Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
HADITHI I NGRITJES NË KËMBË

Teksti i hadithit:
لا تقوموا كما تقوم الأعاجم يعظم بعضها بعضا
Mos u çoni në këmbë ashtu siç çohen-ngritën të huajt për ta nderuar njëri tjetrin”.
 
Recensuesi: Nasiruddin Albani
 
Teksti: Ky hadith, siç qëndron në Silsiletu’l ehadithi’d daifeh, 1/521, është i dobët....por, nga aspekti i domethënies, është i vërtetë, ngase urrehet ngritja në këmbë për njeriun kur të hyjë. Një gjë e tillë është vërtetuar në një hadith autentik. Enesi rrëfen se:
ما كان شخص في الدنيا أحب إليهم رؤية من رسول الله صلى الله عليه وسلم ، و كانوا لا يقومون له لما يعلمون من كراهيته لذلك
Për sahabet nuk ka patur njeri që kanë dashur ta shohin më shumë se sa Muhammedin, alejhi’s selam, por megjithatë, kur hynte ai nuk ngriheshin në këmbë për të ngase e dinin që ai urrente një gjë të tillë“. ([1])
Nëse Muhammedi, alejhi’s selam urrente që dikush të ngrihej për të, për personalitetin e tij që ishte i ruajtur dhe mbrojtur nga cytjet e djallit, atëherë për të tjerët, që nuk shquhen me një gjë të tillë, rreziku nga sprovimi (mashtrimi, mburrja, mendjemadhësia) është permanent. Çfarë është puna e disa mësuesve e të tjerëve që këtë gjë e kanë bërë zakon sikurse të ishte diç e ligjësuar. Disa, madje, e preferojnë këtë gjë duke u mbështetur në hadithin e Muhammedit, alejhi’s selam:
قوموا إلى سيدكم
Ngrihuni për zotëriun tuaj“,
...duke harruar dallimin në mes ngritjes për respekt, që është e urryer, dhe ngritjes për ndonjë nevojë siç është pritja e mysafirit, ngritja për ndihmë për tu ulur tjetri që është në moshë, e që janë të synuara në këtë hadith të vërtetë. Këtë kuptim e përforcon edhe versioni i Imam Ahmedit, që i përket shkallës hasen-i mire:
قوموا إلى سيدكم فأنزلوه
Ngrihuni për zotëriun tuaj dhe bëjani vendin e qëndrimit”.
 
Shënim: Këtu, sqarimet përkitazi me rrugët e transmetimit të hadithit nuk i kemi përmendur fare për shkak se ato më shumë janë të dedikuara për studiuesit në këtë lëmi. 
 
Përshtati në shqip: Sedat G. ISLAMI


[1] Transmetojnë Buhariu në “Edebu’l mufred”, Tirmidhiu në Sunen, i cili edhe e ka cilësuar autentik, Dija l-Makdesiu në “el-Ehadith el-muhtareh”, dhe Ahmedi në Musned. Hadithi, siç ke mundësi të shohësh në “es-Sahihah, nr. 358”, është autentik sipas kushtit të Muslimit.


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013