Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
FSHEHTËSITË E BESMELES

Besmeleja ka vlerë të madhe. Në Kur’an është shënuar 114 herë, dhe çdo sure, me përjashtim të asaj et-Teubeh, ka filluar me të, por për çudi, në kaptinën en-Neml, ajo është përsëritur dy herë; njëherë si fillim i sures e herën tjetër si pjese-ajet i sures. Thotë Allahu:
إِنَّهُ مِن سُلَيْمَانَ وَإِنَّهُ بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ
(e lexova) Kjo është prej Sulejmanit (mandej e hapi, kur qe, në të) "Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!" (Bismil-lahir-Rrahmanir-Rrahim!)”.
(en-Neml, 30)
Është përmendur krahas emrit të Sulejmanit, alejhi’s selam për t’i frikësuar pabesimtarët, në zemrat e të cilëve nuk kishte lëshuar rrënjë besimi, ngase ata i frikësoheshin pushtetit, famës, pozitës dhe ushtrisë së tij. Mu për këtë, mbretëresha Belkisa,:
قَالَتْ رَبِّ إِنِّي ظَلَمْتُ نَفْسِي وَأَسْلَمْتُ مَعَ سُلَيْمَانَ لِلَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ
... Ajo tha: "Zoti im, unë i kam bërë krim vetes e tash i dorëzohem (pranoj besimin) së bashku me Sulejmanin All-llahut, Zotit të gjithësisë”.
(en-Neml, 44)
Ky është fillim i vërtetë. Ajo kaloi nga një në gjendjen tjetër. Muslimani ka nevojë për një njeri të mirë, ndershëm, i cili ia prezanton Allahun atij ashtu siç duhet dhe ia hap dyert e udhëzimit. Çdo musliman duhet ta gjejë një shoqëri të sinqertë, e cila i ndihmon të afrohet tek Allahu.
Fshehtësitë e besmeles
1. Besmeleja ka 19 shkronja aq sa është edhe numri i zebbanijeve, rojeve të Xhehennemit. Thotë Allahu:
سَأُصْلِيهِ سَقَرَ وَمَا أَدْرَاكَ مَا سَقَرُ لَا تُبْقِي وَلَا تَذَرُ لَوَّاحَةٌ لِّلْبَشَرِ عَلَيْهَا تِسْعَةَ عَشَرَ
E Unë atë do ta hedh në Sekar! 27. E, ku e di ti se çka është Sekar? 28. Ai nuk lë send të mbetet pa e djegur. 29. Ai është që ua prish dhe ua nxin lëkurat. 30. Mbikëqyrës mbi të janë nëntëmbëdhjetë”.
(el-Muddeth-thir, 26-30)
Zebbeanijet janë roje të Xhehennemit, që hedhin njerëzit në Xhehennem, dhe domethënia e besmeles me 19 shkronja është  se çdo shkronjë bllokon një hyrje-derë të Xhehennemit, duke shpëtuar njeriun prej saj. 
2. Kush e do besmelen dhe jeton me të, ajo do t’ia hapë dyert e ahiretit, do t’ia hap dyert e mëshirës, do t’ia hapë derën e cila mbyllë rrugët prej nga vjen dënimi i Xhehennemit.
3. Besmeleja fillon me shkronjën B (ب), që do të thotë el-bidaje (البداية), fillimi. Kjo ka kuptimin se Allahu është i pari, para të Cilit nuk ka asgjë. Pastaj vjen shkronja S (س), e cila simbolizon ngritjen dhe lartësimin e Allahut (es-sumuvvu). Mu për këtë, qielli quhet es-sema, si argument i lartësisë së Allahut. Shkronja M (م) simbolizon Mulkun dhe Melekutin (ملكه وملكوتهُ) pushtetin e Allahut. Kur njeriu të thotë Bismil-lahi’rr Rrahmani’rr Rrahim, ai po e hap mulkun (pushtetin) e tokës dhe melekutin (pushtetin) e qiellit. Mulk është çdo gjë që e shohim mbi toke ndërsa melekutë është çdo gjë qe gjendet ne horizont dhe që njeriu me sy nuk mund ta shohë, si: Xhenneti, Xhehennemi, etj.
ALLAH është emri më i lehtë që shqiptohet në tokë. Me këtë emër askush nuk është emërtuar. Arabët thoshin: Bismike Allahumme (Me emrin tënd o Allahu ynë) edhe pse nuk e njihnin Allahun. Suhejl b. Amr kur e pranoi Islamin ne fillim u distancua nga Bismil-lahi’rr Rrahmani’rr Rrahim, e tha se ne nuk e njohim Rrahmanin dhe Rrahimin (dy emrat e Allahut).
Fëmija i vogël kur fillon të flas e belbëzojë ngapak, nuk i vjen vështirë të thotë: Allah, Zot. Edhe njeriu në prag të vdekjes gjënë më të lehtë që e thotë është: Allah! Thotë Allahu:
رَبُّ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَا فَاعْبُدْهُ وَاصْطَبِرْ لِعِبَادَتِهِ هَلْ تَعْلَمُ لَهُ سَمِيًّا
Ai është Zot i qiejve dhe i tokës dhe çka ka midis tyre, pra Atë adhuroje, e në adhurimin ndaj Tij bëhu i qëndrueshëm. A di për Të ndonjë emnak (adash)?!”.
(Merjem, 65)
Ka thënë Ibni Abbasi: Nuk ka të ngjashëm me Allahun dhe askush përveç Tij, qoftë madhëruar emri i Tij, nuk quhet err-Rrahman (me nyjën shquese- i Mëshirshmi)
Nga ajeti në fjalë kuptojmë se muslimani duhet ta përkujtojë Allahun dhe nuk duhet të jetë neglizhent. Thotë Allahu:
وَاذْكُر رَّبَّكَ فِي نَفْسِكَ تَضَرُّعاً وَخِيفَةً وَدُونَ الْجَهْرِ مِنَ الْقَوْلِ بِالْغُدُوِّ وَالآصَالِ وَلاَ تَكُن مِّنَ الْغَافِلِينَ
Ti përmende Zotin tënd në vete (heshtas), me respekt e me dro, jo me shprehje të larta, (përmende) në mëngjes e në mbrëmje dhe mos u bër prej atyre që nuk kanë kujdes”.
(el-A’rafe, 205)
Përkujtoje Allahun në vetmi me përulje dhe frikë prej Tij dhe atë me një zë, as të lartë por as të pazëshëm, në mëngjes e mbrëmje.
وَاذْكُرِ اسْمَ رَبِّكَ وَتَبَتَّلْ إِلَيْهِ تَبْتِيلًا
Po ti përmende Zotin tënd dhe plotësisht përkushtoju Atij!”.
(el-Muzzemmil, 8)
Thuaj Bismil-lahi’rr Rrahmani’rr Rrahim në fillim të leximit tënd, shpeshtoje përkujtimin e Tij, kur të kryesh nevojat e dunjasë veçohu për ta adhuruar Atë.
وَاذْكُرِ اسْمَ رَبِّكَ بُكْرَةً وَأَصِيلًا
Adhuroje Zotin tënd mëngjes e mbrëmje”.
(el-Insan, 25)
Falu për Zotin mëngjes e mbrëmje; sabah e ikindi.
***
Mulimani patjetër duhet të jetojë nën dritën e Allahut sepse Allah është emri i përveçëm dhe i vetëm Allahut. Këtij emri i bashkëngjitën emrat tjerë ndërsa ky nuk i bashkëngjitet asnjë emri. Thuhet El-Alim është prej emrave te Allahut dhe nuk thuhet: Allahu është prej emrave të el-Alim-it. 
Err-Rrahman. Thotë Allahu:
قُلِ ادْعُواْ اللّهَ أَوِ ادْعُواْ الرَّحْمَـنَ أَيًّا مَّا تَدْعُواْ فَلَهُ الأَسْمَاء الْحُسْنَى وَلاَ تَجْهَرْ بِصَلاَتِكَ وَلاَ تُخَافِتْ بِهَا وَابْتَغِ بَيْنَ ذَلِكَ سَبِيلاً
Thuaj: "Thërrisni: All-llah ose thërrisni Er Rrahman, me cilindo që ta thërrisni (me këta dy emra), emrat e Tij janë më të bukurit. E ti mos ngrit zërin (duke lexuar) në namazin tënd, po as mos e ul tepër në të, mes kësaj kërkoje një rrugë mesatare”.
(el-Isra, 110)
Muhammedi, alejhi’s selam lutej e thoshte: Ja Rrahman! Disa njerëz nga pabesimtarët thanë: Ai na ndalon neve t’i adhurojmë dy zota ndërsa vet adhuron edhe të tjerë. Menduan se Rrahman është zot tjetër kështu që Allahu e zbriti ajetin e sipërpërmendur.
Ky emër ka kuptim të Gjithëmëshirshmit, me mëshirën e të Cilit jetojnë besimtarët e pabesimtarët.
Err-Rrahim. Ky emër shpreh mëshirën e veçante për besimtarët në dunja dhe ahiret. Kur besimtari pason rrugën e Allahut, ai udhëzohet dhe zemra e tij përjeton qetësinë e duhur, për tu qetësuar më pas në botën tjetër.
Përshtati në shqip:
Sedat Gani Islami


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013