Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
PASOJAT E VDEKJES SË NJERËZVE TË SINQERTË

Për shkak se ka burra të sinqertë shpëtuan”– janë fjalët që shpesh mund të dëgjohen pas shpëtimit nga ndonjë tragjedi a fatkeqësi natyrore që kaplon ndonjë vend. Dhe, shikuar edhe fetarisht, Allahu për hire të njerëzve të pafajshëm, për hire të fëmijëve, grave, njerëzve të moshuar, e edhe botës shtazore, ndonjëherë kursen edhe mëkatarët nga shkatërrime e fatkeqësi sikur që herëve tjera, kur e keqja mbizotëron fuqishëm, nuk kursen as të pafajshmit, për arsyet që, edhe racionalisht, janë të pranuara por që sot nuk janë bosht i kësaj teme. Ajo që neve duam ta shtjellojmë së bashku është: Cilat janë pasojat e vdekjes së njerëzve të sinqertë?
Një gjë duhet ta dimë: Vdekja është fat i shkruar për secilin njeri, kushdo që të jetë dhe çfarëdo statuti që të ketë. Edhe pejgamberët e Allahut, madje më i dashuri i tyre tek Ai, gjeti vdekjen. Allahu i tha:
وَمَا جَعَلْنَا لِبَشَرٍ مِّن قَبْلِكَ الْخُلْدَ أَفَإِن مِّتَّ فَهُمُ الْخَالِدُونَ
Ne, asnjë njeriu para teje (Muhammed) nuk i dhamë jetë të përhershme, e nëse ti vdes, a mos do të mbesin ata përgjithmonë?”. ([1])
Pasojat e vdekjes së Muhammedit, alejhi’s selam janë shumë të mëdha. Ai, paqja dhe mëshira qofshin mbi të, i vlerësuar edhe nga ithtarë të feve tjera, ishte në gjendje të bënte ndryshime rrënjësore pozitive në shoqëri, mungesën e të cilit sot praktikisht e shohim në  shoqërinë bashkëkohore. Por, shpresa nuk shuhet kurrë. Ai pas vete la trashëgimtar të shumtë. Dijetarët janë trashëgimtarë të tij. Vet kishte thënë:
"Dijetarët janë trashëgimtarë të Pejgamberëve, gjersa Pejgamberët nuk kanë trashëguar dinar apo dërhem (emra të bankënotave të atëhershme.), por ata trashëguan dituri, e kush e merr atë, e ka marrë hisen më të madhe",  
Edhe vdekja e tyre ka pasoja të mëdha. Ato pasoja, shumë qartë, janë përshkruar nga Muhammedi, alejhi’s selam, i cili thotë:
إن الله لا يقبض العلم انتزاعا- ينتزعه من صدور العلماء لكن يقبض العلم بموت العلماء حتى إذا لم يبق عالم اتخذ ناس رؤوسا جهالا فسئلوا فأفتوا بغير علم فضلوا وأضلوا
Allahu nuk e nxjerr diturinë me nxjerrje konkrete por e nxjerr-largon me vdekjen e dijetarëve, kështu që kur nuk mbeten dijetarët, njerëzit jepen pas injorantëve, të cilët i pyesin dhe të cilën përgjigjen pa dituri dhe kështu shkaktojnë humbjen e vetvetes por edhe të tyre". ([2])
Deri këtu arritëm të kuptojmë se vdekja e Pejgamberit, alejhi’s selam dhe vdekja e dijetarëve po lënka pasoja për shoqërinë. Si jo kur me vdekjen e Muhammedit, alejhi’s selam u mbyll dera e vahjit, për çka e arsyetojmë plotësisht të qarit e Ummu Ejmenit([3]), dhe me vdekjen e dijetarëve hapen dyert e injorancës dhe dukurive negative.
Ndërsa pasojat e vdekjes së njerëzve të sinqertë do t’i kuptojmë nëpërmjet një hadithi të Muhammedit, alejhi’s selam. Kasim b. Muhammedi rrëfen nga Aisheja se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
يكون في آخر الأمة خسف ومسخ وقذف قالت قلت يا رسول الله أَنَهْلِكُ وَفِينَا الصَّالِحُونَ قَالَ إِذَا كَثُرَ الْخَبَثُ
 Në gjenerata e fundit të ummetit do të ndodhë fundosja (e njerëzve për shkak të mëkateve) në tokë, transformimi (në qenie tjera) dhe gjuajtja me gurë nga qielli (siç ndodhi me popullin e Lutit).
O i dërguari i Allahut! A do të shkatërrohemi kur në mesin tonë ka ende të mirë?!- pyeti me habi Aisheja.
Po, kur të shtohet e keqja (dhe t’ia munde të mirës)- u përgjigj Muhammedi, alejhi’s selam”. ([4])
Ajo që ne mund të shkëpusim nga mesi i rreshtave të këtij hadithi është se ndëshkimi i mëkatarëve duke përfshirë këtu edhe të pafajshmit ka gjasa të ndodhë edhe nëse në mesin e shoqërisë ka njerëz të mirë. Thotë Allahu:
وَاتَّقُواْ فِتْنَةً لاَّ تُصِيبَنَّ الَّذِينَ ظَلَمُواْ مِنكُمْ خَآصَّةً وَاعْلَمُواْ أَنَّ اللّهَ شَدِيدُ الْعِقَابِ
Ruajuni nga e keqja (nga dënimi) që nuk i godet vetëm ata që bënë mizori prej jush, (por edhe të mirët), dhe ta dini se All-llahu është ndëshkues i rreptë”. ([5])
E si do të ishte puna po të mos kishte fare. Cilësitë e tyre padyshim se reflektojnë në shoqëri. Ata, siç i përshkruan Allahu, janë:
·         Përveç Allahut nuk e adhurojnë askënd në asnjë forme dhe në asnjë mënyrë([6]).
·         Faktet e Allahut i dëgjojnë me vëmendje dhe marrin mësim prej tyre([7]).
·         Modestia dhe përulshmëria. Nuk ecin kryelartë në tokë.
·         Ndaj atyre që janë të pasjellshëm sillen mirë dhe nuk e krahasojnë veten me ta kurrë([8]).
·         Falen ditë e natë për Allahun([9]).
·         Luten që Allahu t’i shpëtoj nga dënimi i Xhehennemit([10]).
·         Nuk shpenzojnë pa lidhje por mendojnë për dhënie të lëmoshës([11]).
·         Luten që të kanë familje me moral të mirë([12]).
Pra, ata jo vetëm me fjalët e tyre, por edhe me pamjen, sjelljet, gjestet dhe moralin, i ftojnë njerëzit në urtësi, në të vërtetën dhe në nënshtrim e përkulje vetëm Allahut. Sa bukur ka thënë njëri nga të parët tanë:
من لم ينصحك مظهره لم ينفعك قوله
Nëse pamja e dikujt nuk të këshillon atëherë as fjala e tij dobi nuk të bën”.
Paramendoni, nëse shoqëria tërësisht mbetet pa ta, siç edhe do të ndodhë, çfarë tragjedish e fatkeqësish do të përjetojë ajo?! Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë:
يذهب الصالحون الأول فالأول و يبقى حثالة كحثالة الشعير أو التمر لا يباليهم الله تعالى بالة
Shkojnë (vdesin) njerëzit e sinqertë një nga një e mbesin vetëm ata të këqijtë siç mbetet nga elbi apo hurmat të këqijat e tyre (pas pastrimit). Atyre fare nuk iu intereson Allahu ”. ([13])
Kështu, përfundimisht deklarojmë, se Allahu nga njerëz të këqij nuk pranon dhe mëshirën e Tij mbi ta nuk e zbret, çka ndikon në shkatërrimin e tyre. Allahu kur përmendi cilësitë e të sinqertëve, që ne më lartë i përmendëm, ato dhe kaptinën e tyre, e përmbylli me këtë ajet:
قُلْ مَا يَعْبَأُ بِكُمْ رَبِّي لَوْلَا دُعَاؤُكُمْ فَقَدْ كَذَّبْتُمْ فَسَوْفَ يَكُونُ لِزَامًا
Thuaj: "Zoti im as nuk do të kujdesej për ju, sikur të mos ishte lutja juaj (kur gjendeni në vështirësi, ose sikur të mos ishit të thirrur të besoni), e ju përgënjeshtruat, andaj dënimi do t'ju jetë i pandërprerë”. ([14])
Përderisa për njerëzit e këqij Allahu nuk është me rëndësi, atëherë Allahu, duke ditur se nuk ka nevojë për askënd, Allahu do t’i ndëshkojë. Madje, kiameti do t’i zë njerëzit e tillë. Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë:
لَا تَقُوم السَّاعَة إِلَّا عَلَى حُثَالَة النَّاس
Kiameti do t’i zë vetëm njerëzit e këqij([15])
لا تقوم الساعة إلا على شرار الناس
Kiameti nuk do të ndodhë vetëm se mbi njerëzit më të këqij”. ([16])
Allahu na bëftë prej të sinqertëve dhe na ringjalltë në mesin e tyre në Ditën e Ringjalljes!


[1] el-Enbija, 34

[2] Buhariu

[3] Një ditë, pasi që Pejgamberi, alejhi’s selam kishte vdekur, Ebu Bekri i kishte thënë Omerit: Eja ta vizitojmë Ummu Ejmenin, kujdestaren e Pejgamberit, alejhi’s selam në vegjëli, siç bënte Pejgamberi, alejhi’s selam! Shkuan por kur i pa qau shumë. I tha Ebu Bekri: çfarë të bën të qashë kur Pejgamberi, alejhi’s selam, tani është ne fqinjësi të Allahut, subhanehu ve teala dhe është më mirë se sa qe ka qenë në dynja? Tha: Unë nuk qaj për këtë, sepse e di se ajo që është tek Allahu, subhanehu ve teala, është më e mirë për të, por po qajë sepse është shkëputur lajmi i qiellit (shpallja), e cila ka përfunduar me vdekjen e Pejgamberit, alejhi’s selam. Shih: Letaif min sireti err Rresuli, sal-la Allahu alejhi ve sel-leme, ves selefi’s salihi, Hasen Muhammed Adem & Xhemal Izzuddin Ferid, Darul I'tisam, Kajro, f:12

 

[4] Transmetojnë Tirmidhiu, Ebu Davudi, Ibni Maxheh ndërsa hadithin komplet në këto burime të lartcekura nuk e kam gjetur. Hadithi, siç e kemi shënuar është huazuar nga recensimi i Albanit në Silsiletu’s sahihah, 987. Hadithi është autentik.

[5] el-Enfale, 25

[6] el-Furkan, 68

[7] el-Furkan, 73

[8] el-Furkan, 63

[9] el-Furkan, 64

[10] el-Furkan, 65-66

[11] el-Furkan, 67

[12] el-Furkan, 74

[13] Hadithin pjesërisht e transmeton Buhariu, Ebu Davudi, por ne e kemi marrë nga Sahihu’l xhamii, 8078. Hadithi është autentik.

[14] el-Furkan, 77

[15] Taberaniu dhe Ibni Adijji.

[16] Hadithi është autentik. Shih: Sahihu’l xhamii, 7407.


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013