Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
DHJETË MARGARITARË NË RRUGËN DREJT SUKSESIT

Autor: Abdul’Aziz b. Hamud ES SAIG
Burimi: http://www.denana.com/main/articles.aspx?selected_article_no=6677
Përktheu: Sedat ISLAMI
 
Falënderimet i takojnë Allahut të Madhëruar kurse përshëndetjet, si gjithmonë, qofshin për zotërinë tonë, Muhammedin, familjen dhe shokët e tij!
Këta janë disa margaritarë që i shkrova me shprehje të suksesit për ata që ecin dhe trasojnë rrugën drejt tij. 
1. Devotshmëria, e cila është rrugë drejt suksesit në dunja dhe ahiret. Ka thënë Allahu i Madhëruar:
“ومن يتقي الله يجعل له مخرجا
...e kush u përmbahet dispozitave të All-llahut, atij Ai i hap rrugë” .
2. Zelli dhe vullneti. Mos u bë përtac, ec drejt pikave kulmore dhe mos iu ndaj karvanit të të suksesshmëve. Shmangu përtacëve të cilët pajtuan me pak punë e shumë gjumë. Ata janë vjedhës të suksesit në këtë kohë. 
3. Kujdes nga shokët e këqij ngase ata janë baza e çdo të keqeje, ujqër të çdo kohe; ata janë rrugë drejt humbjes dhe hyrje në portën e shkatërrimit në dunja dhe ahiret. 
4. Mos u bë musliman sezonal, sikur ata që Allahun e Madhëruar e njohin vetëm në kohë Ramazani. Kjo është një fatkeqësi dhe bela e madhe, dhe ata nuk do t’i quaj ndryshe vetëm se si i ka quajtur njeri nga selefët: Sa njerëz të këqij janë ata!
5. Përulu me dua tek Allahu i Madhëruar dhe shfaqe varfërinë tënde për Të ngase Ai të dëgjon, lutjes sate i përgjigjet dhe të jep atë që kërkon. Shfrytëzo kohët kur lutja pranohet sidomos në sexhde, Ditën e Xhuma, në udhëtim, agjërim, kur të bie shi, etj. Thotë Allahu i Madhëruar:
“وَقَالَ رَبُّكُمُ ادْعُونِي أَسْتَجِبْ لَكُمْ
Zoti juaj ka thënë: "Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem...” .
“وَإِذَا سَأَلَكَ عِبَادِي عَنِّي فَإِنِّي قَرِيبٌ أُجِيبُ دَعْوَةَ الدَّاعِ إِذَا دَعَانِ
E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet...” . 
6. Lexo jetën e të suksesshmëve ngase ka shpresë që metodologjia e tyre të reflektohet në sjelljet tua.
7. Kujdes nga këto shprehje: “Unë nuk mundem”, “Unë nuk mbaj mend”, “Unë...”...Këto shprehje nuk do të duhej gjendur në fjalorin e protagonistëve si ti.
8. Që të jesh i suksesshëm duhet të caktosh synimet që dëshiron t’i realizosh.
9. Rrethin tënd bëje të dëgjojnë prej teje shprehjet e suksesit ngase kjo krijon shpresë dhe optimizëm të madh drejt suksesit.
10. Behu durimtar ngase durimi është prej ilaçeve më efektive drejt suksesit. 
 
Allahun e lus që këta margaritarë të suksesit të japin efektet e tyre pozitive, dhe autorin, përkthyesin dhe të gjithë lexuesit të na mëshirojë!
 


VIDEOS / YOUTUBE
Edukimi seksual i femijeve Depresioni Lutja Perfitime nga istigfari
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013