Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
NDËRLIDHJA E FENOMENEVE NATYRORE ME LINDJEN DHE VDEKJEN E PEJGAMBERËVE, ALEJHIMU’S SELAM

Dr. Muhammed Ebu Ruhajjem
 
Falënderimet i takojnë Allahut të Madhëruar ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, alejhi's selam!
Njeriu qysh nga zanafilla e tij në tokë, pra nga zbritja prej Xhennetit, u përpoq të rregullojë proceset jetësore në të me shkaqet, të cilat i trashëgoi nga natyrshmëria e tij apo i përfitoi nga përvoja e tij duke mos u ndalur së hulumtuari për shpjegime logjike për dukuritë natyrore.
Versionet e komentimeve të njerëzve ishin varësisht nga divergjenca në besim dhe fe. Edhe arabët ishin të njohur në këtë lëmi. Fenomenet natyrore i komentonin si parashenja të lindjes apo vdekjes së ndonjë njeriu të madh, komente këto të bartura edhe pas ardhjes së Pejgamberit, alejhi's selam derisa Allahu i Madhëruar deshi e Pejgamberi, alejhi's selam i çrrënjosi nga praktika e muslimanëve dhe nxiti njerëzit që të bëjnë atë që duhet bërë dhe të thonë atë që duhet thënë me rastin e paraqitjes së këtyre fenomeneve natyrore.  
Nuk do të merrem këtu me çështjen e festimit apo jo të ditëlindjes së Pejgamberit, alejhi’s selam. Mjafton të thuhet për të se është risi (pa marrë parasysh se si cilësohet, e mirë apo e keqe) që nuk ka ndonjë model paraprak dhe që në kohen e sahabeve dhe gjeneratave pas tyre nuk është njohur. Ato që më preokupon në këtë rast janë disa rrëfime dhe ngjarje të çuditshme që disa dijetarë ia adresojnë lindjes së Pejgamberit, alejhi’s selam. Ata shkuan aq larg me to saqë menduan se prej elementeve të domosdoshme të profecisë dhe zgjedhjes janë këto përgëzime me rastin e mbetjes së nënës së profetit me barrë apo edhe në ditën e lindjes (nëse shfaqen atë ditë). Madje disa prej këtyre çudirave e nxjerrin atë nga korniza natyrore ne raport me njerëzimin dhe tërë profetët duke e cilësuar si një dritë që para mbetjes së Eminës shtatzënë qëndronte në ballin e Abdullahut. Thanë se me lindjen e tij u çanë pallatet e Kisrasë, u fik zjarri i mexhusëve, u tha – shter burimi i  Savës, u afruan yjet saqë gati edhe ranë mbi tokë...e thanë e thanë...
Isha konfuz para këtyre ngjarjeve ndaj edhe gjeta se tek hadithologët nuk janë të verifikuara si te sakta kurse transmetuesit e tyre janë ndërmjet të dobëtit dhe gënjeshtarit.
Ky punim synon trajtimin shkencor kritik të këtyre fenomeneve natyrore që janë transmetuar në libra biografike të Pejgamberit, alejhi's selam.
 
Çka janë fenomenet natyrore
 
Fenomeni d.t.th. dukuri kurse dukuria, përveç tjerash, nënkupton: Çdo shfaqje e ndonjë gjëje në natyrë a në shoqëri, që lind nga veprimi i forcave të caktuara, që buron nga shkaqe të caktuara; fakt; ngjarje. Dukuri e zakonshme (e rrallë). Dukuri fizike (kimike, atmosferike). Dukuri shoqërore. Dukuri gjuhësore. Dukuritë e natyrës[1].
 
Llojet e dukurive natyrore
 
Fenomenet natyrore mund të jenë:
§  Të dukshme ose të pavarura, siç janë dielli, yjet, etj, dhe
§  Të padukshme ose të varura prej gjërave tjera, siç janë nxënia e diellit dhe hënës (eklipsi), tërmetet, etj.
Megjithatë, që të gjitha janë të rregulluara dhe precizuar sipas ligjit të përsosur të Allahut të Madhëruar duke mos mohuar këtu ndërlidhjen e tyre me shkaqe.
Prapëseprapë, këto shkaqe nuk funksionojnë vetvetiu. Zjarri është fenomen natyror, që me lejen e Allahut të Madhëruar djeg, por nëse urdhërohet të mos e bëjë atë, atëherë nuk e bën, siç ishte rasti me Ibrahimin, alejhi's selam:
قلنا يا نار كوني بردا وسلاما على إبراهيم
Po Ne i thamë: "O zjarr, bëhu i ftohtë dhe shpëtim për Ibrahimin![2].
Uji normal se të fundos porse nëse e urdhëron Allahu i Madhëruar, atëherë ia ndal së vepruari, siç ishte rasti me Musain, alejhi's selam dhe Faraonin:
وإذا فرقنا بكم البحر فأنجيناكم وأغرقنا آل فرعون
Dhe kur për ju e ndamë detin, e ju shpëtuam, ndërsa ithtarët e faraonit i fundosëm, e ju i shihnit (me sytë tuaj)[3].
Shembulli i këtyre i ngjan gjymtyrëve të trupit, të cilat lëvizin apo pushojnë por vetëm me dirigjim të shpirtit. Ndryshe, ato janë të pavlera. Nga këtu, të bazohesh vetëm në shkaqe është gabim shumë i madh. Ka thënë Ibni Tejmije: Të kthehesh vetëm kah shkaqet është shirk, të mos konsiderosh fare shkaqet është mendjelehtësi, t’ua kthesh shpinën shkaqeve tërësisht është keqinterpretim i fesë kurse shkaqet vetvetiu nuk sjellin të shkaktuarën. Kur shiu të bie dhe fara të mbin, nuk mjafton që të vjelët e mbjella. Patjetër se duhet ekzistuar ndonjë erë e cila e kultivon atë, duhet plotësuar kushtet, duhet eliminuar pengesat...[4]”.
Meqenëse njeriu është diç konkrete, shtatzënia, lindja dhe vdekja janë dukuri natyrore të varura që vijnë si rezultat i shkaqeve që janë tërësisht të kundërta me shkaqet që përcaktojnë eklipsin e diellit a hënës, apo shterjes së ndonjë burimi, apo shfaqjes së dritës në ndonjë planet. Disa prej këtyre shkaqeve janë të ndryshme, si lindja e Isait, alejhi’s selam pa ndonjë shkak konkret që përcakton shtatzëninë por për Allahun e Madhëruar nuk ka asgjë të vështirë.
 
Rastisja e dukurive natyrore me lindjen e vdekjen e dikujt
 
Rastisja e dukurive natyrore me lindjen e vdekjen e dikujt nuk përcaktojnë asgjë. Madje as sipas astrologëve nuk ka ndonjë fenomen natyror të caktuar që shkakton lindjen a vdekjen e dikujt. Nëse eklipsi i dielli a hënës nuk ka ndikim në shtatëzëni, lindje a vdekje për shkak të mungesës së elementeve të përbashkëta, atëherë me çfarë logjike mund të thuhet se ato janë shkaqe të ndonjë shtatzënie, lindje a vdekje?!  Si guxon mendja të besojë se këto dukuri të varura natyrore shkaktohen nga shtatëzënia me ndonjë foshnje të caktuar, lindja e vdekje të ndonjë njeriu të caktuar.
Madje edhe po të supozonim se disa fenomene të caktuara, si hëna, kanë ndikim në shtatzëninë apo lindjen e dikujt, kjo nuk veçon vetëm ndonjë grua. Ajo është diç që përgjithëson gra të pacaktuara.
Kjo nuk do të thotë mohim i rolit dhe ndikimit të tyre në tokë. Mohimi i një gjëje të tillë është defekt në mendje dhe injorancë në raport me fenë por duke mos harruar se tërë kjo ndodhë në përputhje me ligjin që e ka vënë Allahu i Madhëruar. Ndërrimi i ditës dhe natës, ndërrimi i stinëve, batica dhe zbatica, janë vetëm disa nga pamjet e gjalla të këtij ndikimi. Mu për këtë, Allahu i Madhëruar nxiti për meditim në krijimtarinë e Tij për tu udhëzuar në ligjet natyrore, të dukshme apo të padukshme qofshin. Arritja tek rezultatet nëpërmjet ekspertizave shkencore nuk është diç me të cilën veçohet besimtari a pabesimtari, dhe as anasjelltas, siç thotë Allahu i Madhëruar:
كلا نمد هؤلاء وهؤلاء من عطاء ربك ، وما كان عطاء ربك محظورا
Ne secilit atyre dhe atyre i japim nga të mirat e Zotit tënd dhe dhënia e Zotit tënd nuk është e kufizuar[5].
 
Fenomenet natyrore dhe dërgimi i profetëve
Ndikimi i njeriut ne fenomenet natyrore
 
Njeriu qysh nga ardhja e tij në tokë u interesua për rregullimin e sistemit jetësor në të duke vënë në përdorim shkaqet e trashëguara natyrshmërisht apo edhe ato të cilat i përfitoi nga përvoja. Ai nuk ndali vetëm në tokë por u mundua ndikimin e tij ta shtrijë edhe në qiell nëpërmjet magjisë, përpjekje kjo e cila nuk tejkaloi kufijtë e iluzionit tek njerëzit. Nuk është njohur kurrë ndonjë njeri që ka patur ndikim në planetët qiellore dhe që ka patur fuqi të shkaktojë eklips të diellit a hënës. Kjo për faktin se njeriu është krijuar të jetojë në tokë. Ndaj edhe disa veprime të njeriut të “jashtëzakonshme” në tokë janë rezultat i dy shkaqeve:
§  Epiteti i mbizotëruesit në tokë, epitet ky i dhuruar nga Allahu i Madhëruar:
هو الذي جعل لكم الأرض ذلولا فامشوا في مناكبها
Ai është që juve tokën ua bëri të përshtatshme, andaj, ecni nëpër pjesë të saj...[6].
§  Shfrytëzimi i kapaciteteve logjike në kuptimin e sekreteve të gjërave lëndore, gjë e cila nuk mund të realizohet pa të parën assesi, siç thotë Allahu i Madhëruar:
ولا يحيطون بشيء من علمه إلا بما شاء
Dhe asgjë nga dija e Tij nuk mund të përvetësojnë, pos sa të dojë Ai[7].
Kurse pa këtë të dytën njerëzimi nuk mund të përparojë kurrë mbi sipërfaqen e tokës.
 
Lidhjet e profetëve me fenomenet natyrore
 
Allahu i Madhëruar veçoi profetët me disa gjëra që i bëjnë të dallohen nga njerëzit e rëndomtë. Atyre iu dha mundësinë e nënshtrimit të disa fenomeneve  si përkrahje dhe vërtetim të pejgamberisë së tyre. Thotë Allahu i Madhëruar:
ولسليمان الريح عاصفة تجري بأمره
Ndërsa Sulejmanit (ia nënshtruam) erën e fortë që sipas dëshirës se tij ecte me të...[8].
وسخرنا مع داود الجبال يسبحن والطير وكنا فاعلين
Ne e bëmë që kodrat dhe shpezët të madhërojnë (bëjnë tesbih) së bashku me Davudin[9].
ولقد آتينا داود منا فضلا يا جبال أوّبي معه والطير
Ne i patëm dhënë Davudit dhuratë të madhe nga ana e jonë: "O male dhe shpezë, lartësoni (me tesbih) së bashku me të![10].
Musait, alejhi's selam Allahu i Madhëruar ia mundësoi shndërrimin e shkopit në gjarpër dhe ndarjen e detit në dysh nëpërmjet tij. Njërit prej pejgamberëve, alejhi's selam, Allahu i Madhëruar ia mundësoi edhe ndaljen e diellit për një çast, siç transmeton Ebu Hurejre nga Pejgamberi, alejhi's selam:
غَزَا نَبِيٌّ مِنْ الْأَنْبِيَاءِ …فَدَنَا مِنْ الْقَرْيَةِ صَلَاةَ الْعَصْرِ أَوْ قَرِيبًا مِنْ ذَلِكَ فَقَالَ لِلشَّمْسِ إِنَّكِ مَأْمُورَةٌ وَأَنَا مَأْمُورٌ اللَّهُمَّ احْبِسْهَا عَلَيْنَا فَحُبِسَتْ حَتَّى فَتَحَ اللَّهُ عَلَيْهِ
Një profet luftoi dhe kur erdhi koha e ikindisë apo ishte afër, ai mbërriti në atë vendbanim kështu që iu drejtua diellit: Ti je i urdhëruar sikur unë. O Zoti im! Ma ndal pak atë. Allahu i Madhëruar ia pranoi lutjen dhe dielli u ndal derisa ai e çliroi atë vend me lejen e Allahut[11].
Këto lidhje të profetëve me dukuritë natyrore pas dërgimit të tyre nuk ishin nga aspekti i shkaktimit të tyre por nga aspektit i nënshtrimit të tyre si dhuratë e Allahut të Madhëruar për ta.
Prej dukurive natyrore që ndodhën ditën e dërgimit të Pejgamberit, alejhi's selam ishte edhe prania e shumë shkëndijave në qiell. Kjo jo për vet shpalljen por për faktin se qiellin e goditi një lëvizje e pazakonshme në pritjen e urdhëresave hyjnore. Përkitazi me këtë nëpërmjet gjuhës së xhinëve thotë Allahu i Madhëruar:
وإناكنا نقعد منها مقاعد للسمع فمن يستمع الآن يجد له شهابا رصدا
Dhe ne më parë hulumtonim në vendëvështrim për të dëgjuar, e kush përpiqet të dëgjojë tash, ai has në pusinë e shkëndijës së zjarrtë[12].
Ka thënë Imam Kurtubiu: Xhinët e tërbuar ngjiteshin lart në qiell që të dëgjonin prej melaikeve urdhrat e qiellit për tua dhënë më pas falltareve. Allahu i Madhëruar i largoi prej atje duke i gjuajtur me shkëndija shkatërruese.”
Pastaj, Allahu i Madhëruar ia mundësoi Muhammedit, alejhi's selam ndarjen në dysh, siç qëndron në Kur’an:
اقتربت الساعة وانشق القمر . وإن يروا آية يعرضوا ويقولوا سحر مستمر
Momenti (i katastrofës së përgjigjthshme) është afruar, e hëna është çarë (në dysh). Po ata (idhujtarët) edhe nëse shohin ndonjë argument (mrekulli) zbrapsen e thonë: "Kjo është magji e vazhdueshme!”[13].
Ibni Mes’udi transmeton se: Hëna u nda në kohën e Pejgamberit, alejhi's selam në dysh: njëra pjesë ishte mbi e tjetra nën kodër. Pejgamberi, alejhi's selam tha:“اشهدواDëshmoni[14].
Thënia e Pejgamberit, alejhi's selam: “Dëshmoni” është fakt i gjallë se urtësia e kësaj ka qenë argumentimi para njerëzve (pas të cilit më nuk do të kenë arsye) që te dëshmojnë se kërkues i çarjes së hënës ishte Muhammedi, alejhi's selam ndërsa Çarës i saj ishte Allahu i Madhëruar, i Cili ia plotësoi dëshirën të dërguarit të Tij. 
Ky rregull vlen për çdo mrekulli të çdo profeti. Njeriu nuk ka fuqi dhe mandat për mbizotërim mbi këto planete. Asgjë pa lejen e Allahut të Madhëruar dhe pa ndonjë urtësi të caktuar prej Tij nuk mund të ndodhë. Ndryshe, sikur njerëzit te mund te ndikonin në planetet qiellore atëherë mrekullia nuk do te kishte kurrfarë efekti.
 
Dielli dhe hëna janë dy fakte te Allahut të Madhëruar
Qëndrimi i arabëve ndaj dukurive natyrore
 
Arabët para Islamit shfaqen interesim për dukuritë natyrore duke i komentuar ato sipas besimit dhe bindjeve të tyre. Këto komentime të kota u bartën edhe në periudhën e Islamit vetëm se Pejgamberi, alejhi's selam zhduku bindjet e gabuara përkitazi me to. Dukuritë natyrore nuk shkaktohen as nga lindja dhe as nga vdekja e askujt. Kur i vdiq djali, Ibrahimi,  shfrytëzoi rastin me te mire dhe tha:
الشمس والقمر لا ينكسفان لموت أحد ولا لحياته ولكنهما آيتان من آيات الله فإذا رأيتموهما فصلوا
Dielli dhe hëna nuk zihen për vdekjen dhe as për jetën e askujt. Ato janë dy dëshmi të Madhërisë së Allahut dhe kur t’i shihni falni namaz[15].
Derisa Pejgamberi, alejhi's selam ishte duke qëndruar me shokët e ti, ra një yll, kurse ai pyeti:
ما كنتم تقولون في مثل هذا في الجاهلية ؟ فقالوا : كنا نقول يموت عظيم ، أو يولد عظيم .فقال النبي صلى الله عليه وسلم : إنها لا ترمى لموت أحد ولا لحياته ، لكن ربنا سبحانه وتعالى إذا قضى أمرا في السماء سبح حملة العرش ، ثم سبح أهل كل سماء حتى ينتهي التسبيح إلى هذه السماء ويستخبر أهل السماء حملة العرش : ماذا قال ربكم ؟ فيخبرونهم ويخبر أهل كل سماء حتى ينتهي الخبر إلى هذه فتتخطف الجن فيرمون . فما جاءوا به فهو حق ، ولكنهم يزيدون فيه
Çfarë thoshit për këtë gjë në periudhën paraislame? Thoshim se vdes apo lind ndonjë njeri i madh- u përgjigjën. Pejgamberi, alejhi’s selam tha: Ato nuk gjuhen – hidhen a për vdekjen dhe as për lindjen e askujt. Por kur Zoti ynë i Madhëruar të caktojë ndonjë urdhër në qiell, melaiket e Arshit bëjnë madhërim (tesbih). Tesbihu fillon edhe në qiejt tjerë derisa të arrijë në këtë qiell. Banorët e qielli pyesin meaiket e Arshit: Çfarë tha Zoti juaj! I informojnë dhe informohen banorët e të gjitha qiejve derisa të arrijë lajmi tek ky qiell ndërsa xhinët mundohen ta vjedhin – përgjojnë atë kështu që gjuhen. Atë që sjellin është e vertet por ata shtojnë gjëra të pasakta[16].
 
Qëndrimi i Kur’anit ndaj dukurive natyrore
 
Allahu i Madhëruar përmendi shumë fenomene natyrore dhe urtësinë e ekzistimit të tyre. Përkitazi me yjet tha:
ولقد زينا السماء الدنيا بمصابيح وجعلناها رجوما للشياطين
Ne, qiellin më të afërt e kemi zbukuruar me kandila (yje ndriquese) dhe ata i kemi bërë gjuajtës kundër djajve...[17].
إلا من استرق السمع فأتبعه شهاب مبين
Përveç atij që vjedh (përgjon) çka dëgjohet, po edhe atë e kapë ylli i zjarrtë (e djeg).[18].
إلا من خطف الخطفة فأتبعه شهاب ثاقب
Përveç atij që rrëmben vrullshëm, po atë e ndjek ylli që e djeg[19].
Këtu Kur’ani dhe Sunneti përputhen ngase yjet nuk hedhen për lindjen a vdekjen e dikujt por për privimin e xhinëve nga dëgjimi i lajmeve tëe qiellit.
Kur’ani përmendi diellin edhe hënën e tha:
هو الذي جعل الشمس ضياءا والقمر نورا وقدره منازل لتعلموا عدد السنين والحساب ، وما خلق الله ذلك إلا بالحق ُيفصّل الآيات لقوم يعلمون
Ai e bëri diellin shëndritës, e hënën dritë dhe asaj (hënën) ia caktoi fazat, që ta dini numrin e viteve dhe llogarinë. All-llahu nuk krijoi këtë për tjetër, pos me qëllim të caktuar. Ai ia sqaron argumentet një populli që kupton[20].
وسخر الشمس والقمر كل يجري لأجل مسمى
...dhe nënshtroi diellin e hënën që çdo njëri udhëton deri në një afat të caktuar...[21].
Etapat nëpër të cilat kalojnë dielli dhe hëna janë të caktuara prej Allahut të Madhëruar për qëllime, një prej të cilave është edhe njohja e kohës...
Allahu i Madhëruar përmendi tokën dhe gjërat mbi të e tha:
إن في خلق السماوات والأرض واختلاف الليل والنهار والفلك التي تجري في البحر بما ينفع الناس وما أنزل الله من السماء من ماء فأحيا به الأرض بعد موتها وبث فيها من كل دابة وتصريف الرياح والسحاب المسخر بين السماء والأرض لآيات لقوم يعقلون
Është fakt se në krijimin e qiejve e të tokës, në ndërrimin e natës e të ditës, të anijes që lundron në det që u sjell dobi njerëzve, në atë shi që e lëshon All-llahu prej së larti e me të ngjall tokën pas vdekjes së saj dhe përhapë në te nga çdo lloj gjallese, në qarkullimin e erërave dhe reve të nënshtruara mes qiellit e tokës, (në të gjitha këto), për një popull që ka mend ka argumente[22].
Na nxiti që të ecim mbi të e të shikojmë se si ishte fundi i përgënjeshtruesve:
قل سيروا في الأرض ثم انظروا كيف كانت عاقبة المكذبين
Thuaj: "Ecni nëpër tokë e mandej shikoni se si qe përfundimi i gënjeshtarëve[23].
Fundi i këtyre mohuesve ishte vdekja por në forma të ndryshme:
فكلا أخذنا بذنبه فمنهم من أرسلنا عليه حاصبا ومنهم من أخذته الصيحة ومنهم من خسفنا به الأرض ومنهم من أغرقنا وما كان الله ليظلمهم ولكن كانوا أنفسهم يظلمون
Secilin prej tyre e kemi dënuar për shkak të mëkatit të vet; disa prej tyre Ne i goditëm me furtunë plot rërë, disa i shkatërruam me krismë nga qielli, kurse disa të tjerë i sharrum në tokë dhe disa përmbytëm në ujë. All-llahu nuk u bëri atyre ndonjë padrejt, por ata vetës së tyre i bënë padrejtë[24].
Dukuritë që ndodhin mbi tokë, si fundosja, vetëtimat, përmbysjet, vërshimet, etj, Allahu i Madhëruar i dërgon për t’i ndëshkuar kriminelët apo edhe për qëllime tjera, të përmendura në këtë ajet:
هو الذي يريكم البرق خوفا وطمعا وينشئ السحاب الثقال ويسبح الرعد بحمده والملائكة من خيفته ويرسل الصواعق فيصيب بها من يشاء وهم يجادلون في الله وهو شديد المحال
Ai është që ju shfaq vetëtimën trishtuese (nga ndonjë fatkeqësi), por edhe shpresëdhënëse (për shi), dhe formulon re të dendura. 13. Ndërkaq, murmurima madhëron (Zotin një) me falënderimin (që i takon) e Tij, (e madhërojnë) edhe engjëjt nga droja ndaj Tij. E Ai dërgon rrufetë dhe me ato godet kë të dojë. Ndërsa idhujtarët polemizojnë rreth All-llahut, e Ai është ndëshkues i rreptë[25].
Është gabim fetarisht e logjikisht të thuhet se këto gjëra ndodhin për shkak të lindjes a vdekjes së dikujt.
Ndoshta dikush thotë: Kjo që po thua është e vërtetë por Muhammedi, alejhi's selam nuk është si njerëzit tjerë. Përse të mos jenë këto veçori vetëm për të?
Këto veçori do të shquanin atë sikur:
 
§  Të vërtetoheshin me Kur’an dhe hadithe autentike.
§  Që të mos e shoqërojë askush në ndodhjen e atij fenomeni, ndryshe nuk do të ishte veçori e tij. Mendja assesi nuk mund të pranojë se në momentin e lindjes së Pejgamberit, alejhi's selam nuk ka patur gra tjera që nuk kanë lindur fëmijët e tyre. P.sh. Hapja e gjoksit është një veçori e vërtetuar me dëshmi të sakta në të cilën askush nuk e ka shoqëruar Muhammedin, alejhi's selam. Ajo është  parashenjë e pejgamberisë para dërgimit e jo para lindjes. Pastaj Isai, alejhi's selam lindi pa baba, veçori kjo e askujt tjetër përveç tij, që dëshmon se ai dallohet nga tërë njerëzimi.
§  Sikur ato veçori që përmendin autorët e biografisë së Pejgamberit, alejhi's selam të ndodhnin, ato do të përkufizoheshin vetëm në të që të klasifikoheshin si veçori e vetëm Pejgamberit, alejhi's selam dhe askujt tjetër. Lindja sikur e Isait, alejhi's selam nuk është përsëritur kurrë.
§  Mrekullia e Pejgamberit, alejhi's selam nuk është në lindjen e tij por në librin që i është dhënë, në Kur’an. Ndryshe, ne do të duhej ta besonim si pejgamber qysh prej fëmijërisë së tij.
 
Diskutim rreth disa fenomeneve të transmetuara përkitazi me lindjen e Muhammedit, alejhi's selam
 
1. Drita në ballin e babait të Pejgamberit, alejhi's selam, Abdullahut
Disa biografë kanë transmetuar se kinse Muhammedi, alejhi's selam para se të lindej ka qenë dritë në ballin e babait të vet, Abdullahut, e me pas është bartur ne barkun e nenes se vet, Emines.
Ja edhe një version i këtij rrëfimi. Ishte një grua nga Hath’ami, e cila e prezantonte veten e saj gjate kohës së Haxhit. Ishte e bukur dhe me vete kishte ushqim kinse për shitje. I shkoi Abdullahut dhe i tha: Unë nuk po e bartë këtë ushqim për ta shitur pse kam nevojë për para por po shikoj nëse mund ta gjej ndonjë burrë të përshtatshëm. Nëse ta merr mendja për mua, ja ku më ke. Abdullahu i tha: Rri këtu derisa të kthehem. Shkoi tek familja dhe atje pati kontakt me Eminën, e cila mbeti me barrë me Muhammedin, alejhi's selam. Kur u kthye tek gruaja ajo kinse nuk po e njeh Abdullahun. “Nuk je ti ai që unë po e pres. Ai kishte një dritë në ballë që ty nuk po ta shoh” - i tha gruaja.
Imam Dhehebiu ka thënë: “Këto hadithe dhe të ngjashmet nuk pranohen, forca e transmetuesve refuzohet dhe ata cilësohen të dobët” derisa recensenti i El Bidaje ve’n Nihaje ka thënë: “Forma sipërfaqësore e tij (rrëfimit) tregon për falsitet dhe apokrifizëm...”[26].
 
Përmbyllje
 
Ky transmetim dhe të ngjashmet me të nuk janë transmetuar nga rrugë autentike, çka përfundimisht më bën të konkludoj se ato parashenja të lindjes së Pejgamberit, alejhi's selam nuk janë të vërteta. Sikur të kishin qenë të tilla, vet Pejgamberi, alejhi's selam do t’i përmendte.
Ato që edhe më shumë dëshmojnë për pavërtetësinë e këtyre rrëfimeve janë:
§  Domethënia e tyre bie ndesh me hadithet: Dielli dhe hëna nuk zihen për vdekjen dhe as për jetën e askujt. Ato janë dy dëshmi të Madhërisë së Allahut dhe kur t’i shihni falni namaz” [27], “... Ato nuk gjuhen – hidhen a për vdekjen dhe as për lindjen e askujt...”[28].
§  Transmetimet kanë një sfond astrologësh që disi të bën të kuptosh se është përpjekje për njohje të së ardhmes, gjë e refuzuar nga Kur’ani dhe Sunneti. Ka thënë Pejgamberi, alejhi's selam:
من أتى عرافا أو كاهنا فصدقه بما يقول فقد كفر بما أنزل على محمد
Kush shkon tek ndonjë falltar a astrolog dhe i beson në fallin e tij, ai ka mohuar atë që i është shpallë Muhammedit[29].
§  Versionet që përshkruajnë femrën e cila i ofroi Abdullahut kontakt intim nuk përputhen njëra me tjetrën.
§  Prej Eminës, nënës së Pejgamberit, alejhi's selam nuk është transmetuar diç, e që normalisht sikur të kishte ndodhë diç ajo nuk do të linte pa e treguar atë.
 
P.S. Edhe ngjarjet tjera si fikja e zjarrrit të mexhusëve, shembja e pallateve të Kisrasë, shterja e Savës, nuk janë vërtetuar me dëshmi autentike.
 
Përshtati në shqip: Sedat ISLAMI


[1]Për shkak se shtjellimi gjuhësor i përshtatej më shumë lexuesit arab, unë huazova kuptimet e kësaj fjale nga fjalori shqip-shqip. Shih: FESH (Fjaloi elektronik shpjegues, www.gjuha-shqipe.com). Shënim i përkthyesit.

[2] El Enbija, 69.

[3] El Bekare, 50.

[4] “...Fëmija nuk lind vetëm nga sperma. Sa njeriu është i martuar por nuk ka fëmijë. Patjetër duhet te jete dëshira e Allahut të Madhëruar, rritja si fetus ne bark te nënës, e gjerat tjera adekuate. Tere kjo ndodhe me caktimin dhe fuqinë e Allahut të Madhëruar”- përfundon ai.

[5] El Isra, 20.

[6] El Mulk, 15.

[7] El Bekare, 255.

[8] El Enbija, 81.

[9] El Enbija, 79.

[10] Sebe, 10.

[11] Buhariu dhe Muslimi.

[12] El Xhinn, 9.

[13] El Kamer, 1-2.

[14] Buhariu dhe Muslimi.

[15] Buhariu dhe Muslimi.

[16] Muslimi.

[17] El Mulk, 5.

[18] El Hixhr, 18.

[19] Es Saffat, 10.

[20] Junus, 5.

[21] Err Rr’adu, 2, Fatir, 13, Ez Zumer, 5.

[22] El Bekare, 164.

[23] El En’am, 11.

[24] El Ankebut, 40.

[25] Err Rra’du, 12-13.

[26] Ekzistojnë edhe versione tjera të përmendura nga autori por nuk e pashë të rrugës t’i përmendi meqë edhe ashtu ato nuk janë shumë të njohura në mesin tonë madje edhe punimi në shqip është version i shkurtuar deri diku.

[27] Buhariu dhe Muslimi.

[28] Muslimi.

[29] Sahihu’l xhamiii, 5815.


VIDEOS / YOUTUBE
Devotshmeria synim kryesor i agjerimit Vlera e kohes Monumente besimi ne agjerim Edukimi seksual i femijeve
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013