Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
SI T’I PËRGATISIM FËMIJËT PËR PRITJEN E RAMAZANIT?

Jasir MAHMUD
Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë deri të hyjmë në muajin e Ramazanit, muajin e mirësive, begative dhe mëshirës, muajin, përgatitjet për të cilin nuk bëhen njëjtë nga të gjithë: ka njerëz që e presin me përgatitje për të blerë ushqime por ka dhe të tjerë që përgatitjen e bëjnë në kuptimin shpirtëror: bëjnë dua, lutje, agjërojnë, lexojnë Kur’an, e kështu me radhë. Nën ndikimin e këtyre përgatitjeve shumë prej nesh harrojmë t’i përgatisim fëmijët tanë për ardhjen e këtij muaji të madh. Unë nuk e mohoj se ka dhe të atillë që duan t’i përgatisin fëmijët porse nuk kanë mjetet e duhura. Ky artikull vjen si ndihmë pikërisht për këta njerëz vullnetmirë.
Bisedë mallëngjyese
1)    Të bisedojmë me fëmijët tanë për Ramazanin de mirësitë e tij, si: falja e mëkateve, lirimi nga zjarri, vlera e Natës së Kadrit, si dhe gjëra tjera përkatëse duke ruajtur gjithmonë moshën dhe kapacitetin e tyre të të kuptuarit.  
2)    Leximi ose rrëfimi i tregimeve dhe ngjarjeve madhështore që kanë ndodhur në Ramazan.
3)    Rrëfimet e prindërve në vetën e parë për Ramazanin, përshtypjet, kujtimet, rastet, format dhe mënyrat e pritjes, agjërimi, iftari, syfyri, vizitat e ndërsjella, etj. Po kështu iu flasin edhe për kohën kur kanë qenë fëmijë se si e kanë pritur ramazanin, kur kanë filluar të agjërojnë, si kanë qenë kushtet e tyre, etj.
Nxitje për pjesëmarrje
1)    Nxitja e fëmijëve dhe marrja e tyre me vete në treg ose markete për të blerë gjësendet e duhura për Ramazan. Po kështu, t’iu jepet atyre mundësia që dekorimin për Ramazan ta bëjnë ata vet. pra, që ata ta ndiejnë vetën të rëndësishëm në Ramazan. 
2)    Blerja e gjërave që fëmijët do t’i bënin të ndiheshin të lumtur për ardhjen e Ramazanit.
3)    Përpilimi i një tabelë me ditët e mbetura deri në ardhjen e muajit Ramazan. Fëmijëve do t’iu jepej mundësia që ata të numërojnë ditët dhe të lidhen kështu me Ramazanin për çdo ditë.
Festim dhe përgatitje
1)    Organizimi i një ahengu familjar një ose dy ditë para ardhjes së Ramazanit, për të shprehur kështu gëzimin për ardhjen e tij.
2)    Blerja e dhuratave modeste dhe ngarkimi i fëmijëve me shpërndarjen e tyre tek fqinjët dhe të afërmit.
3)    Organizimi i një takimi familjar për të vënë një plan adhurimi gjatë Ramazanit, si: agjërimi, namazi, veprat e mira, lëmosha, dhikri, ndihma për të tjerët, leximi i Kur’anit dhe përsëritja e tij. patjetër fëmijëve duhet t’iu jepet fjala për të dhënë mendimet e tyre dhe për të shpreh atë që ata mendojnë se mund ta kryejnë gjatë Ramazanit.
4)    Biseda me fëmijët rreth plotësimit të duasë së agjëruesit, për të kërkuar më pas prej tyre që secili ta përpilon një listë me lutje të cilat dëshiron Allahu t’ia plotëson. Të kërkojmë prej tyre që ta bëjnë një lutje të veçantë për çdo ditë.
5)    Shpërblimi ditor për ata që realizojnë planin e vënë më parë.
6)    Prindërit doemos duhet të jenë shembull për fëmijët se si bëhet përgatitja shpirtërore dhe fetare për muajin Ramazan. Kjo i bën ata të imitojnë prindërit sikur që i bën të ndiejnë dhe përjetojnë vlerën madhështore të këtij muaji të bekuar.
 
Burimi: http://woman.islammessage.com/article.aspx?id=7940
Përshtati: Sedat ISLAMI
 
 
 
 


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013