Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
EPIDEMITË DHE MËKATET - GRIPI I DERRAVE NË FOKUS

EPIDEMITË DHE MËKATET - GRIPI I DERRAVE NË FOKUS
 
Sprovimi prej Allahut të Madhëruar siç duket ka filluar të marrë vetëm atë karakterin ndëshkues. Për shkak të mëkateve të shumta, gabimeve të rënda, krimeve të pafalshme, sprovimi për të vënë në shesh besimin e sinqertë, ani pse mund të ndodhë më shpesh dhe në raste të ndryshme, megjithatë në krahasim me sprovat që vijnë si ndëshkim prej Allahut të Madhëruar, ka mbetur edhe tek njerëzit më të thjeshte si diç me nderë, diç që të paktën nuk është turp. Kjo është kështu ngase Pejgamberi, alejhi's selam:
إذا أحب الله قوما ابتلاهم
Kur Allahu i Madhëruar ta dojë ndonjë grup besimtarësh, i sprovon...[1].
Fatkeqësitë që këto vitet e fundit kanë goditur njerëzimin, duke iu vënë theks Tsunamit, Gripit të Shpezëve dhe tani Gripit të Derrave, dhe të cilat kanë marrë jetë të mijëra njerëzve, doemos kanë parashtruar pyetjen për shkaqet e këtyre belave dhe mënyrat e shërimit apo shpëtimit prej tyre? Natyrisht se janë dhënë komente nga më të ndryshmet por neve na interesojnë pikëpamjet islame.
Paralajmërimi hyjnor për fatkeqësitë e mëdha
Çfarëdo që të bëjmë dhe ngado që të shkojmë, Allahut të Madhëruar nuk mund t’i fshehim asgjë. Mëkatet që ne bëjmë ndonëse mund të na duken të thjeshta, ato nga dita në ditë sa vijnë e grumbullohen për të na sjellë në fund deri tek gremina-skëterra, edhe pse paraprakisht Allahu i Madhëruar sprovon njerëzit që të mos vijnë deri tek ai ndëshkim. Thotë Allahu i Madhëruar:
أَوَلاَ يَرَوْنَ أَنَّهُمْ يُفْتَنُونَ فِي كُلِّ عَامٍ مَّرَّةً أَوْ مَرَّتَيْنِ ثُمَّ لاَ يَتُوبُونَ وَلاَ هُمْ يَذَّكَّرُونَ
A nuk e shohin ata se për çdo vit sprovohen një herë apo dy herë, e përsëri nuk pendohen e as nuk marrin mësim”. Et Teube, 126.
Ky ajet kur’anor ndonëse ka të bëjë me hipokritët, megjithatë domethënia e tij, siç kanë përmendur tefsirologët, përthekon edhe më shumë. Madje nga lexuesit e hershëm, Hamza, e lexonte: Evela terevne (a nuk po shihni ju o besimtarë) si qortim për besimtarët. Atijje përmend se qëllimi i sprovës në ajet është i fokusuar në sëmundje dhe epidemi[2].
A nuk u sprovuam vitet e kaluara me gripin e shpezëve? A nuk u sprovuam tani me këtë grip? A nuk morën për një kohë të shkurtër këto sëmundje qindra jetë njerëzish?
Mëkatet shkak i ndalimit të së lejuarës dhe fatkeqësive të panjohura më parë
Pasojat e mëkateve janë të shumëllojshme. Ato ndonjëherë janë edhe të natyrave kufizuese në ushqime të lejuara. Para se të përmendim tekstet fetare adekuate dua të jap disa sqarime që mendoj se janë të rëndësishme:
1. Fatkeqësitë janë pasojë ekskluzive e mëkateve. Abbasi, xhaxhai i Muhammedit, alejhi's selam kur qe lutur për shi pati thënë:
اللهم انه لم ينزل بلاء الا بذنب ولا رفعت إلا بتوبة
O Zoti im! Nuk ka bela që nuk është shkak i mëkatit dhe nuk ka rrugëdalje prej saj përveç pendimit[3]
Në kohën e Omerit, Allahu qoftë i kënaqur me të, u dridh toka dhe njerëzit u frikuan. Omeri kuptoi se shkaku i kësaj qëndron pikërisht në mëkate ndaj edhe ua tha një fjalë njerëzve:
يا أيها الناس ما كانت هذه الزلزلة إلا عن شيء أحدثتموه ، والذي نفسي بيده لئن عادت لا أساكنكم فيها أبدا
O ju njerëz! Ky termet nuk është tjetër vetëm se shkak i ndonjë mëkati që keni bërë. Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, nëse ndodhë prape tërmeti, unë më nuk do të jetoj në mesin tuaj[4].
Shumë thjeshtë. Pas dëgjimit të lajmit se shqiptarët për bixhoz dhe lojëra të fatit (këtu hyjnë edhe bastoret sportive) derdhin në vit afër 100.000.000 €[5] më nuk ka vend të pyesim përse kjo varfëri? Perse këto të liga? Përse këto padrejtësi? Shkaktarë jemi ne. Pas zbatimit të DEJUTH-izmit në familjet tona, më nuk ka vend për tu çuditur kur të dëgjojmë se babai dhunon vajzat, vëllai motrat, familjarët ndërmjet vete bien në pozita çka ndoshta as kafshët nuk do t’ia lejonin vetes ato.
2. Për mëkate të pakta krijesa të shumta kanë vuajtur. Ademi dhe Hava u nxirren prej Xhennetit për një mëkat? Iblisi u mallkua përjetë për një mëkat?
Nejse, këto nuk janë pika kyçe të punimit tonë, ndryshe do të duhej të flisnim gjatë në shtjellimin e tyre. Këtu do të fokusohemi vetëm në atë që thamë se ndalohet e mira për shkak të mëkateve dhe sillen të këqija të panjohura për shkak të tyre. Thotë Allahu i Madhëruar:
فَبِظُلْمٍ مِّنَ الَّذِينَ هَادُواْ حَرَّمْنَا عَلَيْهِمْ طَيِّبَاتٍ أُحِلَّتْ لَهُمْ وَبِصَدِّهِمْ عَن سَبِيلِ اللّهِ كَثِيراً
Dhe për shkak të mizorisë së atyre, që ishin jahudi, dhe për shkak se penguan shumë nga rruga e All-llahut, Ne ua ndaluam (ua bëmë haram) disa (lloje ushqimesh) të mira që u ishin të lejuara”. En Nisa, 160,
واَسْأَلْهُمْ عَنِ الْقَرْيَةِ الَّتِي كَانَتْ حَاضِرَةَ الْبَحْرِ إِذْ يَعْدُونَ فِي السَّبْتِ إِذْ تَأْتِيهِمْ حِيتَانُهُمْ يَوْمَ سَبْتِهِمْ شُرَّعاً وَيَوْمَ لاَ يَسْبِتُونَ لاَ تَأْتِيهِمْ كَذَلِكَ نَبْلُوهُم بِمَا كَانُوا يَفْسُقُونَ
 Dhe pyeti ti (Muhammed) për fshatin që ishte në breg të detit e ata e shkelën rendin e të shtunës (që e kishin të ndaluar gjuajtjen e peshqve), kur në të shtunën e tyre peshqit u vinin sheshazi mbi ujë, e në ditën që nuk festonin nuk u vinin. Ja, kështu i sprovuam ata ngase ishin mëkatarë”. El A’rafe, 163.
Këtyre u qenë lejuar të mirat por për shkak se kundërshtuan urdhrin e Allahut të Madhëruar, iu ndaluan ushqimet që neve na janë lejuar. Në rastin e pare, iu ndaluan kafshët si deveja, etj. Tash se voni a nuk ngjau kjo me njerëzimin. A nuk u ndaluan gjërat e lejuara. Pula nuk është haram të hahet por për shkak se u bë mashtrim në tregtinë me të, u ndalua dhe të rrallët ishin ata njerëz që e hanin atë[6].
Kurse në rastin - ajetin e dytë, për shkak se devijuan nga parimi fetar i Ditës së Xhuma, duke e zëvendësuar atë me të shtunën, Allahu i Madhëruar ua ndaloi peshqit që neve nuk na ndalohen në asnjë ditë të vitit. Zëvendësimi i marrëdhënieve financiare të njerëzve ndërmjet vete me sisteme bankare ku përfillet kamata, një ndalesë e rreptë islame, solli jo vetëm deri tek ndalimi i saj por edhe tek falimentimi i shumë bankave, firmave, kompanive, fabrikave, etj.
Mëkatet janë edhe shkak i paraqitjes së sëmundjeve të reja, të cilat më parë nuk janë sh[ënuar në faqet e historisë. Pejgamberi, alejhi's selam ka thënë:
يا معشر المهاجرين خصال خمس إذا ابتليتم بهن وأعوذ بالله أن تدركوهن لم تظهر الفاحشة في قوم قط حتى يعلنوا بها إلا فشا فيهم الطاعون والأوجاع التي لم تكن مضت في أسلافهم الذين مضوا
O ju muhaxhir (mekkas)! Kur të sprovoheni me pesë gjëra, kurse unë kërkoj strehim te Allahu që mos t’i takoni, (do te sprovoheni edhe me pese te tjera): Nëse përhapet imoraliteti në një popull e të bëhet publikisht, në mesin e tyre përhapen murtaja dhe sëmundjet që nuk kanë qenë në popujt që kanë kaluar para tyre...[7].
Prostitucioni është bërë sinonim i kohës sonë. Çdo gjë tashmë është në shërbim të tij. Rezultatet e tij janë këto: Sida, sifilizi, gonorreja, gripi i shpezëve, gripi i derrave, kanceri, sëmundje çka të parët tanë para 50 vitesh nuk i kanë dëgjuar. Nga këtu, nëse derri nuk është ndaluar ngase ai ka qenë edhe më parë i ndaluar, megjithatë ai ka ardhur si pasojë e kësaj që përmendëm. Pra, amoralitetit.
Shpëtimi...
Këto janë shkaqet por si të dalim prej tyre? Si të shpëtojmë? Si ta gjejmë ilaçin e duhur?
1) Pikëpamja islame për bartjen – ngjitjen e gripave.
Bartja e virusit nga njeriu në njeri, ose nga kafsha në njeri, ndonëse është shkak i marrëdhënieve të njerëzve në jetën e përditshme për çka duhet patur kujdes, megjithatë në Islam është dhënë një shpjegim logjik se këto epidemi janë edhe pasoje e mëkateve dhe se lidhja e tyre për gjësende është sekondare e jo primare. Si? Thotë Pejgamberi, alejhi's selam:
لَا عَدْوَى وَلَا طِيَرَةَ وَلَا صَفَرَ وَلَا هَامَّةَ فَقَالَ أَعْرَابِيٌّ مَا بَالُ الْإِبِلِ تَكُونُ فِي الرَّمْلِ كَأَنَّهَا الظِّبَاءُ فَيُخَالِطُهَا الْبَعِيرُ الْأَجْرَبُ فَيُجْرِبُهَا قَالَ فَمَنْ أَعْدَى الْأَوَّلَ
Nuk ka ngjitje (të virusit), nuk ka pesimizëm, nuk ka safer (sëmundje e barkut që ngjitet), nuk ka hame (lloj shpendi të cilin kur e shihnin ndiheshin pesimist). Po, ç’është puna me devetë që janë në kullosë, të shëndosha pa asnjë sëmundje, kur të përzihen me devetë e zgjebosura zgjebosen- pyeti një beduin? Po, mirë, por kush ia solli sëmundjen të parës- sqaroi Pejgamberi, alejhi's selam?![8]
Ajo që vërejmë në këtë hadith është se bartja e sëmundjes nuk mohohet vetëm se sqarohet bindja se shkaktar kryesor i saj është Allahu i Madhëruar, që sprovoi njerëzit ose si ndëshkim ose si dënim, siç kemi të bëjmë me gripin e derrave. E kësaj natyre është edhe arsyeja e atyre që dëshironin t’i pengonin bijtë  e tyre nga shkuarja  në luftë me pretekst të mos mbytjes. Allahu i Madhëruar iu tha:
الَّذِينَ قَالُوا لِإِخْوَانِهِمْ وَقَعَدُوا لَوْ أَطَاعُونَا مَا قُتِلُوا قُلْ فَادْرَءُوا عَنْ أَنْفُسِكُمُ الْمَوْتَ إِنْ كُنْتُمْ صَادِقِينَ
Dhe ata që nuk luftuan dhe atyre të vetëve u thanë: "Sikur të na dëgjon neve (e të ktheheshin siç u kthyem ne), nuk do të mbyteshim!" Thuaju: "Largojeni pra vdekjen prej vetes suaj, nëse jeni të sigurt çka thoni?”. Ali Imran, 168.
Pra, juve kur po iu vie vdekja në shtëpi, si po e arsyetoni shkakun? Largojeni atë nëse keni mundësi?
Apo, ngjashëm me këtë është edhe hadithi nga Zejd b. Halid el Xhuhenijj:
صَلَّى لَنَا رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ صَلَاةَ الصُّبْحِ بِالْحُدَيْبِيَةِ عَلَى إِثْرِ سَمَاءٍ كَانَتْ مِنْ اللَّيْلَةِ فَلَمَّا انْصَرَفَ أَقْبَلَ عَلَى النَّاسِ فَقَالَ هَلْ تَدْرُونَ مَاذَا قَالَ رَبُّكُمْ قَالُوا اللَّهُ وَرَسُولُهُ أَعْلَمُ قَالَ أَصْبَحَ مِنْ عِبَادِي مُؤْمِنٌ بِي وَكَافِرٌ فَأَمَّا مَنْ قَالَ مُطِرْنَا بِفَضْلِ اللَّهِ وَرَحْمَتِهِ فَذَلِكَ مُؤْمِنٌ بِي وَكَافِرٌ بِالْكَوْكَبِ وَأَمَّا مَنْ قَالَ بِنَوْءِ كَذَا وَكَذَا فَذَلِكَ كَافِرٌ بِي وَمُؤْمِنٌ بِالْكَوْكَبِ
Pejgamberi, alejhi’s selam na e fali namazin e sabahut pas shiut që kishte rënë natën dhe kur e kreu u kthye kah njerëzit e tha: A e dini çfarë tha Zoti juaj? Allahu dhe i dërguari i Tij e dinë më së miri!- thanë ata. Prej robërve të Mi ka që gdhinë besimtarë por ka edhe të atillë që gdhinë pabesimtarë- tha ai. Kush thotë: Ra shi nga bujaria dhe mëshira e Allahut të Madhëruar, ai është besimtarë në Mua dhe mohues i yjeve. Kurse kush thotë ra shi për shkak të këtij apo atij ylli, ai më ka mohuar Mua dhe ka besuar në yje”.
Këtu nuk mohohen yjet të jenë shkaqe dhe shenja të shiut porse bindja se vetëm ato, pa asnjë ndikim të jashtëm, pa urdhër prej Zotit, mund të sjellin shiun, është ajo që mohohet. Nga këtu, Ibni Tejmije ka thënë: “Kthimi (bindja vetëm në) kah shkaqet është politeizëm në besim, konsiderata se shkaqet nuk mund të jenë shkaqe është miop-si kurse largimi total nga shkaqet është shpifje për fenë”[9].
 Bazuar në këtë gabim që bëjnë njerëzit, erdhi edhe deri tek:
- Ikja nga devijimi i komenteve. Shumë qartë përmendëm sipër se mëkatet janë ato shkaqe që sjellin fatkeqësitë dhe lajthitja në këtë drejtim është e pakuptimtë.
Nëse në Britani vitin e kaluar kur ndodhën vërshimet e mëdha u ngritën priftërinjtë dhe ua tërhoqën popullit vërejtjen se kjo është një shenjë e dënimit prej Allahut të Madhëruar, çfarë na gjen neve që të mos e bëjmë një gjë të tillë kur në mënyrë të prerë gjërat janë sqaruar kështu në Kur’an?
Nëse Popi Shenodah[10] nga Egjipti del dhe bën thirrje për ndalimin e ngrënies së mishit të derrit për shkaqe shëndetësore, çfarë na gjen neve të mos ngremë zërin lartë se çdo ndalesë e Allahut është me vend, ndaj largojuni atyre?
Nëse Papa Bendeikti XVI bën thirrje për aplikimin e sistemit islam në banka, çfarë na gjen neve muslimanëve që të mos e aprovojmë atë më parë kur si është sistem yni autentik?
- Ikja nga pendimi. Ky është devijimi i radhës. Sahabet, të dalë nga shkolla e Muhammedit, alejhi's selam, kishin kuptuar se çelës i shpëtimit është pendimi, ndaj për çdo gjë, madje edhe për më të thjeshtën, ata i shihje tek pendoheshin. A nuk përmendëm më parë se njerëzit me zemra të sëmura me gjithë këto fatkeqësi prapë nuk pendohen.
أَوَلاَ يَرَوْنَ أَنَّهُمْ يُفْتَنُونَ فِي كُلِّ عَامٍ مَّرَّةً أَوْ مَرَّتَيْنِ ثُمَّ لاَ يَتُوبُونَ وَلاَ هُمْ يَذَّكَّرُونَ
A nuk e shohin ata se për çdo vit sprovohen një herë apo dy herë, e përsëri nuk pendohen e as nuk marrin mësim”. Et Teube, 126.
Atëherë si e mendojnë shpëtimin këta? Kur kanë ndërmend të pendohen? A nuk vrasin mendjen se vdekja, që aq fort ia kanë frikën, ka gjasa t’iu vie befas e pastaj të mos kenë shansin për pendim. Çfarë iu duhen: Rroba të reja, veturë të re, të shkojnë në Haxh, ta kryejnë Umren, ta bëjnë këtë e atë? Jo, Allahu i Madhëruar kërkon vetëm pastrimin e zemrës dhe kthimin kah Ai. A nuk e keni dëgjuar dhjetëra herë hadithin e atij që mbyti 100 vetë dhe që u pendua por rrugës vdiq. Melaiket diskutuan se cilit tabor i takon: Xhennetlinjëve apo Xhehnemlinjëve, dhe pas gjykimit të një meleku, panë se ai ishte më afër vendit të mirë ku ishte nisur kështu që e morën melaiket e mëshirës. Çfarë mendoni sikur ky njeri të vonohej vetëm pesë minuta, a nuk do të përfundonte në zjarrë?! Thotë Allahu i Madhëruar:
إِنَّمَا التَّوْبَةُ عَلَى اللّهِ لِلَّذِينَ يَعْمَلُونَ السُّوَءَ بِجَهَالَةٍ ثُمَّ يَتُوبُونَ مِن قَرِيبٍ فَأُوْلَـئِكَ يَتُوبُ اللّهُ عَلَيْهِمْ وَكَانَ اللّهُ عَلِيماً حَكِيماً
Pendim i pranueshëm te All-llahu është vetëm ai i atyre që e bëjnë të keqen me mosdije shpejt pendohen; të tillëve All-llahu ju pranon pendimin, se All-llahu është më i dijshmi, më i urti”. En Nisa, 17,
وَلَوْ أَنَّ لِلَّذِينَ ظَلَمُوا مَا فِي الْأَرْضِ جَمِيعاً وَمِثْلَهُ مَعَهُ لَافْتَدَوْا بِهِ مِن سُوءِ الْعَذَابِ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَبَدَا لَهُم مِّنَ اللَّهِ مَا لَمْ يَكُونُوا يَحْتَسِبُونَ
E sikur të ishte e atyre që nuk besuan, e tërë ajo çka ka në tokë e edhe një herë aq, do ta jepnin kompensim për t'i shpëtuar dënimit të tmerrshëm në ditën e kijametit. E prej All-llahut do t'u prezentohet (lloji i dënimit), çka as nuk kanë mundur ta mendojnë”. Ez Zumer, 47.
2) Myzhde për shërim
Shpëtimi nga kjo gjendje padyshim se arrihet edhe me zbulim të barërave përkatëse. Bindjen se Allahu i Madhëruar na ka sprovuar dhe se vetëm Ai mund të na i largojë këto fatkeqësi duhet kuptuar edhe si përpjekje për gjetjen e ndonjë bari përkatës, bindje kjo që rezulton nga hadithi profetik: “Shërohuni ngase Allahu i Madhëruar nuk caktoi sëmundje pa i caktuar edhe ilaçin përveç pleqërisë”[11]
2.1. Namazi shërim shpirtëror.
Ikja nga namazi solli këto ndryshime të këqija në shoqëri e rrjedhimisht edhe këta njerëz të këqij në të. Thotë Allahu i Madhëruar duke përshkruar dy llojet e shoqërisë:
إِنَّ الْإِنْسَانَ خُلِقَ هَلُوعًا (19) إِذَا مَسَّهُ الشَّرُّ جَزُوعًا (20) وَإِذَا مَسَّهُ الْخَيْرُ مَنُوعًا (21) إِلَّا الْمُصَلِّينَ
Është e vërtetë se njeriu është i prirur të jetë i padurueshëm. 20. Pse kur e godet ndonjë e keqe, ai ankohet së tepërmi. 21. Ndërkaq, kur e gjen e mira, ai bëhet tepër koprrac. 22. Përveç atyre që falen”. El Mearixh, 19-22.
Pra, dy klasat e shoqërisë janë:
§  Koprracët frikacakë që nuk bëjnë ballë në fatkeqësi dhe që nuk japin kur kanë, dhe
§  Falësit e namazit që nuk ndikohen nga asgjë.
Si jemi ne me namaz? Sa falim namaz në shtëpitë tona? A janë shndërruar shtëpitë tona në xhami apo në varreza? E dini se shtëpitë që nuk falet namaz në to janë varreza, siç na ka mësuar Pejgamberi, alejhi's selam, por në daçi quani edhe kinema, teatër, sallë koncertesh...ngase përveç filmave nuk shihet gjë tjetër, përveç këngëve nuk dëgjohet asgjë tjetër. Ebu Hurejre, Allahu e mëshiroftë, sa ishte pa martuar, natën e ndante në dysh: një pjesë falej ai e nëna flinte, kurse pjesën tjetër ai flinte e nëna falej. Kur u martua, natën e ndau në tri pjesë: një pjesë falej ai, një pjesë gruaja dhe pjesën tjetër nëna. A ka familje të tillë sot në botë? Sigurisht se jo.
3) Bojkot jo mallrave por ideve
Meqë sëmundja është në shpirt, bëhet fjalë për mëkatet, atëherë shërimi duhet bërë në të. Nuk ka shërim formal. Apo thënë më mirë nuk duhet të shtiremi të shëruar ndërsa jemi të sëmurë. Muslimanët nuk kanë nevojë të bojkotojnë mallrat, ata duhet të bojkotojnë idetë e gabuara, mendimet e pavlera, tezat e pavërtetuara. Duhet ikur imitimit të tjerëve dhe duhet mjaftuar me kulturën, e cila falë ndihmës së Allahut të Madhëruar, çdoherë del triumfuese. Çfarë mendoni sikur këto parime islame të gjendeshin tek komunitetet tjera fetare. Po a nuk do ta na zinin frymën me mburrjen dhe krenarinë për to? E neve çfarë na bën të ndihemi kaq të ftohtë?
Përmbyllje
Besoj se alternative tjetër përveç kthimit kah Allahu i Madhëruar duke mos anashkaluar përpjekjet e vazhdueshme për gjetjen e ilaçeve dhe bareve shërues adekuat nuk mbetet gjë. Ka gjasa që kjo të mbetet vetëm paralajmërim e pastaj të vjen ndonjë bela që fundin ia din vetëm Allahu i Madhëruar. Të punojmë jo siç duam ne por siç do Allahu i Madhëruar dhe të kujtojmë çdoherë se ndëshkimi i Tij është i befasishëm dhe shumë i rëndë. Thotë Allahu i Madhëruar:
وَاتَّبِعُوا أَحْسَنَ مَا أُنزِلَ إِلَيْكُم مِّن رَّبِّكُم مِّن قَبْلِ أَن يَأْتِيَكُمُ العَذَابُ بَغْتَةً وَأَنتُمْ لَا تَشْعُرُونَ
Dhe përmbajuni asaj më të mirës që u është shpallur nga Zoti juaj, para se t'ju vijë dënimi befas e ju të mos dini”. Ez Zumer, 55.
 
Përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, familjen, shokët dhe gjithë pasuesit e tij!


[1] Sahihu’t Tergibi ve’t Terhib, kapitulli: Et Tergibi fi suali’l afv, pj. 3, f. 180.

[2] Shih: Zadul’l mesir, Ibnu’l Xhevzijj, komentimi i Kaptines Et Teube, ajeti 126.

[3] Ibni Haxheri e përmend në Fet’hu’l Bari në lutjet e Abbasit për shi.

[6] Kur ndodhi gripi i shpezëve, njëri prej hoxhallarëve te Egjiptit, Muhammed Husejn Jakubi, përmend një njeri t’i ketë thënë se ka qenë e pamundur tregtia me pula e të mos bëhen mashtrime në të, ndryshe nuk ka patur fitim. Duke filluar nga tregtarët kryesor e deri tek ata më të vegjlit, janë bërë manipulime, kështu që Allahu i Madhëruar i sprovoi në atë tregti dhe ja ndodhi ajo që ndodhi.

[7] Hadithin e transmeton Sujuti ndërsa Albani ne Sahihu’l xhamii, 7978, e ka cilësuar autentik.

[8] Transmetojnë Buhariu, Muslimi, Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ibni Maxheh kurse teksti është i Ebu Davudit.

[9] Mexhmuu fetava Ibni Tejmije, kapitulli: Mes'eletu ma'na kavli Alijjin: La jrxhuvenn..., pj.2, f. 197.

[11] Transmeton Ebu Davudi në Sunenin e tij ndërsa Albani në Sahihu ve daifu Suneni Ebi Davud, 3855, e ka cilësuar autentik.

=""w�#a ��c ��d >[16] El Bekare, 120.

[17] Këtë hadith me këtë tekst Albani e ka cilësuar hasen derisa hadithi me tekstin: Sikur të ma vendosin diellin.. e ka cilësuar të dobët, edhe pse në kuptim janë shumë të ngjashëm. Shih: Es Silsiletu’s sahihah, 92. Përkthimi është bërë në bazë të komentimit të dijetarëve që i kanë dhënë hadithit.

[18] Sad, 5.

[19] En Nisa, 51.

[20] Gafir, 26.

[21] Kali i lidhur me fre, të cilin e dirigjon njeriu. Këto janë fjalët e djallit ndërsa qëllimi është që njeriu në vend të huaj mbetet i izoluar vetëm aty ku jeton se kinse nuk ka mundësi të dali e të qarkullojë në mesin e banorëve lokal. Hixhreti i muslimanëve praktikisht e ka demantuar këtë. Jo vetëm që nuk ka qenë kështu, por ata edhe janë vëllazëruar, kanë ndarë pasuritë, postet, etj.

[22] Albani këtë hadith në Sahihu ve daifu Suneni’n Nesaijj, 3134, e ka cilësuar autentik.

[23] El Hixhr, 94.

 


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013