Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
ETIKE VËLLAZËRORE QË MUNGON

Vëllazëria islame ka rol të patjetërsueshëm në shoqëri. Sikur bijtë e këtij ummeti ta thellonin dhe ringjallnin atë, nyejt e kësaj vëllazërie do të lidheshin më fort e mbajtja e shoqërisë islame ndemjet vete do të ishte më e theksuar.
Prej mjeteve që i kontribuojnë pozitivisht thellimit të raporteve vëllazërore do të numëronim:
- Nëse dikush e do dikë le ta informojë për këtë. Ebu Davudi dhe Tirmidhiu transmetojnë se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
إذا أحب الرجل أخاه فليخبره أنه يحبه
Nëse njeriu e do vëllain e tij (ne fe), atëherë le ta lajmërojë për këtë”.
- Nëse ndahesh nga vëllai, atëherë kërko që të lutet për ty në vetmi. Ebu Davudi dhe Tirmidhiu citojnë Umer b. Hattabin të ketë thënë: Kërkova leje nga Pejgamberi, alejhi’s selam për Umre kurse ai, përveç që më dha leje më tha:
لا تنسنا يا أخي من دعائك
O vëlla! Mos na harro në duanë tënde!
Më tha një fjalë – vazhdon Omeri- që nuk do ta ndërroja as me tërë dynjanë.
- Le ta takoje njeriun vëllain e vet fytyrëçelur dhe i buzëqeshur. Transmeton Muslimi nga Ebu Dherr-rri se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
لا تحقرن من المعروف شيئاً ولو أن تلقى أخاك بوجه طليق
Mos përbuz asnjë të mirë qoftë edhe ta takosh vëllain tënd me fytyrë të buzëqeshur”.
- Me rastin e takimit, le të nxitojë t’i flas për dore. Ebu Davudi përmend El Bera-në të ketë transmetuar nga Pejgamberi, alejhi’s selam:
ما من مسلمين يلتقيان فيتصافحان إلا غُفر لهما قبل أن يتفرقا
Nuk ndodhë që dy muslimanë ta takojnë njëri tjetrin dhe të përshëndeten dorë për dore e të mos iu falen mëkatet para se të ndahen”.
- Që kohë pas kohe t’i vizitojë vëllezërit e tij. Transmetohet se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
من عاد مريضاً أو زار أخاه في الله ناداه مناد أن طبت وطاب ممشاك وتبوأت من الجنة منزلاً
Kush e viziton ndonjë të sëmurë apo ndonjë vëlla në fe, thërret një thirrës (melek): U bëfsh i mirë (lutet për të), t’u bëftë e mirë dhe e lehtë rruga (në dunja për fitimin e kënaqësisë së Zotit) dhe u bëfsh gati për një shtëpi në Xhennet[1].[2]
- Me rastin e manifestimeve ta urojë vëllain dhe ta gëzojë. Taberaniu ne Es Sagir transmeton nga Enesi se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
من لقي أخاه بما يحب يسرّه بذلك، سرّه الله عز وجل يوم القيامة
Kush e takon vëllain me diç që e do për ta gëzuar atë, edhe Allahu në Ditën e Kiametit do ta gëzojë atë”.
Shënim: Ky hadith, sipas hadithologut të mirënjohur, Albanit, është i dobët. Shih: Daifu’t Tergibi ve’t Terhibi, nr. 1581.
- T’i jap dhurata. Dejlemiu transmeton nga Enesi merfuan:
عليكم بالهدايا فإنها تورث المودة, وتذهب الضغائن
Shkëmbeni dhurata ngase kjo sjell dashuri të ndërsjellë dhe zhduk urrejtjet”.
- Të gjitha të drejtat vëllazërore t’i zbatoj. Transmeton Muslimi nga Ebu Hurejre se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
حق المسلم على المسلم ست : إذا لقيته فسلم عليه, وإذا دعاك فأجبه ، وإذا استنصحك فانصح له, وإذا عطس فحمد الله فشمته, وإذا مرض فعده ، وإذا مات فاتبعه
E drejta e muslimanit ndaj muslimanit fokusohet në këto gjëra: Kur ta takosh, jepi selam; kur të fton, përgjigju ftesës së tij; nëse të kërkon këshillë, këshilloje; kur të teshtin dëshiroji mëshirë prej Allahut të Madhëruar; kur të sëmuret vizitoje, dhe kur të vdes përcjellja xhenazen ”.
Përshtati ne shqip: Sedat ISLAMI


[1] Albani në Sahihu’t Tergibi ve’t Terhibi, 2578, e ka cilësuar autentik. Përkthyesi.

[2] Në koment të këtij hadithi Tajjibiu ka thënë; Hadithi është lutje nga meleku per njeriun. Pra lutje për një jetë të mirë e të qetë në këtë botë por edhe lutje për një rehati në botën tjetër në Xhennet. Përpilimi i tij si fjali që kallëzon për diç është bërë me qëllim që vizita e njerëzve të mirë të bëhet sa më shumë.  Shih: Tuhfetu’l ahvedhijj. Përkthyesi.

 


VIDEOS / YOUTUBE
Edukimi seksual i femijeve Depresioni Lutja Perfitime nga istigfari
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013