Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
HAXHI DHE KATËR LLOJET E NJERËZVE

Autor: Nida Ebu AHMED
Përshtati në shqip: Sedat G. ISLAMI
Titulli: El-haxh-xhu ve esnafu’n nasi’l erbeah
Data: 30-11-2007, e xhuma, Vushtrri, Kosovë
(Version i shkurtuar)

Falënderimet i takojnë Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, familjen, shokët dhe pasuesit e tij!
Allahu ka caktuar kohë dhe stinë për falje dhe shpërblime të mëdha. I lumtur është ai që shfrytëzon këto kohë dhe afrohet tek Zoti i vet me shpresë se do ta arrijë lumturinë pas së cilës nuk do të dëshpërohet më kurrë. Prej kohëve të tilla janë edhe dhjetë ditët e para të muajit Dhu’l Hixh-xheh, të cilat janë ditët më të mira të dynjasë; në to është ligjësuar kryerja e haxhit, njërit prej pesë kushteve të Islamit. Haxhi është prej adhurimeve më të mira, prej riteve më të përsosura, është adhurim jetësor, përmbyllje e veprës, plotësim i fesë dhe përsosje e saj. Të gjithë njerëzit u ndalën në një vend dhe dëgjuan fjalën e Allahut:
وَِللّهِ عَلَى النَّاسِ حِج اْلبَيْتِ مَنِ اسْتَطَاعَ إَِليْهِ سَبِيلاً وَمَن كَفَرَ فَإِنَّ اﻟﻠﻪ غَنِيٌّ عَنِ اْلعَاَلمِينَ
...Për hir të All-llahut, vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton); All-llahu nuk është i nevojshëm për (ibadetin që e bëjnë) njerëzit“. ([1])
وَأَِتمواْ اْلحَجَّ وَاْلعُمْرَةَ للّهِ
E kryeni haxhin dhe umren për hir të All-llahut...“. ([2])
Njerëzimi dëgjuan fjalën e Muhammedit, alejhi’s selam kur tha se: “Islami është ngritur mbi pesë (shtylla): dëshminë se nuk ka hyjni  tjetër përveç All-lla­hut dhe se Muhammedi është i dërguar i All-llahut, kryerjen e namazit, dhënien e zekatit, vizitën Ka'bes dhe agjërimin e Ramazanit”. ([3])
Nga Ebu Hurejre transmetohet se ka thënë: I Dërguari i All-llahut na ka mbajtur një hutbe, me ç'rast ka thënë: “O njerëz!, vërtet All-llahu ua ka bërë obligim juve haxhxhin, prandaj kryjeni...”. ([4])
Po ashtu degjuan hadithin kur u pyet Muhammedi, alejhi’s selam:
أيُّ العمل أفضل ؟ قال : إيمان بالله ورسوله ، قيل : ثم ماذا ؟  قال : الجهاد في سبيل الله ، قيل : ثم ماذا ؟ قال : حج مبرور
Cila vepër është më e vlefshme? Ka thënë: “Besimi në All-llahun dhe në të Dërguarin e Tij”. I është thënë: “Pastaj cila është?” Ka thënë. “Xhihadi në rrugën e All-llahut”. I është thënë: “Pastaj cila është?” Ka thënë: “Haxhxhi i pranuar”. ([5])
Njerëzit, në raport me haxhin, ndahen në katër grupe, dhe ti shiko se në cilin grup bën pjesë.
 
1. Njerëz që kanë pasuri dhe që kryejnë haxhin
 
Këta janë njerëz që kanë veshur ihramin, kanë mësyer Qabenë, dhe horizontin kanë mbushur me madhërim për Allahun: Lebbejke Allahumme lebbejke, lebbejke la sherike leke lebbejke, inne’l hamde ve’n ni’mete leke ve’l mulke la sherike leke!
- Lum për këta njerëz, si jo kur mundi i tyre paguhet dhe mëkati i tyre falet. Kush mësyen Qabenë i falen mëkatet e mëparshme. Imam Muslimi transmeton nga Amr b. el-Asi se:
لما جعل الله الإسلام في قلبي أتيتُ النبيَ فقلتُ: يا رسول الله أبسط يمينك لأُبايعك فبسط يمينه قال : فقبضتُ يدي فقال: مالك يا عمرو ؟ قلت : أردت أن اشترط قال : تشترط بماذا ؟ قال : أن يُغفر لي قال النبي : أما علمت أن الإسلام يهدم ما كان قبله ؟ ، وأن الهجرة تهدم ما كان قبلها ؟ ، وأن الحج يهدم ما كان قبله؟
Kur All-llahu e vendosi Islamin në zemrën time, shkova te Pejgamberi dhe i thashë: “Shtrije dorën e djathtë që të betohem (zotohem)”. Ai e shtriu dorën e tij të djathtë, ndërsa unë e tërhoqa dorën time. Pejgamberi s.a.v.s. tha: “Ç'ke o Amr?” Unë pastaj i thashë: “Dua të të kushtëzoj!” Pejgamberi u përgjigj: “Kushtëzo ç'të duash!” Unë pastaj i thashë: “Dua që të më falen gabimet!” Pejgamberi tha: “A nuk e di se Islami rrënon (shlyen) çdo gjë që ka qenë më parë? A nuk e di ti se hixhreti rrënon çdo gjë që ka qenë më parë? A nuk e di se haxh-xhi rrënon çdo gjë që ka qenë më parë?” “.
Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Ebu Hurejre, i cili ka dëgjuar Pejgamberin, alejhi’s selam duke thënë:
من حج لله فلم يرفث ولم يفسق رجع كيوم ولدته أمه
Kush bën haxhin pa bërë marrëdhënie seksuale (me gruan gjate kohës sa është ndalesa në fuqi) dhe pa shkelur normat juridike, ai kthehet prej tij i pastër nga mëkatet sikur atë ditë kur e ka lindur e ëma“.
Ka thënë Ibni Haxher ne Fet’hu’l Bari: Sipërfaqësisht, ky hadith vërteton faljen e të gjitha mëkateve; të voglave, të mëdhave, dhe atyre veprave që kanë fundin e keq.
Këtë mendim e ndanë edhe xhumhuri (konsensusi) i dijetarëve. Disa prej tyre këtë e përfituan nga mburrja e melaikeve me haxhilerët për faktin se melaiket janë krijesa 100% të pastra prej mëkateve dhe nuk iu takon atyre të mburren përveçse me krijesa që kanë këtë pastërti të qind për qindtë.
Menavi ka thënë në Fejdu’l Kadir, 6/115, në koment të këtij hadithi: “Kthehet i pastër nga mëkatet e mëdha dhe nga veprat që fundin e kanë të hidhur”, mendim që është përkrahur edhe nga Kurtubiu dhe Ijjadi.
Ndërsa Taberiu i ka dhënë një koment tjetër. Ai mendon se hadithi bën fjale për ata që kanë bërë të liga (zullumet-padrejtësitë) e më pas janë penduar por nuk kanë mundur t’ua kthejnë njerëzve haqet e tyre.
Tirmdhiu mban një qëndrim të kundërt me këtë dhe sjell një shembull. Ai thotë se mëkatet që janë ndërmjet njeriut dhe Allahut falen ndërsa ato që janë ndemjet njeriut me njeri nuk falen. Ai thotë se obligimi parësor nuk falet por falet diç që është më e lehtë. Si p.sh.: falet vonimi i namazit por nuk falet mëkati i mosfaljes fare të namazit. 
- Në këtë stinë ibadeti, e në veçanti Ditën e Arafatit, djalli i mallkuar është më i dobët së kurrë më parë. Imam Maliku transmeton nga Talha b. Ubejdil-lahu se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
مَا رُئِيَ الشَّيْطَانُ يَوْمًا هُوَ فِيهِ أَصْغَرُ وَلَا أَدْحَرُ وَلَا أَحْقَرُ وَلَا أَغْيَظُ مِنْهُ فِي يَوْمِ عَرَفَةَ وَمَا ذَاكَ إِلَّا لِمَا رَأَى مِنْ تَنَزُّلِ الرَّحْمَةِ وَتَجَاوُزِ اللَّهِ عَنْ الذُّنُوبِ الْعِظَامِ إِلَّا مَا أُرِيَ يَوْمَ بَدْرٍ
Me përjashtim të Ditës së Bedrit, djalli kurrë nuk është dukur më i poshtëruar, përzënë, nënçmuar dhe hidhëruar se sa Ditën e Arafatit. Kjo jo për faktin se ai sheh zbritjen e mëshirës dhe faljen e mëkateve të mëdha të robërve nga Allahu“.    
- Si të mos përgëzojmë këta njerëz, këta haxhilerë kur ata janë delegacion për tek Allahu i Madhëruar. Ibni Maxheh dhe Ibni Hibbani transmetojnë një hadith, të cilin e ka verifikuar si autentik Shejh Albani në Sahihu’l xhamii, 7074, nga Ibni Omeri se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
الغازي في سبيل الله عزّ وجلّ والحاج والمُعتمر وفد الله دعاهم فأجابوه وسألوه فأعطاهم
Luftëtari në rrugën e Allahut të Madhëruar, haxhiu dhe ai që kryen urren, janë delegacion i Allahut; i thirri e iu përgjigjën, e lutën-kërkuan prej Tij e Ai ua përmbushi kërkesat e tyre”.
Mu për këtë, Allahu ruan dhe siguron haxhilerët. Transmeton Ebu Neimi në el-Hiljeh nga Ebu Hurejre ndërsa Shejh Albani këtë hadith ne Sahihu’l xhamii e ka cilësuar autentik se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
ثلاثة في ضمان الله عزّ وجلّ : رجل خرج إلي مسجد من مساجد الله ، ورجل خرج غازياً في سبيل الله ، ورجل خرج حاجاً
Tre njerëz (lloje njerëzish) janë në sigurinë e Allahut të Madhëruar: Njeriu i cili merr udhë për ta vizituar ndonjë xhami prej xhamive të Allahut, njeriu që del për të luftuar për Allahun dhe njeriu që merr udhën e haxhit“.
- Si të mos jete haxhi gëzim për besimtarin kur Allahu i Lartësuar i ka përgëzuar me Xhennet. Taberaniu transmeton në el-Eusat një hadith nga Ebu Hurejre, që Shejh Albani e ka cilësuar të mirë (hasen), se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
ما أهل مُهِلٌّ قط ولا كبر مكبرِّ قط إلا بُشِّرَ بالجنة
Nuk ndodhë që haxhiu të bëj tehlil (të thotë: La ilahe il-la Allah) dhe tekbir (Allahu ekber) e të mos përgëzohet me Xhennet“.
- Natyrisht se haxhi mbjell gëzim e lumturi në zemra ngase, krahas tjerash, njeriu edhe do të pijë nga uji i zemzemit, të cilin Muhammedi, alejhi’s selam e ka cilësuar kështu:
زمزم مباركة إنها طعام طعم وشفاء سقم
Zemzemi është i bekuar, është ushqim ngopës dhe bar shërues“. ([6])
- Haxhilerët duhet ta ndiejnë veten të privilegjuar edhe për faktin se do të falen në xhaminë e Muhammedit, alejhi’s selam, xhami në të cilën namazi vlen më shumë se në xhamitë tjera. Imam Muslimi transmeton se Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë:
صلاة في مسجدي هذا أفضل من ألف صلاة فيما سواه إلا المسجد الحرام
Një namaz në këtë xhami timen ka më shumë vlerë se 1000 namaze në xhami tjera, me përjashtim të Xhamisë së Shenjtë (Qabesë)“.
Buhariu dhe Muslimi transmetojnë se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
ما بين بيتي ومنبري روضة من رياض الجنة
Pjesa në mes shtëpisë sime dhe minberit tim është kopsht prej kopshteve të Xhennetit“.
- Jo vetëm kaq, haxhilerët do ta kenë rastin të falin namaz edhe në Qabe, namaz për vlerën e të cilit ka thënë Muhammed Mustafaja, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të:
صلاة في مسجدي هذا أفضل من ألف صلاة فيما سواه إلا المسجد الحرام وصلاة في المسجد الحرام أفضل من مائة ألف فيما سواه
Një namaz në xhaminë time kap vlerën e 1000 namazeve jashtë saj në xhamitë tjera, me përjashtim të xhamisë së shenjtë ngase namazi në të është më me vlerë se 100.000 namaze jashtë saj në xhamitë tjera“. ([7])
- Lum për këta njerëz që kanë rastin ta puthin gurin e zi, haxheru’l esvedin, që ka vlerën e përmendur në këtë hadith të Tirmidhiut, Nesaiut dhe Taberaniut nga Ubejd b. Umejri se:
أَنَّ ابْنَ عُمَرَ كَانَ يُزَاحِمُ عَلَى الرُّكْنَيْنِ زِحَامًا مَا رَأَيْتُ أَحَدًا مِنْ أَصْحَابِ النَّبِيِّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَفْعَلُهُ فَقُلْتُ يَا أَبَا عَبْدِ الرَّحْمَنِ إِنَّكَ تُزَاحِمُ عَلَى الرُّكْنَيْنِ زِحَامًا مَا رَأَيْتُ أَحَدًا مِنْ أَصْحَابِ النَّبِيِّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يُزَاحِمُ عَلَيْهِ فَقَالَ إِنْ أَفْعَلْ فَإِنِّي سَمِعْتُ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَقُولُ إِنَّ مَسْحَهُمَا كَفَّارَةٌ لِلْخَطَايَا وَسَمِعْتُهُ يَقُولُ مَنْ طَافَ بِهَذَا الْبَيْتِ أُسْبُوعًا فَأَحْصَاهُ كَانَ كَعِتْقِ رَقَبَةٍ وَسَمِعْتُهُ يَقُولُ لَا يَضَعُ قَدَمًا وَلَا يَرْفَعُ أُخْرَى إِلَّا حَطَّ اللَّهُ عَنْهُ خَطِيئَةً وَكَتَبَ لَهُ بِهَا حَسَنَةً
Ibni Omeri shtyhej me njerëz tek dy ruknet (guri i zi dhe rukni i jemanit) që nuk kam parë askënd tjetër prej shokëve të Muhammedit, alejhi’s selam ta ketë bërë atë gjë. E pyeta për këtë gjë ndërsa ai më tha: Nëse e bëj këtë  nuk qortohem për arsye se kam dëgjuar Muhammedin, alejhi’s selam duke thënë: Prekja e tyre (gurit të zi dhe ruknit të jemanit) është fshirëse e mëkateve. E kam dëgjuar edhe duke thënë: Kush bën tavaf rreth kësaj shtëpie një jave duke e llogaritur (pa shtuar as më shumë dhe pa munguar asnjë ditë) i llogaritet sikur ta ketë liruar një rob nga robëria. E kam dëgjuar të ketë thënë: Haxhiu as nuk e vë por as nuk e ngrit këmbën nga toka e të mos ia fal Allahu një mëkat dhe t’ia shkruaj një të mirë“. ([8])
Ngjashëm me këtë transmetojnë Imam Ahmedi dhe vet Tirmidhiu nga Ibni Omeri se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
إن مسح الحجر الأسود والركن اليمني يحطان الخطايا حطا
Prekja e gurit të zi dhe ruknit jemenijj i shlyejnë mëkatet shumë“. ([9])
Bejhekiu transmeton në Shuabu’l iman një hadith që vërtet stimulon shume për haxheru’l esvedin. Ai përcjell fjalët e Ibni Abbasit se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
ليأتين هذا الحجر يوم القيامة له عينان يبصر بهما ولسان ينطق به يشهد على من أستلمه بحق
Do të vijë ky guri në Ditën e Kiametit ndërsa Allahu do t’ia krijoj dy sy me të cilët sheh dhe një gjuhë me të cilën flet dhe do të dëshmojë për tërë ata që e kanë puthur drejtë (pa bërë shkelje të rregullave fetare)”. ([10])
- Kush është si ti o haxhi i nderuar. Ndal pak e meditoje këtë fjalë të Muhammedit, alejhi’s selam e më pas vlerësoje veten se çfarë ke arritur me Islam. Thotë Muhammedi, alejhi’s selam:
أما خروجك من بيتك تؤم البيت الحرام فإن لك بكل وطأة تطؤها راحلتك يكتب الله لك بها حسنة و يمحو عنك بها سيئة ; و أما وقوفك بعرفة فإن الله عز و جل ينزل إلى السماء الدنيا فيباهي بهم الملائكة فيقول : هؤلاء عبادي جاءوني شعثا غبرا من كل فج عميق يرجون رحمتي و يخافون عذابي و لم يروني فكيف لو رأوني ؟ فلو كان عليك مثل رمل عالج أو مثل أيام الدنيا أو مثل قطر السماء ذنوبا غسلها الله عنك ; و أما رميك الجمار فإنه مدخور لك ; و أما حلقك رأسك فإن لك بكل شعرة تسقط حسنة فإذا طفت بالبيت خرجت من ذنوبك كيوم ولدتك أمك
Ndërsa sa i përket daljes sate nga shtëpia duke mërsyer Qabenë, për çdo hap që bën kafsha jote (mjeti udhëtues), Allahu ta shkruan një të mirë dhe ta fshin një të keqe. Ndërsa sa i përket qëndrimit në Arafat, Allahu i Madhëruar zbret në qiellin e dynjasë ashtu siç i takon Atij dhe mburret me ta para melaikeve e thotë: Këta janë robërit e Mi, më erdhën flokëshprishur e të pluhurosur nga çdo vend i largët duke shpresuar mëshirën Time dhe duke u frikësuar nga ndëshkimi Im edhe pse nuk më kanë parë. E si do të ishte puna me devotshmërinë e tyre po të me shihnin? Nëse ke mëkate sa rëra e Alixhit (vend në shkretëtirën arabe/rërë e shumtë)” apo sa ditët e dynjasë apo sa pikat e (shiut të) qiellit Allahu do t’i pastrojë (shlyejë) ato. Ndërsa sa i përket gjuajtjes me gurë, ajo (shpërblimi i saj) të ruhet. Ndërsa për rruarjen e kokës për çdo qime që bie nga koka ke një shpërblim-sevap ndërsa kur të sillesh rreth Qabesë zhveshësh nga mëkatet dhe pastrohesh prej tyre sikur atë ditë që të lindi nëna jote. ([11])
Ibni Hibbani transmeton në Sahihun e tij nga Ibni Omeri se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
ما ترفع إبل الحاج رجلاً ولا تضع يداً إلا كتب الله له بها حسنة أو محا عنه سيئة أو رفعه بها درجة
Nuk ndodhë që deveja e haxhiut të bëj një hap e Allahu të mos ia shkruaje me të nje të mire apo t’ia fshijë një mëkat apo t’ia lartësoje gradën“. ([12])
- Çfarë nderi ka më të madh për njeriun se ky që Allahu e ka përgatitur për vizitorët e shtëpisë së Tij, për haxhinjtë e Haremit të Tij, për delegacionin që ua fshiu mëkatet dhe pastroi zemrat si dhe i bekoi në vepra, ua pranoi lutjet dhe u mburr me ta para melaikeve...Allahu nuk ka paraparë shpërblim tjetër për haxhiun më pak se Xhenneti. Buhariu transmeton nga Ebu Hurejre se Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë:
العمرة إلى العمرة كفارةٌ لما بينهما والحج المبرور ليس له جزاء إلا الجنة
Umreja deri në umre shlyen mëkatet që janë bërë brenda kësaj periudhe ndërsa për haxhin e pranuar nuk ka shpërblim tjetër përveç Xhennetit“.
Taberaniu transmeton me sened xhejjid-të mirë nga Ebu Derdaja se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
خمس من جاء بهن مع إيمان دخل الجنة ، من حافظ على الصلوات الخمس على وضوئهن وركوعهن وسجودهن ومواقيتهن ، وصام رمضان ، وحج البيت إن استطاع إليه سبيلا ، وأعطى الزكاة طيبة بها نفسه
Kush i bën pesë gjëra, duke patur natyrisht besimin, hyn në Xhennet: Kush kujdeset për pesë namazet si dhe për abdesin, rukutë, sexhdet dhe kohët e tyre, kush agjëron Ramazanin, bën haxhin dhe jep zekatin me dashamirësi “.
Imam Ahmedi dhe Tirmidhiu transmetojnë hadithin e Muadhit ku qëndron:
قلت يا رسول الله أخبرني بعملٍ يدخلني الجنة ويباعدني من النار؟قال: لقد سألت عن عظيم وإنه ليسير على من يسره الله تعالى عليه ، تعبد الله لا تشرك به شيئاً وتقيم الصلاة وتؤتي الزكاة وتصوم رمضان وتحج البيت
Thashë: O i dërguari i Allahut, më mëso një vepër e cila më fut në Xhennet dhe më largon nga Xhehennemi! Pejgamberi, alejhi’s selam tha: Vërtet ke pyetur për një gjë të madhe por të lehtë për atë që Allahu ia lehtëson: Adhuroje Allahun dhe mos i bë shok, fale namazin, jepe zekatin, agjëroje Ramazanin dhe kryeje haxhin“.
 
2. Njerëz që kanë para por nuk kryejnë haxhin
 
Njeriu që nuk kryen haxhin ai kundërshton urdhrin e Allahut dhe atë të Muhammedit, alejhi’s selam meqë është vërtetuar se ai, alejhi’s selam, ka thënë:
يا أيها الناس إن الله قد فرض عليكم الحج فحجوا
O ju njerëz, Allahu ua ka obliguar haxhin andaj bëjeni atë“. ([13])
Mu për këtë, Pejgamberi, alejhi’s selam ka porositur që sa më parë që të kemi mundësi ta kryejmë këtë rit. Imam Ahmedi dhe të tjerë transmetojnë se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
من أراد الحج فليتعجل فإنه قد يمرض المريض، وتضل الضالة (الراحلة) وتعرض الحاجة
Kush dëshiron ta kryejë haxhin le të nxitojë ngase vie sëmundja, humb mjeti udhëtues dhe lindin kërkesa të reja“.
Në Sahihu’l xhamii, 2957, transmetohet nga Ibni Abbasi se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
تعجلوا إلي الحج فإن أحدكم لا يدري ما يعرض له
Nxitoni ta kryeni haxhin ngase dikush nuk di se çfarë kërkesash të reja i lindin“.
Derisa këtu porosit për nxitim në kryerjen e Haxhit, Muhammedi, alejhi’s selam në anën tjetër kërcënon ashpër ata që nuk e kryejnë këtë rit. Imam Ahmedi transmeton se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
من لم تحبسه مرض أو حاجة ظاهرة أو سلطان جائر فلم يحج فليمت إن شاء يهودياً وإن شاء نصرانياً
Atë që nuk e pengon sëmundja, ndonjë nevojë e qartë (arsyeshme) apo prijësi i padrejtë dhe nuk e kryen haxhin le të vdes në dashtë çifut në dashtë krishterë“. ([14])
Ndoshta bazuar në këtë disa nga selefi nuk merrnin pjese në faljen e namazit të xhenazes së atyre që nuk kryenin këtë rit. Seid b. Xhubejri rrëfen se: Vdiq njëri nga fqinjët e mi i cili ishte i pasur por nuk kreu haxhin kështu që unë nuk ia fala namazin e xhenazes.
Vëlla musliman! Nxito para se të vjen vdekja e të pendohesh përse nuk e kreve haxhin. Thotë Allahu:
رَبِّ ارْجِعُونِ َلعَلِّي أَعْمَلُ صَالِحًا فِيمَا تَرَكْتُ
...O Zoti im, më kthe, 100. Që të bëj vepra të mira e ta kompensoj atë që lëshova!...“. ([15])
أَوْ تَقُولَ حِينَ تَرَى الْعَذَابَ لَوْ أَنَّ لِي كَرَّةً فَأَكُونَ مِنَ الْمُحْسِنِينَ
Apo, kur ta shohë dënimin të thotë: "Sikur të isha kthyer edhe një herë e të isha bërë prej atyre bamirësve!“. ([16])
وَأَنفِقُوا مِن مَّا رَزَقْنَاكُم مِّن قَبْلِ أَن يَأْتِيَ أَحَدَكُمُ الْمَوْتُ فَيَقُولَ رَبِّ لَوْلَا أَخَّرْتَنِي إِلَى أَجَلٍ قَرِيبٍ فَأَصَّدَّقَ وَأَكُن مِّنَ الصَّالِحِينَ (10) وَلَن يُؤَخِّرَ اللَّهُ نَفْسًا إِذَا جَاء أَجَلُهَا وَاللَّهُ خَبِيرٌ بِمَا تَعْمَلُونَ
Dhe jepni nga ajo që Ne u kemi dhënë juve, para se ndonjërit prej jush t'i vijë vdekja, e atëherë të thotë: "O Zoti im, përse nuk më shtyve edhe pak afatin (e vdekjes), që të jepja lëmoshë e të bëhesha prej të mirëve! 11. Po, All-llahu kurrsesi askë nuk e shtyn për më vonë, kur atij t'i vijë afati i vet. All-llahu hollësisht është i njohur me atë që ju punoni“. ([17])
Porosia ime për ty janë fjalët e Mustafasë, alejhi’s selam, i cili kur pati këshilluar një musliman i tha:
أغتنم خمساً قبل خمس شبابك قبل هرمك وصحتك قبل سقمك ، وغناك قبل فقرك ، وفراغك قبل شغلك وحياتك قبل موتك
Shfrytëzoji pesë para se të vijnë pesë të tjera: rininë para pleqërisë, shëndetin para sëmundjes, pasurinë para varfërisë, kohën e lirë para zënies me punë dhe jetën para vdekjes”. ([18])
 
3. Njerëz që nuk kanë pasuri por nuk kanë as dëshirë ta kryejnë haxhin
 
Këta njerëz të mjerë përveç që kanë xhepat e zbrazur kanë edhe zemrat e tyre i kanë të zbrazura-boshe. Këta janë që refuzojnë shpërblimin e haxhit edhe nëse nuk e kryejnë atë. Këta janë njerëz që nuk kanë nijjete të mira në shpirtrat e tyre. Ndoshta, të mjerët, mendojnë se po të kishin para do të shkonin në filan detin e filan pushimoren. Këta njerëz janë ata që refuzojnë ndihmën e Allahut. Transmeton Tirmidhiu se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
ثَلَاثَةٌ حَقٌّ عَلَى اللَّهِ عَوْنُهُمْ الْمُجَاهِدُ فِي سَبِيلِ اللَّهِ وَالْمُكَاتَبُ الَّذِي يُرِيدُ الْأَدَاءَ وَالنَّاكِحُ الَّذِي يُرِيدُ الْعَفَافَ
Tre vetave Allahu ka caktuar t’iu ndihmoj: luftëtarit në rrugën e Allahut, robit që ka lidhur kontratën për lirim dhe dëshiron ta përmbush si dhe atij që dëshiron të martohet për ta ruajtur nderin“. ([19])
Mjafton që të kesh nijjet të mirë e të shpërblehesh tek Allahu për veprën edhe nëse nuk ke mundësi ta kryesh atë. Le ta sheh Allahu sinqeritetin në zemrën tënde dhe dëshirën e mundin për ta kryer atë vepër.
Transmetohet nga Ebu Abdull-llah Xhabir ibn Abdull-llah el-Ensarijj r.a., që thotë: “Në një betejë ishim me të Dërguarin e All-llahut (s.a.v.s) me ç'rast na tha: “Vërtet në Medine ka burra të cilët kanë qenë me ju, qoftë kur keni ecur nëpër kodra, qoftë nëpër lugina. Ata i ka penguar sëmundja”. Sipas një transmetimi tjetër: “Ata janë pjesëmarrës me ju në shpërblim”. ([20])
Kurse sipas transmetimit të Buhariut, hadithi i transmetuar nga Enesi r.a. thotë: “Ne u kthyem nga beteja e Tebukut me Të Dërguarin e All-llahut (s.a.v.s) i cili tha: “Vërtet ka njerëz të cilët kanë mbetur në Medine pas nesh, e të cilët janë me ne kudo që të shkojmë; në kodra apo në lugina, ata i ka penguar sëmundja”.
Transmetohet nga Ebu-l-Ab­bas Abdull-llah ibn Abbas ibn Ab­dul-Mutalib r.a., nga i Dërguari i All-llahut s.a.v.s., se All-llahu i Madhërishëm ka thënë: “Vërtet All-llahu i ka përcaktuar cilat janë veprat e mira e cilat të këqija, pastaj i ka sqaruar ato: Kush dëshiron me zemër të bëjë një vepër të mirë por nuk mund ta kryejë, All-llahu në tërësi do t'ia shkruajë atë vepër si të kryer, kurse nëse dëshiron të bëjë një vepër të mirë dhe e kryen, All-llahu do t'ia shkruajë dhjetë deri në shtatëqindherë më tepër. Por nëse dëshi­ron të bëjë ndonjë vepër të keqe e nuk e kryen, All-llahu do t'i shkr­uajë një vepër të mirë në tërësi, kurse nëse dëshiron dhe kryen një vepër të keqe, atëherë All-llahu ia shënon vetëm një vepër të keqe”. ([21])
Nesaiu transmeton nga Ebu Derdaja se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
مَنْ أَتَى فِرَاشَهُ وَهُوَ يَنْوِي أَنْ يَقُومَ يُصَلِّي مِنْ اللَّيْلِ فَغَلَبَتْهُ عَيْنَاهُ حَتَّى أَصْبَحَ كُتِبَ لَهُ مَا نَوَى وَكَانَ نَوْمُهُ صَدَقَةً عَلَيْهِ مِنْ رَبِّهِ عَزَّ وَجَلَّ
Kush shtrihet në shtrat por me nijjet që të ngritët natën për të falë namaz nate por e zë gjumi deri në mëngjes, atij i shkruhet shpërblimi i nijetit ndërsa gjumi është lëmoshë e Allahut për të“. ([22])
Imam Muslimi transmeton se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
من سأل الله الشهادة بصدق بلغَه الله منازل الشهداء وإن مات على فِراشه
Kush e lut Allahun për shehidllëk (rënie dëshmor) me sinqeritet, Allahu do t’ia mundësoje arritjen e gradave të dëshmorëve edhe nëse vdes në shtrat“.
 
4. Njerëz që nuk kanë mundësi materiale për haxh por që shpirti i tyre digjet valë nga dëshira për vizitën e Qabesë dhe kryerjen e këtij riti
 
Këta janë njerëz që sa herë të vijë stina e haxhit sytë e tyre mbushen me lot dhe zemrat e tyre me pikëllim. Sa herë që të përmendet vizita e Qabesë ata ndiejnë nje mallëngjim për të. Shembulli i tyre është sikur shembulli i shokëve të Muhammedit, alejhi’s selam, për të cilët ka thënë Allahu:
وَلاَ عَلَى الَّذِينَ إِذَا مَا أَتَوْكَ لِتَحْمِلَهُمْ قُلْتَ لاَ أَجِدُ مَا أَحْمِلُكُمْ عَلَيْهِ تَوَلَّواْ وَّأَعْيُنُهُمْ تَفِيضُ مِنَ الدَّمْعِ حَزَنًا أَلاَّ يَجِدُواْ مَا يُنفِقُونَ
(Nuk ka qortim) Dhe as për ata që kur erdhën te ti për t'i bartur me kafshë, u the: "Nuk kam me çka t'ju bartë. Ata u kthyen, e prej pikëllimit pse nuk kishin me çka të përgatiteshin, nga sytë e tyre u rridhnin lot”. ([23])
Allahu i Madhëruar flladiti zemrat e këtyre besimtarëve me vepra, të cilat shuajnë zjarrin e mallëngjimit për vizitën e kësaj shtëpie. Këto vepra kanë shpërblim sikurse të haxhilerëve dhe atyre që kryejnë umren. Ato janë sikurse uji i freskët për etje, janë sikurse ilaç dhe bar për shërim të zemrave të ndezura flakë mallëngjyese për të parë Qabenë, atë shtëpi të lashtë. Ja disa nga këto vepra:
1. Qëndrimi në xhami pas faljes së namazit të sabahut derisa të lind dielli e pastaj fal dy rekate. Transmeton Tirmidhiu nga Ebu Umame se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
من صلى الفجر في جماعة ثم جلس يذكر الله عزَّ وجل حتى تطلع الشمسُ ثم قام فصلى ركعتين كتب له أجر حِجة وعمرة تامة تامة تامة
Kush fal sabahun me xhemat pastaj ulet dhe e përkujton Allahun derisa të lind dielli e pastaj ngritët dhe fal dy rekate arrin shpërblimin e një haxhi dhe umreje të plot, të plotë, të plotë“.
Meqë nuk është me rëndësi të kryhet vetëm haxhi por edhe të pranohet, Pejgamberi, alejhi’s selam na ka treguar se pikërisht kjo vepër të mundëson shpërblim të haxhit të pranuar. Taberaniu transmeton në el-Eusat nga Ibni Omeri, hadith të cilin Albani e ka cilësuar të mirë-hasen, se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
كان رسول الله r إذا صلي الفجر لم يقم من مجلسه حتى تمكنه الصلاة وقال:من صلى الصبح ثم جلس في مجلسه حتى تمكنه الصلاة كان بمنزلة عمرة وحجة متقبلتين
Pejgamberi, alejhi’s selam kur falte sabahun nuk ngrihej nga ndeja e tij derisa të lind dielli dhe të ngjitet pak në horizont. Thoshte: Kush e falë sabahun e pastaj ulet në vendin e vet derisa të vijë koha e namazit (të lind dielli dhe të ngritet pak e jo menjëherë pas lindjes së tij) ai ka shpërblimin e një umreje dhe haxhi të pranuar“.
2. Prezantimi në ndeja shkencore-diturie. Taberaniu dhe Hakimi transmetojnë nga Ebu Umame se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
من غدا إلى المسجد لا يريد إلا أن يتعلم خيراً أو يعلمه كان كأجر حاج تاماً حجته
Kush shkon në xhami me qëllim që ta mësojë të mirën apo t’ua mësojë të tjerëve, ai ka shpërblimin e plotë të haxhit”.
3. Falja e namazit farz në xhami. Imam Ahmedi transmeton nga Ebu Umame se Pejgamberi, alejhis selam ka thënë:
من مشى إلى صلاةمكتوبة في الجماعة فهي كحجة ومن مشى إلى صلاة تطوع ( أي صلاة الضحى ) فهي كعمرة نافلة
Kush shkon për ta falur namazin obligativ me xhemat ai ka vlerën e një haxhi ndërsa kush shkon për ta falur namazin fakultativ, namazin e duhasë, ai ka shpërblimin e nje umreje vullnetare“. ([24])
Ebu Davudi transmeton nga ky sahabi, pra nga Ebu Umameja, se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
مَنْ خَرَجَ مِنْ بَيْتِهِ مُتَطَهِّرًا إِلَى صَلَاةٍ مَكْتُوبَةٍ فَأَجْرُهُ كَأَجْرِ الْحَاجِّ الْمُحْرِمِ وَمَنْ خَرَجَ إِلَى تَسْبِيحِ الضُّحَى لَا يَنْصِبُهُ إِلَّا إِيَّاهُ فَأَجْرُهُ كَأَجْرِ الْمُعْتَمِرِ وَصَلَاةٌ عَلَى أَثَرِ صَلَاةٍ لَا لَغْوَ بَيْنَهُمَا كِتَابٌ فِي عِلِّيِّينَ
Kush del nga shtëpia e tij për namazet e obliguara (për ti falur në xhami), shpërblimi i tij është sikurse haxhiu muhrim dhe kush del për në tesbihun (namazin) e duhasë duke mos u preokupuar me asgjë tjetër, shpërblimi i tij është sikurse i atij që e kryen urren ndërsa namazi pas namazit duke mos folur fjalë të këqija është libër në il-lijjine([25])“. ([26])
 
4. Falja e jacisë dhe sabahut me xhemat. Imam Muslimi transmeton nga Ebu Dherri se Pejgamberi, alejhi’s selam iu kishte thënë disa shokëve të tij të cilit ishin ankuar se nuk mund të bënin mirë sa disa sahabe tjerë që kishin pasuri:
أو ليس قد جعل الله لكم صلاة العشاء في جماعة تعدل حجة ، وصلاة الغدة في جماعة تعدل عمرة
...A nuk ua ka caktuar Allahu namazin e jacisë me xhemat si diç që kap vlerën e një haxhi dhe namazin e sabahut me xhemat si diç që kap vlerën e një umreje?“.
5. Lutjet pas namazet. Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Ebu Hurejre se Pejgamberit, alejhi’s selam ka thënë i ishin ankuar muhaxhirët e varfër se pasanikët ua kishin kaluar me vepra të mira, se ata jepnin sadaka, luftonin, falnin namaz...Pejgamberi, alejhi’s selam si alternativë për arritjen e të mirave kishte ofruar këtë:
ألا أعلمكم شيئاً تدركون به من سبقكم وتسبقون به من بعدكم ولا يكون أحدٌ أفضل منكم إلا من صنع مثل ما صنعتم قالوا : بلى يا رسول الله قال: تسبحون وتحمدون وتكبرون خلف كل صلاة ثلاثاً وثلاثين
A t’iu mësoj diç që me të arrini ata që ua kane kaluar dhe ua kaloni atyre që vinë pas jush dhe askush nuk mund të bëhet më i mirë se ju përveç atyre që bën këtë si ju? Patjetër, o i dërguari i Allahut!- qe përgjigja e sahabeve. Pas çdo namazi nga 33 herë thuani subhanallah, elhamdulilah dhe Allahu ekber”.
6. Umreja në Ramazan. Nëse nuk ke mundësi ta kryesh haxhin gjatë kohës së tij atëherë kryeje umren në Ramazan, nëse për këtë ke mundësi. Ibni Abbasi, siç transmetojnë Buhariu dhe Muslimi, rrëfen se Pejgamberi, alejhi’s selam një gruaje prej ensarëve e cila thirrej Ummu Sinan, e cila nuk kishte mundur ta kryejë haxhin me Muhammedin, alejhi’s selam ia kishte ofruar këtë opsion-alternativë:
فعمرة في رمضان تقضي حجة أو حجة معي
...Atëherë një umre në Ramazan kompenson - është e barabartë me një haxh ose një haxh me mua (në vlerë e jo se umreja shlyen obligimin e haxhit)”.
7. Bamirësia ndaj prindërve. Ebu Ja’la transmeton me sened xhejjid-të mirë se një njeri kishte ardhur tek Pejgamberi, alejhi’s selam dhe ka thënë:
إني اشتهي الجهاد ولا أقدر عليه ، قال: هل بقى من والديك أحد؟ قال: أمي  ، قال: قابل الله في برِّها فإذا فعلت فأنت حاج ومعتمر ومجاهد
Unë dua ta bëj xhihadin por nuk kam mundësi. A e ke ndonjërin prej prindërve gjallë?- pyeti Muhammedi, alejhi’s selam. Po, nënën- tha njeriu. Takoje Allahun duke qenë i kujdesshëm ndaj saj e kështu do të arrish gradën e haxhiut, atij që kryen urren dhe luftëtarit”.
8. Nëse nuk ke mundësi të jesh prej tyre atëherë të paktën ngjasoju haxhilerëve. Imam Muslimi transmeton se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
من كان له ذبح يذبحه فإذا أهل هلال ذي الحجة فلا يأخذن من شعره ولا من أظفاره شيئا حتى يضحي
Kush ka vendosur të therë kurban kur të vjen dhjetëshi i parë i Dhu’l Hixh-xhes le të mos pres flokët dhe as thonjtë e tij derisa ta therë kurbanin (ditën e bajramit)“.
9. Nëse nuk mund të jesh prej atyre që Allahu në Ditën e Arafatit mburret me ta para melaikeve, atëherë të paktën mos ngurro të jesh prej atyre me të cilët Allahu mburret në ndeja të dhikrit-përkujtimit të Allahut. Imam Muslimi transmeton nga Seid el-Hudrijj se:
خرج معاوية على حلقة في مسجد فقال: ما أجلسكم ؟ ، قالوا : جلسنا نذكر الله قال آلله ما أجلسكم إلا ذاك ؟ ، قالوا : والله ما أجلسنا إلا ذاك ، قال: قال أما إني لم أستحلفكم تهمة لكم وما كان أحد بمنزلتي من رسول الله r أقل عنه حديثا مني وإن رسول الله r خرج على حلقة من أصحابه فقال ما أجلسكم قالوا جلسنا نذكر الله ونحمده على ما هدانا للإسلام ومن به علينا قال آلله ما أجلسكم إلا ذاك قالوا والله ما أجلسنا إلا ذاك قال أما إني لم أستحلفكم تهمة لكم ولكنه أتاني جبريل فأخبرني أن الله يباهي بكم الملائكة
Muaviu kishte parë një grup njerëzish tek qëndronin në xhami dhe i pyeti: Çfarë ju bën të qëndroni këtu? U ulëm ta përkujtojmë Allahun- thanë. A vetëm për këtë gjë? – pyeti serish. Pasha Allahun, asgjë tjetër nuk na bëri të ulemi këtu- u përgjigjën. Unë nuk kërkova që të betoheni pse dyshoj në ju, jo, askush në pozitën që kam patur me Pejgamberin, alejhi’s selam nuk ka transmetuar më pak se unë hadithe. Pejgamberi, alejhi’s selam doli një ditë dhe pa një tubim të shokëve të tij e i pyeti: Përse jeni mbledhur këtu? U ulëm ta përkujtojmë Allahun për udhëzimin që na bëri në Islam dhe dhuntitë tjera që na ka dhënë- sqaruan. Unë, thotë Pejgamberi, alejhi’s selam, nuk kërkova sqarime pse dyshova në ju, jo, por Xhibrili më erdhi dhe më tha se Allahu mburret me ju para melaikeve“.
Mjafton nder për dhikrin se Allahu me ithtarët e tij mburret para melaikeve ashtu siç mburret me haxhinj.
10. Nëse nuk mund të jesh prej haxhilerëve atëherë mos hezito që bësh vepra të mira në dhjetëshin e parë të Dhu’l Hixh-xhes, për vlerën e të cilave ditë ka thënë Muhammedi, alejhi’s selam:
ما العمل في أيام أفضل من هذه العشر" قالوا: ولا الجهاد؟ قال: "ولا الجهاد إلا رجلٌ خرج يخاطر بنفسه وماله فلم يرجع بشيء
Nuk ka ditë ku punët e mira janë më të dashura tek All-llahu sesa këto ditë, dhjetë ditët e Dhul Hixhxhes, i thanë: E xhihadi ja Resulull-llah!? Tha: As xhihadi, pos atij i cili ka dalur vetë dhe me pasurinë e tij në rrugë të All-llahut dhe nuk është kthyer me gjë”.([27])
 
 
 


[1]Ali Imran, 97

[2]el-Bekare, 196

[3]Muttefekun alejhi

[4]Muslimi

[5]Muttefekun alejhi

[6]Transmetojnë Ibni Ebi Shejbe dhe Bezzari ndërsa Albani e ka cilësuar autentik.

[7]Transmeton Imam Ahmedi me sened autentik

[8]Shejh Albani këtë hadith në Sahihu ve daifu suneni’t Tirmidhijj, e ka cilësuar autentik

[9]Albani këtë hadith e ka cilësuar autentik

[10]Albani në Sahihu’l xhamii, 5222, e ka cilësuar autentik

[11]Albani në Sahihu’l xhamii, 1360, e ka cilësuar të mirë-hasen

[12]Albani e ka cilësuar autentik këtë hadith

[13]Muslimi

[14]Ky hadith ka sened të dobët por ka rrugë tjera transmetimi që njëra përforcon tjetrën dhe përgjithësisht ai ngritët në shkallen e hadithit hasen li gajrihi me të cilin dëshmohet tek shumica e dijetarëve

[15]el-Mu’minune, 99-100

[16]ez-Zumer, 58

[17]el-Munafikune, 10-11

[18]Transmeton Hakimi

[19]Albani këtë hadith e ka cilësuar të mirë-hasen. Shih: Sahihu ve daifu suneni’t Tirmidhijj, 1655

[20]Muslimi

[21]Muttefekun alejhi

[22]Albani këtë hadith e ka cilësuar autentik. Shih: El-irva, 454

[23]et-Teube, 92

[24]Këtë hadith Albani e ka cilësuar të mirë-hasen. Shih: Sahihu’l xhamii, 6556

[25]Illijine sipas disa komenteve është qielli i shtatë ku qëndrojnë shpirtrat e besimtarëve. Ibni Abbasi mendon se është Xhenneti. Shih: Ibni Kethir, Tefsiru’l kur’ani’l adhim, kaptina: el-Mutaffifine, ajeti: 18

[26]Albani këtë hadith e ka cilësuar të mirë-hasen. Shih: Sahihu ve daifu suneni Ebi Davud, 558

[27]Transmeton Buhariu


VIDEOS / YOUTUBE
Devotshmeria synim kryesor i agjerimit Vlera e kohes Monumente besimi ne agjerim Edukimi seksual i femijeve
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013