqësi i janë shkaktuar ummetit islam, edhe pse sulmohet nga çdo anë, burimi i shpresës sikur gufon në këtë ditë. Allahu, duke ua përkujtuar muslimanëve fitoren e Musait([31]), alejhi’s selam mbi Faraonin e mallkuar, i cili pretendonte për vete se është zot([32]), dëshiron të na bëjë me dije neve se, nëse kapemi për shkaqeve që u kap edhe Musai, alejhi’s selam, Allahu do të na bëjë të ngadhënjejmë. Ato shkaqe janë:
 
1) Bindja në Allahun ngase kur izraelitët panë ushtrinë e Faraonit pas tyre u dorëzuan por Musai, alejhi’s selam i forconte duke iu thënë se fitorja e Allahut ishte me të. Thotë Allahu:
 
" فَلَمَّا تَرَاءَى الْجَمْعَانِ قَالَ أَصْحَابُ مُوسَى إِنَّا لَمُدْرَكُونَ (61) قَالَ كَلَّا إِنَّ مَعِيَ رَبِّي سَيَهْدِينِ (62) فَأَوْحَيْنَا إِلَى مُوسَى أَنِ اضْرِبْ بِعَصَاكَ الْبَحْرَ فَانْفَلَقَ فَكَانَ كُلُّ فِرْقٍ كَالطَّوْدِ الْعَظِيمِ (63)
 
Dhe kur u panë dy grupet, shokët e Musait thanë: "Me siguri na zunë!" 62. Ai (Musai) tha: "Kurrsesi, me mua është Zoti im, Ai do të më udhëzojë". 63. Ndërsa Ne Musait i thamë: "Me shkopin tënd bjeri detit". Deti u nda dhe çdo pjesë u bë si kodër e madhe". ([33])
 
Zbatimi i urdhrave te Allahut, siç na ka mësuar:
 
“الَّذِينَ إِنْ مَكَّنَّاهُمْ فِي الْأَرْضِ أَقَامُوا الصَّلاةَ وَآتَوُا الزَّكَاةَ وَأَمَرُوا بِالْمَعْرُوفِ وَنَهَوْا عَنِ الْمُنْكَرِ وَلِلَّهِ عَاقِبَةُ الْأُمُورِ
 
(Ai ndihmon) Ata të cilët kur Ne u mundësojmë vendosjen në tokë, e falin namazin, japin zeqatin, urdhërojnë për të mirë dhe largojnë prej të keqes. All-llahut i takon përfundimi i çështjeve” ([34]).
 
Përfundim
 
Besimtari, si rezyme e asaj që thamë, përfiton nga kjo datë se agjërimi i kësaj dite dhe vlerësimi i saj aspak nuk përkon me vrasjen e Husejnit por me ngadhënjimin e Musait, alejhi’s selam, mbi Faraonin mizor. Ai po kështu në këtë ditë mbush zemrën e tij me shprese se pas çdo vështirësie vjen lehtësimi dhe, sa herë që njeriu mbështetet, sinqerisht në Allahun, Allahu e ndihmon atë. Thotë Allahu:
 
" كَتَبَ اللَّهُ لَأَغْلِبَنَّ أَنَا وَرُسُلِي إِنَّ اللَّهَ قَوِيٌّ عَزِيزٌ
 
All-llahu ka përcaktuar (shkruar në Levhi Mahfudh): "Unë dhe të dërguarit e Mi patjetër do të ngadhënjejmë!" All-llahu është i fortë, ngadhënjyes". ([35])
 
"إِنَّا لَنَنْصُرُ رُسُلَنَا وَالَّذِينَ آَمَنُوا فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَيَوْمَ يَقُومُ الْأَشْهَادُ
 
Ne patjetër do të ndihmojmë të dërguarit tanë në jetën e kësaj bote, edhe ata që besuan, e edhe në ditën e prezentimit të dëshmive". ([36])
 
" كمْ مِنْ فِئَةٍ قَلِيلَةٍ غَلَبَتْ فِئَةً كَثِيرَةً بِإِذْنِ اللَّهِ وَاللَّهُ مَعَ الصَّابِرِينَ
 
Sa e sa grupe të vogla me dëshirën e All-llahut kanë triumfuar ndaj grupeve të mëdha"! All-llahu është me durimtarët". ([37])
 
" وَقُلْ جَاءَ الْحَقُّ وَزَهَقَ الْبَاطِلُ إِنَّ الْبَاطِلَ كَانَ زَهُوقًا
 
Dhe thuaj: "Erdhi e vërteta e u zhduk e kota". Vërtet, e kota gjithnjë ka qenë e zhdukur". ([38])
 
 
-------------------------
 
[1] et-Teube, 36.
 
[2] Albani këtë hadith në Sahihu ve daifu suneni Ebi Davud, 2429, e ka cilësuar autentik.
 
[3] Buhariu dhe Muslimi.
 
[4] Transmeton Tirmidhiu ndërsa Shejh Albani në recensimin e Sunenit të Ibni Maxhes, 1738, ka thënë se është autentik.
 
[5] Ashura –bejne'l ittibai ve'l ibtida', Dr. Muhammed Ahmed Sahlul, Daru’l i’tisam, Kajro, Egjipt, 2000, f.: 18-19.
 
[6] Tejjaratu’l fikri’l islamijj, Dr. Muhammed Ammareh, b. 2, Daru’sh shuruk, Kajro, Egjipt, 1997, f. 207
 
[7] Min akaidi’sh shiati’l ithna asherijje, Ahmed Taleb, f. 10. (www.saaid.net)
 
[8] el-Maide, 3
 
[9] Transmeton Buhariu. 
 
[10] Buhariu transmeton nga Enes bin Maliku r.a se Pejgamberi alejhi’s selam së bashku me Ebu Bekrin, Omerin dhe Uthmanin u ngjitën në Uhud. U dridh (Uhudi) ndërsa (Pejgamberi alejhi’s selam ) tha: Mbahu o Uhud se mbi ty janë Pejgamberi alejhi’s selam, Siddku dhe dy dëshmorët (shehidët)". Pejgamberi, alejhi’s selam u vëllazërua me të. Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Eu Seid el Hudriu se Pejgamberi alejhi’s selam ua mbajti një ligjëratë njerëzve e tha: "Një robi Allahu, subhanehu ve teala, ia mundësoi të zgjedhë ne mes dynjasë dhe asaj qe është tek Ai kështu që zgjodhi atë qe është tek Allahu,subhanehu ve teala. Tha: Qau Ebu Bekri. U çuditem se perse qau për një njeri qe lajmëroi Pejgamberi alejhi’s selam se i është dhënë (në mundësi) zgjedhja. (më vonë kuptuam se) Ai rob ishte Muhammedi, alejhi’s selam. Ebu Bekri ishte më i dituri ynë. Pejgamberi Alejhi selam tha: Prej njerëzve më besnik me shoqërinë dhe pasurinë e tij ndaj meje është Ebu Bekri. Po të merrja mik-dost (Halil) ndokënd tjetër përveç Allahut, Subhanehu ve teala do ta merrja Ebu Bekrin por (kjo le të mbetet) vëllazëri dhe dashuri islame. Le të mos mbetet derë në xhami pa u mbyllur përveç derës së Ebu Bekrit".
 
[11] El-Bide’u’l havlijjeh, Abdullah b. Abdu’l Aziz Ahmed et-Tuvejxherijj, b.1, Daru’l fedileh, Rijad, Saudi, f.: 106.
 
[12] Transmeton Buhariu
 
[13] Min akaidi’sh shiati’l ithna asherijje, Ahmed Taleb, f. 13
 
[14] Ibid, f. 14
 
[15] http://sirah.al-islam.com/display.asp?f=mga1710.htm
 
[16] Sherhu’l akideti’t tahavijjeh, Kadi b. Alijj b. Alijj b. Muhammed b. Ebi’l Izz ed-Dimeshkijj, b. 2, Muessesetu’rr rrisaleh, Bejrut, Liban, 2001, pj. 2, f.: 704
 
[17]El-Bide’u’l havlijjeh, Abdullah b. Abdu’l Aziz Ahmed et-Tuvejxherijj, f.: 109.
 
[18] Ibid, f.: 100-104, 110.
 
[19] Transmetim unanim.
 
[20] Muslimi
 
[21] Transmetojne Buhariu, Muslimi, Ahmedi dhe Tirmidhiu.
 
[22] Fatir, 8
 
[23] el-Kehf, 103-104
 
[24] Thotë Allahu: ”Shtëpia (xhamia) e parë e ndërtuar për njerëz, është ajo në Bekë (Mekke), e dobishme, udhërrëfyese për mbarë njerëzimin".  (Ali Imran, 96)
 
[25] Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë: “Pasha Allahun! Ti je vendi me i mire i Allahut, ti je vendi me i dashur i Allahut tek Allahu, dhe sikur te mos me nxjerrin banoret tu prej teje (me dhune) kurrë nuk do te lija". (Ahmedi dhe Tirmidhiu) Në një version tjetër qëndron: “Sa e bukur je dhe sa e dashur je tek Allahu. Sikur te mos me nxirrnin me dhune banoret tu nuk do te banoje askund tjetër". (Tirmidhiu Shejh Albani thotë se është sahih)
 
[26] Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë: Namazi ne xhaminë time është më i mirë se sa një mijë namaze në xhamitë tjera, përveç Qabesë. Namazi në Qabe është më i mirë se namazi në xhaminë time për 100 herë". (Ahmedi) (100*1000= 100.000)
 
[27] Allahu thotë: Edhe kur Ibrahimi dhe Ismaili, duke i ngritur themelet e shtëpisë (Qabes - luteshin): "Zoti ynë, pranoje prej nesh, se me të vërtetë Ti je që dëgjon dhe di". (el-Bekare, 127)
 
[28] Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë: Këtë qytet e ka shenjtëruar Allahu ditën ku krijoi qiejt dhe token. Ai, me shenjtëri te Allahut, mbetet i shenjte gjer ne kiamet...". (Muslimi) Ibni Abbasi transmeton se Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë ditën e çlirimit të Mekkes: Nuk ka migrim me prej Mekkes por ka xhihad dhe nijet. Nëse iu thërret udhëheqësi për lufte (jashtë Mekkes) përgjigjuni atij…Këtë vend e ka bere të shenjte Allahu ditën kur krijoi qiejt dhe token. Ai është i shenjte (i ndaluar për ta përdhosur) me shenjtëri prej Allahut deri ne Ditën e Kijametit dhe se lufta nuk i është lejuar askujt para meje dhe as mua, me përjashtim te një pjese te vogël te ditës.  Ai është i shenjte me shenjtëri prej Allahut deri ne Ditën e Kiametit; nuk prehen ferrat e tij, nuk trembet gjahu i tij, nuk merret sendi i gjetur përveç nëse e njeh atë dhe nuk pritet bari i tij. Ibni Abbasi e pyeti: Përveç idh'harit ([28]) ngase ai është për farkëtarët dhe shtëpitë e tyre. Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam tha: Pra përveç idh'harit (ky lejohet të prehet)". (Buhariu dhe Muslimi. Teksti është i Muslimit.)
 
[29] Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:  Udhëtimi nuk merret përveç se për tek tri xhami: Qabe, xhamia e Pejgamberit, alejhi's salatu ve's selam dhe xhamia Aksa". (Buhariu)
 
[30] en-Nahl, 116
 
[31] Njëherit kjo edhe është arsyeja kryesore pse muslimanet agjërojnë këtë ditë. Ibni Abbasi rrëfen: Erdhi Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ne Medine dhe pa çifutët duke agjëruar Ditën e Ashurës. Ç'është kjo?- pyeti? Thane: Kjo është dite e mbare, dite, ne te cilën Allahu shpëtoi çifutet nga armiku i tyre kështu që e agjëroi këtë ditë edhe Musai. "Unë kam më shumë të drejte në Musain se sa ju"- tha Muhammedi, alejhi's salatu ve's selam kështu që e agjëroi dhe urdhëroi të agjërohej". (Transmetojnë Buhariu, Muslimi dhe Ebu Davudi)
 
[32] Allahu e përshkruan këtë e thotë: " E u tha: "Unë jam zoti juaj më i lartë!". (en-Naziat, 24)
 
[33] esh-Shuara, 61-63
 
[34] el-Haxh, 41
 
[35] el-Muxhadele, 21
 
[36] Gafir, 51
 
[37] el-Bekare, 249
 
[38] el-Isra, 81
 


VIDEOS / YOUTUBE
Devotshmeria synim kryesor i agjerimit Vlera e kohes Monumente besimi ne agjerim Edukimi seksual i femijeve
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013