Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
PARAMETRAT PARIMOR DHE EDUKATIV TË PRANIMIT TË VEPRËS NË ISLAM

Falënderimet i takojnë Allahut ndërsa përshendetjet qofshin mbi zotëriun tonë, Muhammedin, familjen, shokët dhe të gjithë pasuesit e tij gjer në amshim!
Njeriu, pjesë e krijimtarisë së Allahut, gjatë tërë jetës së vet duhet ta adhurojë Allahun dhe të veprojë për hire të Tij. Si jo kur ai për këtë gjë edhe është krijuar. Thotë Allahu:
وَمَا خَلَقْتُ الْجِنَّ وَالْإِنْسَ إِلَّا لِيَعْبُدُونِ
Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë“. ([1])
Ibni Kethiri në koment të këtij ajeti ka thënë: I kam krijuar që t’i urdhëroj me adhurim e jo pse Unë kam nevojë për ta.
Këtë sikur e sqarojnë ajetet vijuese të kësaj kaptine së bashku me komentimin e shkëlqyer të Ibni Kethirit:
مَا أُرِيدُ مِنْهُمْ مِنْ رِزْقٍ وَمَا أُرِيدُ أَنْ يُطْعِمُونِ (57) إِنَّ اللَّهَ هُوَ الرَّزَّاقُ ذُو الْقُوَّةِ الْمَتِينُ
57. Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim e as s'dëshiroj të më ushqejnë ata. 58. All-llahu është furnizues i madh. Ai, fuqiforti“.([2])
Domethënia e ajetit është se Allahu krijoi krijesat që ta adhurojnë vetëm Atë dhe të mos i bëjnë shok. Atë, që e adhuron sinqerisht, e shpërblen, ndërsa atë që e kundërshton e ndëshkon. Allahu lajmëroi se nuk ka nevojë për adhurimin e tyre, jo, ata kanë nevojë për Allahun në çdo rast; Ai është Krijues dhe Furnizues i tyre. Mu për këtë Allahu i është drejtuar njerëzimit:
يَا ابْنَ آدَمَ تَفَرَّغْ لِعِبَادَتِي أَمْلَأْ صَدْرَكَ غِنًى وَأَسُدَّ فَقْرَكَ وَإِلَّا تَفْعَلْ مَلَأْتُ يَدَيْكَ شُغْلًا وَلَمْ أَسُدَّ فَقْرَكَ
O biri i Ademit (o njeri), çlirohu nga preokupimet e kësaj bote që të më adhurosh Mua e kështu Unë ta mbushi zemrën me pasuri dhe ta mbyll derën e varfërisë (nuk ke nevojë për krijesat të huazosh prej tyre). Nëse nuk vepron kështu atëherë zemra jote do të mbushet me preokupime (të shumta) dhe nuk do ta mbyll derën e varfërisë“. ([3])
Në Tuhfetu’l Ahvedhijj, në koment të këtij hadithi, ndër tjera thuhet edhe kjo: „Çlirohu nga problemet dhe kërkesat e dunjasë që të më adhurosh Mua e Unë t’i kryej nevojat tua dhe të bëj të pavarur nga krijesat. Nëse nuk vepron kështu atëherë zemra jote do të jetë e mbushur me derte e preokupime dhe nuk të siguroj çlirim nga varfëria ngase të gjitha krijesat janë të varfra për Allahun dhe kështu varfërisë i shtohet varfëri“.
Mu për këtë, mandati i njeriut për adhurim Allahun nuk skadon përveçse me vdekjen e tij. Thotë Allahu:
وَاعْبُدْ رَبَّكَ حَتَّى يَأْتِيَكَ الْيَقِينُ
Dhe adhuroje Zotin tënd deri të vijë ty e vërteta (vdekja)“. ([4])
Ka thënë Ibni Kethiri në koment të këtij ajeti pasi që përmend mendimet e Buhariut dhe të tjerëve se për qellim me jekin është vdekja: Argument për këtë se njeriu duhet adhuruar Allahun deri në vdekje dhe se jekini është vdekja janë ajetet që përshkruajnë pabesimtarët që dëfrehen deri neë jekin-vdekje:
لَمْ نَكُ مِنَ الْمُصَلِّينَ وَلَمْ نَكُ نُطْعِمُ الْمِسْكِينَ وَكُنَّا نَخُوضُ مَعَ الْخَائِضِينَ وَكُنَّا نُكَذِّبُ بِيَوْمِ الدِّينِ حَتَّى أَتَانَا الْيَقِينُ
Ata thonë: "Nuk kemi qenë prej atyre që faleshin (që bënin namaz); 44. Nuk kemi qenë që ushqyenim të varfërit; 45. Dhe kemi qenë që përziheshim me të tjerët në punë të kota. 46. Dhe kemi qenë që nuk e besonim ditën e gjykimit. 47. Derisa na erdhi e vërteta (vdekja)!“. ([5])
Ibni Kethiri më pas nxjerr përfundime prej ajetit se adhurimet, si: namazi e të ngjashme, janë obligim për njeriun aq sa e ka vetëdijen dhe atë si do që të ketë mundësi. Buhariu transmeton nga Imran b. Husajni se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
صَلِّ قائمًا، فإن لم تستطع فقاعدًا، فإن لم تستطع فعلى جَنْب
Falu në këmbë, po nëse nuk mundesh atëherë falu ulur. Nëse edhe kështu nuk mundesh atëherë falu në krah (të djathtë) “.
Pra, si konkluzë të kësaj që thamë, njeriu duhet ta adhurojë Allahun gjithnjë dhe në çdo vend e rast ngase për këtë edhe është krijuar. Megjithatë njeriu duhet ta bëjë veprën (adhuroj Allahun me të) në atë mënyrë që pas mundit që jep të jetë i ëndur se ajo vepër pranohet. Mu për këtë qëllim të parët shumë e lusnin Allahun që tua pranonte veprat. Sahabet gjashtë muaj pas Ramazanit e lusnin Allahun që tua ketë pranuar atë. Thotë Allahu në Kur’an:
إِنَّمَا يَتَقَبَّلُ اللَّهُ مِنَ الْمُتَّقِينَ
…All-llahu pranon vetëm prej të sinqertëve…”. ([6])
Ndryshe, nëse njeriu bën vepra shkel e shko dhe fare nuk interesohet për fundin e tyre dhe për gjërat që ia ruajnë ato, atëherë ato do t’i shkojnë huq. Thotë Allahu:
وَقَدِمْنَا إِلَى مَا عَمِلُوا مِنْ عَمَلٍ فَجَعَلْنَاهُ هَبَاءً مَنْثُوراً
E Ne i kthehemi ndonjë vepre që e bënë ata dhe e bëjmë atë hi e pluhur“. ([7])
Nga këtu njeriu detyrohet që të dijë për adhurimin e tij synimin, qëllimin, fillimin, fundin dhe arsyen së përse e bën. Sa e mire e ka përshkruar poeti njeriun që vepron pa dituri:
و كل من بغير علم يعمل *** أعماله مردودة لا تقبل
Çdo kush që padituri vepron
veprat e tij janë të refuzuara, Allahu nuk i pranon
Ky artikull modest për synim ka shtjellimin thelbësor të kësaj tematike, jo me detaje të tepërta dhe me shtjellime të gjata e monotone, por me sqarime konkrete dhe shembuj adekuat që për qëllim kanë largimin e disa keqkuptimeve rreth të vërtetave fetare. Artikulli do të fokusohet në tri pika:
1. Vepra të cilën e bën a është apo jo adhurim për Allahun? Nëse vepra nuk është adhurim për Allahun atëherë duhet lënë përveç nëse është mubah, gjë e lejuar, me të cilën përforcohet për adhurim për Allahun.
2. Të shikoj, pasi bindjes se vepra është adhurim për Allahun, se a ka mundësi apo jo për një adhurim të tillë.
3. Nëse ka mundësi për atë vepër atëherë hapi i tretë duhet të jetë që ajo të kryhet ashtu siç përcakton feja([8]).
Që të tri këto elemente janë përmbledhur në dy citate të kaptinës el-Fatiha, që besimtari e këndon shumë shpesh gjatë ditës. Ato dy citate janë:
إِيَّاكَ نَعْبُدُ وَإِيَّاكَ نَسْتَعِينُ (5) اهْدِنَا الصِّرَاطَ الْمُسْتَقِيمَ
5. Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ty kërkojmë ndihmë! 6. Udhëzona (përforcona) në rrugën e drejtë!“. ([9])
Siç po shohim, këtu besimtari shpreh veprën që duhet bërë çdo njeri e ajo është: “Vetëm Ty të adhurojmë…”, pastaj shpreh nevojën për ndihmë dhe përkrahje për të kryer një vepër të tillë të qëlluar me: “…dhe vetëm Ty të kërkojmë ndihmë!”, për të kërkuar më pas rekomandimet, udhëzimet dhe konstruksionet e nevojshme për të qenë, përfundimisht, vepra e pranuar: “Udhëzona (përforcona) në rrugën e drejtë!”.
Nuk mund të kaloj tutje pa zhdukur dhe flakur një keqkuptim që tani mund të sillet në mendjen tuaj të nderuar lexues. Ai keqkuptim është se a do vepër jona duhet teë jetë adhurim? A përherë besimtari duhet të qëndroj në xhami? A gjithnjë duhet të agjërojmë? A duhet të bëjmë jetë robotike?
Jo, këto janë keqkuptime të adhurimit në Islam. Adhurimi në fenë tone nuk është i kufizuar vetëm në namaz e agjërim, jo, domethënia e tij esenciale është shumë më e gjerë dhe shumë më alternative. Adhurimi tejkalon kornizat e formaliteteve dhe depërton thellë në shpirtin e njeriut, në moralin e tij, në edukatën dhe sjelljet e tij, madje madje edhe në dëfrimet e tij. Për të parë se cili është adhurimi, unë pa asnjë anim grupor, kam zgjedhur definicionin e shkencëtarit islam me përmasa botërore, Ibni Tejmijes, definicion që zhduk çdo paqartësi rreth adhurimit. Sipas tij:
الْعِبَادَةُ هِيَ اسْمٌ جَامِعٌ لِكُلِّ مَا يُحِبُّهُ اللَّهُ وَيَرْضَاهُ : مِنْ الْأَقْوَالِ وَالْأَعْمَالِ الْبَاطِنَةِ وَالظَّاهِرَةِ فَالصَّلَاةُ وَالزَّكَاةُ وَالصِّيَامُ وَالْحَجُّ وَصِدْقُ الْحَدِيثِ وَأَدَاءُ الْأَمَانَةِ ؛ وَبِرُّ الْوَالِدَيْنِ وَصِلَةُ الْأَرْحَامِ وَالْوَفَاءُ بِالْعُهُودِ وَالْأَمْرُ بِالْمَعْرُوفِ وَالنَّهْيُ عَنْ الْمُنْكَرِ . وَالْجِهَادُ لِلْكُفَّارِ وَالْمُنَافِقِينَ وَالْإِحْسَانُ إلَى الْجَارِ وَالْيَتِيمِ وَالْمِسْكِينِ وَابْنِ السَّبِيلِ وَالْمَمْلُوكِ مِنْ الْآدَمِيِّينَ وَالْبَهَائِمِ وَالدُّعَاءِ وَالذِّكْرِ وَالْقِرَاءَةِ وَأَمْثَالِ ذَلِكَ مِنْ الْعِبَادَةِ . وَكَذَلِكَ حُبُّ اللَّهِ وَرَسُولِهِ وَخَشْيَةُ اللَّهِ وَالْإِنَابَةُ إلَيْهِ . وَإِخْلَاصُ الدِّينِ لَهُ وَالصَّبْرُ لِحُكْمِهِ وَالشُّكْرُ لِنِعَمِهِ وَالرِّضَا بِقَضَائِهِ ؛ وَالتَّوَكُّلُ عَلَيْهِ ؛ وَالرَّجَاءُ لِرَحْمَتِهِ وَالْخَوْفُ لِعَذَابِهِ وَأَمْثَالُ ذَلِكَ هِيَ مِنْ الْعِبَادَةِ لِلَّهِ
Adhurimi (ibadeti) është emër që përfshin çdo gjë që e do dhe pëlqen Allahun, qoftë ajo fjalë apo vepër dhe pa marre parasysh se a është e dukshme apo e padukshme. Namazi, zekati, agjërimi, haxhi, të folurit e sinqertë, kryerja e amanetit, bamirësia ndaj prindërve, mbajtja e lidhjeve familjare, përmbushja e premtimeve, urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja, luftimi i pabesimtarëve dhe hipokriteve, bamirësia fqiut, jetimit, miskinit, udhëtarit dhe robit, njerëzve dhe kafshëve, duaja, dhiri (përkujtimi i Allahut), leximi (i Kur’anit), dhe gjëra të ngjashme janë adhurim. Po kështu, dashuria për Allahun dhe të dërguarin e Tij, Muhammedin, alejhi’s selam, frika prej Allahut dhe pendimi tek Ai, sinqeriteti në raport me fenë e Tij, durimi për ligjet e Tij, falënderimi për begatitë e Tij, pajtimi me caktimin e Tij, mbështetja në Të, shpresimi i mëshirës së Tij dhe frika nga ndëshkimi i Tij, e gjëra të ngjashme janë adhurim për Allahun e Madhëruar “. ([10])
Besoj se pas këtij definicioni mjegulla para domethënies së adhurimit është hequr. Adhurimi është shumë më shumë se namazi e agjërimi…
 
-I-
Vepra të cilën e bën a është apo jo adhurim për Allahun? Nëse vepra nuk është adhurim për Allahun atëherë duhet lënë përveç nëse është mubah, gjë e lejuar, me të cilën përforcohet për adhurim për Allahun.
 
***
Besimtari qysh në fillim e ka obligim që kur të veprojë diç të shikoje nëse ajo vepër e tij është adhurim dhe respekt për Allahun apo jo. Nëse kryen një vepër duhet të shikosh se me të e arrin apo jo kënaqësinë e Allahut. Çdo vepër, pa marrë parasysh se çfarë është, por që Allahu e do atë, konsiderohet adhurim dhe respekt për Allahun. Thotë Allahu:
قُلْ إِنَّ صَلاتِي وَنُسُكِي وَمَحْيَايَ وَمَمَاتِي لِلَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ
Thuaj: "Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve“. ([11])
Ka thënë Ibni Kethiri në koment të këtij ajeti: Allahu i Madhëruar e urdhëron Muhammedin, alejhi’s selam që t’ua bëj me dije politeistëve të cilët adhurojnë tjetër pos Allahut si dhe therin kurbanë jo ne emër të Allahut se ai, alejhi’s selam, është rrënjësisht i kundërt me ta; namazi i tij është për Allahun, kurbani i tij theret në emër të Allahut duke mos i bërë shok në asgjë. Ngjashëm me këtë është edhe ajeti:
فَصَلِّ لِرَبِّكَ وَانْحَرْ
Andaj ti falu dhe prej kurban për hir të Zotit tënd!“. ([12])
Pra, namazin tënd dhe kurbani tënd bëje sinqerisht për Allahun ngase politeistet adhuronin putat dhe thernin kurbanë për ta.
E shihni, çdo vepër që bën njeriu, qoftë adhurim, qoftë çka do tjetër, duhet të jetë për Allahun dhe të synohet me të arritja e kënaqësisë së Allahut. Kjo duhet të jetë kështu ngase vepra po qe e mirë, sipërfaqësisht, por nuk kryhet për Allahun ajo nuk pranohet as prej besimtarit dhe as prej pabesimtarit. Nëse njeriu fal namaz, jo për hire të Allahut por që ta shohin të tjerët, atëherë ai ka bërë mëkat dhe si i tillë konsiderohet hipokrit. Thotë Allahu:
إِنَّ الْمُنَافِقِينَ يُخَادِعُونَ اللَّهَ وَهُوَ خَادِعُهُمْ وَإِذَا قَامُوا إِلَى الصَّلاةِ قَامُوا كُسَالَى يُرَاؤُونَ النَّاسَ وَلا يَذْكُرُونَ اللَّهَ إِلَّا قَلِيلاً
Munafikët përpiqen të mashtrojnë All-llahun (duke u paraqitur rrejshëm si besimtarë), por All-llahu mbizotëron dinakëritë e tyre. Ata edhe kur falen, falen me përtaci dhe vetëm sa për t'u dukur te njerëzit dhe fare pak e përmendin All-llahun“. ([13])
Nëse njeriu jep pasuri, mëson dituri dhe vritet në luftë, gjëra që sipërfaqësisht garantojnë shpërblime të mëdha, por nuk i ka kryer për hire të Allahut, atëherë këto vepra prej tyre nuk pranohen. Të shohim dëshmitë për këtë. Për njeriun që jep pasuri, Allahu ka thënë:
مَثَلُ الَّذِينَ يُنْفِقُونَ أَمْوَالَهُمْ فِي سَبِيلِ اللَّهِ كَمَثَلِ حَبَّةٍ أَنْبَتَتْ سَبْعَ سَنَابِلَ فِي كُلِّ سُنْبُلَةٍ مِائَةُ حَبَّةٍ وَاللَّهُ يُضَاعِفُ لِمَنْ يَشَاءُ وَاللَّهُ وَاسِعٌ عَلِيمٌ
Shembulli i pasurisë së atyre që e japin në rrugën e All-llahut është si i një kokrre që i mbinë shtatë kallinj, në secilin kalli njëqind kokrra. All-llahu ia shumëfishon (shpërblimin) atij që dëshiron, All-llahu është bujar i madh, i di qëllimet“. ([14])
الَّذِينَ يُنْفِقُونَ أَمْوَالَهُمْ فِي سَبِيلِ اللَّهِ ثُمَّ لا يُتْبِعُونَ مَا أَنْفَقُوا مَنّاً وَلا أَذىً لَهُمْ أَجْرُهُمْ عِنْدَ رَبِّهِمْ وَلا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلا هُمْ يَحْزَنُونَ
Ata që për hir të All-llahut e japin pasurinë e tyre, e pastaj atë që e dhanë nuk e përcjellin me të përmendur e me mburrje, ata e kanë shpërblimin e vet te Zoti i tyre, për ata nuk ka frikë, ata as që do të brengosen”. ([15])
Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Ebu Hurejre se Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:
" سَبْعَةٌ يُظِلُّهُمْ اللَّهُ فِي ظِلِّهِ يَوْمَ لَا ظِلَّ إِلَّا ظِلُّهُ الْإِمَامُ الْعَادِلُ وَشَابٌّ نَشَأَ فِي عِبَادَةِ رَبِّهِ وَرَجُلٌ قَلْبُهُ مُعَلَّقٌ فِي الْمَسَاجِدِ وَرَجُلَانِ تَحَابَّا فِي اللَّهِ اجْتَمَعَا عَلَيْهِ وَتَفَرَّقَا عَلَيْهِ وَرَجُلٌ طَلَبَتْهُ امْرَأَةٌ ذَاتُ مَنْصِبٍ وَجَمَالٍ فَقَالَ إِنِّي أَخَافُ اللَّهَ وَرَجُلٌ تَصَدَّقَ أَخْفَى حَتَّى لَا تَعْلَمَ شِمَالُهُ مَا تُنْفِقُ يَمِينُهُ وَرَجُلٌ ذَكَرَ اللَّهَ خَالِيًا فَفَاضَتْ عَيْنَاهُ
Shtatë grupe njerëzish, Allahu do t'i fus nën hijen e Arshit të Tij atë ditë kur nuk do të ketë hije tjetër përveç hijes së tij: Prijësin e drejtë, të riun, i cili është rritur në adhurim për Zotin e vet, njeriun, zemra e të cilit është e lidhur me xhami, dy njerëz, të cilët janë dashur për Allahun; janë bashkuar dhe janë ndarë për hire të Tij, njeriun, të cilin e fton ndonjë grua e bukur dhe me famë për punë amorale ndërsa ai thotë: Unë ia kam frikën Allahut, njeriun, i cili jep lëmoshë fshehurazi aq sa dora e majtë nuk e di se çfarë ka dhënë e djathta, dhe njeriun, i cili kur përkujton Allahun në vetmi i mbushen sytë lot".
Për diturinë janë përmendur gjëra shumë interesante. Allahu ka vlerësuar dijetarët mbi të tjerët dhe ka thënë:
شَهِدَ اللَّهُ أَنَّهُ لا إِلَهَ إِلَّا هُوَ وَالْمَلائِكَةُ وَأُولُو الْعِلْمِ قَائِماً بِالْقِسْطِ لا إِلَهَ إِلَّا هُوَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ
All-llahu vërtetoi se nuk ka zot tjetër përveç Tij, e dëshmuan edhe engjëjt e dijetarët, dhe se Ai është Zbatues i drejtësisë. Nuk ka zot përveç Tij, Fuqiplotit e të Urtit”. ([16])
ِإنَّمَا يَخْشَى اللَّهَ مِنْ عِبَادِهِ الْعُلَمَاءُ إِنَّ اللَّهَ عَزِيزٌ غَفُورٌ
...Po All-llahut ia kanë frikën nga robërit e Tij vetëm dijetarët, All-llahu është mbi gjithçka, është mëkatfalës”. ([17])
Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
إنما العلماء هم ورثة الأنبياء، وإن الأنبياء لم يورثوا ديناراً ولا درهماً، و إنما ورثوا العلم فمن أخذه أخذ بحظ وافر
Dijetarët janë trashëgimtarë të Pejgamberëve dhe Pejgamberët nuk kanë lënë trashëgimi as dinarë dhe as dërhemë por kanë lënë trashëgimi diturinë. Kush e merr këtë ai ka marrë një fat të madh”.
Për Xhihadin Allahu thotë:
إِنَّ اللَّهَ اشْتَرَى مِنَ الْمُؤْمِنِينَ أَنْفُسَهُمْ وَأَمْوَالَهُمْ بِأَنَّ لَهُمُ الْجَنَّةَ يُقَاتِلُونَ فِي سَبِيلِ اللَّهِ فَيَقْتُلُونَ وَيُقْتَلُونَ وَعْداً عَلَيْهِ حَقّاً فِي التَّوْرَاةِ وَالْإِنْجِيلِ وَالْقُرْآنِ وَمَنْ أَوْفَى بِعَهْدِهِ مِنَ اللَّهِ فَاسْتَبْشِرُوا بِبَيْعِكُمُ الَّذِي بَايَعْتُمْ بِهِ وَذَلِكَ هُوَ الْفَوْزُ الْعَظِيمُ
All-llahu bleu prej besimtarëve shpirtrat dhe pasurinë e tyre me xhennet. Luftojnë në rrugën e All-llahut, mbysin dhe mbyten. (All-llahu dha) Premtim të cilin e vërtetoi në Tevrat, Inxhill e Kur'an. E kush është zbatues më i sigurt i premtimit të vet se All-llahu? Pra, gëzonju tregtisë që e bëtë me Të. Ky është suksesi i madh”. ([18])
إِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ الَّذِينَ يُقَاتِلُونَ فِي سَبِيلِهِ صَفّاً كَأَنَّهُمْ بُنْيَانٌ مَرْصُوصٌ
All-llahu i do ata që luftojnë në rrugën e Tij, të rreshtuar si të jenë ndërtesë e fortifikuar”. ([19])
Transmetohet nga Ebu Dherr Xhundub ibn Xhunade r.a. se ka thënë: “I thashë: “O i Dërguari i All-llahut, cila është vepra më e mirë?” Tha: “Besimi në All-llahun dhe lufta (xhihadi) në rrugën e Tij”. I thashë: “Cili lirim robërie është më i miri?” Ai tha: “Ai që është më i vlefshëm për familjen e tij (aty ku ka shërbyer) dhe që është më i shtrenjtë në çmim”. I thash: “Nëse nuk mund ta bëjë?” (Pej­gam­be­ri) Tha: “Ndihmoji atij që bën mjeshtëri, ose bëni mjeshtëri atij që nuk di mjeshtëri”. Thashë: “O i Dërguari i All-llahut, e çka mendon nëse unë nuk mund të bëj diç nga dobësia?” (Pejgamberi) tha: “Ruaju mos u bësh keq të tjerëve, e kjo do të jetë sadaka jote për veten tënde”. ([20])
Megjithatë, ndodhë që këto vepra të mos bëhen si adhurim dhe respekt për Allahun e të jenë shkak i shkatërrimit të njeriut. Muhammedi, alejhi’s selam pikërisht për këto tri lloje të njerëzve ka paralajmëruar se ata, me adhurime sipërfaqësore por jo për Allahun, do të jenë prej atyre që do të futen në zjarrë. Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Personi i parë që do të gjykohet në Ditën e Gjykimit është njeriu që ka rënë dëshmor në fushëbetejë. Ai do të shpjeret në gjykim dhe do t'i ekspozohen begatitë e tij që ia ka dhënë All-llahu, të cilat ai do t'i njohë e atëherë All-llahu do t'i thotë: 'Ç'ke bërë me begatitë që t'i kam dhënë?' Ai thotë: 'Kam luftuar për Ty derisa kam rënë dëshmor'. All-llahu do t'i thotë: 'Gënjen, sepse ti ke luftuar që të thuhet se je trim i patrembur dhe kështu është thënë për ty'. Atëherë do të urdhërojë që të tërhiqet për fytyrë derisa të hedhet në zjarr. Pastaj do të ftohet në gjykim ai njeri që ka studiuar dituri dhe i ka mësuar të tjerët dhe që ka lexuar Kur'an. Edhe ai do të sillet në gjykim. Edhe atij do t'i ekspozohen begatitë dhe ai do t'i njohë. Edhe atij All-llahu do t'i thotë: 'E ç'ke bërë ti në tërë këtë?' Ai (njeriu) do të thotë: 'Kam mësuar dhe të tjerët i kam mësuar, dhe për Ty kam lexuar Kur'an'. All-llahu i thotë: 'Gënjen, sepse ti ke mësuar që të thonë se je dijetar, kurse Kur'an ke lexuar që të thonë se je lexues i Kur'anit (kari'), dhe kështu është folur'. Pastaj do të urdhërojë (Ai) që të tërhiqet për fytyrë derisa të hedhet në zjarrr. Pastaj do të gjykohet njeriu të cilit All-llahu i ka dhënë pasuri më të ndryshme, e ai do të sillet në gjykim. Edhe atij do t'i ekspozohen begatitë e tij dhe do t'i njohë ato, atëherë do t'i thotë: '?'ke bërë ti në tërë këtë?' Ai do të thotë: 'Nuk kam lënë asnjë vend që Ti ke dëshiruar të shpenzoj pasuri, e të mos kem shpenzuar në emrin Tënd'. Edhe atij Krijuesi do t'i thotë: 'Gënjen, sepse ti ke vepruar kështu që të thuhet se je bujar, dhe kështu është folur. Pastaj do të urdhërojë që edhe Ai të hudhet në zjarr. ([21])([22])
Këtu shumë qartë shihet se “joker” i veprës është nijjeti, për të cilin është thënë se dallon ibadetin nga adeti. Nëse ndalesh në xhami për të pushuar por nijjet ke pritjen e namazit të ardhshëm atëherë ti je duke adhuruar Allahun ndërsa nëse ndalesh vetëm për të pushuar ti nuk ke shpërblim. Edhe pse vepra në të dy rastet është e njëjtë, nijjeti është ai që ndikoi në shpërblim. Mu për këtë, Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë:
„Veprat vlerësohen sipas qëllimeve dhe çdokujt i takon ajo që e ka për qëllim. Prandaj, kush shpërngulet (bën hixhret) për shkak të All-llahut dhe Të Dërguarit të Tij, shpërngulja e tij është për All-llahun dhe Të Dërguarin e Tij. Ndërsa kush shpërngulet të fitojë disa të mira të kësaj bote ose të martohet me ndonjë femër, shpërngulja e tij vlerësohet për atë që është shpërngulur”. ([23])
Ndonjëherë ndodhë qeë ndonjë vepër të mos jetë adhurim përveç nëse ka nijjet për të. P.sh.: ngrënia e ushqimit është gjë e lejuar me kusht që të jetë nga pasuria e fituar hallall. Kjo gjë duhet kuptuar si mjet paraprak për adhurim ngase njeriun ushqimi e forcon që të jetë më i fortë në namaz, xhihad, etj. Rrëfehet se Ibni Tejmije, Allahu e mëshiroftë, gjatë luftërave që ndodhnin në Ramazan dilte para ushtrisë dhe prishte agjërimin publikisht vetëm e vetëm që ushtria të hanin e të forcoheshin fizikisht për luftë kundër armikut.
Ngjashëm me këtë është edhe ushqimi për namaz. Nëse njeriu dëshiron te falet por është i uritur ai nuk do të mund të qëndrojë gjatë në namaz. Ushqimi që e han për tu forcuar për adhurim i konsiderohet adhurim.
Ibni Tejmije kur binte të flinte vendoste që të flinte për tu forcuar për ndonjë adhurim pas pushimit të gjumit dhe kështu këtë, me plot të drejtë, e konsideronte adhurim. Vizita nëse bëhet me qëllim të pastër atëherë ajo është vepër që të sjell shpërblim tek Allahu dhe konsiderohet si respekt e nënshtrim për Allahun. Për tu bindur për këtë do ta përmendim një hadith të Muhammedit, alejhi’s selam. Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Një njeri e vizitoi një vëlla të vetin në një fshat tjetër. All-llahu i Madhëruar ia cakton një engjëll për ta vëzhguar gjatë rrugës së tij dhe kur erdhi tek ai (engjëlli) i tha: “Ku po do?” Tha: “Te një vëlla imi në këtë fshat”. Tha: “A mos ke ti tek ai ndonjë levërdi e don ta fitosh atë prej tij?” Tha: “Jo, përpos që unë atë e dua për All-llahun!” (Engjëlli) Tha: “Unë jam i dërguar nga All-llahu te ti për të njoftuar se All-llahu të do ty ashtu siç e do ti atë njeri”. ([24])
E shihni se për këtë vepër ky njeri fitoi dashurinë e Allahut. Sikur të mos ishte adhurim assesi nuk do ta fitonte një gjë të tillë. Vizita vetvetiu, përpos nëse bëhet për tek tri xhamitë e shenjta nuk është adhurim, por kur të marrë një karakter të tillë, atëherë ajo të shpie në adhurim dhe çdo gjë që të shpie në adhurim është adhurim.
Ndoshta këtu do të mund ta fusnim edhe hadithin e Muhammedit, alejhi’s selam, i cili për dëfrim të ligjshëm me grua parasheh shpërblim. Transmetohet nga Ebu Dherri r.a. se disa njerëz kanë thënë: “O i Dërguari i All-llahut, pasanikët na tejkaluan me shpër­blime, ata falin namaz si ne, agjë­rojnë si ne, kurse (përveç kësaj) nga teprica e pasurisë së tyre japin sadaka”. (Pejgamberi) Tha: “A nuk ju ka dhënë All-llahu edhe juve me çka të bëni sadaka? Vërtet, çdo tesbih (lavdërim All-llahut) është sadaka, çdo tekbir (madhërim All-llahut) është sadaka, çdo tahmid (falënderim All-llahut) është sadaka, çdo tehlil (thënia: La ilahe il-lall-llah) është sadaka”. Urdhëresa për të mirë është sadaka, ndalesa kundër të keqes është sadaka, edhe marrëdhënia seksu­ale (bashkëshortore) është sadaka”. Njerëzit i thanë: “O i Dërguari i All-llahut, a edhe kur ndonjëri prej nesh kryen marrëdhënie epshore ka shpërblim? Tha: “Më thuani, nëse epshin e tij e përdor në haram, a nuk ka për të mëkat? Po ashtu nëse e përdor në hallall do të ketë shpërblim”. ([25])
Pra nëse dëfrehet për ta ruajtur nderin dhe respektuar urdhrin e Allahut, ai ka shpërblim. Shpresoj se këto pak fjalë do të jenë, ë paktën, një udhëzim për këtë gjë.
 
-II-
Të shikoj, pasi bindjes se vepra është adhurim për Allahun, se a ka mundësi apo jo për një adhurim të tillë.
 
***
Islami nuk është fe e vrazhdësisë, mundimit, monotonisë, fe, e cila vetëm urdhëron, fe e cila njeriut nuk ia njeh natyrën e tij dhe nuk ia pranon dobësinë e tij...Të gjitha këto gjëra janë të shlyera nga fjalori islam. Allahu, në lidhje me Muhammedin, alejhi’s selam, thotë:
" يأمرهم بالمعروف وينهاهم عن المنكر ويحل لهم الطيبات ويحرم عليهم الخبائث ويضع عنهم إصرهم والأغلال التي كانت عليهم
…e që i urdhëron ata për çdo të mirë dhe i ndalon nga çdo e keqe, u lejon ushqimet e këndshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet, dhe heq nga ata barrën e rëndë të tyre dhe prangat që ishin mbi ta". ([26])
Vrazhdësia nuk ekziston, ngarkimi me atë që nuk mundesh nuk ekziston, përkundrazi Islami ka aprovuar ligje e parime që luftojnë këtë. Thotë Allahu:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِذَا قُمْتُمْ إِلَى الصَّلاةِ فَاغْسِلُوا وُجُوهَكُمْ وَأَيْدِيَكُمْ إِلَى الْمَرَافِقِ وَامْسَحُوا بِرُؤُوسِكُمْ وَأَرْجُلَكُمْ إِلَى الْكَعْبَيْنِ وَإِنْ كُنْتُمْ جُنُباً فَاطَّهَّرُوا وَإِنْ كُنْتُمْ مَرْضَى أَوْ عَلَى سَفَرٍ أَوْ جَاءَ أَحَدٌ مِنْكُمْ مِنَ الْغَائِطِ أَوْ لامَسْتُمُ النِّسَاءَ فَلَمْ تَجِدُوا مَاءً فَتَيَمَّمُوا صَعِيداً طَيِّباً فَامْسَحُوا بِوُجُوهِكُمْ وَأَيْدِيكُمْ مِنْهُ مَا يُرِيدُ اللَّهُ لِيَجْعَلَ عَلَيْكُمْ مِنْ حَرَجٍ وَلَكِنْ يُرِيدُ لِيُطَهِّرَكُمْ وَلِيُتِمَّ نِعْمَتَهُ عَلَيْكُمْ لَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ
O ju që besuat! Kur doni të ngriheni për të falur namazin, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri në bërryla; fërkoni kokat tuaja, e këmbët lani deri në dy zogjtë. Nëse jeni xhunubë, atëherë pastrohuni (lahuni)! Në qoftë se jeni të sëmurë, ose në ndonjë udhëtim, ose ndonjëri prej jush vjen prej vendit të nevojës, ose keni kontaktuar me gratë dhe nuk gjeni ujë, atëherë mësyjeni (merrni tejemum) dheun e pastër dhe me të fërkoni fytyrat dhe duart tuaja. All-llahu nuk dëshiron (me obligim për abdest e larje) t'ju sjellë ndonjë vështirësi, por dëshiron t'ju pastrojë (prej mëkatëve), t'ua plotësojë të mirën e Tij ndaj jush e që t'i falënderoheni“. ([27])
Allahu i Madhëruar në këtë ajet kur’anor të përmendi një kusht të namazit e ai është abdesi, që doemos në rastet normale duhet të kryhet me ujë. Por në qoftë se nuk gjendet uji atëherë Islami si alternative tjetër la dheun, i cili mund të gjendet me shumë lehtësi për të na bërë me dije se feja nuk është e vështirë për tu praktikuar. Madje,, si parim hyjnor dedikuar njerëzimit, Allahu shpalli:
لا يُكَلِّفُ اللَّهُ نَفْساً إِلَّا وُسْعَهَا
All-llahu nuk e obligon asnjë njeri përtej mundësisë së tij...“. ([28])
Pra, besimtari paraprakisht duhet ta dijë këtë gjë e pastaj të mos i qaset ndonjë vepre për të cilën nuk mundet. Ai duhet ta dijë se prej tij nuk kërkohet ajo që natyra e tij nuk mund ta përballojë. Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë:
" إِنَّ الدِّينَ يُسْرٌ وَلَنْ يُشَادَّ الدِّينَ أَحَدٌ إِلَّا غَلَبَهُ فَسَدِّدُوا وَقَارِبُوا وَأَبْشِرُوا وَاسْتَعِينُوا بِالْغَدْوَةِ وَالرَّوْحَةِ وَشَيْءٍ مِنْ الدُّلْجَةِ
Me të vërtetë feja është e lehte dhe askush nuk do të mundohet ta ngarkojë veten (me ibadet, që nuk mundet) e të mos pësojë disfate (mundet, t'i vie vështirë), andaj zini një pozitë mesatare (mos kaloni kufijtë), (e nëse nuk keni mundësi ta bëni me të mirën, atëherë te paktën) afrohuni (afër saj), përgëzohuni (me shpërblim për veprën sistematike, edhe nëse është e paktë) dhe ndihmohuni me kohën e mëngjesit të hershëm, drekës dhe natës([29]) (ose një pjesë të saj)". ([30])
Thotë Pejgamberi:
" لا تشددوا على أنفسكم فيشدد عليكم فإن قوما شددوا على أنفسهم فشدد الله عليهم فتلك بقاياهم في الصوامع والديار وَرَهْبَانِيَّةً ابْتَدَعُوهَا مَا كَتَبْنَاهَا عَلَيْهِمْ
Mos e ngarkoni veten me atë që nuk mundeni e të ngarkoheni (pastaj dhe t'iu vie vështirë) sepse një popull (para jush) vepruan kështu ndërsa Allahu ua vështirësoi edhe më shumë gjendjen e tyre. Ja, mbeturinat e tyre janë në sinagoga dhe manastire. Thotë Allahu: " ndërsa murgërinë ata vetë e shpikën". (el- Hadid, 27)
Mu për këtë, vepra nuk cilësohet e mirë vetëm nëse është e shumtë, jo ajo cilësohet e mirë nëse është në proces çdoherë edhe nëse është e pakteë. Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë:
“Veprat më të mira tek Allahu janë ato që kryhen sistematikisht edhe nëse janë pak”.
Abdullah b. Amr b. el-Asi transmeton: Më ka thënë mua Pejgamberi, alejhi’s  selam: O Abdullah, jam informuar se ti agjëron (tërë) ditën dhe falesh (tërë) natën. Thashë: Po, gjithsesi o i dërguari i Allahut.
Atëherë mos bë kështu –më tha. Agjëro por edhe ha, falu por edhe fli ngase trupit i ke borxh (për pushim), syrit tënd (për gjumë), gruas sate (për kalim kohe me të), mysafirit tënd (për mikpritje). Ti ke mundësi të agjërosh prej çdo muaji tri ditë ngase për çdo të mirë shpërblehesh me dhjetë, dhe kështu llogaritësh se ke bërë agjërim gjatë tërë kohës.
Kërkova -rrëfen Abdullahu- kështu që u ngarkova (me çka nuk pata mundësi). Thashë: O i dërguari i Allahut, unë kam forcë. Atëherë agjëro agjërimin e pejgamberit të Allahut, Davudit, alejhi’s selam dhe -më sugjeroi- mos shto më shumë se kjo.
Si ka qenë agjërimi i Pejgamberit të Allahut, Davudit, alejhi’s selam?- e pyeta.
Gjysma e jetës (një ditë po e një jo). Kur Abdullahu u plak thoshte: Ah sikur ta pranoja lehtësimin e Pejgamberit, alejhi’s selam! ". ([31])
Pastaj përveç kësaj rrëfeu se agjërimi i Ramazanit dhe tri ditë prej çdo muaji janë sikur agjërimi i tërë viti andaj përse ta lodhesh veten me agjërim për çdo dite? Pejgamberi, alejhi’s selam, rrëfeu qartë se agjërimi pandërprerë, nuk konsiderohet agjërim.
لَا صَامَ مَنْ صَامَ الْأَبَدَ
Nuk ka agjëruar ai që agjëron tërë kohën”. ([32])
Nga Ibni Mes'udi r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Janë shkatërruar dhe kanë humbur ata që mbingarkohen (gjuhësisht dhe në veprim)”. Këtë e tha tri herë. ([33])
Trans­me­tohet nga Enesi r.a. i cili ka thënë: “Pejgamberi s.a.v.s. ka hyrë në xhami, kurse aty ishte një litar i zgjatur në mes dy shty­llave të xhamisë. (Pejgamberi) Tha: “Ç'është ky litar këtu?” (Të pranishmit) Thanë: “Ky litar është i Zejnebes r.a. (njëra nga bashkëshortet e Alejhisselamit), kur të përgjumet gjatë namazit ajo mbahet për të”. Pej­gam­be­ri s.a.v.s. tha: “Zgjidheni, secili prej jush le të falet me disponim, e kur të përgjumet, le të bie e të flejë”. ([34])
Nga Aisheja r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kur dikush prej jush kotet gjatë namazit (nafile), le të flejë gjersa t'i kalojë gjumi. Sepse nëse dikush duke u falur kotet, ai nuk e di nga kthehet dhe çka bën, andaj mundet që në vend të kërkimit të faljes (istigfar) e qorton vetveten”. ([35])
Nga Ibni Abbasi r.a. trans­me­tohet se ka thënë: “Derisa Pejgamberi s.a.v.s. na e mbante hutbenë, një njeri qëndronte (në këmbë), andaj (Alejhisselami) pyeti për të dhe (të pranishmit) i thanë: “Ebu Israili është zotuar se do të qëndrojë në diell, e nuk do të ulet, as nuk do të strehohet nën hije, as nuk do të flasë, vetëm do të agjërojë”. Atëherë Pejgamberi s.a.v.s. tha: “Urdhërojeni të flasë, të strehohet nën hije, të ulet dhe ta plotësojë agjërimin e tij”. ([36])
Nga Aisheja r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. hyri në dhomën e saj ku gjendej një grua dhe i tha: “Kush është kjo?” Tha: “Kjo është filan gruaja, që përmendet për namazin (e tepërt) të saj”. (Pejgamberi) Tha: “Mos e obligoni veten sa nuk keni mundësi, se pasha All-llahun, Ai nuk mërzitet përderisa ju të mërziteni”.
Ai (Pejgamberi) më së shumti e donte fenë (adhurimin) e atij personi i cili ishte i vazhdueshëm në të. All-llahu nuk do t'i ndërprejë thevabet e Tij dhe shpërblimin për veprat tuaja dhe nuk do të mërzitet për këtë siç ndodh kjo me krijesat, përderisa ju të mos mërziteni e ta ndërpritni ibadetin. Andaj është e domosdoshme që prej ibadeteve vullnetare të merrni vetëm ato që mund t'i kryeni vazhdimisht e pa ndërprerje, në mënyrë që edhe shpërblimi i All-llahut mbi ju të rrjedh pandërprerë”.
Nga këto dhe tekste tjera kuptojmë qartë se muslimanit nuk i lejohet që ta ngarkojë veten me çka nuk mundet. Atij i mbetet obligim që të shikoj nëse ka mundësi ta kryej një vepër që dëshiron ta bëj, ndryshe për atë që nuk ka mundësi le të mos i qaset fare. Si përmbyllje të kësaj pike do të përmendja një mësim të atij që nuk flet nga hamendja, Muhammed Mustafasë, që qartazi na urdhëron për këtë gjë. Nga Ebu Hurejre transmetohet se ka thënë: I Dërguari i All-llahut na ka mbajtur një hutbe, me ç'rast ka thënë: “O njerëz!, vërtet All-llahu ua ka bërë obligim juve haxhxhin, prandaj kryjeni”. Një njeri ka thënë: “A për çdo vit, o i Dërguari i All-llahut?” I Dërguari i All-llahut heshti, kurse ai njeri tri herë e përsëriti pyetjen. Atëherë i Dërguari i All-llahut tha: “Sikur të thosha “po”, atëherë sigurisht do të ishte obligim i domosdoshëm për çdo vit, por ju këtë nuk do të mundni”. Pastaj ka thënë: “Më lini me atë që u kam lënë juve, sepse para jush shumë kanë pësuar për shkak të pyetjeve të shumta dhe për shkak të kundërvënies pej­gam­berëve të tyre. Kur t'ju urdhëroj diç, atëherë atë kryene, nëse keni mundësi, por kur t'ju ndaloj diç, atëherë atë lëreni!” ([37])
 
-III-
Nëse ka mundësi për atë vepër atëherë hapi i tretë duhet të jetë që ajo të kryhet ashtu siç përcakton feja.
 
***
Ky është parametri i tretë dhe i fundit i pranimit të veprës në islam. Pamë se vepra përveç që duhet të ketë synim kënaqësinë e Allahut, ajo edhe duhet te paramendohet në suaza të fuqisë njerëzore që ka njeriu. Me një fjalë, të mos jetë mbingarkesë për të. Megjithatë, edhe pse kemi përmend diç tek parametri i parë në lidhje me veprën, këtu kemi të bëjmë me kontrollin përfundimtar të veprës. Nëse tek parametri i parë rëndësi të madhe luante nijjeti, i cili përcaktonte fatin e veprës, këtu rëndësi luan performanca tradicionale e veprës. Sa bukur ka thënë Allahu:
فَلْيَحْذَرِ الَّذِينَ يُخَالِفُونَ عَنْ أَمْرِهِ أَنْ تُصِيبَهُمْ فِتْنَةٌ أَوْ يُصِيبَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ
...Le të ruhen ata, të cilët veprojnë në kundërshtim me urdhrin e Tij, mos t'i godasë ndonjë ngatërresë apo mos t'i godasë ndonjë dënim i dhembshëm”. ([38])
Ibni Kethiri ka dhënë një koment të shkëlqyer rreth këtij ajeti: Allahu ndalon ata që kundërshtojnë çështjen, rrugën, programin, metodën, traditën dhe fenë-ligjin e Muhammedit, alejhi’s selam. Fjalët dhe veprat peshohen me fjalë dhe vepra të tij, alejhi’s selam; ato që përputhen pranohen ndërsa të tjerat refuzohen kushdo që të jetë thanësi apo bërësi i tyre, siç është vërtetuar në dy koleksionet e vërteta të haditheve se Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë:
من عمل عَمَلا ليس عليه أمرنا فهو رَدّ
Kush vepron diç që nuk është në pajtim me fenë tonë, ajo (vepër) është e refuzuar”.
Në versionin e Buhariut qëndron: “Kush shpik në fenë tonë atë që nuk është nga ajo, ajo është e refuzuar”.
Si të mos refuzohet vepra e kryer në kundërshtim me traditën e Muhammedit, alejhi’s selam kur në këtë formë edhe mohohet roli dhe pozita e Muhammedit, alejhi’s selam prej mësuesit të autorizuar nga Allahu i Madhëruar. Thënë më drejt, Muhammedi, alejhi’s selam na ka thënë:
مثلي كمثل رجل استوقد نارا فلما أضاءت ما حولها جعل الفراش و هذه الدواب التي يقعن في النار يقعن فيها و جعل يحجزهن و يغلبنه فيقتحمن فيها فذلك مثلي و مثلكم أنا آخذ بحجزكم عن النار : هلم عن النار هلم عن النار فتغلبوني فتقتحمون فيها .
Shembulli im i ngjanë shembullit të njeriut që ka ndeyur një zjarre por kur ai bëri flakë ndriçuese atëherë fluturat dhe insektet që binë në zjarre binin në të. Ai i largonte por ia mundnin dhe hidheshin në të. Kështu është shembulli im dhe shembulli juaj; unë iu pengoj nga Xhehennemi: “Largohuni prej tij! Largohuni prej tij! por ju ma mundni dhe hidheni në të”. ([39])
Rrezik tjetër i kryerjes së riteve fetare në kundërshtim me traditën e Muhammedit, alejhi’s selam është edhe mbjellja e një traditë që deri nëe shuarje të saj „themeluesit“ i sjell dëme. Transmetohet nga Ebu Amr Xherir ibn Abdull-llah r.a. i cili ka thënë:
“Në pikë të ditës ishim tek i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. kur i erdhën një grup njerëzish të zhveshur, të mbuluar me guna të leshta ose me aba, me shpata të varura për trup. Ishin kryesisht nga fisi Mudar. Fytyra e të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s. u zbeh kur e pa mospasjen e tyre. Ai pastaj hyri dhe prap doli e pastaj e urdhëroi Bilalin i cili e thirri ezanin edhe ikametin, e pasi u falën, e mbajti një hutbe ku tha:
“O njerëz, frikësojuni Zotit tuaj që ju krijoi prej një njeriu, nga i cili krijoi edhe shokun e tij për jetë, dhe, prej atyre dyve bëri shumë meshkuj dhe femra. Frikësojuni All-llahut të cilit i luteni dhe mbani lidhjet familjare! Se All-llahu, vërtet, gjithmonë mbi ju vigjilon”. (en-Nisa, 1),
...dhe ajetin e fundit të sures el-Hashr:
“O besimtarë, frikësojuni All-llahut dhe të shikojë secili se ç'ka bërë për nesër.” (el-Hashr, 18),
...ë ndajë sadaka secili njeri; prej të hollave të tij (ar e argjend), prej petkave të tij, një tas grurë, një tas hurmash”, saqë tha: “Po qoftë edhe me gjysmë hurme”. Pastaj erdhi një njeri prej Ensarëve që solli një bohçë të lidhur të cilën nuk mund ta mbante, bile nuk e mbante dot, e pastaj pasuan një nga një derisa i pashë dy grumbuj me ushqim dhe rroba, kurse fytyra e të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s. shkëlqente si e praruar me ar. Pastaj i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. tha:
“Kush sjell një shprehi a traditë të mirë në Islam do ta fitojë shpërblimin e saj, por edhe shpërblimin e të gjithë atyre që pas tij e punojnë atë, por pa ju zvogëluar aspak shpërblimi i tyre. Ndërsa kush sjell në Islam një shprehi a traditë të keqe, do të jetë barrë mbi të, por edhe barra e të gjithë atyre që ashtu veprojnë pas tij, pa iu zvogëluar aspak përgjegjësia dhe dënimi i atyre të tjerëve”. ([40])
Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. se i Dërguari i All-lla­hut s.a.v.s. ka thënë: “Kush thërret në rrugë të drejtë, ka shpërblim për të aq sa ka edhe ai që e ndjek, pa u zvogëluar aspak shpërblimi i atyre që e kryejnë, por edhe ku­shdo që thërret në lajthitje (në rrugë të shtrembër) do të ketë mëkat po aq sa kanë edhe ata që e ndjekin, pa u zvogëluar aspak mëkati i tyre”. ([41])
Kjo bie ndesh po kështu me pretendimin tonë për dashuri për Pejgamberin, alejhi’s selam. Thotë Allahu:
قُلْ إِنْ كُنْتُمْ تُحِبُّونَ اللَّهَ فَاتَّبِعُونِي يُحْبِبْكُمُ اللَّهُ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ وَاللَّهُ غَفُورٌ رَحِيمٌ (31) قُلْ أَطِيعُوا اللَّهَ وَالرَّسُولَ فَإِنْ تَوَلَّوْا فَإِنَّ اللَّهَ لا يُحِبُّ الْكَافِرِينَ
Thuaj: "Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu t'ju dojë, t'ju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë. 32. Thuaj: "Bindjuni All-llahut dhe të dërguarit, e nëse ata refuzojnë, atëherë All-llahu nuk i do pabesimtarët!”. ([42])
Ky ajet, sipas komentimit të Ibni Kethirit, është arbitër për të gjithë ata që pretendojnë dashurinë e Muhammedit, alejhi’s selam por nuk janë në traditën e tij. Këta llogariten gënjeshtarë në pretendimet e tyre derisa ta pasojnë programin e Muhammedit, alejhi’s selam në të gjitha fjalët dhe rastet...
***
Dijetarët kanë paraparë që kushtet e adhurimit konform traditës seë Muhammedit, alejhi’s selam duhet t’i plotësojnë këto kushte:
1.      Shkakun e adhurimit
2.      Llojin e adhurimit
3.      Sasinë e adhurimit
4.      Formën e adhurimit
5.      Kohen e adhurimit, dhe
6.      Vendin e adhurimit nëse ai është i kushtëzuar me vend([43]).
***
Shkakun e adhurimit. Shkaku i veprës patjetër se duhet të jete i vërtetuar fetarisht, ndryshe vepra nuk është e ligjshme. Të ngrihesh në xhami për ta falur namazin e xhenazes ndërsa xhenaze nuk ka askund nuk është e lejuar, përveç nëse falë namaz të një xhenazeje jo prezente.
Ta festosh ndonjë festë qe Pejgamberi, alejhi’s selam dhe shokët e tij nuk e kanë bërë, d.t.th.: nuk ka shkak për te, është e paligjshme([44]). Nëse  e bën ndonjë adhurim, qoftë ai shumë me vlerë, siç është sexhdeja, por pa një shkak, atëherë ai konsiderohet jo i preferuar në fe. Ka thënë Ibni Tejmije: Nëse njeriu dëshiron ta lus Allahun kështu që e vë kokën në tokë, bën sexhde, kjo sexhde është për dua dhe nuk ka pengese për të. E urryer është sexhdeja e cila bëhet pa arsye dhe shkas.
Sexhdeja e falënderimit është e vërtetuar fetarisht por vetëm kur të teket pa asnjë arsye të bësh sexhde nuk është e preferuar, siç pamë.
Shkaku i adhurimit, sipas Selman el-Aude, është që adhurimi që kryhet të jetë i lidhur për ndonjë shkaku. P.sh.: agjërojmë në muajin e nëntë hënor ngase ai është Ramazani. Në muajin Dhu'l Hixh-xhe kryejmë haxhin ngase koha është shkak i adhurimit. Në mesdite falim drekën ngase është shkak e kështu me radhë. Mu për këtë qëllim, këtë pikë ai e konsideron sikur piken: Koha e adhurimit([45]).
Llojin e adhurimit. Që adhurimi në atë lloj të jetë në përputhje me fenë. Nëse e bën ndonjë adhurim por jo sipas llojit që është transmetuar fetarisht atëherë ajo vepër është e refuzuar. Kurbani është adhurim por nuk është transmetuar që për kurban të theret kali([46]). Me fjalë tjera nëse adhurimi nuk është në vend të vetin atëherë ai konsiderohet bidat. Madje edhe nëse vepra është traditë prej traditës së Muhammedit, alejhi’s selam por nuk është në vendin e duhur ajo llogaritet bidat-shpikje-risi-lajthitje. Ibni Abbasi rrëfen se derisa Pejgamberi, alejhi’s selam ishte duke agjëruar e pa një njeri që qëndronte në këmbë. Pyeti për të e thane se është Ebu Israili. Është zotuar se do të rrijë në këmbë e nuk do të ulet, nuk do të hyjë në hije, nuk do të flet dhe do të agjërojë. Pejgamberi, alejhi’s selam tha: Urdhëroje le të flet, le të hyjë në hije, le të ulet dhe le ta vazhdojë agjërimin”. ([47])
Qëndrimi në këmbë është adhurim në namaz, ndejtja në diell është adhurim në haxh kur nuk ke rrugëdalje tjetër, heshtja në namaz është adhurim, por meqë ky njeri nuk ishte as në namaz dhe as në haxh por ishte vetëm në agjërim, Muhammedi, alejhi’s selam ia bëri me dije se përveç agjërimit të gjitha këto gjeste janë të pavenda dhe duhet larguar prej tyre menjëherë.
I ngjashëm me këtë është edhe hadithi në vijim. Transmetohet nga Enesi r.a. i cili thotë: “Tre njerëz prej të afërmve erdhën në shtëpitë e grave të Pejgamberit s.a.v.s. dhe pyetën për ibadetin e Pejgamberit s.a.v.s. - e pasi morën përgjigje, atyre iu duk se kjo është pak dhe thanë: “Ku jemi ne e ku është Pejgamberi s.a.v.s. All-llahu atij ia ka falur të gjitha mëkatet e mëparshme dhe ato të ardhshmet”. Njëri prej tyre tha: “Sa më përket mua, unë gjith­një tërë natën do të falem”. I dyti tha: “Unë vazhdimisht do të agjë­roj”. I treti tha: “Unë do të izolo­hem prej grave dhe kurrë nuk do të martohem”. Kur vjen i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. u thotë: “A jeni ju që keni thënë këtë dhe këtë? Sa më përket mua, pasha All-llahun, unë jam më i drojtur dhe më i devotshëm ndaj All-llahut se sa ju, por unë agjëroj dhe ha, falem dhe flej, dhe bëj jetë bashkëshortore! Kush largohet nga Sunneti im, ai nuk më përket mua”. ([48])
Veprat e kësaj kategorie njeriu nuk mund t’i arsyetoje me nijjet të mire sikur që nuk mund ta justifikoje ritin fetar jashtë kornizave tradicionale. Për ta sqaruar me mire do ta sjell një shembull. Njërit prej dijetarëve, Seid b. Musejjibit, i kishte shkuar një njeri i cili pas namazit të akshamit kishte falur dhjetë rekate, dhe me një dinakëri e injorancë në formë provokative kishte pyetur: Hoxhë, a më ndëshkon Allahu nëse fali namaz? T’i thotë hoxha të ndëshkon ishte pakëz vështirë se ndoshta mendjelehtit do ta keqinterpretonin fjalën e tij kështu që i tha: Jo, Allahu i Madhëruar nuk ndëshkon për namaz por të ndëshkon për shkak se ti nuk ke vepruar sipas traditës së Muhammedit, alejhi’s selam.
Derisa jemi këtu e shoh të udhës që ta japim një sqarim rreth fjalës së Omerit, Allahu qofte i kënaqur me të për teravitë me imam: Sa bidat i mire që është ky! Respektivisht, komenti ynë i shkurtër do të fokusohet në komentin që i është bërë kësaj fjale nga disa se ai, Omeri, e ka patur për qellim vetëm anën gjuhësore([49]) të bidatit e jo edhe atë parimore-fetare. Si?
Bidati konsiderohet i tillë (gjuhësor-formal) kur ai në po këtë lloj dhe këtë formë është kryer ndonjëherë por jo gjithnjë edhe nga vet Pejgamberi, alejhi’s selam. Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Aisheja se një natë Pejgamberi, alejhi’s selam kishte falur namaz në xhami dhe njerëzit ishin falur me të. Natën e dytë u shumuan njerëzit ndërsa kur u tubuan natën e tretë apo të katërt, Pejgamberi, alejhi’s selam nuk iu doli fare. Të nesërmen në mëngjes iu tha: Iu pashë se u tubuat por përveç frikës se mos ai namaz do t’iu obligohet ju ne Ramazan asgjë nuk më pengoi t’iu bashkëngjitëm.
Ndërsa adhurimet tjera që bëhen edhe nëse janë bërë nga Muhammedi, alejhi’s selam por jo në mënyrën dhe formën që e praktikon dikush jashtë tradicionales, atëherë ato janë bidate.
Sasinë e adhurimit. Sasia nënkupton që adhurimi të kryhet edhe në shifër sipas mënyrës fetare teë transmetuar përveç nëse çështja është vet e hapur. Namazi farz i drekës i ka katër rekate dhe çdokush që kryen këtë farz me pesë, tri, dy apo një rekat ai ka bërë diç në kundërshtim me traditën profetike([50]).
Formën (mënyrën) e adhurimit. Askush nuk mund të vijë dhe të pretendoje se sexhdeja bëhet para rukusë, se tehijjati lexohet në këmbë ndërsa el-Fatiha lexohet në ulje, se namazin e xhenazes e falim me ruku e sexhde, etj. 
Forma e adhurimit edhe tek abdesi. Nëse dikush fillon së pari me pastrimin e këmbëve, pastaj kokës, pastaj duarve deri në bërryla, pastaj fytyrës, pastaj hundës, pastaj gojës e në fund duarve, edhe pse bëhet pastrimi megjithatë forma nuk është në përputhje me Sunnetin dhe ajo refuzohet([51]).
Kohën e adhurimit. Koha e adhurimit është e caktuar. Nëse e agjëron muajin Rexheb në vend të muajit Ramazan, d.t.th.: ka ndërruar kohën e adhurimit, atëherë kjo prej njeriut nuk pranohet([52]). Këtu hyn koha e namazit. Namazi i drekës nuk mund të falet në ora tetë të mbrëmjes sikurse që ai i akshamit nuk mund të falet në ora 12 në mesditë. Sikur që adhurimi nuk mund teë kryhet para kohës ai po ashtu nuk mund të kryhet edhe pas kohës. Mu për këtë qellim, namazi i atij që pa arsye të justifikueshme e lëshon atë gjatë kohës së tij, nuk pranohet pasi t’i kaloje koha, edhe pse ai e ka obligim patjetër ta fali si kaza. Ky njeri edhe nëse e fal 1000 here ai namaz nuk i pranohet([53]).
Askujt nuk i lejohet qe te shpike një kohë adhurimi që, fetarisht, nuk është transmetuar. P.sh.: adhurim në natën e 15-të të muajit Sha’ban nuk ka dhe përmendja e kësaj kohe për adhurim konsiderohet shpikje.
Vendin e adhurimit nëse ai është i kushtëzuar me vend([54]). Haxhi nuk mund të kryhet ne Irak, namazi nuk mund të kryhet në varreza, Arafati nuk mund të kryhet në Muzdelife, ... Nëse bën i’tikaf burri në shtëpi në dhjetëshin e fundit të Ramazanit e nuk bën në xhami atëherë kjo nuk pranohet ngase ky i’tikaf duhet të kryhet në xhami([55]). Këtu mund të përmendet edhe hadithi i Ebu Israilit, që u citua më lartë.
Duke lutur Allahun që adhurimet tona të jenë adhurime të pranuara, që nijjetet tona të jenë nijjete të qëlluara dhe që dashuria jonë të jetë dashuri e sinqertë për Të dhe të dërguarin e Tij, që pasimi jonë Muhammedin, alejhi’s selam të jetë pasim i vërtetë, e përmbyllim këtë artikull me falënderim për Allahun dhe salavate për Muhammedin, alejhi’s selam!
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 


[1] edh-Dharijat, 56

[2] edh-Dharijat, 56

[3] Transmeton Tirmidhiu dhe Ibni Maxheh ndërsa Albani ne Sahihu ve daifu suneni't Tirmidhijj, 2466, e ka cilësuar autentik.

[4] el-Hixhr, 99

[5] el-Muddeth-thir, 43-47

[6] el-Maide, 27

[7] el-Furkan, 23

[8] Bazuar në revistën el-Muslim, Kajro, Egjipt, v. 46, nr. Ramazan-Shevval, 1422 h. (nëntor-dhjetor, 2001), f. 48

[9] el-Fatiha, 5-6

[10] Mexhmu'u fetawa Ibni Tejmije, kreu: Xhimau'd dini aslani, pj.2, f. 361

[11] el-En’am, 162

[12] el-Keuther, 2

[13] en-Nisa, 142

[14] el-Bekare, 261

[15] el-Bekare, 262

[16] Ali Imran, 18

[17] Fatir, 28

[18] et-Teube, 111

[19] es-Saff, 4

[20] Muttefekun alejhi

[21] Muslimi

[22] Të kësaj natyre janë edhe veprat e pabesimtarëve, të cilët edhe nëse luten në kisha e sinagoga dhe i kryejnë lutjet „sinqerisht“ për Allahun, përderisa nuk e kanë kushtin e besimit, ose thënë me fjalë tjera përderisa nuk i kryejnë me sinqeritetin dhe nënshtrimin më të madh që duhet bërë, ato refuzohen. Ata edhe pse luten në kisha nuk i nënshtrohen Allahut ngase adhurojnë puta, figura, njerëz, engjëj, dhe kështu veprat e tyre janë të refuzuara. Thotë Allahu:

وَمِنَ النَّاسِ مَنْ يَتَّخِذُ مِنْ دُونِ اللَّهِ أَنْدَاداً يُحِبُّونَهُمْ كَحُبِّ اللَّهِ وَالَّذِينَ آمَنُوا أَشَدُّ حُبّاً لِلَّهِ وَلَوْ يَرَى الَّذِينَ ظَلَمُوا إِذْ يَرَوْنَ الْعَذَابَ أَنَّ الْقُوَّةَ لِلَّهِ جَمِيعاً وَأَنَّ اللَّهَ شَدِيدُ الْعَذَابِ

E nga njerëzit ka asish që në vend të All-llahut besojnë idhujt, që i duan (i madhërojnë) ata, sikur (që besimtarët e vërtetë e duan) All-llahun, po dashuria e atyre që besuan All-llahun është shumë më e fortë. E sikur të dinin ata që bënë mizori se kur do ta shohin dënimin (në botën tjetër), do të binden se e tërë fuqia i takon vetëm All-llahut (e jo idhujve) dhe se All-llahu është ndëshkues i rreptë”. (el-Bekare, 165)

Ky ajet kur’anor sqaron se pabesimtarët kanë adhuruar dhe dashur zota fals sikur që duhet dashur Allahun por meqë kjo formë adhurimi është e gabuar dhe nuk është vepër që arrihet adhurimi dhe respekti i vërtet për Allahun, ajo u cilësua si vepër që sjell zjarrin. Mu për këtë, Muhammedi, alejhi’s selam u arsyetua para pabesimtarëve për mos adhurim të putave me:

قُلْ إِنِّي نُهِيتُ أَنْ أَعْبُدَ الَّذِينَ تَدْعُونَ مِنْ دُونِ اللَّهِ قُلْ لا أَتَّبِعُ أَهْوَاءَكُمْ قَدْ ضَلَلْتُ إِذاً وَمَا أَنَا مِنَ الْمُهْتَدِينَ

Thuaj: "Unë jam i ndaluar të adhuroj ata që i adhuroni ju, pos All-llahut! Thuaj: "Unë nuk i ndjek dëshirat tuaja, pse atëherë do të isha i humbur e jo prej të udhëzuarve (në rrugë të drejtë)”. (el-En’am, 56)

[23] Muttefekun alejhi

[24] Muslimi

[25] Muslimi

[26] el-A'rafë, 157

[27] el-Maide, 6

[28] el-Bekare, 286

[29] Në mënyrë që të kuptohet hadithi siç duhet dhe t'i shmangemi çdo keqkuptimi, po e sjellim edhe këtë koment të shkurtër, të huazuar nga Fet'hul Bari: "Ndihmohuni me kohën e mëngjesit" d.t.th: ndihmohuni për vazhdimësi në ibadete, meqë ato bien në kohëra kur je aktiv (dhe jo i zënë). Shprehja Gudve: d.t.th: ecja në fillim të mëngjesit, agimit. Shprehja Revha d.t.th: ecja pas zenitit të diellit ndërsa shprehja Dulxhe d.t.th ecja tërë natën ose një pjese të saj. Kur jemi tek kjo shprehja e fundit, Duxhle, Pejgamberi, Alejhi selam, e solli te shoqëruar me pjesëzën "min-prej", qe d.t.th një pjese të natës, sepse angazhimi natën është më i mundimshëm se sa ditën. Këto kohe të cekura janë kohët më të mira për udhëtarin sepse Muhammedi, Alejhi selam neë këtë hadith sikur i është drejtuar një udhëtari, të cilit po ia tregon kohët, kur ai është më i relaksuar për udhëtim. Kjo për faktin se nëse mysafiri udhëton ditën dhe natën pa ndërprerë, ai do të dobësohet dhe nuk do te mund ta vazhdoje rrugën, ndërsa nëse udhëton në këto tri kohe të cekura, ai do te mund ta vazhdoje rrugën pas asnjë vështirësi. Këtu është për qellim dunjaja, e cila është vatër ose urëlidhëse me ahiretin, andaj këto kohe janë kohet më fleksibile dhe më të përshtatshmet për trupin për të bërë ibadet. Në fund po e sjell edhe një sqarim timin: Në këtë pjesë të fundit –sipas asaj që unë kuptova prej komentit- është për qellim qe njeriu te mos angazhohet çdoherë me adhurim sepse ndoshta nga adhurimi i shumtë do të hasë në monotoni apo lodhje dhe dalëngadalë, ose do ta lërë krejt, ose të paktën nuk do të jetë i koncentruar fare në të, dhe mu për këtë, cekur tri mundësi të mira për ibadet, në të cilat njeriu është më i pushueshëm, me i lire dhe më i koncentruar për adhurim. Allahu e di më së miri!

[30] Buhariu

[31] Sahihu'l Buharijj, pj. 7, f. 87

[32] Sahihu'l Buharijj, pj.7, f. 91

[33] Muslimi

[34] Muttefekun alejhi

[35] Muttefekun alejhi

[36] Buhariu

[37] Muslimi

[38] en-Nûr, 63

[39] Sahihu’l xhamii, 5858

[40] Muslimi

[41] Muslimi

[42] Ali Imran, 31-32

[44] http://www.ibnothaimeen.com/all/noor/article_1238.shtml

[45] http://audio.islamweb.net/audio/index.php?page=FullContent&audioid=122022

[46] http://www.ibnothaimeen.com/all/noor/article_1238.shtml

[47] Sahihu'l Buharijj, pj. 20, f. 410

[48] Muttefekun alejhi

[49] http://www.saaid.net/feraq/sufyah/shobhat/011.htm

[50] http://www.ibnothaimeen.com/all/noor/article_1238.shtml

[52] http://www.ibnothaimeen.com/all/noor/article_1238.shtml

[55] http://www.ibnothaimeen.com/all/noor/article_1238.shtml

 

 


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013