Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
DHJETE MËNYRA TË SHPËTIMIT NGA PAKUJDESIA

Falënderimet i takojnë Allahut të Madhëruar kurse përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, familjen, shokët dhe pasuesit e tij!
Imami Ibnu’l Xhevzijj na ka paraprirë në një gjueti të majme që e realizoi në trurin e tij dhe e shkroi në librin e tij “Sajdul Hatir” ku meditoi dhe hulumtoi rreth neglizhencës (gafletit), e cila iu qepet pas adhuruesve duke rikthyer zemrat e tyre që dëgjuan këshillën në një pakujdesi dhe përgjumësi. Imami qe çuditur nga kjo dhe pati analizuar shkaqet. “Ai që dëgjon këshillat ndodhë që të ri-kthjellet gjatë dëgjimit të tyre por më pas i kthehet vrazhdësia dhe pakujdesia zemrës së tij. Mendova gjatë rreth këtij shkaku dhe e zbulova. Gjeta se zemra nuk qëndron e fortë gjatë dhe pas këshillës për dy shkaqe:
1. Këshillat janë si kamxhik, që nuk të lëndojnë pas tyre aq sa të lëndojnë gjatë goditjes.
2. Njeriu gjatë dëgjimit të këshillave është i larguar nga problemet e dunjasë dhe me trup e me shpirt i pranon ato. Por kur t’i kthehet jetës normale, atëherë problemet e saj e tërheqin me gjithë ato të meta që kanë dhe ai nuk mund të jetë siç ka qenë (gjatë dëgjimit të këshillave).
Kjo gjendje përfshin të gjitha krijesat vetëm se njerëzit dallojnë në mbajtjen e atij ndikimi të këshillës sa më gjatë në zemrat e tyre.
- Prej tyre ka qe janë te vendosur pa asnjë hutim. Nëse ndonjëherë natyrshmëria do i kthente në ndonjë situatë tjetër, do ndiheshin shumë keq, siç kemi rastin e Handhales, i cili akuzoi veten për hipokrizi. 
- Prej tyre ka që sillen herë në taborin e pakujdesisë e herë në atë të këshillës. Janë sikurse kalliri i grurit që era e lëviz andej e këndej. 
- Njerëz që këshilla nuk iu bën ndikim vetëm se aq sa e kanë dëgjuar sikur uji që lëviz mbi gurë e më pas ata mbesin siç ishin më parë.”- përfundon së sqaruari Imami.  
Këto fjalë të çmuara përfshijnë në vete barëra të ndryshme të shërimit të pakujdesisë, prej së cilës vuajnë disa besimtarë. Për të arritur tek ilaçi shërues, na duhet të japim ca sqarime siç vijon:
- Vetëm Pejgamberët, alejhimu’s selam janë të mbrojtur nga mëkatet kurse ne, njerëzit e rëndomtë, bëjnë pjesë në kuadër të hadithit:
“كُلُّ ابْنِ آدَمَ خَطَّاءٌ وَخَيْرُ الْخَطَّائِينَ التَّوَّابُونَ
Të gjithë njerëzit janë gabimtarë porse më të mirët janë ata që pendohen” . 
Sado që të ngjitesh lart në rrokaqiellin e devotshmërisë, prapëseprapë do të mbetesh njeri, gabimtar, edhe pse mëkatet me pastrim shpirtëror mund të pakësohen shumë. Profet a melek nuk mund të bëhesh kurrë...
- Zemrat ndërrojnë kurse besimi shtohet e pakësohet. Në shtëpinë tënde nuk do të jesh siç ishe në Qabe; pas Ramazanit nuk do të jesh siç ishe në Ramazan, por, sa herë që rrëzohesh ngrihu prapë dhe përpiqu. Mos u ndal se trokituri derën ngase ajo ka shpresë të të hapet. 
- O Handhaleja i sodit? Handhales të së djeshmes që kërkoi të mbetej gjithmonë siç ishte në gjendjen shpirtërore kur qëndronte me Muhammedin, alejhi’s selam, nuk iu përgjigj ky i fundit duke i thënë:
“يَا حَنْظَلَةُ سَاعَةً وَسَاعَةً وَلَوْ كَانَتْ تَكُونُ قُلُوبُكُمْ كَمَا تَكُونُ عِنْدَ الذِّكْرِ لَصَافَحَتْكُمُ الْمَلاَئِكَةُ حَتَّى تُسَلِّمَ عَلَيْكُمْ فِي الطُّرُقِ
O Handhale! Çast e çast (një herë me besim e një herë me pakujdesi). Sikur zemrat tuaja të ishin përherë ashtu siç janë gjatë dhikrit, melaiket do t’iu përshëndesnin dorë për dore në rrugë” . 
E çfarë të themi për çastet tona që janë të stërmbushura me obligime; na është hapur dynjaja dhe jemi dhënë pas saj...
- Vendosmëria e njëmendtë. Nëse prezanton në ndonjë mexhlis a këshillë, le të jetë preokupimi yt: Çfarë do të zbatoj në jetën time prej saj? Regjistroji në memorien tënde dhe kërko prej nefsit ekzekutimin e tyre për çdo ditë. Nefsi duke dëgjuar këshilla ngjitet ne piramidën e devotshmërisë dhe në qiellin e udhëzimit. I afrohet asaj që e dërgon tek i dashuri, Muhammedi, alejhi’s selam dhe i shmanget asaj që e largon prej tij. Allahu i Madhëruar thotë:
“وَالَّذِينَ جَاهَدُوا فِينَا لَنَهْدِيَنَّهُمْ سُبُلَنَا وَإِنَّ اللَّهَ لَمَعَ الْمُحْسِنِينَ
E ata, të cilët luftuan për hir Tonë, Ne, me siguri do t'i orientojmë rrugës për te Ne, e nuk ka dyshim se All-llahu është në krahun e besimtarëve” . 
- Përpilo sëmundjet dhe të metat tua dhe secilës prej tyre përcaktoja ilaçin adekuat. Bindu se nuk ka sëmundje që Allahu nuk i caktoi shërim por mos harro se shërimi ndonjëherë edhe mund të zgjat. Dije se shërimi është i kufizuar brenda kornizave të Kur’anit dhe Sunnetit, siç thotë Muhammedi, alejhi’s selam:
“تَرَكْتُ فِيكُمْ مَا إِنِ اعْتَصَمْتُمْ بِهِ فَلَنْ تَضِلُّوا أَبَدًا كِتَابَ اللهِ وَسُنَّتِي
Ua kam lënë në mesin tuaj dy gjëra që po u mbajtët për tyre kurrë nuk do të devijoni: Librin e Allahut të Madhëruar dhe Sunnetin tim” . 
- Mos e anashkalo ilaçin dhe as rekomandimet e mjekëve, mjekëve të zemrës, (dijetarët e sinqertë). Me përpikëri përmbaju porosive të tyre. Kushtoji më shumë vëmendje e kujdes zemrës se sa trupit ngase ndodhë që vdekja e zemrës njeriun ta shpie në Xhehennem derisa vdekja e trupit me durim njeriun e ngrit lart në Xhennet. 
- Me gjithë dobësimin e madh të trupit, mjekët udhëzojnë në përdorimin e ushqimeve të caktuara dhe përdorimin e barërave me rregull. Po kështu është edhe zemra, duhet përdorur aktivitete fetare dhe ndejat e dijes për të mbetur e gjallë. Nuk ka gjë të keqe nëse konsumon këshilla shumë ngase ato ndikimin do e kanë më të gjatë. 
- Për shkak të sëmundjes së madhe ne nuk privojmë njeriun nga jeta e tij siç behet në perëndim. Ajo që Allahu i Madhëruar ka caktuar gjithsesi se do të ndodhë vetëm se kurrë nuk bën të jesh pesimist në mëshirën e Tij sado që të këqijat të jenë të shumta. Një njeri pati mbytur 100 veta dhe kërkoi pendim e Allahu i Madhëruar e fali. Kjo nuk nënkupton stimulimin për mëkate, ne do të donim që të kemi njerëz pa mëkate fare, por me këtë i drejtohemi atyre që kanë bërë shumë mëkate që të pendohen. Njeriu që e cituam sipër u pendua me trup e shpirt, mori rrugën e të vërtetës që t’i ndahet të keqes një herë e përgjithmonë. Andaj juve vëlla dhe motër nuk iu mbetet tjetër vetëm se ta ripërtërini pendimin, ta pastroni besimin dhe të afroheni tek Allahu i Madhëruar që t’iu shpërblej me falje. 
- Kurdise orën e përkujtimit kur të harrosh, kthjelljes kur të neglizhosh, këshillës kur të gabosh. Përvetëso shoqëri që të ndihmon në të mbara....
- Gjithnjë të jesh në varësi prej Allahut të Madhëruar dhe shumë i lidhur me Të; shpreso tek Ai, kërko ndihmë prej Tij, lutu shumë, ngase unë dhe ti kemi më shumë nevojë se sa Pejgamberi, alejhi’s selam për këto lutje:
“يَا مُقَلِّبَ الْقُلُوبِ ثَبِّتْ قَلْبِي عَلَى دِينِكَ
O Rrotullues i zemrave, përforcoje zemrën time ne fenë Tende!” . 
“اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنَ الْقَسْوَةِ وَالْغَفْلَةِ
O Zoti im! Kërkoj mbrojtje tek Ti nga vrazhdësia dhe pakujdesia” . 
Këto ishin dhjetë mënyra të plota që secila prej tyre ka nevoje për shtjellim në vete por le t’i mjaftojë qaforja madhësisë se qafës. Lidhu për tyre dhe përktheji në veprat tua. Kërko ndihmë prej Allahut të Madhëruar...Këtu është fillimi kurse takimi është në Xhennet, inshaAllah!
 
Burimi: http://www.twbh.com/articles.php?ID=7305
Përshtati ne shqip: Sedat ISLAMI
 


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013