Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
ÇKA PAS RAMAZANIT

ÇKA PAS RAMAZANIT([1])
Falënderimi i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, alejhi’s selam, familjen, shokët dhe të gjithë pasuesit e tij!
Allahu Ekber, Zoti është më i Madhi dhe vetëm për Të janë lavdërimet.
Allahu Ekber, derisa të ketë zëra për t’u ngritur për madhërimin e Tij.
Allahu Ekber, që të hapen dyert e qiejve me mëshirën e Tij në këtë mëngjes të bekuar!
Allahu Ekber, derisa të jemi ne në këtë botë edhe zbresin bekimet e Tij mbi ne!
Allahu Ekber, derisa të vazhdojnë zemrat e besimtarëve të bashkuara në këtë ditë të bekuar!
Allahu Ekber, përderisa të vazhdojnë të bashkëpunojnë besimtarët, të mbahen premtimet dhe të zbuten zemrat!
Allahu Ekber, pa u ndërprerë, lavdëruar qoftë gjithmonë i Madhi Zot, u përmendtë Emri i Tij mëngjes e mbrëmje!
Dëshmoj se nuk ka zot tjetër veç Allahut, të vetëm e të pashoq, e se Muhammedi është robi dhe i dërguari i Tij.
O Zot i Madh, derdhi bekimet e Tua mbi Profetin Muhammed, familjen, shokët dhe të gjithë besnikët e tij.
Të nderuar bashkatdhetarë muslimanë!
I nderuar xhemat i Xhamisë së Reinach-ut!
Es Selamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu!
Paqja, mëshira dhe begatitë e Allahut qofshin mbi ju!
Sot, në këtë dite festive për mbarë muslimanët e tërë rruzullit tokësor, para së gjithash e lusim Allahun që agjërimin, namazin, lutjet, sadakatë dhe të gjitha veprat e mira që i kemi bërë të na i ketë pranuar!
E lusim Allahun që të na mundësojë përjetimin e shumë Ramazanave me besim, sinqeritet dhe gatishmëri për shfrytëzim maksimal në kënaqësinë e Allahut.
Sot, pikërisht sot, kur Allahu na dhuroi dy festa, këtë të Bajramit dhe festën javore të xhumasë, muslimanë të nderuar, krahas gëzimit, lumturisë dhe haresë që ndiejmë, duhet të ndalemi për disa çaste dhe të mendojmë për Ramazanin që na kaloi se a thua vallë Allahu e ka pranuar apo jo prej nesh!
Ju kujtohet se kur kemi folur për agjërimin dhe esencën e tij kemi themi se qëllimi i agjërimit është pastrimi shpirtëror, siç thotë Allahu:
لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ
... kështu që të bëheni të devotshëm”. ([2])
Xhemat i nderuar!
Muhammedi, alejhi’s selam kur foli për agjërimin dha dy detaje shumë me rëndësi për shpërblimin që lidhet për të. Ai, alejhi’s selam, tha se:
من صام رمضان إيمانا واحتسابا غفر له ما تقدم من ذنبه
Kush e agjëron Ramazanin me besim dhe vetllogari i falen mëkatet e mëparshme”. ([3])
Por tha edhe:
من لم يدع قول الزور و العمل به و الجهل فليس لله حاجةً في أن يدع طعامه و شرابه
Kush nuk i braktisë fjalët e këqija, veprimin sipas tyre dhe injorancën, (nuk ka fituar asgjë nga agjërimi), sepse Allahu nuk ka nevojë që njeriu t’i braktise ushqimin dhe pijet e tij”. ([4])
رب صائم حظه من صيامه الجوع و العطش
Ndoshta ndonjë agjërues nga agjërimi i tij nuk do të përfitojë më shumë se sa uri dhe etje”. ([5])
Muslimanë të nderuar!
Kështu është shpërblimi për agjërim: ose falje dhe shpëtim ose uri dhe etje. Ti vëlla dhe ti motër, ndaluni për disa çaste dhe derisa imami ligjëron mendoni në vete se cilit grup agjëruesish i takoni? Atyre që fituan falje apo atyre që agjëruan kot së koti?
Edhe pse Allahu agjërimin e bëri obligim, disa vëllezër tanë, jo që nuk përfillën këtë urdhër por ata, si për inat, dolën dhe haptazi i bënin mëkat Allahut duke ngrenë e pirë gjatë ditës së muajit Ramazan nëpër vende publike. Unë personalisht këtyre njerëzve nuk di me çka t’iu drejtohem më mirë se sa me një thënie të atij që nuk flet nga hamendja, Muhammedit, alejhi’s selam:
كل أمتي معافى إلا المجاهرين
Tërë ummeti im janë të falur përveç atyre që bëjnë mëkate haptazi”. ([6])
Xhemat i nderuar!
Sa herë kemi përmend rëndësinë e pastrimit të zemrës. Kemi përmendur se Allahu ka thënë:
يَوْمَ لَا يَنفَعُ مَالٌ وَلَا بَنُونَ (88) إِلَّا مَنْ أَتَى اللَّهَ بِقَلْبٍ سَلِيمٍ
88. Ditën kur nuk bën dobi as malli, as fëmijët. 89. (bën dobi) Vetëm kush i paraqitet Zotit me zemër të shëndoshë”. ([7])
Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë:
ألا و إن في الجسد مضغة إذا صلحت صلح الجسد كله و إذا فسدت فسد الجسد كله ألا و هي القلب
Vëni re! Në trup është një copë mishi, nëse ajo është e mirë i tërë trupi është i mirë por nëse ajo është e prishur atëherë i tërë trupi është i prishur, ajo është zemra”. ([8])
Vëlla dhe motër! Ju që agjëruat për tërë muajin e Ramazanit dhe kuptuat se për qëllim nga agjërimi është pastrimi i zemrës, pastruat apo jo zemrat tuaja? Sot, në këtë sallë të bukur e të madhe, që jemi tubuar ta falim këtë namaz të bajramit, a ka ndonjë njeri që ju ndieni zili, mëri, urrejtje apo nuk i flisni fare dhe i keni shkëputur marrëdhëniet me të? Nëse po atëherë më thuani se çfarë pastrimi paska bërë Ramazani në ju?
Nejse, unë ende dua që zemrat tuaja të pastrohen dhe ja po ua jap edhe një bar, një ilaç, që sot pas faljes së këtij namazi t’i pastroni zemrat. Në librat e Historisë Islame përmenden tregime shumë të bukura por një prej tyre, i shënuar në kohën e Muhammedit, alejhi’s selam, është vërtetë mbresëlënës. Derisa sahabet ishin duke ndejtur me Muhammedin, alejhi’s selam, ai iu tha: Tash do të hyjë në xhami një njeri që do të jetë prej banorëve të Xhennetit. Kur ja hyri një njeri që kishte marrë abdes dhe ende nga mjekra i pikonte ujë. Edhe të nesërmen dhe të pasnesërmen tha të njëjtën gjë dhe prapë, tri herë me radhë, hyri i njëjti njeri. Sahabet kur dëgjuan se ky njeri qenka prej banoreve të Xhennetit deshën të dine se çfarë bën ky që e siguroi Xhennetin. Abdullah b. Amr el-Asi vendosi ta zbuloi këtë gjë. Ai i shkoi pas dhe i tha: O filan, unë kam patur një zënkë, kacafytje, mosmarrëveshje me babain tim dhe jam zotuar se tri ditë nuk do të shkoj në shtëpi, a do të më pranosh si mysafir për këto tri ditë? Po, si jo, urdhëro!- iu përgjigj ky sahabi i ndritur. Gjatë këtyre tri ditëve Abdullahu vëzhgonte gjendjen e tij por nuk pa diç të jashtëzakonshme; namazin dhe agjërimin e kishte normal, nuk ishte prej atyre që agjëronin shumë por as që faleshin vullnetarisht shumë. Atëherë çka është ajo që ia mundësoi këtij burri të madh të shkonte në Xhennet- pyeste veten Abdullahu. Abdullahu kishte vëzhguar gjymtyrët por jo edhe shpirtin, dhe kur më nuk mundi të durojë i tha: O filan, unë i kam shumë raportet e mira me babain tim, nuk jemi kacafytur dhe mes nesh nuk ka ndodhur asgjë e keqe. Unë dëgjova Muhammedin, alejhi’s selam duke thënë kështu e kështu dhe desha ta zbuloj sekretin e kësaj gjëje. Unë nuk pashë tek ti diç të pazakonshme, më thuaj se si arrite ta sigurosh Xhennetin duke qenë në këtë botë? Sahabiu u hutua pak dhe tha: Unë për Zotin nuk di për vete diç të veçantë me përjashtim se kurrë nuk kam shkuar në shtrat për të fjetur e të mos ketë qenë zemra ime e pastër nga urrejtja, mëria, smira dhe zilia për ndonjë musliman. Abdullahu e kuptoi se çiltërsia dhe dëlirësia shpirtërore paska qenë ajo që e paska shpëtuar këtë njeri([9]).
Me këtë nuk duam të themi se nuk bën të falesh e të agjërosh, jo, assesi, njeriu patjetër duhet të falet, porse themi se një njeri që falet dhe agjëron e nuk e ka pastruar shpirtin, ai njeri nuk ka përfituar nga namazi dhe agjërimi i tij asgjë. Pejgamberi, alejhi’s selam ishte pyetur për një grua që falej e agjëronte shumë por me gjuhen e saj shqetësonte fqinjët e saj. Ajo do të shkoj në ferr- u përgjigj Muhammedi, alejhi’s selam. Ndërsa për një grua tjetër, e cila falte namazet obligative dhe nuk agjëronte më shumë se sa Ramazanin, tha se ajo do të shkoj në Xhennet.
Vëlla! Motër! Kemi thënë se Ramazani është muaji i Kur’anit, është muaji në të cilin filloi zbritja e Kur’anit...Më thuaj se si ishte raporti yt me Kur’anin? Ndoshta dikush dëshiron të mburret dhe të thotë se unë e kam bërë hatme disa herë. Të them, o vëlla, oj motër, për Zotin nuk është për qëllim leximi formal i Kur’anit, por qëllim është përfitimi prej mësimeve të tij. Imam Ahmedit i kishin rrëfyer për një nxënës të tij, i cili falej dhe lexonte tërë Kur’anin brenda një nate. Imami deshi ta mësonte se si në të vërtetë duhet të lexohet Kur’ani me meditim e studim kështu që shkoi tek ai dhe i tha: Më kanë informuar se ti bën kështu e kështu...Tha: Po o Imam.
Mirë, shko sonte dhe vepro siç ke vepruar por kur të lexosh Kur’an bëhu sikur lexon në prezencën time e pastaj nesër më informo se si kalove natën- sugjeroi Imam Ahmedi.
Erdhi të nesërmen nxënësi dhe i tregoi se nuk ka mundur të lexojë më shumë se dhjetë pjesë (xhuza) të Kur’anit.
Shko e sonte këndo Kur’an dhe parafytyroje veten sikur këndon në prani të Muhammedit, alejhi’s selam- rekomandoi për të dytën herë Imami.
Shkoi por kur u kthye të nesërmen rrëfeu se kësaj radhe më pak kishte lexuar. Përveç pjesës së fundit, xhuz’it Amme nuk kishte mundur të lexonte më shumë.
Shko prapë sonte lexo Kur’an por parafytyroje veten se kësaj radhe je duke lexuar Kur’an para Allahut të Madhëruar- e porositi  Imami. U çudit studenti dhe shkoi. Kur u kthye të nesërmen erdhi i përlotur dhe në të vëreheshin shenjat e pagjumësisë së madhe.
Çfarë bëre mbrëmë o biri im?- e pyeti Imami.
Pasha Allahun, as kaptinën el-Fatiha nuk kam mundur ta mbarojë-tha studenti.
Me thuaj tani për vete se si do ta llogarisësh leximin tënd?
Dëgjo edhe një herë. Thotë Allahu:
أَفَلا يَتَدَبَّرُونَ الْقُرْآنَ وَلَوْ كَانَ مِنْ عِنْدِ غَيْرِ اللَّهِ لَوَجَدُوا فِيهِ اخْتِلافاً كَثِيراً
A nuk e përfillin ata (me vëmendje) Kur'anin? Sikur të ishte prej dikujt tjetër, përveç prej All-llahut, do të gjenin në te shumë kundërthënie”. ([10])
أَفَلا يَتَدَبَّرُونَ الْقُرْآنَ أَمْ عَلَى قُلُوبٍ أَقْفَالُهَ
24. A nuk e studiojnë me vëmendje Kur'anin? Por jo, ata janë zemra që kanë drynat e vet!”. ([11])
Dhashtë Zoti e neve nuk kemi dryna në zemrat tona!
Adhuroje Allahun përherë
Allahu, të Cilit i përkuleshim gjatë Ramazanit dhe për të Cilin agjëronim e jepnim sadaka është Zot i të gjitha kohëve. Sikur që duhet adhuruar në Ramazan duhet adhuruar Atë dhe vetëm Atë edhe jashtë Ramazanit. Thotë Allahu:
وَاعْبُدْ رَبَّكَ حَتَّى يَأْتِيَكَ الْيَقِينُ
99. Dhe adhuroje Zotin tënd deri të vijë ty e vërteta (vdekja)”. ([12])
Nëse vëlla i nderuar ka kaluar koha e agjërimit obligativ dije se koha e agjërimit dhe veprave tjera fakultative është hapur prapë. Në vijim –me lejen e Allahut- do te përmendim disa nga mundësitë e vazhdimit në adhurime fakultative por më pare dua t’i përkujtoj dy gjëra me rëndësi:
- Tek Allahu i Madhëruar veprat fakultative kanë një rëndësi të veçantë. Ai, qoftë i pastër nga të metat, ka thënë në një hadith kudsijj:
وما يزال عبدي يتقرب إلي بالنوافل حتى أحبه ، فإذا أحببته : كنت سمعه الذي يسمع به ، وبصره الذي يبصر به ، ويده التي يبطش بها ، ورجله التي يمشي بها ، وإن سألني لأعطينه ، ولئن استعاذني لأعيذنه
...dhe vazhdon robi Im të afrohet tek Unë me vepra vullnetare derisa ta dua e kur ta dua Jam dëgjimi me të cilin dëgjon, shikimi me të cilin shikon, dora me të cilën godet, këmba me të cilën ec; nëse me lyp do t”i jap, nëse kërkon mbrojtje do ta mbroj...”([13]).
- Tek Allahu më me vlerë është një adhurim i paktë por që kryhet përherë se sa një adhurim i shumtë por që kryhet në një periudhë të veçantë e më pas lihet pas dore. Me fjalë të tjera, më mirë është të falesh për çdo ditë nga dy rekate nafile se sa të falësh në Ramazan për çdo natë nga 100 rekate e më pas, pas Ramazanit, të mos falësh asnjë. Thotë Muhammedi, alejhi’s selam:
أحب الأعمال إلى الله أدومها و إن قل
Veprat më të mira tek Allahu janë ato që janë në vazhdimësi e sipër edhe nëse janë pak”. ([14])
Nëse koha e agjërimit obligativ ka përfunduar, koha e agjërimit vullnetar vetëm sa ka filluar. Qysh tani mund të fillosh me agjërimin e gjashtë ditëve të muajit Shevval, vlerën e të cilave e përshkruan ky hadith:
 “مَنْ صَامَ رَمَضَانَ ثُمَّ أَتْبَعَهُ سِتًّا مِنْ شَوَّالٍ كَانَ كَصِيَامِ الدَّهْرِ
Kush agjëron Ramazanin e pastaj e përcjell edhe me gjashtë ditë tjera nga muaji vijues, Shevvali, ai konsiderohet sikur të ketë agjëruar tërë vitin”. ([15])
Si? Thotë Allahu:
مَنْ جَاءَ بِالْحَسَنَةِ فَلَهُ عَشْرُ أَمْثَالِهَا وَمَنْ جَاءَ بِالسَّيِّئَةِ فَلا يُجْزَى إِلَّا مِثْلَهَا وَهُمْ لا يُظْلَمُونَ
Kush vjen me një (punë) të mirë, ai (në ditën e gjykimit) shpërblehet dhjetëfish, e kush vjen me (vepër) të keqe, ai ndëshkohet vetëm për të. Atyre nuk u bëhet e padrejtë”. ([16])
Pra për një të mirë njeriu shpërblehet me dhjetë të mira dhe kështu, Ramazani ka 30 (ditë) x 10 (një ditë e Ramazanit vlerësohet me dhjetë ditë)= 300 (ditë) + 6 (ditë të Shevvalit) x 10 (sa është shpërblimi për një ditë)= 60 (ditë). 300+60= 360 (ditë sa ka viti hënor).
Të njëjtin tretman e ka edhe agjërimi i tri ditëve të çdo muaji. Sikur ta merrnim shpërblimin e Ramazanit si shpërblim vetëm mujor dhe t’i llogarisnim vlerat e agjërimit të tri ditëve prej çdo muaji prapë do të na dilte se agjërojmë tërë vitin. Agjëruam Ramazanin dhe mbaruam me një muaj, pastaj nëse agjërojmë 3 ditë prej çdo muaji që dita shpërblehet me dhjetë të tjera na del se ne agjëruam atë muaj në tërësi, dhe si rezultat na bie se kemi agjëruar tërë vitin. Ebu Hurejre rrëfen se:
أَوْصَانِي خَلِيلِي صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ بِثَلَاثٍ صِيَامِ ثَلَاثَةِ أَيَّامٍ مِنْ كُلِّ شَهْرٍ وَرَكْعَتَيْ الضُّحَى وَأَنْ أُوتِرَ قَبْلَ أَنْ أَنَامَ
I dashuri im, Pejgamberi, alejhi’s selam, më ka porositur me tri gjëra: agjërimin e tri ditëve të çdo muaji, dy rekate të namazit duha dhe faljen e vitrit para se të flejë”. ([17])
Opsion tjetër për agjërim janë edhe dita e hënë dhe e enjte, për urtësinë e të cilave ka thënë Muhammedi, alejhi’s selam:
تُعْرَضُ الْأَعْمَالُ يَوْمَ الِاثْنَيْنِ وَالْخَمِيسِ فَأُحِبُّ أَنْ يُعْرَضَ عَمَلِي وَأَنَا صَائِمٌ
Veprat prezantohen para Allahut ditëve të hëna dhe të enjte kështu që unë dua vepra ime të prezantohet duke qenë unë agjërueshëm”. ([18])
Pastaj agjërimi në Arafat. Vlerën e agjërimit të kësaj dite e përshkruan ky hadith autentik, i shënuar nga Imam Muslimi:
صِيَامُ يَوْمِ عَرَفَةَ أَحْتَسِبُ عَلَى اللَّهِ أَنْ يُكَفِّرَ السَّنَةَ الَّتِي قَبْلَهُ وَالسَّنَةَ الَّتِي بَعْدَهُ وَصِيَامُ يَوْمِ عَاشُورَاءَ أَحْتَسِبُ عَلَى اللَّهِ أَنْ يُكَفِّرَ السَّنَةَ الَّتِي قَبْلَهُ
Agjërimi i Ditës së Arafatit kam shpresë tek Allahu se fal mëkatet e vitit të mëparshëm dhe atij vijues ndërsa për agjërimin e Ditës së Ashurasë shpresoj se fal mëkatet e vitit të kaluar”. ([19])
Nëse vëllezër dhe motra kemi falur namazin e teravive për 30 ditë me radhë ta dimë se namazi fakultativ nuk ka marrë fund. Allahu dhe i dërguari i Tij kur përshkruajnë robërit e sinqertë i përshkruajnë si falës të rregullt të namaze vullnetare. Thotë Allahu:
كانوا قليلاً من الليل ما يهجعون
17. Ata qenë të cilët pak flinin natën”. ([20])
تَتَجَافَىٰ جُنُوبُهُمْ عَنِ ٱلْمَضَاجِعِ يَدْعُونَ رَبَّهُمْ خَوْفاً وَطَمَعاً وَمِمَّا رَزَقْنَـٰهُمْ يُنفِقُونَ
16. I heqin trupat e tyre prej dyshekëve, duke e lutur Zotin e tyre nga frika dhe nga shpresa dhe nga ajo që Ne ua kemi dhënë (pasuria) atyre, ata japin”. ([21])
وَالَّذِينَ يَبِيتُونَ لِرَبِّهِمْ سُجَّداً وَقِيَاماً
64. Dhe që për hir të Zotit të tyre natën e kalojnë duke i bërë sexhde dhe duke qëndruar në këmbë (falen)”. ([22])
Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë:
عَلَيْكُمْ بِقِيَامِ اللَّيْلِ فَإِنَّهُ دَأَبُ الصَّالِحِينَ قَبْلَكُمْ وَإِنَّ قِيَامَ اللَّيْلِ قُرْبَةٌ إِلَى اللَّهِ وَمَنْهَاةٌ عَنْ الْإِثْمِ
Faleni rregullisht namazin e natës ngase falja e tij ishte traditë e të sinqertëve para jush dhe se ai namaz të afron tek Allahun dhe të ndalon nga mëkati”. ([23])
Pejgamberi, alejhi’s selam i kishte thënë Abdullah b. Amrit:
يا عبد الله لا تكن مثل فلان كان يقوم الليل فترك قيام الليل
O Abdullah, mos u bë si filani që falej gjatë natës e më pas e la këtë namaz”. ([24])
Vëlla dije se nëse ti e lëshon namazin fakultativ, e sidomos gjatë natës, ti ke humbur një gjë shumë të madhe. Nëse do ta dish se çka është ajo lexoje këtë hadith. Muslimi transmeton se Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë:
إن في الليل لساعةً لا يوافقها رجل مسلم يسأل الله تعالى خيرا من أمر الدنيا والآخرة إلا أعطاه إياه وذلك كل ليلة
Vërtetë gjatë natës është një kohë, që nuk ndodhë të bekohet njeriu për të e ta lus Allahun për diç të dunjasë apo ahiretit e të mos ia jap Allahu atij atë, dhe kjo (kohë) është gjatë tërë natës (pra nuk është e caktuar në një pjese të veçantë)”.
A nuk do të falesh e Allahu të mëshirojë ty dhe familjen tende. Shih se si është lutur Muhammedi, alejhi’s selam pikërisht për ty!
رحم الله رجلا قام من الليل فصلى وأيقظ امرأته، فإن أبت، نضح في وجهها الماء. رحم الله امرأة قامت من الليل فصلت، وأيقظت زوجها فإن أبى نضحت في وجهه الماء
Allahu e mëshiroftë një burrë, i cili ngritët të falë namaz nate si dhe e zgjon edhe gruan e tij. Nëse refuzon e stërpik me ujë në fytyrë. Allahu e mëshiroftë një grua, e cila ngritët natën dhe falet si dhe e zgjon burrin e saj të falet. Nëse refuzon e spërkat me ujë në fytyrë”. ([25])
Pastaj vëlla dhe motër me keqardhje më duhet tua transmetoj edhe këto dy hadithe për ata që jashtë Ramazanit nuk falin namaz fakultativ. Shikoni së pari e pastaj vendosni se a do të falni apo jo namaz vullnetar.
Transmeton Imam Muslimi se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
يَعْقِدُ الشَّيْطَانُ عَلَى قَافِيَةِ رَأْسِ أَحَدِكُمْ ثَلَاثَ عُقَدٍ إِذَا نَامَ بِكُلِّ عُقْدَةٍ يَضْرِبُ عَلَيْكَ لَيْلًا طَوِيلًا فَإِذَا اسْتَيْقَظَ فَذَكَرَ اللَّهَ انْحَلَّتْ عُقْدَةٌ وَإِذَا تَوَضَّأَ انْحَلَّتْ عَنْهُ عُقْدَتَانِ فَإِذَا صَلَّى انْحَلَّتْ الْعُقَدُ فَأَصْبَحَ نَشِيطًا طَيِّبَ النَّفْسِ وَإِلَّا أَصْبَحَ خَبِيثَ النَّفْسِ كَسْلَانَ
Shejtani, kur të bie njeriu për të fjetur, ia lidhë tek koka tri nyje dhe i thotë: Fli ngase para vete ke natë të gjatë. Nëse ngritët dhe e përmend Allahun, i zgjidhet një nyje, nëse merr abdes i zgjidhen dy nyje ndërsa nëse ngritët e edhe falet i zgjidhen të gjitha nyejt dhe e ndien veten të freskët e aktiv. Ndryshe, nëse nuk vepron kështu, ai do ta ndieje veten keq dhe përtac”.
Muhammedi, alejhi’s selam ishte pyetur për një njeri që nuk fale namaz derisa të ngritët ta falë namazin e sabahut e kishte thënë për të:
ذَاكَ رَجُلٌ بَالَ الشَّيْطَانُ فِي أُذُنَيْهِ
Ai është njeri, në veshët e të cilit ka urinuar djalli“. ([26])
Nëse vëlla je falur me përulje gjatë Ramazanit dije se Ai Allahu për të Cilin faleshe me përkushtim gjatë Ramazanit Ai prej teje pikërisht edhe jashtë Ramazanit e do atë namaz. Thotë Allahu:
قَدْ أَفْلَحَ الْمُؤْمِنُونَ * الَّذِينَ هُمْ فِي صَلاتِهِمْ خَاشِعُونَ * وَالَّذِينَ هُمْ عَنِ اللَّغْوِ مُعْرِضُونَ
1. Është e sigurt se kanë shpëtuar besimtarët: 2. Ata të cilët janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit, 3. Ata të cilët i shmangen të kotës (fjalë a punë),”. ([27])
 
Ndryshe vëlla, mos më keqkupto, por ti do të jesh HAJN, madje HAJNI MË I KEQ. Thotë Muhammedi, alejhi’s selam:
أسوأ الناس سرقة الذي يسرق من صلاته  قالوا : يا رسول الله : كيف يسرق من صلاته ؟ قال : لا يتم ركوعها ولا سجودها
Hajni më i keq prej njerëzve është ai që vjedh në namazin e tij. Si mund të vjedh njeriu në namaz?- pyetën disa. Tha: Nuk kryen siç duhet rukunë dhe sexhden e namazit “. ([28])
Nëse ke prezantuar në xhami për faljen e namzeve me xhemat dije se ai obligim mbetet aktual përherë. Allahu thotë:
حَافِظُوا عَلَى الصَّلَوَاتِ وَالصَّلاةِ الْوُسْطَى وَقُومُوا لِلَّهِ قَانِتِينَ
238. Vazhdoni rregullisht namazet (faljet), e edhe atë namazin e mesëm, dhe ndaj All-llahut të jeni respektues (në namaze)”. ([29])
Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë:
ألا أدلكم على ما يمحو الله به الخطايا ويرفع الدرجات؟ قالوا: بلى يا رسول الله، قال: إسباغ الوضوء على المكاره، وكثرة الخطى إلى المساجد، وانتظار الصلاة بعد الصلاة، فذلكم الرباط، فذلكم الرباط!
A t’iu rrëfej për diç që Allahu me të shlyen mëkatet dhe ngrit gradat? Po, gjithsesi, o i dërguari i Allahut- thanë sahabet. Marrja e abdesit me përpikëri në mot të lig, hapat e shumtë deri në xhami dhe pritja e namazit pas namazit. Kjo është lidhja e fortë, kjo është lidhja e fortë!- tha Muhammedi, alejhi’s selam”. ([30])
من غدا إلى المسجد أو راح أعد الله له نزلاً في الجنة كلما غدا أو راح
Kush shkon në xhami apo kthehet prej saj Allahu ia përgatit një gosti në Xhennet sa herë që të shkojë apo kthehet”. ([31])
أرأيتم لو أن نهراً على باب أحدكم يغتسل فيه كل يوم خمس مرات، أيبقى من درنه شيء؟ قالوا: لا يا رسول الله! قال: فذلكم مثل الصلوات الخمس يمحو الله بهن الخطايا
Sikur ndokush prej jush të kishte një lum pranë dere që do të pastrohej në të pesë herë në ditë a do t’ia linte kjo ndonjë papastërti në trup? Jo- u përgjigjën. Ky është shembulli i pesë namazeve, Allahu fshin me to kështu mëkatet- tha Muhammedi, alejhi’s selam”. ([32])
Nëse ke dhënë Zekatin në Ramazan dije se dhënia e tij bëhet edhe jashtë Ramazanit ndryshe urdhri për luftimin e atyre që nuk e japin zekatin mbetet valid dhe në fuqi përherë. Po, Muhammedi, alejhi’s selam ka urdhëruar që të luftohen ata që nuk e japin zekatin.
Nëse kemi qenë prej atyre që e kemi lexuar Kur’anin atëherë duhet ta dimë se obligimi për leximin, pasimin dhe veprimin sipas tij nuk ka rënë, ai është valid deri në amshim. Thotë Allahu:
إِنَّ هَذَا الْقُرْآنَ يَهْدِي لِلَّتِي هِيَ أَقْوَمُ
Është e vërtetë se ky Kur'an udhëzon për atë rrugë që është më se e vërteta...”. ([33])
Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë për vlerën e Kur’anit:
اقرءوا القرآن فإنه يأتي يوم القيامة شفيعاً لأصحابه
Lexojeni Kur’anin ngase ai, në Ditën e Kijametit, do të ndërmjetësojë për lexuesit e tij”. ([34])
من قرأ حرفاً من كتاب الله فله به حسنة، والحسنة بعشر أمثالها، أما إني لا أقول (ألم) حرف، ولكن ألف حرف، ولام حرف، وميم حرف
Kush e lexon një shkronjë prej librit të Allahut do ta ketë për të një të mirë, e një e mirë në fe shpërblehet dhjetëfish. Unë nuk po them Elif Lam Mim një shkronjë por Elif një shkronjë, Lam një shkronje dhe Mim një shkronjë”. ([35])
Megjithatë, sikur Allahu ia bëri me dije Muhammedit, alejhi’s selam se pasuesit e tij nuk do ta pasojnë Kur’anin sa duhet dhe e përshkroi në Kur’an ankesën e tij:
وَقَالَ الرَّسُولُ يَا رَبِّ إِنَّ قَوْمِي اتَّخَذُوا هَذَا الْقُرْآنَ مَهْجُورًا
E i dërguari tha: "O Zot im, vërtet populli im e konsideroi këtë Kur'an si (diç) të hedhur!”. ([36])
Xhematlinjë të nderuar!
Sa shpesh ua shihnim në duar njerëzve tespihët duke madhëruar Allahun. Sa shpesh shihje njerëzit tek lëviznin buzët në ndonjë qoshe të xhamisë duke numëruar tespihët. Vërtet ishte atmosfere e këndshme, atmosfere islame. Përse të mos mbretërojë edhe jashtë Ramazanit një gjë e tillë? Përse të mos e përkujtojmë Allahun edhe jashtë këtij muaji? A nuk mjafton kjo premise kur’anore për ata që përkujtojnë Allahun:
فَاذْكُرُونِي أَذْكُرْكُمْ
152. Pra ju më kujtoni Mua (me adhurime), Unë ju kujtoj juve (me shprëblim)...”. ([37])
Nëse gjatë Ramazanit ke përkujtuar Allahun atëherë dije se nëse ti pas këtij muaji e braktisë këtë gjë atëherë ti je i vdekur. Thotë Muhammedi, alejhi’s selam:
مثل الذي يذكر ربه، والذي لا يذكر ربه كمثل الحي والميت
Shembulli i atij që e përkujton Allahun dhe atij që nuk e përkujton është sikurse shembulli i të gjallit dhe të vdekurit”. ([38])
Nëse ka përfunduar koha e S. Fitrit, dera për dhënie në rrugën e Allahut është hapur prapë. Mos ke frike varfërinë. Ajo është cytje e djallit. Thotë Allahu:
الشَّيْطَانُ يَعِدُكُمُ الْفَقْرَ وَيَأْمُرُكُمْ بِالْفَحْشَاءِ وَاللَّهُ يَعِدُكُمْ مَغْفِرَةً مِنْهُ وَفَضْلًا وَاللَّهُ وَاسِعٌ عَلِيمٌ
268. Djalli ju frikëson nga varfëria dhe ju urdhëron për të këqija, e All-llahu ju garanton falje (mëkatesh) e begati; All-llahu është dhurues i madh, i dijshëm”. ([39])
Një njeri i pasur një dite pa ca të varfër dhe në xhep kishte para të shumta por kërkonte me dorë ato të imtat. Një dijetar e pa dhe tha se ai aq sa kërkon të jap sadaka në xhepin e tij aq e ka vlerën tek Allahu. E vërtetë ngase Allahu thotë:
لَنْ تَنَالُوا الْبِرَّ حَتَّى تُنْفِقُوا مِمَّا تُحِبُّونَ
92. Kurrë nuk do ta arrini sinqeritetin e plotë me besim (as kënaqësinë e lumtur në xhennet) derisa të mos e jepni më të dhembshmen (më të dashurën) e pasurisë suaj”. ([40])
Vëlla dhe motër! Para se të mendoni për lëmoshën jashtë Ramazanit lexojeni këtë hadith:
ما منكم من أحد إلا وسيكلمه ربه يوم القيامة، ليس بينه وبينه ترجمان، فينظر العبد أيمن منه فلا يرى إلا ما قدم  وينظر العبد أشأم منه فلا يرى إلا ما قدم  وينظر بين يديه فلا يرى إلا النار تلقاء وجهه، فاتقوا النار ولو بشق تمرة
Nuk ka njeri që Allahu nuk do t’i flas pa ndërmjetësues në Ditën e Kijametit. Shikon njeriu në anën e djathtë e nuk sheh përveç asaj që ka bërë. Shikon në anën e majtë e nuk sheh gjë tjetër përveç asaj që ka bërë. Shikon para vetes e nuk sheh tjetër përveç zjarrit andaj t’ia keni frikën Allahut qoftë edhe me një gjysmë hurmeje”. ([41])
Kush përfitoi prej Ramazanit
Thotë Muhammedi, alejhi’s selam:
من صام رمضان إيماناً واحتساباً غفر له ما تقدم من ذنبه
Kush e agjëron Ramazanin me besim dhe vetllogari i falen mëkatet e mëparshme”. ([42])
من قام رمضان إيماناً واحتساباً غفر له ما تقدم من ذنبه
Kush falet në Ramazan me besim dhe sinqeritet-vetllogari, atij i falen mëkatet e mëhershme”. ([43])
من قام ليلة القدر إيماناً واحتساباً غفر له ما تقدم من ذنبه
Kush falet Natën e Kadrit me besim dhe sinqeritet-vetllogari, atij i falen mëkatet e mëhershme”. ([44])
Në këto tri hadithe u përmendën tri gjëra që falin mëkatet e mëparshme: Agjërimi, teravitë dhe falja në Natën e Kadrit. Më trego se si është puna jote. Përfitove apo jo? Nuk dua të të rëndoj shumë ngase qysh në fillim të fola për këtë por dua të të pyes se a e di se si është shpëtimi. Nëse jo atëherë lexo dhe mëso!
Thotë Allahu:
فَمَنْ زُحْزِحَ عَنِ النَّارِ وَأُدْخِلَ الْجَنَّةَ فَقَدْ فَازَ
...e kush shmanget zjarrit e futet në xhennet, ai ka arritur shpëtim...”. ([45])
Ndryshe do te jesh prej atyre që Muhammedi, alejhi’s selam u lut që mëkatet tua të mos falen. Hadithi për thënien e “Amin!” në tri shkallet e minberit është i njohur për ju. Nëse jo ja teksti:
وَرَغِمَ أَنْفُ رَجُلٍ دَخَلَ عَلَيْهِ رَمَضَانُ ثُمَّ انْسَلَخَ قَبْلَ أَنْ يُغْفَرَ لَهُ
I poshtëruar qoftë ai që hyn Ramazan dhe del (vjen edhe shkon) ndërsa këtij nuk i falen mëkatet “. ([46])
Pendimi për lëshimet në adhurime dhe mos mashtrimi me atë që kemi bërë
Ndoshta të shkon ndërmend se nuk kam bërë mëkate, unë kam agjëruar, kam falur namaz, kam dhënë sadaka dhe nuk di përse të pendohem?
Vëlla dhe motër! Istigfar nuk duhet të bëj vetëm ai që ka bërë mëkat, duhet të bej edhe ai që nuk ka bërë mëkat dhe atë për dy shkaqe kryesore:
1. Moralisht, nëse ndalemi dhe shikojmë gjendjen e disa vepërmirëve në krye me Muhammed Mustafanë, alejhi’s selam, do të bindemi për faktin se edhe ne, po them në shumës, që nuk kemi bërë mëkate, kemi nevoje për kërkim falje të mëkateve.
Nga Egarr el-Muzennij r.a. transmetohet se Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë: “Vërtet më vie në zemrën time mendimi dhe dëshira ashtu që çdo ditë nga njëqind herë i lutem All-llahut për falje”. ([47])
يا أيها الناس! توبوا إلى الله واستغفروه، فإني أستغفر الله وأتوب إليه في اليوم مائة مرة
O ju njerëz, pendohuni tek Allahu dhe kërkoni falje ngase unë kërkoj falje dhe pendohem deri 100 herë gjatë ditës”. ([48])
A mund të thuash se je më i mirë se sa Muhammedi, alejhi’s selam. Jo, e di se do të thuash jo, por ndalu para se të përgjigjesh e lexoje edhe këtë hadith e pastaj me plot zemrën përgjigju: JO. Thotë Muhammedi, alejhi’s selam:
لا يدخل أحد منكم عمله الجنة، ولا يجير من النار، ولا أنا إلا برحمة الله
Askënd prej jush vepra e vet nuk do ta fus në Xhennet dhe nuk do ta shpëtojë nga zjarri, madje as mua përveç me mëshirën e Allahut”.  ([49])
Kur Muhammedit, alejhi’s selam i preferuan që të pushonte nga pak e të mos falej shumë ngase Allahu ia ka falur të gjitha mëkatet, dhe Xhennetin e ka të sigurt, ai, alejhi’s selam, me modestinë dhe mirënjohjen më të madhe tha:
أفلا أكون عبدا شكوراً؟
A të mos jam rob falënderues“. ([50])
Si të mos e thotë këtë Muhammedi, alejhi’s selam kur Allahu më parë e kishte mësuar:
وَلا تَمْنُنْ تَسْتَكْثِرُ
Dhe mos u mburr me atë që jep e të duket shumë!“. ([51])
Pra mos thuaj se e dhashë këtë apo atë, bëra këtë apo atë, e bëra diç të madhe. Që të mos mashtrohesh fare me atë që ke bërë, vëlla dhe motër, dëgjojeni këtë fjalë të një burri të madh, Ebu Bekrit, imani i të cilit peshonte më shumë se sa besimi i të gjithë njerëzimit. Ai kishte thënë: „Sikur një këmbë ta kisha brenda Xhennetit e tjetrën jashtë saj nuk do të isha i sigurt se do të hyj në të“.
A mund të thuash se je më i mirë se sa Ebu Bekri? A pretendon se ke bërë ibadet më shumë se sa Ebu Bekri? Nëse ke dëshirë të dish për të unë do të shkëpus nga thesari i veprave dhe adhurimeve të tij vetëm një insert e ti më pas krahasoje veten me të. Muslimi transmeton nga Ebu Hurejre se Pejgamberi, alejhi’s selam një (ditë) tha:
Kush prej jush u zgjua sot agjerueshëm?
Tha Ebu Bekri: Unë.
Tha: Kush prej jush përcolli sot ndonjë xhenaze?
Tha Ebu Bekri: Unë.
Tha: Kush ushqeu sot ndonjë të varfër?
Tha Ebu Bekri: Unë.
Tha: Kush vizitoi sot ndonjë të sëmurë?
Tha Ebu Bekri: Unë.
Tha Pejgamberi, alejhi’s selam: Nuk bashkohen (në dikë këto cilësi) e të mos hyjë në xhennet".
A thua vallë mund t’ia kalosh Ebu Bekrit? Unë nuk po të pyes se kur ti bashkove këto cilësi brenda një dite por po të pyes se kur një here gjatë jetës sate brenda një jave ke bashkuar cilësi të tilla?
Për t’ia vënë pikën kësaj çështjeje dëgjoje këtë hadith të rangut hasen:
لو أن رجلاً يجر على وجهه من يوم ولد إلى يوم يموت هرماً في مرضات الله تعالى لحقره يوم القيامة
Sikur një njeri qysh nga dita kur ka lindur e derisa të vdes të vrapoje me fytyrën e vet për ta arritur kënaqësinë e Allahut, nesër në Ditën e Kijametit prapë do ta llogarisë këtë të paktë“.
2. Si të mos kërkosh falje kur edhe pejgamberët e Allahut, krijesat më të zgjedhura kërkuan falje për mëkatet e tyre. Ademi, alejhi’s selam thoshte:
رَبَّنَا ظَلَمْنَا أَنْفُسَنَا وَإِنْ لَمْ تَغْفِرْ لَنَا وَتَرْحَمْنَا لَنَكُونَنَّ مِنَ الْخَاسِرِينَ
Zoti ynë, ne i bëmë të padrejtë(i dëmtuam) vetvetes sonë, në qoftë se nuk na falë dhe nuk na mëshiron, ne me siguri do të jemi prej të shkatërruarve!”. ([52])
Nuhu, alejhi’s selam ka thënë:
وَإِلَّا تَغْفِرْ لِي وَتَرْحَمْنِي أَكُنْ مِنَ الْخَاسِرِينَ
...e në qoftë se nuk më fal mua dhe nuk më mëshiron Ti, do të jem i humbur!”. ([53])
Ibrahimi, alejhi’s selam tha:
وَالَّذِي أَطْمَعُ أَنْ يَغْفِرَ لِي خَطِيئَتِي يَوْمَ الدِّينِ
Ai tek i cili kam shpresë se do t'i m'i falë mëkatet e mia në ditën e gjykimit”. ([54])
Musai, alejhi’s selam u lut:
رَبِّ إِنِّي ظَلَمْتُ نَفْسِي فَاغْفِرْ لِي
Ai tha: "Zoti im, unë e ngarkova veten e Ti më fal mua!”. ([55])
Junusi, alejhi’s selam kërkoi falje duke thënë:
لا إِلَهَ إِلَّا أَنْتَ سُبْحَانَكَ إِنِّي كُنْتُ مِنَ الظَّالِمِينَ
Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejtë vetes!”. ([56])
Allahu pranon prej të sinqertëve
Dije se pranimi i një vepre është punë e madhe. Mendo, kaluan agjërimi, teravitë, zekati, sadakaja, hatmeja, duaja, dhikri, iftarat për agjërues, umreja, dhe tash ka mbetur pyetja: A më janë pranuar veprat e mia? Thotë Allahu:
إِنَّمَا يَتَقَبَّلُ اللَّهُ مِنَ الْمُتَّقِينَ
All-llahu pranon vetëm prej të sinqertëve”. ([57])
A je apo nuk je prej tyre? Këta njerëz Allahu i ka përshkruar si:
يؤتون ما آتوا وقلوبهم وجلة أنهم إلى ربهم راجعون
Dhe, ata të cilët japin (sadaka-zeqatë) nga ajo që u është dhënë, pse dinë se do të kthehen te Zoti i tyre, andaj zemrat e tyre i kanë të frikësuara”. ([58])
Aliu, Allahu qoftë i kënaqur, në natën e fundit të Ramazanit thërriste:
ياليت شعري من هذا المقبول منَّا فنهنيه ومن هذا المحروم فنعزيه ، أيها المقبول هنيئاً لك ، أيها المردود جبر الله مصيبتك
Ah sikur ta dija se kush është ai vepërpranues e ta uronim dhe kush është ai qe i është mohuar vepra e ta ngushëllonim. O ti, që vepra të është pranuar, urime, urime! O ti vepra që të është refuzuar, Allahu ta lehtësoftë fatkeqësinë tënde dhe ta ktheftë atë që të ka humbur (në këtë rast pranimin e veprës)”.
Nëse do ta dish se a të është pranuar vepra apo jo atëherë shiko gjendjen tënde. Nëse je ende në adhurime e qetësi shpirtërore, adhurimi yt është pranuar ndryshe, nëse ke rënë në mëkate atëherë ty nuk të është pranuar.
Njeri prej selefit duke folur për të parët kishte thënë:
كانوا لقبول العمل أشد منهم اهتماماً بالعمل ذاته، ألم تسمعوا قول الله عز وجل:  إِنَّمَا يَتَقَبَّلُ اللَّهُ مِنَ الْمُتَّقِينَ
Të parët më shumë interesoheshin për pranimin e veprës se sa për vet veprën. A nuk keni dëgjuar të ketë thënë Allahu:
إِنَّمَا يَتَقَبَّلُ اللَّهُ مِنَ الْمُتَّقِينَ
All-llahu pranon vetëm prej të sinqertëve”. ([59])
Fudale b. Abidi ka thënë:
لأن أكون أعلم أن الله قد تقبل مني مثقال حبةٍ من خردل، أحب إليَّ من الدنيا وما فيها؛ لأن الله يقول:  إِنَّمَا يَتَقَبَّلُ اللَّهُ مِنَ الْمُتَّقِينَ
Sikur ta dija se Allahu ka pranuar prej meje qoftë ehde ndonjë vepër sa grimca e atomit do të kishte qenë për mua kjo më e dashur se sa tërë dynjaja dhe çka ka nët të ngase Allahu thotë:
إِنَّمَا يَتَقَبَّلُ اللَّهُ مِنَ الْمُتَّقِينَ
All-llahu pranon vetëm prej të sinqertëve”. ([60])
Abdu’l Aziz b. Revadi rrëfen:
أدركتهم يجتهدون في العمل الصالح، فإذا فعلوه وقع عليهم الهم أيقبل منهم أم لا؟!
I kam arritur të parët duke dhënë mund për vepra të mira e pastaj, kur bënin ndonjë vepër, brengoseshin se a është pranuar apo jo ajo vepër”.
Përkujtoje Hasan el Basriun, i cili iu tha të rinjve Ditën e Bajramit kur i pa duke qeshur: Çfarë keni që qeshni? Nëse Allahu ua ka pranuar veprat a kështu e falënderoni ndërsa nëse Allahu nuk ua ka pranuar veprat a kështu ia keni friken Allahut?
Falëndero Allahun që të bëri prej atyre që agjëruan
Sa njeriu u privua nga agjërimi ndërsa agjërimi është prej veprave që kanë shpërblim pa llogari. A nuk ka thënë Allahu në hadithin kudsijj se:
الصَّوْمُ لِي وَأَنَا أَجْزِي بِهِ
Agjërimi bëhet për Mua dhe vetëm Unë shpërblej për të”. ([61])
Vëlla dhe motër! Përkujtoni ata që agjëruan me ne vitin e kaluar e këtë Ramazan nuk ishin, përkujtoni ata që iu tronditi lajmi për vdekjen e tyre gjatë këtij Ramazani, përkujtoni se edhe në mesin tonë, që sot jemi tubuar për ta kurorëzuar Ramazanin me sukses, inshaAllah, në Ramazanin e ardhshëm nuk do të jenë prej agjëruesve, andaj përse të mos e falënderojmë Allahun për këtë dhunti. Shih se çka thotë poeti:
 

يا أيها الناسـي ليوم رحيلـه       أراك عن الموت المفرق لاهيـا

ألا تعتبر بالراحلين إلى البـلا      وتركهم الدنيا جميعـا كما هيـا

ولم يخرجوا إلا بقطن وخرقة       وما عمروا من منزل ضل خاليا

وأنت غداً أو بعده في جوارهم      وحيداً فريداً في المقـابر ثاويـا

O harrues i ditës së udhëtimit të vet

po të shoh se vdekjen, që nga të afërmit të ndan, ke harruar

A nuk merr mësim nga ata që shkuan në shkatërrim

dhe lanë dynjanë ashtu siç ishte

Ata nuk dolën me më shumë se ca pambuk dhe një pëlhurë

ndërsa shtëpitë që ndërtuan iu mbetën aty

Ti, nesër apo pasnesër, do të jesh në fqinjësi të tyre

i vetëm, pa askënd, i vdekur në varreza

 
Dëgjo se çka thotë Allahu:
كُلُّ مَنْ عَلَيْهَا فَانٍ  وَيَبْقَىٰ وَجْهُ رَبّكَ ذُو ٱلْجَلْـٰلِ وَٱلإكْرَامِ
Çdo gjë që është në të (në tokë) është zhdukur. 27. E do të mbetet vetëm Zoti yt që është i madhëruar e i nderuar!”. ([62])
كُلُّ شَىْء هَالِكٌ إِلاَّ وَجْهَهُ لَهُ ٱلْحُكْمُ وَإِلَيْهِ تُرْجَعُونَ
...Çdo send zhduket e Ai jo. Vetëm Atij i takon gjykimi dhe te Ai do të ktheheni!”. ([63])
Omer b. Abdu’l Azizi ka thënë:
إن الليل والنهار يعملان فيك ، فاعمل أنت فيهما
Dita dhe nata punojnë në ty (ta shkurtojnë jetën) andaj puno edhe ti në to”.
Ibni Mes’udi ka thënë:
ما ندمت على شيء ندمي على يوم غربت شمسه نقص فيه أجلي ولم يزد فيه عملي
Nuk kam ndie keqardhje për asgjë siç kam ndie për një ditë në të cilën ka perënduar dielli ndërsa jeta ime më është shkurtuar e unë nuk kam përfituar asgjë prej saj“.
Allahu paste pranuar agjërimin tonë, Allahu na mundësoftë përjetime të shumë Ramazanave duke qenë adhurues të sinqertë, Allahu na bëftë të vdesim si muslimanë dhe na bashkoftë me vepërmirët!
Wes selamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu!
12 tetor 2007, e xhuma
Reinach, Aarau, Zvicër
 
 
 
 
 
 
 


[1] Ligjëratë e mbajtur para Namazit të Fitër Bajramit 2007 në sallën e madhe të tenisit në Reinach, Aarau, Zvicër.

[2] el-Bekare, 183

[3] Buhariu & Muslimi

[4] Buhariu

[5] Transmetojnë Ibni Maxheh dhe Imam Ahmedi. Albani në Sahihu ve daifu Suneni Ibni Maxheh, 1690, hadithin e cilëson hasen shih.

[6] Transmetim unanim

[7] esh-Shuara, 88-89

[8] Transmetim unanim

[10] en-Nisa, 82

[11] Muhammed, 24

[12] el-Hixhr, 99

[13] Transmeton Buhariu në Sahihun e tij, nr. 6502

[14] Transmetim unanim

[15] Sahihu Muslim, pj. 6, f. 66

[16] el-En’am, 160

[17] Sahihu'l Buharijj, pj. 7, f. 98

[18] Sunenu't Tirmidhijj, pj. 3, f. 206. Albani këtë hadith e ka vlerësuar si autentik. Shih: Sahihu tahrixhi’l mishkah, recensimi i dytë (2056), et-Ta’lik err-rregib (2/84) dhe el-Urva (949)

[19] Sahihu Muslim, pj.6, f. 55

[20] edh-Dharijat, 17

[21] es-Sexhde, 16

[22] el-Furkan, 64

[23] Transmeton Tirmidhiu ndërsa Shejh Albani thotë se ky hadith nga Ebu Umame ka gradën hasen derisa i njëjti hadith por me shtesat: Ve tekfirun lis sejjiat ve matredetun lid dai ani’l xhesed nga Bilalli është daif. Shih: Sahihu ve daifu suneni’t Tirmidhijj, 3549

[24] Hadithi është autentik. Shih: Sahihu ve daifu suneni’n Nesai, 1763

[25] Hadithi është hasen shih. Shih: Sahihu ve daifu suneni Ebi Davud, 1308

[26] Transmetim unanim

[27] el-Mu’minune, 1-3

[28] Ahmedi ndërsa në Sahihu’l xhamii, 988, hadithi është cilësuar autentik.

[29] el-Bekare, 238

[30] Buhariu & Muslimi

[31] Buhariu & Muslimi

[32] Buhariu & Muslimi

[33] el-Isra, 9

[34] Muslimi

[35] Tirmidhiu me sened sahih

[36] el-Furkan, 30

[37] el-Bekare, 152

[38] Buhariu & Muslimi

[39] el-Bekare, 268

[40] Ali Imran, 92

[41] Buhariu & Muslimi

[42] Buhariu & Muslimi.

[43] Buhariu & Muslimi.

[44] Buhariu.

[45] Ali Imran, 185

[46] Hadithi është Hasen sahih. Shih: Sahihu ve daifu suneni’t Tirmidhijj, 3545

[47] Muslimi

[48] Muslimi

[50] Buhariu

[51] el-Muddeth-thir, 6

[52] el-A’rafe, 23

[53] Hud, 47

[54] esh-Shuara, 82

[55] el-Kasas, 16

[56] el-Enbija, 87

[57] el-Maide, 27

[58] el-Mu’minune, 60

[59] el-Maide, 27

[60] el-Maide, 27

[61] Buhariu dhe Muslimi

[62] err-Rrahman, 26-27

[63] el-Kasas, 88


VIDEOS / YOUTUBE
Devotshmeria synim kryesor i agjerimit Vlera e kohes Monumente besimi ne agjerim Edukimi seksual i femijeve
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013